OpenOffice.org

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
OpenOffice.org
Një dritare OpenOffice.org WriterUbuntu
ZhvilluesSun Microsystems/komuniteti i programave të lirë
Versioni i fundit3.0.1 / 27 janar 2009
Gjuhet e programimitC++, Java
Sistemi operativCross-platform
Gjuhët e mundshmeMë shumë se 18 gjuhë (edhe shqip)
Përdoret përOffice suite
LicencaGNU Lesser General Public License 3.0
Faqja zyrtarewww.openoffice.org

OpenOffice.org (OO.o ose OOo) është një suite aplikative zyre cross-platform e lirë e mundshme në një numër të ndryshëm sistemesh operativ, duke përfshirë Microsoft Windows, Linux, dhe Mac OS X. Mbështet standardin ISO OpenDocument Format (ODF) për shkëmbimin e të dhënave si formati kryesore për file-ët e tij, si edhe formatet e Microsoft Office '97-2003, formatet e Microsoft Office '2007 (në versionin 3), gjatë shumë të tjerëve.

OpenOffice është Program i lirë (Free Software) i lëshuar në liçensën GNU Lesser General Public License (LGPL). OpenOffice.org u prejardh fillimisht nga StarOffice, një suite zyre e zhvilluar nga StarDivision dhe e blerë nga Sun Microsystems në gusht të 1999ës. Kodi i burimit i suitës u lëshua në korrik 2000 me synimin e zvogëlimi të pjësës së tregut mbizotëruese të Microsoft Office duke dhënë një alternativë të lirë, falas, të hapur dhe me kualitet të madhë; versionet e mëpasme të StarOffice bazohen në OpenOffice me komponente të tjerë private.

Projektit dhe softuerit i riferohet jo zyrtarisht si OpenOffice, po ky term është një markë tregëtare e një pjese tjetër, duke detyruar projektin të përdor OpenOffice.org si emër zyrtar.[1]

Karakteristikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përbërësit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

OpenOffice.org është një koleksion programesh që punojnë sëbashku për të dhënë çka duhet nga një suite zyre moderne.

Writer Një përpunues teksti i ngjashëm në pamje dhe ndienja si Microsoft Word që ofron një seri funksionesh dhe strumente të krahasueshme. Mund edhe të eksportoi dokumente në Portable Document Format (PDF) pa nevojën e një shtese, në të kundërtën e Microsoft Word, dhe mund të përdoret edhe si një WYSIWYG për të krijuar dhe modifikuar faqe rrjeti.
Calc Një spreadsheet i ngjashëm me Microsoft Excel. Calc vë në dispozicion një numër funksionesh që nuk gjenden në Excel, duke përfshirë një sistem që automatikisht përshkruan grafikët, duke u bazuar në paraqitjen e të dhvnave të përdoruesit. Calc mund të shkruaj direkt dokumentet e tij në file PDF.
Impress

Një program prezentimi i ngjashëm me Microsoft PowerPoint. Ai mund të eksportoj prezentacionet në file Adobe Flash (SWF) duke i lejuar ata të shikohen në çdo kompjuter me Flash player të instaluar. Mund edhe të eksportojë file PDF, dhe ka dhe aftësin për të lexuar formatin .ppt të PowerPoint. Impress vuan nga aftësia e projektimeve të prezentacioneve të gatshme. Poashtu, shabllone (ang.: templates) janë të gatshëm për shkarkim në Internet.[2][3][4]

Base Një program database i ngjashëm me Microsoft Access. Base lejon krijimin dhe manipulimin e bazëve të të dhënave, dhe krijimin e formularve dhe reportëve për të vënë në dispozicion një futje të thjeshtë për përdoruesit.
Draw Një përpuenues i grafikës vektoriale i krahasueshëm me versionet e para të CorelDRAW. Ka karakteristika të ngjashme me software për publikim Desktop si Scribus dhe Microsoft Publisher.
Math

Një mjetë për të krijuar dhe modifukuar formula matematikore, i ngjashëm me Microsoft Equation Editor. Formulat mund të "inkorporohen" (ose "nguliten") brënda dokumenteve të tjerë të OpenOffice.org, si përshëmbull ata të krijuar nga Writer. Mbështet font të shumtë dhe mund të exportoj në PDF.

Windows këto paketa nuk mund të shkarkohen individualisht por mund të intalohen veç e veç. Shumica e shpërndarjeve të Linux i thyejnë këto përbërës në paketa individuale që mund të shkarkohen dhe instalohen veç e veç.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Pse duhet të themi "OpenOffice.org" në vënd të "OpenOffice" vetëm". OpenOffice.org Pyetje të Shpeshme Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.. Marrë më 2006-06-05. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Caludio's personal hideout: Templates for Openoffice Impress". Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2006. Marrë më 25 korrik 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Presentation templates at OpenOffice.org
  4. ^ Impress Templates - User/Template

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]