Përdoruesi:Albert Bulku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kurdoherë që e kaloni pragun e shtëpisë dhe dilni në rrugë, falënderojeni Zotin për çdo mirësi që ju ka dhuruar, drejtojeni gjoksin dhe ngrini kokën lartë. Merrni frymë thellë, thithni rrezet e diellit. Përshëndeteni shokët me buzëqeshje dhe në çdo shtrëngim të dorës dhurojeni një pjesë tuajën. Mos u frikësoni nga mosmarrëveshjet dhe mos humbisni kohë duke menduar për armiq. Pasuria e Krijuesit është me bollëk dhe e llojllojshme. Aty ka për të gjithë ! Vazhdimisht mendoni për atë që dëshironi të arrini dhe pa devijime do të arrini në CAK. Mbajini parasysh dëshirat e mëdha dhe të ndritshme, që, dalëngadalë të mund të gjeni rastin të t’i arrini qëllimet tuaja, mu sikur zogjtë shtegtarë që e gjejnë rrugën e tyre. Mendoni për vetën si qenie e aftë, të ndershme dhe të vyeshme, e ky mendim do t’ju cojë nga çasti në castë drejt idealit të dëshiruar… Mendimi është potencial i madh. Mos u dorëzoni nga rruga e të qenit i rëndësishëm , i sinqertë dhe i disponuar. Të menduarit e drejt d.m.th gjithmonë të krijosh gjëra të reja. E gjitha në botë rrjedh nga dëshira, çdo lutje e sinqertë realizohet. Njeriu bëhet i tillë çfarë e ka zemrën e tij. Për këtë drejtojeni gjoksin dhe ec me kokën lart. Njerëzit janë sundimtar qysh në embrion .