Njësitë administrative të Malit të Zi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Njësitë administrative në Mal të Zi

Mali i Zi ka një sistem administrativ të përbërë nga 23 njësi territoriale të quajtura komuna (mal. opština) dhe dy komuna urbane si njësi të kryeqytetit (gradska opština). Në të drejtat dhe obligimet e administrates komunale hynë punët lokale të ngjashme me njësit admintrative të këtj niveli në Ballkan.

Lista e komunave (emri zyrtar në kllapa):

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

1945: Mali i Zi është ndarë në 3 qytete: Nikshiq, Podgoricë dhe Cetinë (që kanë pasur statusin e Këshillit qarkor kombëtar), 17 qarqe dhe 294 këshille vendore kombëtare dhe këshille vendore qytetare kombëtare që janë pjesë përbërëse e qarqeve.

1946: Numri i qarqeve u zvogëlua në 14, kurse numri i 'këshillëve vendore kombëtare dhe këshilleve vendore qytetare kombëtare në 180.

1947: Numri i qyteteve u rrit në 4 (u shtua Plevla), numri i qarqeve u zvogëlua në 13, kurse kurse numri i këshillëve vendore kombëtare dhe këshilleve vendore qytetare kombëtare në 145.

1948: Janë hequr 7 këshille vendore kombëtare dhe janë formuar 2 të rinjë.

1949: Nurmri i këshillëve vendore kombëtare u zvogëlua për 3 dhe 8 vendbanime fituan statusin e Qytetit nën përbërjen e qarkut.

1951: Të gjithë qytetet futen në përbërje të qarqeve përveç Titogradit (Podgoricës) që është jashtë qarkut si këshilli kombëtar i Qytetit të Titogradit, gjithashtu hiqet 1 këshillë vendor kombëtar.

1952: Riformimi i administratës në 10 qarqe dhe Qyteti i Titogradit (në rang qarku) dhe 84 komuna, ku 9 prej tyre ishin komuna urbane.

1955: Riformimi i administratës në 5 qarqe dhe 36 komuna që ishin në përbërje të tyre.

1957: Numri i komunave zvogëlohet në 28, dhe hiqen qarqet.

1960: Numri i komunave zvogëlohet në 20.

1990: Formohet Komuna e Andrejevicës, kështu numri i komunave rritet në 21.

2005: Formohen Komunat urbane të Tuzit (Malësisë) dhe Gollubocit (Zetës).

2013: Formohet Komuna e Petnjicës, kështu numri i komunave rritet në 22.

2014: Formohet Komuna e Gucisë, kështu numri i komunave rritet në 23.

Statistika[redakto | redakto tekstin burimor]

# Emblema Komuna Sipërfaqja Popullsia Densiteti Kombi
dominues
Gjuha
dominuese
Religjioni
dominues
1
CoatAN.jpg
Andrejevicë 283 5,071 18 Serb (61.86%) Serbishtja Ortodoksi Lindore
2
BeraneWeapon.png
Beranë 544 28,305 52 Serb (42.96%) Serbishtja Ortodoksi Lindore
3
BijeloPoljeWeapon.png
Bellopojë 924 46,051 50 Serb (35.96%) Serbishtja Ortodoksi Lindore
4
Budva-grb.gif
Buduë 122 19,218 157 Malazez (48.19%) Serbishtja Ortodoksi Lindore
5
Grb-Cetinja.gif
Cetinë 899 16,657 19 Malazez (90.54%) Malazezisht Ortodoksi Lindore
6
Danilovgrad crest.png
Danillovgrad 501 18,472 37 Malazez (64.19%) Serbishtja Ortodoksi Lindore
7 Guci 4,027 Boshnjakë (52.29%) Boshnjakisht Islami
8
Coat of arms of Herceg Novi.png
Herceg Novi 235 30,864 131 Serb (48.89%) Serbishtja Ortodoksi Lindore
9
Kolasin coat.gif
Koloshin 897 8,380 9 Malazez (57.42%) Serbishtja Ortodoksi Lindore
10
Coat of Arms of Kotor.png
Kotorr 335 22,601 67 Malazez (48.88%) Serbishtja Ortodoksi Lindore
11
Mojkovac coa.png
Mojkovac 367 8,622 23 Malazez (59.12%) Serbishtja Ortodoksi Lindore
12
Niksic-Grb.gif
Nikshiq 2,065 72,443 35 Malazez (63.70%) Serbishtja Ortodoksi Lindore
13 Petnjicë 173 5,665 34 Boshnjakë (77.53%) Bosnjakisht Islami
14
PlavWeapon.png
Plavë 486 9,081 27 Boshnjakë (51.90%) Boshnjakisht Islami
15
Pluzine coa.png
Plluzhinë 854 3,246 4 Serb (65.65%) Serbishtja Ortodoksi Lindore
16
Pljevlja-grb.png
Plevlë 1,346 30,786 23 Serb (57.07%) Serbishtja Ortodoksi Lindore
17
Podgorica Coat of Arms.png
Podgoricë 1,399 185,937 133 Malazez (57.35%) Malazezisht Ortodoksi Lindore
18
Rozaje-grb.png
Rozhajë 432 22,964 53 Boshnjakë (83.91%) Bosnjakisht Islami
19
SavnikWeapon.png
Shavnik 553 2,070 4 Malazez (53.82%) Serbishtja Ortodoksi Lindore
20
Coat of Arms of Bar.png
Tivar 598 42,048 70 Malazez (46.50%) Malazezisht Ortodoksi Lindore
21
TivatWeapon.png
Tivat 46 14,031 305 Malazez (33.25%) Serbishtja Ortodoksi Lindore
22
Ulcinj-Grb.gif
Ulqin 255 19,921 78 Shqiptarë (70.66%) Shqip Islami
23 Zhabjak 445 3,569 8 Malazez (50.43%) Serbishtja Ortodoksi Lindore

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjeografa[redakto | redakto tekstin burimor]

23 komunat e Malit të Zi janë jozyrtarisht të ndara në tre rajone: Rajoni jugor (Ulqin, Tivar, Budvë, Kotorr, Tivat, Herceg Novi), Rajoni qendror (Podgoricë, Danillovgrad, Nikshiq, Cetinë) dhe Rajoni verior (Plavë, Guci, Andrejevicë, Rozhajë, Beranë, Petnjicë, Koloshin, Mojkovac, Bellopojë, Zhabjak, Shavnik, Plevlë, Plluzhinë).

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]