Osman Mula

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Osman Mula është regjisorRTSH dhe kompozitor i njohur shqiptar nga Shkodra. Është një nga regjisorët më të njohur në Radiotelevizionin Shqiptar, drejtues i dhjetë festivaleve, qindra emisioneve të muzikës, saksofonist i talentuar dhe kompozitor i vlerësuar me shumë çmime. Vjen nga një familje e njohur, mbiemrin e së cilës e ka ngritur lart dhe e ka nderuar duke përcjellë dashurinë për profesionin dhe për muzikën dhe tek fëmijët e tij këngëtarja Evis Mula dhe aktori Enson Mula. Është njeriu që ka zbuluar me dhjetëra talente dhe që e ka ngritur spektaklin në nivelet më të larta të kohës duke respektuar traditën dhe duke e harmonizuar me modernen.

Jeta artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillesat artistike nisin në vendlindjen e tij në moshën 17 vjeçare kur ka marrë çmimin e parë si kompozitor në anketën e Radio Shkodrës me këngën e kënduar nga Tonin Tërshana “Përsëri pranë jush do kthehem”. Luajti premier instrumentin e saksofonint në festivalin e 11, i ka rënë në festivalet e studentit, kur vazhdonte studimet për artin dramatik. Ka kompozuar këngë në anketa dhe ka fituar çmim të parë me një këngë të kënduar nga Afërdita Zonja. Pastaj ka depërtuar në festivalet e këngës si kompozitor pas disa vitesh, më përpara kish filluar regjinë e festivaleve dhe regjinë e koncerteve të vitit të ri pasi emërohet në television shqiptar në vitin 1973 dhe ndërkohë mbrojti diplomën në Teatrin Popullor. Realizoi koncertin e Vitit të Ri dhe pas një viti festivalin e këngës në RTSH dhe nuk është shkëputur për vite me radhë nga institucioni, nga ku ka zbuluar talente në artet prezantuese dhe media duke formuar profesionalisht e dhënë drejtim disa të rinjve si folës në ekran.

Krijimtaria muzikore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Këngën e parë e realizoi me këngëtarin Tonin Tërshana,
  • Më pas këngët ia besoi këngët Luan Zhegut i cili ka marrë çmim të dytë në festivalin e Këngës në Radio, Ka shkruar te Koncertet e Pranverës me Luanin duke bashkpunuar afro tetë vjet, Është autor i videoklipit të parë të realizuar në Shqipëri me këngën “Bashkë me Fëmijët”
  • Në vitin 1992 vlerësohet me çmim të parë në festivalin e RTSH-së me këngën “Pesha e fatit” ku e ka kënduar Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani dhe Viktor Tahiraj.
  • Në vitin 1996 ka shkruar një këngë për Luan Zhegun dhe Ledina Çelon, që mori çmim të dytë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]