Orkestra simfonike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Orkestra simfonike është orkestër e përbërë prej 80-100 instrumentistëve, të ndarë në katër seksione kryesore: harkorët, frymorët e drunjtë, frymorët e tunxhit dhe perkusionet. Repertori i këtij formacioni orkestral është i larmishëm dhe përpos ekzekutimit të veprave të formacionit më të vogël se ai standard ekzekutohen edhe vepra për formacion edhe më të madh si për solistë e orkestër (koncerte) dhe vepra vokalo instrumentale, me ç’rast këtij formacioni i bashkëngjiten edhe kori dhe solistët vokal (kantata, oratoriumi etj.). Bashkëveprimi i këtij formacioni mundësohet me anë të dirigjentit i cili ka detyrën e koordinimit të tërësishëm të të gjithë instrumentistëve dhe solistëve. [1]

Burimi i të dhënave [redakto]

  1. ^ LIGJIN PËR FILARMONINË,OPERËN DHE BALETIN E KOSOVËS Në amëzën assembly-kosova.org