Omer Fortuzi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Omer Fortuzi

Biografi e shkurtër[redakto | redakto tekstin burimor]

Omer Fortuzi lindi në Tiranë12 Prill 1895, i biri i Hamdi dhe Zybejte Fortuzit. Si fillim mbaron studimet në gjimnazin Anglez në Stamboll të Turqie dhe më pas diplomohet në Romë, Itali në Universitetin Ekonomik si dhe në Shkencat shoqërore.

Jeta në familje[redakto | redakto tekstin burimor]

Omeri martohet me Znj. Alie Jero, e bija e Muharrem Jeros me origjine nga Leskoviku, lindur më 14 06 1910 dhe banuese në Greqi.

Çifti lind një djalë i cili do të quhet Hamdi Omer Fortuzi. Më 30.06.1930 i ati i Omer Fortuzit, Hamdi Fortuzi, ndërron jetë, çifti Omer dhe Alie Fortuzi shpërngulen në vilën e tyre të re të ndërtuar në kopshtin e shtëpisë ekzistuese, duke u ndare kështu nga trungu familjar (Sot në vilën e tij ndodhet selia e Partisë Social Demokrate).

Djali i tyre Hamdiu pagëzohet në kishe e njihet me emrin e dyte Paolo. Ka jetuar në Romë. Vdiq më 01.03.1993 varrosur në varrezat e të huajve në Romë. E kanë shoqëruar me flamurin shqiptar gjatë ceremonisë mortore.

Babai i Omerit ishte Hamdi Fortuzi.

Kush ishte Hamdi Fortuzi ?[redakto | redakto tekstin burimor]

Një tregtar që kryesisht merrej me eksportin e lëkurëve të bagëtive së bashku me të vëllain e tij Mustafain (ky i fundit organizonte grumbullimin e mallit dhe transportin për në Itali ku më pas Hamdiu ishte ai që merrej me vijueshmërinë e biznesit).

Hamdiu ka jetuar në Itali në qytetin e Napolit. Në kohën e qeverisë së Esat Pashe Toptanit, ka kryer edhe detyrën e ambasadorit të kësaj qeverie në Itali. Në atë kohë, Esat Pasha i kërkon një sasi të madhe florinjsh borxh për të cilat Hamdiu i përgjigjet (më vonë këtë sasi borxhi do t'i kthehen jo me në flori por me kartëmonedha letre, veprim i cili e zemëron Hamdiun).

Gjatë kësaj periudhë kur anijet e mallrave qarkullonin nëpërmjet detit, njëra prej tyre nuk arrin në bregdet, duke u mbytur me gjithë mallin. Kjo ngjarje e kthen Hamdiun serish në atdhe, në qytetin e Durrësit ku kjo ngjarje i shkakton shumë mërzi. E kështu pas një sëmundje të rende humb jetën më 30.06.1930.

Menjëherë është Omeri i cili pas vdekjes së të atit dëmshpërblehet nga shteti Italian duke qënë se mallrat në anije ishin të siguruara. Në këtë kohë kjo sasi të hollash e ndihmon në hapjen e një aktivitet privat.

Alie Fortuzi, Bashkeshortja e Omer Fortuzit (veçantia e dasmës)[redakto | redakto tekstin burimor]

E shoqja e Omerit quhej Alie (Elona) Fortuzi. Lindur në Veri të Imathias Greqi më 14.06.1910. Babai i saj Muharremi, me origjine nga Leskoviku ishte pronar i madh tokash në Selanik. Muharremi kishte tre fëmijë : dy vajza dhe një djalë, Alijen, Myrveten dhe Halitin (Inxh. Pyjesh). Myrvetja martuar me Abdyl Sulen ish-konsull i Shqipërisë në shtetin e Egjiptit. Omeri u njoh me Alijen në Greqi. Vijnë së bashku me avion në Tiranë për ceremoninë e martesës.

Ardhja e tyre ishte shumë e veçante, avioni realizon dy xhiro neper qytet duke hedhur nga lart para (napolona ari). Kur avioni ulet në tokë, Omerin e priste makina e tij shumë luksoze, e cila ishte dhe vetura e parë dhe e vetme e ardhur në Tiranë në atë kohë, prone e Omerit. Më pas vendoset në vilën e tij në rrugën Fortuzi (aktualisht selia e Partisë Social Demokrate).

Kontributi në biznes dhe shoqëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Omer Fortuzi njihet si ndertues o bashkendertues i disa objekteve të rëndësishme të ndërtuara në Shqipëri : përmendim këtu : Hotel dei Dogi (Vollga)ne Durres, Ministra e Mjedisit Tiranë etj. Ndertesa banimi ne Tirane Gjithashtu njihet kontributi i tij së bashku apo shoqeri nenkontraktore me sipërmarrjen Italiane Staccioli për ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve te ministrive etj Gjate këtij aktiviteti është realizuar ndërtimi i rrugës së Durrësit, rruga Fortuzi, fabrikën e tullave në Laprake Tiranë dhe ndërtesën ku ndodhet sot Ministria e Mjedisit në Rrugën e Durrësit.

Karriera në vite[redakto | redakto tekstin burimor]

Z. Omer Fortuzi përzgjidhet Kryetar nderi i dhomës së tregtisë së Tiranës dhe më pas mban për 3 vite postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Dhunti të Omer Fortuzit[redakto | redakto tekstin burimor]

Njihet si drejtues dhe organizator i zoti. Kujtohet nga bashkëqytetaret e vet si një njeri i ndershëm, bamirës, dhe i komunikueshëm.

Familjet tiranase janë ndihmuar prej tij qoftë edhe me ushqime, sidomos familjet e varfra (gjatë festave kombëtare e fetare do ti ndihmonte këto familje duke u bërë të mundur të ndienin edhe ata sadopak gëzim. Urdhëronte therjen e shumë bagëtive dhe shpërndarjen e mishit për familjet në nevoje).

Jeta pas largimit nga Shqipëria[redakto | redakto tekstin burimor]

U largua nga Shqipëria në Itali para se të vendosej regjimi i Enver Hoxhës. Ka jetuar në Romë në rrugën “Antonio Bosio”, atje ku jetonte aristokracia e Romes. Vdiq ne Selanik të Greqisë në 25.09.1980.