Përdoruesi:Afroela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

TURIZMI NE SHQIPERI[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Gjithnjë e me shumë turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë më të ardhura. Për herë të parë këtë vit, turizmi u ngjit në krye të klasifikimit për sa i përket prurjeve valutore në ekonominë vendase nga jashtë. Vlerat monetare që u përfituan kaluan dërgesat e emigranteve, të ardhurat nga eksportet dhe të ardhurat që futen nga investimet direkte, duke u shndërruar në një burim madhor të ardhurash dhe punësimi. Mirëpo zhvillimi spontan i pambështetur me strategji të qarta dhe cilësi shërbimesh, nuk mund të shndërrohet në një mjet të qëndrueshëm për të garantuar ritme të larta rritjeje.
  2. Për 9-mujorin, të ardhurat nga turizmi arritën në 754 milionë euro, një vlere kjo rreth 28 për qind më e larte se vlera e eksporteve të mallrave. Sipas autoritetit qendror bankar, rritja vjetore e të ardhurave nga turizmi vlerësohet në rreth 23 për qind. Ritmet e rritjes së këtij sektori, në fakt, rezultojnë të jenë më të larta se në çdo sektor tjetër. Ekspertet shpjegojnë se, hapësirat për një rritje më të larte janë të mëdha, por parashikueshmëritë e sakta mungojnë. Sipas strategjisë aktuale për zhvillimin e turizmit, e cila është aktualisht në fuqi, të ardhurat nga ky sektor deri në vitin 2012 duhet të arrijnë në 464 milionë dollarë. Ndërkohe jemi të paktën pesë vite në kohe para këtij parashikimi, ku prurjet nga turizmi në fund të vitit 2006 ishin më shumë se 800 milionë euro. Vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti e kanë vizituar vendin tonë 1 milion e 600 mije persona, ndërsa strategjia parashikon që deri në vitin 2012 numri i vizitoreve të arrinte në 1 milion e 250 mije persona. Parashikueshmëritë kanë dështuar edhe në shumë tregues të tjerë, por mungesa e vizionit duket se në këtë rast ka shërbyer për mire. Pasi, duke iu referuar traditës, strategjitë janë shumë më optimiste, nga ajo që ndodh në të vërtete. Në rastin e strategjisë së turizmit parashikimet për pritshmeritë ekonomike kanë rezultuar shumë më të ulëta se ajo çfarë ka ndodhur në realitet.