Norodom Sihanouk

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Norodom Sihanuk.jpg

Norodom Sihanouk (shqip Norodom Sihanuk) (31 tetor 1922 - 15 tetor 2012) ish-mbreti i Kamboxhias. U lind gjatë kohës së sundimit të kolonializmit francez dhe kishte bërë fushatë në vitin 1953 për pavarësimin e Kamboxhias. Sihanuk ishte një figurë e rëndësishme e politikës së vendit të tij për më shumë se 60 vjet. Ai ishte mbret i Kamboxhias nga viti 1941 deri në vitin 1955 dhe pastaj më vonë edhe nga viti 1993 deri në vitin 2004, kur edhe hoqi dorë për shkak të shëndetit të dobët.