No Doubt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
No Doubt
NoDoubtAtWorcester.jpg
Prej majtas: Tom Dumont, Tony Kanal, Adrian Young, and Gwen Stefani
Informacione
Prejardhja Flag of the United States.svg Anaheim, Kaliforni, ShBA
Zhanri Alternative rock
Ska punk
Pop rock
Label Atlantic
Interscope
Trauma
Vite aktiv 1986
Anëtarët
Gwen Stefani
Tony Kanal
Adrian Young
Tom Dumont
Ish-anëtarët
John Spence (i vdekur)
Eric Stefani
Webfaqja
http://www.nodoubt.com/


No Doubt janë një grup amerikan i muzikës rok-alternative. Muzika e tyre ishte në fillim shumë nën ndikim e stilit ska, pank dhe new wave. Shpeshherë klasifikohen edhe si pop-bend.

Historia e No Doubt[redakto | redakto tekstin burimor]

No Doubt u themelua nga Eric Stefani dhe shoku i tij John SpenceKaliforninëntor të vitit 1986, si Cover-band i grupit Madness. Motra e Erikut Gwen Stefani ju bashkëngjit grupit po në këtë vit si ko-vokaliste. Ky trio për herë të parë këndoi në mbrëmjen e Vitit të Ri 1986/87. Në këtë kohë ju bashkëngjit grupit edhe Tony Kanal.

Në vitin 1987 këngëtari i bendit John Spence bëri vetëvrasje dhe vendin e këngëtares kryesore e mori Gwen Stefani. Balada “Dear John” ju kushtua themeluesit të ndjerë të bendit.

Në vitin 1994 e la grupin edhe Eric Stefani, pasi që ishte i pakënaqur me drejtimin muzikor që kishte marr bendi. Eric Stefani që atëherë është vizatues për Simpsons.

Deri më 1994 No Doubt ishin një bend me stil të pastër të “ska” dhe patën suksese kryesisht në vendlindjen e tyre Kalifornia. Një publiku më të gjerë jashtë Kalifornisë ju bënë të njohur si para-grup në koncertet e bendit britanik Bush.

Në vitin 1995 realizuan një ndryshim të stilit muzikor duke përzier stilet ska, pank dhe new wave.

Antarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Antarët e tashëm:

  • Gwen Stefani
  • Tom Dumont
  • Tony Kanal
  • Adrian Young

Gjatë turneve edhe:

  • Stephen Bradley
  • Gabrial McNair

Anëtarët e mëhershëm:

  • John Spence (1986–1987), bëri vetëvrasje
  • Eric Stefani (1986–1994), tani vizaton për Simpsons
  • Jerry McMahon (1986 – 1988)
  • Chris Webb (1986 – 1989)
  • Chris Leal (1986 – 1987)
  • Alan Meade (1986 – 1988)
  • Tony Meade (1986 – 1988)
  • Paul Caseley (1987 – 1990)
  • Eric Carpenter (1988 – 1994)
  • Don Hammerstedt (1990 – 1992)
  • Alex Henderson (1991 – 1993)

Veprat muzikore[redakto | redakto tekstin burimor]

Albumet

  • 1992: No Doubt
  • 1995: The Beacon Street Collection
  • 1995: Tragic Kingdom
  • 2000: The Return of Saturn
  • 2001: Rock Steady
  • 2003: The Singles 1992-2003
  • 2003: Boom Box
  • 2004: Everything in Time (B-Sides, Rarities, Remixes)

DVD

  • 1997: Live in the Tragic Kingdom
  • 2003: Rock Steady Live
  • 2003: The Videos 1992-2003

Këngë të njohura:

  • Trapped in a Box (1992)
  • Squeal (1994),
  • Doghouse (1994),
  • Just a Girl (1996),
  • Don't Speak (1996),
  • Spiderwebs (1997),
  • Sunday Morning (1997),
  • Excuse me Mr. (1997),
  • Hey You (1997),
  • New (1999),
  • Ex-Girlfriend (2000),
  • Simple Kind of Life (2000),
  • Bathwater (2000),
  • Hey Baby feat. Bounty Killer (2001),
  • Hella Good (2002),
  • Underneath it All feat. Lady Saw (2002),
  • Running (2003),
  • It's my life (2003),
  • Bathwater Remix (2004)

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]