Njihori (Sul)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Njihori)
Njihor
Νεοχωρίου
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej488

Njihor (greqisht: Νεοχωρίου/Neokhórion) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Njihori kufizohet me Mininën, nga jugu me Skupicën, nga lindja me Selanin dhe nga perëndimi me Bedelenin e Koriqanjin.

Toponimet të fshatit Njihor:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]

  • Ahmetëla – arë. Dikur ka qenë pronë e të vesë së Ahmetit.
  • Allonaqi - arë, në L.
  • Arëgropat – ara, në P.
  • Ar’ e Madhe - ara, në P.
  • Ar’ e Madhe - arë, në J.
  • Argëleja - ullinj të egër, në P.
  • Bacanaj - ara në faqe mali, në P.
  • Bokrrim’ e Gjuhudisë - bokërrimë, lerë e ara, në JP.
  • Bostani - arë që dikur është mbjellë bostan, sot me ullinj, në V.
  • Bregogjinet – brigje, në J.
  • Bregu i Hajsomerit – breg, në qendër. Aty pleqtë e fshatit mblidheshin për të kuvenduar.
  • Bregu i Konakut – breg, në J.
  • Brinja – brinjë, në P.
  • Burim’ i Bikës – burim, në J.
  • Burim i Rrapit Çobolit - burim rrëzë një rrapi, në P.
  • Burim i Karjanit – burim, në L.
  • Çep’ Shkëmbit – shkëmb, në L.
  • Çobola - lëmë me disa ullinj përreth, në P.
  • Çombola – qafë, në L.
  • Çavot – ara, në J.
  • Dërgjoni - ara në mal, në P.
  • Drizareja - rrugë e kullotë ku ka driza, në L.
  • Dhimitërla – arë.
  • Dhimostrati – ara, në L.
  • Gërmadha - gërmadhë, në L.
  • Gogë (Goga) - arë, në J.
  • Golnica - mal, në P.
  • Gorric’ e Bastriut - gorricë e madhe në faqen e malit ku shplodheshin udhëtarët, në V.
  • Gorric’ e Kumakut - vend ku dikur ka qenë një gorricë e vjetër.
  • Gorric’ e Petiladhit - gorrica dhe ara, në JP.
  • Grava - ara e ullinj, në J.
  • Grav’ e Bacanait - shpellë që nxen afro 600 kokë bagëti t’imta, në P.
  • Grav’ e Jor Filit - shpellë në mal, në JL.
  • Grav’ e Klishës – shpellë, në P.
  • Grav’ e Koklit – shpellë, në V.
  • Grav’ e Lazenje - shpellë me ara përreth dhe disa ullinj, në J.
  • Grav’ e Nisisë – shpellë, në VP.
  • Grav’ e Vathrave - birë e thellë në tokë, në J.
  • Grebeniku – kullotë, në L.
  • Grebeniti - kishëzë dhe një kullotë, në L.
  • Grik e Vidhit - pyll me vidha.
  • Gumat – ara.
  • Gurët e Dashit — ara.
  • Gur’ i Qiftit — shkëmb, në qendër ku qëndronte skifteri.
  • Gjihurta – arë.
  • Gjodede (Gjodeda) - faqe mali, në P.
  • Gjuhurda — hurdhë ku jipnin ujë bagëtive, në J.
  • Hasanko – arë, në JL.
  • Hisko - arë ku ndodhet edhe një gërmadhë manastir, në L.
  • Jiftat — ara.
  • Jurte – kopështë, në J.
  • Kaçape – ara.
  • Klisha Shënparashqevi — kishë.
  • Kllëçe - ara.
  • Kojdhele - udhë e vjetër, në P.
  • Kokëla - ara e kullotë, në L.
  • Kondatet - ara dhe një burim, në L.
  • Kondatë - ara që djersijnë ujë, në L.
  • Kondizma - kondizmë anë një rruge këmbësore, në J.
  • Korita - shpellë dhe një arë afër saj, në L.
  • Kroi Liçit – krua, në L.
  • Kroi Lisit — krua, në L.
  • Kroi Math - krua pranë gërmadhave të një manastiri, në J.
  • Kroi Muhtarit - krua pranë një pylli, në VP.
  • Kroi Rrapit Kushes – krua, në L.
  • Kullure – ara, në L.
  • Lagësira - ara, në J.
  • Lëm’ e Mushahut – lëmë.
  • Lakr’ e Agait – arë.
  • Lëm’ e Habilit – lëmë, në qendër.
  • Lis i Meçit – troje të vjetëra e ara, në L.
  • Lis’ i Peronës – lis në mal, në P.
  • Lis’ i Vathajt — Iis, në J.
  • Llanxanai — ara në mal, në L.
  • Mal’ e Shkodrës Njihorit – majë, në P.
  • Manurai – përrua, në L.
  • Mejtepi - ndërtesë që dikur në kohën turke ka qënë mejtep.
  • Miraja e Xhamisë — kullotë, ish pronë e xhamisë, në JP.
  • Monet e Cilit - mone në vend shkëmb, në L.
  • Mulliri i Hiskos — mulli drithërash, në L.
  • Mulliri Hoxhës - mulli i xhamisë së fshatit, në L.
  • Ngjol i Beut - vend që u takonte fisit të dëgjuar të dinenje.
  • Nisi e Njihorit — arë pranë lumit Kalama, në P.
  • Ollanaqi – ara, në V.
  • Paloskupica - shtëpi të vjetëra rrëzë malit.
  • Pekulet – ara.
  • Petiladhi – kullotë, në JL.
  • Pezulet e Koços – ara, në L.
  • Pill i Bacanait – pyll, në P.
  • Pilli Llaxana – pyll, në J.
  • Pill i Prroit Thellë – pyll, në L.
  • Pllajej’ e Shkodrës - kullotë që ka qenë pronë e xhamisë, në P.
  • Pllotarea – shesh, në P.
  • Prralli - ara, në J.
  • Prroi i Koklit – përrua, në L.
  • Prroi i koritave – përrua, në L.
  • Përroi i Miç Dukës – përrua, në JP.
  • Prroi i Shkëmbit — përrua, në L.
  • Prroi i Thellë – përrua, në L.
  • Qaf’ e Brinjës - vend ku ka pllaka guri, në V.
  • Qaf’ e Lak Beut - qafë ku janë dhe disa ara, në L.
  • Qaf’ e Njihorit – qafë, kodrinore, në J.
  • Qaf’ e Petiladhit – qafë, në L.
  • Qaf’ e Thanës — qafë mali, në J.
  • Qiurët – qivure, në L.
  • Rrap’ i Çobolit - rrap i madh ku mrizonin bagëti, në V.
  • Rrap’ i Kushes — gërmadhat e një manastiri ku është dhe një rrap i madh, në J.
  • Rrap’ i Math — ara, në J.
  • Rrokoli – ara, në J.
  • Skamineja — kullotë, në L.
  • Soira – ara, në J.
  • Soir’ e Meçit - stan i vjetër, në L.
  • Stan i Koklit - stan i vjetër, në L.
  • Stan i Sheshanjit - stan i vjetër në mal ku janë dhe disa ara, në P.
  • Stan i Vllahut — stan i vjetër i një vllahu që s’i mbahet mend emri.
  • Shallaqe - bregore ku mblidhesin pleqtë për të biseduar, në qëndër.
  • Shega – arë.
  • Shesh i Math — vend shesh në malin e Golnicës, në P.
  • Shënparashqevia - kishë ku bëhej panair një herë në vit.
  • Shkodra — shkëmb e ara faqe mali, në P.
  • Shkoza - ara, në L.
  • Shtëpit’ e Koçulit - gërmadha në fshat.
  • Shuraqi.
  • Ujët e Kondatit — burime që dalin nga toka, në L.
  • Varikoi — ara, në J.
  • Varr i Maksutit — varr i vjetër, në JL.
  • Vathëra — kullotë në mal, në J.
  • Vllahu — kullotë, në J.
  • Xhaferëla — ara në fushë, në J.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Njihor:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

Myslimanë: Dautenj, Kasimenj, Lezenj, Pashenj, Qemalenj.

Krishtera: Bikenj (Kristo Biko), Burmenj (Vasil Burma), Bushaqenj (Vangjel Busha), Çavenj (nga Çavo), Çili, Çilenj, Çinjenj (Vangjel Çina), Koçenj (Vangjel Koça), Kokenj (Zoi Koka), Tashenj (Theodhor Tashi).

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 371-373.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 371.