Nimfat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Hylas and the Nymphs by John William Waterhouse, 1896
The Head of a Nymph by Sophie Anderson
A fourth-century Roman depiction of Hylas and the Nymphs, from the basilica of Junius Bassus

NIMFAT (greq. Nymfai, lat. Nymphae, shqip Zanat) - hyjnesha të ujit, pajeve dhe të maleve te grekët dhe romakët, të ngjashme me zanat dhe shtojzovallet tona.

Janë me origjinë të prindërve të ndryshëm, shpesh edhe të panjohur, ndërsa në kierankinë e zotërave e zënë vendin e ulët, shpesh madje as që ka në qenë të pavdekshme. Rëndom kanë qenë bukuroshe. Jetonin të çeta, duke e kaluar kohën në këngë, valle dhe argëtime. Përcjellësit e tyre më të dashur ishin Silenët, Satirët dhe Panët, prej zotërave më të lartë ishin sidomos Apo-lloni, Hermesi dhe Dionizi, ndërsa prej hyjneshave Artemida. Shumë prej nimfave kanë pasur pasardhës me zotëra, por edhe me njerëz vdekatarë. Nimfat i favorizonin njerëzit dhe me ta kontaktonin me ëndje. Mirëpo, njerëzit e rinjë dhe të bukur, më së miri vepronin, kur u largoheshin nga rruga. Shpesh nga dëshira e tyre për dashurinë ua shkatonin vdekjen ose fatkeqësinë e tyre: kështu për shembull Hilasa në Beoti, Hermofrodita në Halikarnas etj. Nimfa ka pasur shumë, aq sa që në antikë nuk ka qenë asnjë poet i cili do t'i dinte të gjitha me emra. Shkencëtarëve të kohërave moderne u shkoi për dore që një nga një me emër t'i identifikojnë më se një mijë. Sipas origjinës dhe vendit ku ato jetonin ndaheshin në tri grupe: neadet, përkatësisht nimfat (zanat) e ujit; driadet ose nimfat e pyjeve dhe oreadet, nimfat e maleve. Më të dalluara janë nimfat e përmendura me emër dhe të përpunuara secila veç e veç ose së paku të përmendura tërthorazi lidhur me pasardhësit e vet. Grekët dhe romakët nimfave u shprehnin nderime sipas rëndësisë dhe pozitës së tyre. U ofronin flijime, u ndërtonin shenjtnore dhe elterë, u përkushtonin pyje, zabele, male dhe shpella. Shejtnorja më e vjetër e njohur e nimfave (Nymfeion) ka qenë në anën jugore të Akropolit të Athinës. Në të janë gjetur shumë relieve votive sidomos nga Athina (Kodra nimfa, Lofos Nimfoni i sotëm, në perëndim të Akropolit), pastaj nga Itaka, Mileti, Aspenda, Izmite dhe Apollonia te Pojani i sotëm. Shumë prej tyre më vonë kanë qenë të stolisura me ndërtesa. Shenjtënore e nimfave në kohën romake nuk e kanë pasur përherë karakterin e shenjtë. Me këtë emër rëndom emërtoheshin ndërtesat e kopshteve, fontanat reprezentative ose pjesët e banjove publike. Artistët e kohës së vjetër nimfat i paraqitnin si vasha të bukura dhe të hareshme, me flokë të lëshuara dhe më së shpeshti në valle. Na janë të njohura qindra piktura në vaza, relieve, mozaiqe dhe trupore, si edhe vepra të shumta të piktorëve dhe të skulptorëve të kohës më të re, në të cilat rëndom janë pjesë të dekorit ose të komparserisë së skenave të ndryshme mitologjike alegorike. Nuk është lehtë të numrohen as veprat më të njohura figurative që i paraqesin. Sikur të kishim dashur t'i përmendim të paktën disa, atëherë nga ato antike do të duhej përmendur Nimfa nga përmendorja e Nereidave në Ksantos rreth vitit 400 para e.s. dhe sot gjendet në Muzeun Britanik në Londër) dhe Tritoni e rrëmbeu Nimfën (shek. I - II, i e.s., dhe sot gjendet në Muzeun e Vatikanit) dhe Nimfat të cilat vallëzojnë rreth Panit, të gjetur në Stobi (e shek. IV - III para e.s., dhe sot gjendet në Muzeun Popullor në Beograd); prej ansambleve të renesansës Nimfat në Fontanën des Innocentes në Paris, vepër e Jean Goujonit (Zhan Guzhonit) e vitit 1547-1549, dhe prej kohërave më të reja Tri Nimfa e Aristid Maillolit (Aristid Majllolit) që gjendet në Tate Galeri në Londër. Prej pikturave me siguri do të ishin Nimfa pranë burimit të Lukas Kranakës dhe e Ogyst Renoar, të dyjat gjenden në Galerinë Kombëtare në Londër. Prej skulpturave vëmendjen e meritojnë sidomos Nimfat që i shërbejnë Apollonit e F. Girardinit dhe e Th. Renandlnit (Gjirardini dhe Th. Renandin), e vitit 1666-1675, dhe gjenden në lulishten e pallatit të Versajit.