Omer Kaleshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Omer Kaleshi

Omer Kaleshi (Kërçova,1932 - , 17 prill 2022) ka qenë piktor i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut që shumicën e veprimtarisë së tij e pati nëpër kryeqytetet europiane mes Stambollit dhe Parisit. Vëllai i tij ka qenë historiani dhe orientalisti i shquar Hasan Kaleshi.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Serbicë të Kërçovës, asokohe nën hyqmin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene e sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i biri i Myderris Adem efendiut.[1] Më 1950 u diplomua në Liceun Teknik të Shkupit në degën elektrike, ndërsa pas 6 vjetëve emigroi në Turqi ku nisi dhe kreu studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll. Më 1961 mori pjesë në Festivalin Universitar të organizuar nga Galeria e Stambollit.

Pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, etj., në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Paris ku vazhdon të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë e tij.

BIOGRAFIA ARTISTIKE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1962 - Gjatë pesë muajve, bashkë me shokët e tij studentë, Ergin Kolbek dhe Oktay Anilanmert udhëton nëpër Turqi. Disa përshtypje të këtij udhëtimi e frymëzojnë në krijimin e tablove të tij shumë vite më vonë si, Barinjtë, Dervishët, etj.

1963 - Stamboll, hapet ekspozita e parë personale e tij në galerinë e Robert Collège. Ankara, merr pjesë në Ekspozitën Shtetërore të Pikturës dhe Skulpturës. Udhëton nëpër Evropë (Francë, Itali, Jugosllavi, etj.)

1964 - Ekspozitë personale në Galerinë e Qytetit të Stambollit Ankara, merr pjesë në Ekspozitën Shtetërore të Pikturës dhe Skulpturës. Udhëton në Itali, Austri, Gjermani, Belgjikë, Angli, Francë, Spanjë, Jugosllavi dhe Greqi.

1965 - Mbaron studimet universitare të Akademisë së Arteve të Bukura, në atelierin e piktorit Bedri Rrahmi. Ankara, ekspozitë personale në Qëndrën Kulturore Gjermane. Ankara, merr pjesë në Ekspozitën Shtetërore të Pikturës dhe Skulpturës. Beograd, ekspozitë personale në Galerija Kulturnog Centra. Shkup, (Maqedoni), ekspozitë personale në Galerija Kulturnog Centra. Vendoset në Paris.

1967 - Hagë, ekspozitë bashkë me piktoren Nuray Ataç në «Galeri Sfinx». Udhëtim nëpër Hollandë.

1968 - Paris, merr pjesë në Salon des Indépendants (Salloni i Artistëve të Pavarur), Grand Palais. Paris, merr pjesë në Salon International de Peinture (Salloni Internacional i Pikturës).

1969 - Prishtinë, ekspozitë personale në Galerija Kulturnog Centra. Shkup, ekspozitë personale në Galerija Kulturnog Centra. Paris, merr pjesë në Salon des Indépendants, Grand Palais.

1970 - Paris, merr pjesë në Salon des Indépendants, Grand Palais.

1971 - Lecce (Italie), merr pjesë në Sallonin Ndërkombëtar të Pikturës. Gjatë dy vjetëve merret me punët për krijimin e atelierit të tij.

1973 - Paris, merr pjesë në Salon de Mai, (Salloni i majit), në Musée d’Art Moderne.

1974 - Paris, merr pjesë në Salon de Mai në Musée d’Art Moderne. Paris, merr pjesë në Salon Réalités Nouvelles, Parc Floréal.

1975 - Stamboll, ekspozitë personale në Muzeun e Pikturës dhe Skulpturës, (Musée de Peinture et de Sculpture). Ankara, ekspozitë personale në Centre Culturel Français.

1976 - Paris, ekspozitë personale në Centre Culturel 17. Ankara, merr pjesë në ekspozitën kolektive në Galerie d’Art Vakko. Udhëton në Tunizi.

1977 - Stamboll, ekspozitë kolektive në Galerie d’Art Maçka.

1979 - Paris, merr pjesë në ekspozitën «Nouveau Salon de Paris».

1980 - Paris, merr pjesë në ekspozitën në Institut Audiovisuel. Udhëton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanadaja.

1981 - Paris, ekspozon bashkë me piktorët Gül Derman dhe Günèr Somtürk në Galerie «Régine Lussan». Paris, merr pjesë në ekspozitën L’Art Contemporain Turc, UNESCO. Paris, merr pjesë në Nouveau Salon de Paris.

1982 - Paris, merr pjesë në Salon des Artistes Français, Grand Palais. Paris, ekspozitë kolektive në Galerie M.J.C. Udhëton në Kosovë.

1983 - Paris, merr pjesë në Salon d’Art Plastique A.P.A.C. Paris, merr pjesë në ekspozitën e organizuar në Corbeil.

1984 - Stamboll, ekspozitë personale në Galerie Baraz.

1985 - Ankara, ekspozitë personale në Galerie d’Art Artizan. Paris, merr pjesë në ekspozitën e Centre International d’Art Contemporain.

1986 - Stamboll, merr pjesë në ekspozitën «Artistët Turq në Paris» (Artistes Turcs de Paris), në Galerie d’Art TEM. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën Insanlar në Galerie d’Art TEM. Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM.

1987 - Ankara, ekspozitë personale në Galerie MI-GE. Londër, merr pjesë në ekspozitën Eclats de l’Art de Peinture vivante Turque I, (Shkëlqime të Pikturës së Sotme Turke I), me Galerinë MI-GE. Chantilly, merr pjesë në ekspozitën Piktorë të Sotëm Turq në Paris, (Peintres Turcs Vivant à Paris). Amiens, merr pjesë në ekspozitën Peintres Turcs Vivant à Paris.

1988 - Paris, ekspozitë personale në Qëndrën Kulturore të Anadollit (Centre Culturel Anatolie). Stamboll, ekspozitë personale në galerinë d’Art TEM. Ankara, ekspozitë personale në galerinë MI-GE.

  • Hagë, merr pjesë në ekspozitën Eclats de l’Art de Peinture vivante Turque II, me galerinë MI-GE.
  • Ankara, merr pjesë në Bienalen e II-të «ASIE-EUROPE».

Paris, merr pjesë në ekspozitën Piktorë të Mesdheut (Peintres Méditerranéens), në Institut du Monde Arabe.

1989 - Paris, ekspozitë personale në Zyrën e Turizmit të Turqisë. Reims, merr pjesë në një ekspozitë bashkë me piktorët e njohur turq Abedin Dino, Selim Turan, Kemal Bastuji. Udhëton në Shqipëri.

1990 - Ankara, ekspozitë personale në Galerie d’Art Sanat Yapim. Paris, ekspozon në ekspozitën PARISTANBUL, në Cité Internationale des Arts. Paris, ekspozon në Artistes Turcs de Paris, në Espace A.G.F. Richelieu. Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM. Stamboll, ekspozitë kolektive në Galerie d’Art Arkeon. Ankara, nderohet me Çmimin e Pikturës nga Instituti i Artit.

1991 - Ankara, ekspozitë personale në Galerie d’Art Sanat Yapim. Stamboll, merr pjesë me Galerie d’Art TEM, (Centre Culturel ATATURK), Nga Celebi tek Gurbiiz, Pesë vjet në Shërbim të Artit. Moskë, merr pjesë në ekspozitën Eclats de l’Art de Peinture Vivante Turque III, Galerie MI GE. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën Les Tiroirs në Galerie M. D. Paris, ekspozitë personale në Galerie ART 50. Stamboll, merr pjesë në Panairin e I-rë të Artit të Stambollit, TUYAP. Paris, UNESCO, ekspozohen dhjetë tablo me rastin e Konferencës franko-turke Yunus Emre.

1992 - Ankara, ekspozitë personale në Galerie Halkbank. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën e Galerie d’Art Almelek. Izmir, merr pjesë në ekspozitën e Galerie d’Art Tuval. Mulhouse, merr pjesë në ekspozitën Les Tiroirs në Centre d’Art International.

1993 - Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM. Paris, ekspozitë personale në Galerie ART 50. Flavigny, merr pjesë në ekspozitën e galerisë La Licorne Bleue, «Një vështrim i Jacques Lacarrière mbi katër artistë bashkëkohorë». Stamboll, Panairi i III-të i Artit me «Tem Sanat Galerisi», TUYAP.

1995 - Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM. Paris, ekspozitë personale në Galerie ART 50.

1996 - Ankara, ekspozitë personale në Galerie MI-GE ART. Udhëton në Egjipt, Spanjë dhe në Zvicër. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën Autoportreti në pikturën turke të Galerisë Yapi-Kredi, Stamboll, merr pjesë në ekspozitën e Artit Bashkëkohor Turk, Habitat II. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën Vështrimi mbi njeriun në pikturën turke, në Muzeun e pikturës dhe të Skulpturës. Stamboll, merr pjesë në Panairin e Gjashtë të Artit, «Tem Sanat Galerisi», TUYAP. Shkup, ekspozitë personale në Muzeun e Qytetit.

1997 - Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM Stamboll, merr pjesë në ekspozitën e Centre d’Art Artemis.

1998 - Paris, merr pjesë në ekspozitën Francë-Greqi-Turqi, në Saint-Loubès, dhe prezantuar në La Coupole. Almaty, merr pjesë në ekspozitën e organizuar nga Universiteti Mimar Sinan të Stambollit.

1999 - Stamboll, ekspozitë personale në Galerie Art TEM. Nanterre, ekspozita personale Drama Ballkanike (Drame balkanique), në Théâtre des Amandiers. Udhëton në Tailandë dhe në Kinë. Paris, ekspozitë personale në Galerie Zafira. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën Portrete Artistësh në Qëndrën Kulturore të Yapi Kredi. Paris, merr pjesë në ekspozitën Koka turqish (Tëtes de Turcs), në Galerie «Zafira». Shkup, merr pjesë në ekspozitën e Teatar Dramski. Paris, merr pjesë në ekspozitën e Bashkisë së Parisit XI.

2000 - Paris, ekspozita personale Drame Balkanique, në Qëndrën Kulturore ELELE. Paris, merr pjesë në ekspozitën Turquoise 2000 - Regard sur l’Art Contemporain Turc, në l’Espace Pierre Cardin. Stamboll, merr pjesë me Galerie TEM në «Panairin e X-të» të TUYAP. Strasbourg, merr pjesë në ekspozitën e Centre Européen de la Jeune Création. Athinë, merr pjesë në ekspozitën Njëzet piktorë turq, njëzet piktorë grekë, (Vingt peintres turcs, vingt peintres grecs) në Galerie AENEON.

2001 - Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM. Paris, ekspozitë personale në Galerie Zafira. Udhëtim në Hungari dhe në Republika Çeke.

2002 - Stamboll, merr pjesë në ekspozitën e Arteve Plastike të Universitetit të Marmarasë me Galerie d’Art TEM. Caen, ekspozitë personale në kuadrin e Takimit të Dytë rreth kulturës së Ballkanit-Shqipëria, (La II-ème Rencontre autour de la Culture des Balkans - Albanie, në Bibliothèque municipale de Falaise. Ankara, merr pjesë në ekspozitën Ankart me Galerie TEM. Paris, ekspozitë personale në UNESCO.

2003 - Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM. Udhëton me Jacques Lacarrière në Maqedoni dhe Shqipëri. Stamboll, merr pjesë në Panairin Internacional të Artit Kontemporan në Qëndrën Lütfi Kirdar me Galerie d’Art TEM.

2004 - Ankara, ekspozitë personale në Galerie Arda. Shkup, ekspozitë personale në Muzeun e Qytetit. Tiranë, ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë. Prishtinë, ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën e Universitetit Yeditepe me Galerie d’Art TEM. Prag, merr pjesë në ekspozitën e Artit Bashkëkohor Turk të Galerie d’Art TEM në Panairin Internacional të Pragës. Tiranë, merr pjesë në ekspozitën Ngjyra të Shqipërisë në Galeria Kombëtare e Arteve.

2005 - Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM. Epinay-sur-Seine, France, ekspozitë personale në Maison du Théâtre et de la Dance. Namur, Belgjik, merr pjesë në ekspozitën e Galerie d’Art Petenier.

2006 - Udhëton në Rusi, ku viziton Moskën dhe Shën Peterburgun. Hagë, ekspozitë personale Mbresa nga Ballkani në Ambasadën e Republikës Shqiptare. Stamboll, pjesmarrje në ekspozitën «Stambolli Kontemporan» në Qëndrën Lütfi Kirdar me Galerie d’Art TEM.

2007 - Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM. Paris, merr pjesë në ekspozitën Hommage à Fikret Moualla në Bashkinë e Parisit VIII-të. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën «Modern Turk 2» nga vitet 1950 në1970 me galerinë TEM. Paris, ekspozita e tij personale «Homazh për Jacques Lacarrière», («Hommage à Jacques Lacarrière») në Ambasadën e Republikës Turke.

2008 - Ankara, ekspozitë personale në Galerie Arda. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën «Contemporari Istanbul» në Qëndrën Lütfi Kirdar me Galerie TEM Stamboll, merr pjesë në ekspozitën e Galerisë Almelek. Udhëton në Arabinë Saudite, ku viziton Meka dhe Medina.

2009 - Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM Ankara, merr pjesë në ekspozitën Ankart me Galerie d’Art TEM. Kërçovë, Maqedoni, nderohet me titullin Qytetar Nderi i Kërçovës. Stamboll, ekspozitë personale në Institutin Francez. Izmir, merr pjesë në Ekspozitën e Tretë të EGEART në Ege Universiti, Ataturk Kultur Merkezi. Paris merr pjesë në ekspozitën “Entre-deux: Istanbul-Paris”, organizuar në Cité International des Arts.

2010 - Paris, ekspozitë personale në Bashkinë e Parisit XIII, në galeritë Bièvre, Athèna dhe Antichambre. Stamboll, ekspozitë personale në Galeri d’Art TEM. 2011 - Prishtinë, Kosovë - Pjesmarrje në ekspozitën e Galerisë Kombëtare. Ankara - Ekspozitë personale në galerinë GROUP SANAT. 2013 - Paris, ekspozita Ngjyrat e Shqipërisë në sallën e ekspozitave të Bashkisë së Parisit VII, në festat e 28-29 nëntorit krahas tre piktorëve të tjerë shqiptarë Artur Muharremi, Bujar Luca dhe Zamir Mati në Francë. Pjesë e një studimi nga diplomati kulturor dhe studjuesi i arteve Luan Rama,Paris.

Piktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


  1. ^ Yvejsi, Mexhid (29 gusht 2010). "Dr. Hasan Kaleshi". orientalizmi.wordpress.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)