Orkestra e RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më 16 maj të vitit 1962 si formacioni orkestral më i madh i kohës. Orkestrantët ishin kryesisht muzikantë të rinj, që studiuan në vend, si dhe nga profesionistë të specializuar në Pragë, Moskë, Laipcig etj. Fillimisht u quajt “Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografise”. Krijimi i saj shënoi një etapë të re në zhvillimin kulturor dhe artistik në Shqipëri. Koncerti i parë u realizua më 20 gusht të po atij viti nën dirigjimin e Mustafa Krantjes dhe u luajtën vepra të Haydn, Mendelssohn dhe Mozart. U ekzekutuan dhe u regjistruan veprat e kompozitorëve shqiptarë Zadeja, Harapi, Daija, Grimci, Çangu, Lara, etj., për të vijuar me brezat më të rinj si Gaqi, Dizdari, Kushta, Lara, Peçi, Shupo, etj. Gjithashtu u realizuan produksionet muzikore për shumicën e filmave shqiptarë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Orkestra e Radio Televizionit Shqiptarë u krijua ne 16 maj 1962 si formacioni orkestral më i madh deri në atë kohë për Radio Tiranën, datë kjo që përkon me daljen për herë të parë në publik si ORKESTRA SIMFONIKE E RADIOS DHE E KINEMATOGRAFISË. Sot ajo njihet si ORKESTRA SIMFONIKE E RADIO TELEVIZIONIT SHQIPTAR (OSRTSH).

Qëllimi i krijimit të këtij formacioni brënda institucionit të RTSH ishte që të siguronte dhe mbulonte me orë transmetimi muzikore mundësimin e realizimit të shumë aktiviteteve artistike që ideonte dhe realizonte ky institucion. Krijimi i ketij formacioni të madh muzikor solli një ndikim të jashtëzakonshëm të ndjeshem dhe të menjëhershëm në zhvillimin muzikor në të gjithë vendin duke sjellë hapa ne zhvillimin e përgjithshëm kulturor. Janë ekzekutuar dhe regjistruar si emisione radiofonike për atë kohë veprat e para te kompozitoreve dhe njëkohësisht të drejtuesve muzikorë të institucionit si sinfonite e para të Abdulla Grimcit, Vath Çangut e më pas veprat e kompozitorëve të tjerë të cilët u bënë dhe udherrëfyesit e zhvillimit muzikor në vënd Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Tish Daija, Kozma Lara, Pjeter Gaci, Feim Ibrahimi etj e deri te brezat më të rinj Limoz Dizdari, Shpëtim Kushta, Kujtim Laro, Thoma Gaqi, Aleksandër Peçi, Hajg Zaharian, Spartak Tili, Gazmend Mullahi, Sokol Shupo e deri tek akoma më të rinjtë Vaso Tole, David Tukiçi, Ermir Dergjini, Endri Sina etj. Të gjithe lartësuan artin muzikor në përgjithësi dhe rritën bashkë me të dhe nivelin artistik e mjeshtëror të Orkestrës Sinfonike të RTSH sot.

Që nga veprat e para të ekzekutuara nën drejtimin e dirigjentëve të saj të parë Mustafa Krante e Simon Gjoni me veprat klasike te literaturës botërore e deri tek aktiviteti i gjatë e shumëformësh i dirigjentëve të këtij formacioni Ferdinant Deda, Eno Koço, Ermir Krante, Jetmir Barbullushi etj, orkestra simfonike e RTSH është përballur me shumë sukses dhe me vepra të literaturës së spikatur botërore romantike apo moderne bashkëkohore e drejtuar nga meshtra dirigjente te huaj te cilët gjithmonë kanë qenë të interesuar e të entuziazmuar nga niveli i interpretimit si në koncertet në publik brenda dhe jashtë vendit ashtu dhe në emisionet e shumta radio-televizive pranë studiove te rregjistrimit në Radio-Tirana. Gjeografia pjesëmarrëse e dirigjenteve te huaj ka qenë e gjerë, ku mund të kujtojmë dirigjentë cilesorë nga Turqia, Gjermania, Greqia, Amerika, Izraeli, Suedia, Norvegjia, Rusia, Japonia, Polonia, etj.

Kanë ekzekutuar instrumentistë të mrekullueshëm soliste virtuozë shqipatare, Ibrahim Madhi, Viktor Shiroka, Xhovalin Shestani, Margarita Kristidhi, Motrat Tartari, Tedi Papavrami, vellezerit Gjezi, Klodiana Skenderi, Arben Spahiu, Aristidh Prosi, Rudina Ciko, Astrit Selita, Renato Ripa, vellezerit Papadhimitri, Nora Çashku e shumë e shumë soliste te tjere shqiptare si dhe instrumentistë të huaj nga Bullgaria, Spanja Rumania, Italia, Greqia, Franca, Izraeli, Japonia, SHBA, Australia, etj të cilët e kanë konsideruar bashkëpunimin me orkestrën e RTSH një eveniment me rëndësi dhe me vlerë. Orkestra Simfonike e Radio-Televizionit njëkohësisht ka treguar nivelin e saj te lartë dhe në koncertet e dhëna jashtë vendit ku është përballur me publik të huaj të cilët e kane duartrokitur gjatë, si në Turqi, Itali, Greqi, në konkurrimin Evropian të orkestrave simfonike organizuar në Mal të zi (Podgorice) pa përfshirë këtu dhe koncertet e dhëna në Prishtinë e më gjërë Kosovës, apo në Ohër të Maqedonisë, ku veçanërisht kritika muzikore e ka vlerësuar lart nivelin interpretativ të saj.

Formacione të ndryshme si ansamble harqesh apo fryme te organizuara brenda formacionit të madh të orkestrës sonë kanë dhënë koncertet e tyre në të gjithë Evropën ndërsa solistë të veçantë të saj kanë marë pjesë në takime e konkurse ndërkombëtare dhe kanë dhëne koncerte si soliste duke fituar shumë trofe. Pjesa më e madhe e solisteve të parë të formacionit janë pedagogë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Aktiviteti artistik i këtij formacioni vihet re në qindra e mijra orë transmetimi në radio e TV e kthyer në shirit e CD, në kolona zanore filmash e në sa e sa aktivitete artistike që zhvilluan jetën muzikore në vend si festivalet e këngës në radio, aktivitete kombëtare artistike, koncertet e përjavëshme që transmetohen nga RTV publik shqiptar në çdo kohë. Në fondin e regjistrimeve të kësaj orkestre nga data e themelimit të saj bëjnë pjesë si regjistrime me shumë vlerë korpuse të mëdha veprash të kompozitorëve kolosë Bach, Mozart, Bethoven, Brams, Mendelson, Çajkovski, Grig etj.

Regjistrime nga koncertet e ndryshme të kësaj orkestre janë kryer dhe transmetuar nga stacione Radio-Televizive si RAI dhe kanë pasur jehonë dhe komente mjaft pozitive nga kritika muzikore e specializuar.

Orkestra Sinfonike e Radiotelevizionit Shqiptar konsiderohet sot si një portret aktual i një vlere kombëtare e mbarë kombëtare për vlerat e saj të bazuar në vulletin e mirë të dhjetëra e dhjetëra orkestrantëve shumë prej të cilëve mungojnë e disa aktivë dhe sot që nga themelimi i saj dhe shumë e shumë artistë të tjerë që sjellin frymën e re për energjitë dhe moshën e re të tyre. Është detyrim për këdo që ky formacion të ketë një vëmëndje e përkujdesje jo vetëm për të ruajtur ato arritje që me përpjekje janë konsoliduar deri më sot por për të çuar atë akoma më përpara, të qenit më përfaqësuese jo vetëm për RTV publik pjesë përbërëse me vlerë e të cilit është por për ndihmesën në zhvillimin kulturor muzikor kombëtar.