Nimon Mushkolaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nimon Mushkolaj rrjedhë nga një familje me traditë të vjetër muzikore. Prej saj ai trashëgoi dhe mësoi shumë për këngën. Si fëmijë filloi të marr pjesë në festa të ndryshme shkollore, në të cilat u dallua me talentin dhe zërin e tijë karakteristik.

Gjat viteve 1981 – 1988 isht antear në Shoqërin Kulturo-Artistike „SHPRESA“ (themelues i së cilës ishte Jusuf Gërvalla), e cila ishte ndër shoqërit më të mira kosovare. Nimoni u dallua me interpretimin e tij.

Në vitin 1988 Shoqëria Kulturo-Artistike „SHPRESA“ organizon turne në Kosovë ku Nimoni me interpretimin e tijë “Ka ra teli prej Stambollit“ (Këngë e ndaluar në atë kohë), u mirëprit nga publiku Kosovarë.

Në vitin 1988 nxorri albumin e parë “Në ballë të fortunës” . Po në këtë vit kaloi në Perendim, në ¨Zvicërr.

Pas një pauze në aktivitetin e tij muzikor, në vitin 1996 ai ftohet nga vëllezërit Turkaj, në një turne që u mbajt në shumë qendra evropiane. Kërkesat e shumta të publikut, e frymëzuan Nimonin të realizoj albumin e dytë „Kam një nënë që më pret“.

Më 1997 Albumi i tertë „Në mes krahësh kam një gurë“.

Më 1998 ai poashtu pati sukses me këngën „Prapë jam Kosova“( Teks. & Muz. Ilir Shaqiri, Aranzh. Naim Krasniqi). Videoklipn e kësajë kënge e realizoi Besfort Hasanaj, i cili u prezentua në të gjitha mediat shqiptare.

Poashtu në këtë vit mori pjesë në turneun e madh me moton “Homazh për Kosovën”, ku ishin edhe shumë artistë shqiptar si: Qun Lajqi, Mirush Kabashi, Liri Lushi, Arif Vladi, Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Manjolla Nalbani, Ledina Çelo, Edmond Zhulali dhe Agim Doqi, në organizim të Remzi Ejupit (EUROKHA).

1999 Albumi i katërt “Kosovë djep i shpirit tim”

Në këte vit realzohet dueti “ Jem shqiponja me dy krena” me Kastriot Tushën (Teks. Agim Doqi, Muz. Edmond Zhulali). Videoklipi i kësaj kënge u realizua në Tiranë nga regjisori Valter Çarri.

2000 Albumi i pestë “Këngë dasmash” Live me Coronën.

Më 2001 Nimoni merrr pjesë në festivalin Polifest me këngën “Jam këngëtar” (Tek & Muz. Ilir Berani, Aranzh. Valton Beqiri), këngë e cila ishte krejtsisht e re në stilin e tij muzikor. Kjo këngë u mirprit në mbar publikun shqiptar.

Albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2004 Nxjerr në shitje Albumin “Jam Këngëtar” i cili titullohet sipas këngës së parë në CD e cila kohë të gjatë ishte dhe hit.
  • 2005 Nxjerr në shitje albumin e Shtatë me radh “Live “
  • 2006 Albumin “Pak më ndryshe” i Teti me radhë, Në dhjetor Realizon dhe Video Klipin Varfëria me regjisor Fatmir Gashin.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]