Ormira Lulani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ormira Lulani lindi në Shkodër, Shqipëri, është piktore shqiptare.

Në vitin 1991 përfundoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë monumentale në Tiranë - Shqipëri. Në vitet 1991-1999 dha mësim në shkollën e arteve në Shkodër.

Është aktivizuar në shumë ekspozita dhe bienale brenda dhe jashtë Shqipërisë, si Kanada, Itali, Spanjë, Hong Kong, Turqi, Vietnam, Ceki, Ukrainë, Sllovaki, Malajzi, SHBA, etj .

Momentalisht është Drejtore Artistike në Klik Ekspo Group & Tirana International Fair dhe me pasion punon edhe në ilustrimet e librave dhe kopertinave, pranë Shtëpisë Botuese “Dritëro”.