Përdoruesi:Ahmet Shala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dr. sc. Ahmet Shala

Dr. sc. Ahmet Shala

Universiteti i Prishtinës / Fakulteti i Inxhnierisë Mekanike

I lindur me 17.10.1968 në Isniq-Deçan. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje kurse atë të mesme në Gjimnazin “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan, drejtimi matematiko-teknik me programim, me sukses të shkëlqyeshëm. Studimet universitare i ka regjistruar në vitin shkollor 1988/89 në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë. Për rezultate të shkëlqyeshme në studime i është ndarë shpërblimi “student i dalluar”. Ka diplomuar me 15.10.1993 me prezantimin me sukses të punimit të diplomës me titull: Shqyrtimi i mundësisë së zvogëlimit të operacioneve matematikore të dinamikës së robotëve me metodën simbolike. Gjatë angazhimit në procesin mësimor ka mbajtur ushtrimet nga lëndët: Statika, Kinematika, Dinamika, Teoria e Lëkundjeve, Programimi kompjuterik, Vizatimi teknik dhe Software-t Aplikative. Nga viti shkollor 2005/2006 mbanë Ligjëratat dhe Ushtrimet në lëndët: Software-t Aplikativë dhe Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion. Nga viti shkollor 2006/2007 mbanë Ligjëratat në studimet Master në lëndën: Rrjetat Fuzzy Neurale kurse Ushtrimet në Lëndët: Dizajnimi i Mekanizmave me Kompjuter, Kapituj te zgjedhur nga Dinamika. Studimet e Magjistraturës i ka regjistruar në vitin shkollor 1995/96 në drejtimin “Konstruksionet Makinerike me mekanizim” dhe i ka përfunduar më 11.07.1998 duke prezantuar me sukses punimin e magjistraturës me titull: Studimi krahasues i përdorimit të Rrjetave Neurale në rregullimin e përcjelljes së trajektorisë te robotët manipulator. Të drejtën e doktoraturës e ka fituar me 20.02.2003 kurse me 08/04/2005 ne Universitetin e Prishtines / Fakulteti i Inxhinierise Mekanike ka mbrojtur me sukses doktoraturën me titull: Rregullimi i parametrave kinematikë dhe dinamikë me përdorim të rregullatorëve Fuzzy Neural Network te robotët mobil. Në Tetor 1994 eshte zgjedhur asistent kurse në Shtator 2007 ka marrë thirrjen Profesor. Tani eshte profesor për lëndët Studime Bachelor: Informatikë dhe Programim, Mekanika Teknike II, Dinamika e Sistemit me Rregullim, Analiza dhe Sinteza e Mekanizmave, Softwaret Aplikative, Sistemet e Informimit dhe Komunikimit, Studime Master: Pjesë të veçanta nga Dinamika, Rrjetat Fuzzy Neurale, Sistemet Inteligjente - Inteligjenca Artificiale Studime Doktorature: Aplikimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në Sistemet Komplekse

Personal websites: www.ahmetshala.com www.shalaahmet.tk

Emails: ahmet.shala@uni-pr.edu or/ose ahmetshala_2000@yahoo.com

University of Prishtina "Hasan Prishtina http://www.uni-pr.edu www.uni-pr.edu http://www.fim.uni-pr.edu www.fim.uni-pr.edu www.fim.uni-pr.edu/Personeli/Personeli-akademik/Dr--sc--Ahmet-Shala.aspx