Oksitocina
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Oksitocina është po ashtu oligopeptid i ndërtuar prej 8 aminoacidesh (si vazopresina). Është substancë e cila i shkakton dhimbjet e lindjes te gratë shtatëzëna. Për këtë arsye përdoret në gjinekologji. Ky hormon i stimulon edhe kontraksionet e muskulaturës së lëmuar të zorrëve, fshikës së tëmthit dhe asaj të urinës. Oksitocina ndikon edhe në rritjen e sekretimit të qumështit nga gjëndrat qumështore. Veti akti i thithjes së qumështit e shkskton rritjen e përdorimit të oksicinës.
| Ky artikull nga Biologjia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
| Ky artikull nga Kimia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |