Për shoqërinë civile

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Për shoqërinë civile është vepra e dytë vëllimit mbi krijimtarinë e Fehmi Aganit. Kjo vepër i dedikohet studimeve dhe studiuesve të kësaj fushe dhe nga kritikët merret si vepër e përkryer në këtë lëmi. Ajo është si tërësi e mendimit sociologjik, libri i dytë “Për shoqërinë civile” është një nga veprat më të suksesshme që e ka shkruar profesor Agani në fushën e sociologjisë. Ky libër është i pajisur me shënimet përkatëse të cilat në fund të faqes regjistrohen në formë të fusnotave dhe e plotësojnë edhe më shumë anën shkencore të librit. Libri i ka 410 faqe.

Për shoqërinë civile apo vepra e dytë e profesor Aganit, niset me dy shkrime të kësaj natyre. I pari është “Vështrim rreth shoqërisë civile”, që është botuar në revistën “Thema” nr.14, Prishtinë 1996, dhe shkrimi i dytë “Toleranca dhe konfliktet shoqërore”, i botuar një vit më vonë, po ashtu në revistën “Thema” në Prishtinë.

Në kapitullin “Nga mendimi socio-logjik” janë përfshirë shkrimet “Universaliteti i lirisë dhe individualiteti si begati e zhvillim të Xhon Stjuart Mill”, “Tomas Mori, utopia, utopizmi”, “Marksi dhe sociologjia politike” dhe studimi “Ideologjitë e reja konservatore e të djathta”.

Në kapitullin “Për politikën dhe dijen” janë përfshirë studimet: “Rreth lëndës së sociologjisë politike”, “Vështrim rreth ideologjisë dhe politikës”, “Politika e kulturës dhe kultura politike” si dhe studimi “Politika dhe shkenca e politikës”.

Në vazhdim të librit është botuar “Sociologjia”, tekst për shkolla të mesme hartuar nga dr. Fehmi Agani dhe dr. Agim Hyseni, që e ka botuar Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës në Prishtinë në vitin 1996 dhe është ribotuar në vitin 2001, libër ky që është përdorur si tekst bazë për mësimin e lëndës së sociologjisë nëpër shkollat e Kosovës, kurse në fund të saj kanë dhënë faksimilet e dorëshkrimit të programit të ri të lëndës së sociologjisë për shkollat e mesme që e kishte hartuar për të gjallë Fehmi Agani, i gjetur në dokumente të tjera, por gjithsesi për shkak të rrethanave nuk është publikuar për të gjallë të tij.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]