Nostra aetate

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Nostra aetate (nga lat. koha jonë) është një shpallje e një prej dokumenteve të Këshillit të dytë Vatikanorkishës katolike romake. Kjo deklaratë (qartësim) u miratua nga 2.221 peshkopë (dhe 88 kundër) dhe u botua me 28 tetor 1965. Në këtë deklaratë trajtohet mirëkuptimi ndërfetar mes katolicizmit, hebraizmit, islamit dhe besimeve të tjera fetare.

Deklarata është një dokument pak a shumë i shkurtër, i cili përbëhet nga pesë pika :

  1. hyrja ;
  2. pranimi i ndjenjës fetare në jetën e çdo njeriu ;
  3. vlerësimi i përmbajtur për myslimanët ;
  4. pika që lidh krishterimin me hebraizmin ;
  5. parimi i vëllazërisë dhe dashurisë botërore.

Hyrja[redakto | redakto tekstin burimor]

Në hyrjen e deklaratës, kisha katolike shtron problemin e marrëdhënies së saj me fetë e tjera jo të krishtera. Pohon që e gjithë raca njerëzore rrjedh nga Perëndia, qëllimi i shpëtimit të Tij përfshin gjithë njerëzimin ; të gjitha fetë kanë të përbashkët kërkimin e përgjigjeve rreth pyetjeve të njeriut.

Fetë e ndryshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Këtu flitet para së gjithash për hinduizmin dhe budizmin, që përshkruhen si rrugë "për të kapërcyer shqetësimet e zemrës njerëzore". Më saktë, vlerësohet në budizëm kërkimi i ndriçimit të fundëm duke u liruar nga realiteti tokësor, dhe në hinduizëm kërkimi i Absolutes nëpërmjet jetës agjëruese, përsiatjes, dhe strehimit të Perëndia me dashuri dhe besim.

Saktësohet që "Kisha katolike nuk hedh poshtë asgjë që është e vërtete dhe e shenjtë në këto fe", por përforcon dallimësitë e shumta me të cilat ajo beson dhe propozon; shpreh pra respektin e plotë për këto fe.

Feja myslimane[redakto | redakto tekstin burimor]

Në këtë pjesë të deklaratës bëhen të njohura pikat kontaktuese mes të krishterëve dhe myslimanëve. Ata adhurojnë Perëndinë e vetme të Abrahamit ; megjithëse nuk e pranojnë Jezusin si Zot, por e nderojnë si profet, duke nderuar edhe nënën e tij Marien. Përveç të tjerash "çmojnë jetën morale, dhe adhurojnë Perëndinë mbi të gjitha me lutje, lëmoshë dhe agjërim."

Ftohet pra, për të kapërcyer mosmarrëveshjet dhe armiqësitë e së kaluarës, dhe për të kërkuar një mirëkuptim të dyanshëm dhe një përparim të përbashkët të drejtësisë shoqërore, vlerave morale, paqes dhe lirisë.

Feja hebraike[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo është pjesa më e rëndësishme e dokumentit, qoftë sepse marrëdhënia mes të krishterëve dhe hebrenjve është shumë më e ngushtë se me fete e tjera, qoftë për flakjen tej të padive (akuzave) tradicionale (të trashëguara) të bëra nga të krishterët. Në të vërtetë nuk pranohet koncepti i "fajit të përbashkët" të hebrenjve, dhe atyre të sotëm për vdekjen e Jezusit. Merret poashtu qëndrim kundër idesë të një mallkimi kundër popullit të zgjedhur, duke përmendur Shën Palin që kishte saktësuar se populli hebre është ende i dashur për Perëndinë,"dhuntitë e të cilit dhe thirrja e të cilit janë të pakthyeshme".

Shprehet më në fund keqardhja e "urrejtjeve, përndjekjeve e të gjitha shfaqjeve kundërsemitiste të drejtuara kundër hebrenjve në çdo kohë e nga kushdo", dhe përkrahet një dialog vëllazëror dhe njohje e dyanshme dhe vlerësim, edhe nëpërmjet studimeve teologjike te përbashkëta.

Vëllazëria botërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Deklarata përfundon duke kërkuar që të gjithë njerëzit të pranohen si vëllezër, duke dënuar "çdo lloj dallimsie mes njerëzve ose përndjekje të ushtruar për shtysa të racës dhe ngjyrës, të kushteve shoqërore ose të fesë".

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]