Oda Dibrane (festival)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Festivali Oda Dibrane ka nisur jetën e tij që në vitin 1994 në Peshkopi, Shqipëri dhe është kthyer tashme në një takim – tradite ku kjo e fundit pasqyrohej në një gjini krejt të veçantë, në atë të këngës dhe valles humoristike, ritit dhe alegorisë.

Ky festival ka për qëllim të bashkojë artistë shqiptar ngado që ndodhen pavarësisht nga kufijtë me idenë që “Oda Dibrane” do të jetë mikpritëse e “ Odës Shqiptare”. Ky është një takim origjinal në llojin e vet i cili synon të rizgjojë vlerat e papërsëritshme të kulturës sonë në kuadrin edhe të turizmit kulturor. Në këtë festival paraqiten rite të lashta si dhe vegla karakteristike muzikore mbarëshqiptare.

Në ditët e Festivalit zhvillohen gjithashtu edhe biseda të ndryshme, ekspozita fotografike me motive folklorike, ekspozite e arteve figurative te piktoreve dibranë, vizita në monumente të kulturës së zonës, etj.