Njëqind vjet vetmi (Sabri Hamiti)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Njëqind vjet vetmi është roman i shkruar nga Sabri Hamiti, u botua në Prishtinë në vitin 1976. Studjuesi Ibrahim Rugova shkruan për këtë roman: "I gjithë romani merret me zhvillimin dhe me formimin e personalitetit këtu, e të individit përgjithësisht. Autori në këtë roman, për dallim nga romanet e ngjashme, e merr vetëm një segment të zhvillimit të personalitetit, zhvillimin dhe formimin shpirtëror të tij nëpër situata të ndryshme që dalin nga njohuria fiktive (artistike) dhe nga ajo empirike së pari e akumuluar si rezultat ekzistues dhe, tjetër herë e jetuar si rezultat i fituar, personal e individual. Kjo ide realizohet në mënyrë mjaft artistike përmes formave të kombinuara të rrëfimit, që gjenden në ndër marrëdhënie të ngushta ndërmjet veti, po si tërësi të veçanta rrëfimtare, e konceptualisht komplementare, gjithnjë me bazë ngjashmërie." Ky roman ndahet ne tri pjese : Pjesa 1.GJYSHJA,2.NIPI,dhe pjesa 3.UNE.

Paragrafi (1.GJYSHJA),i ka disa tregime të cilat janë:Kasolla,Vilajeti i errët,Gryke e malit,Mbreti pa emër,Lumturia,uria,dhe deti, dhe Liria marimangat.

Tek paragrafi (2.NIPI),i ka disa tregime të cilat janë: Njeiu dhe shtiza,Bari i minit,Dashuria,Kokrrat e kresë,Bari i fatit, Kënga heshtja,Letrat e pashkruara,Gjumi i diellit, dhe Arratia.

Pjesa I-GJYSHJA:
         Kasolla,                             
         Vilajeti i errët,
         Gryka e malit,
         Mbreti pa emër,
         Lumturia,uria,dhe deti
         Liria marimangat.
Pjesa II-NIPI:
         Njeiu dhe shtiza,
         Bari i minit,
         Dashuria,
         Kokrrat e kresë,
         Bari i fatit,
         Kënga heshtja,
         Letrat e pashkruara,
         Gjumi i diellit,
         Arratia.

Pjesa III-UNE:

         Shtëpia në rrugë, 
         Ditari nga spitali,
         Albumi,
         Stacioni i fundit.