Përdoruesi:Dajel bica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
                                           HISTORIKU

Zbulimi i kromit në territorin e Bulqizës u bë rastësisht gjatë pushtimit italian, ndërsa shfrytëzimi i minierës nisi pak vite pas çlirimit. Në vitin 1940, Hamit Duriçi, banor i fshatit Vajkal të Bulqizës, tek po kulloste bagëtinë gjen një gur të zi dhe me shkëlqim gjysmëmetalik, më i rëndë nga gurët e tjerë, të cilin ia dorëzon një oficeri italian, që vepronte në atë zonë. Italianët kërkuan nga banorët që të mblidheshin këta gurë të veçantë. Banorët filluan të mbledhin gurin e rrallë, të cilin e transportuan me mushka në Qafën e Buallit. U grumbulluan kështu 2000 tonë krom, por italianët nuk mundën ta tërhiqnin kromin në vendin e tyre. Mirëpo mbeti një dokument historik se në Bulqizë ka një tufë daljesh kromi, të cilat janë mjaft premtuese. Ka qenë 14 shkurti i vitit 1948, kur një ekip inxhiniero-teknik, i ardhur nga Tirana, ka bërë të mundur që më 18 shkurt të po këtij viti në Bulqizë të dëgjohen shpërthimet e para të minave. Pikërisht këto shpërthime shënuan edhe datëlindjen e kësaj miniere. Puna ka nisur me 30 punëtorë të ardhur nga rrethet e Dibrës, Matit dhe Mirditës. Minerali nxirrej në sipërfaqe me karroca dore. Vetëm pas 10 vitesh, pra në 1958, u vendos shfrytëzimi i minierës me galeri nënkati. Në vitet ‘60-‘70 u vu në shfrytëzim pusi nr.1, me thellësi 150 metra. Dhe pas viteve ‘72-‘74 filloi prodhimin pusi nr.2, me tri nivele. U arrit që miniera të shfrytëzohet deri në nivelin e 16 ose 6 metra nën nivelin e detit. Miniera e Bulqizës, thënë ndryshe gjigandi i industrisë nxjerrëse të kromit në vendin tonë dhe më gjerë, aktualisht po shkon drejt “asfiksimit” të plotë të saj. Në kujtesën e historisë shqiptare, kjo minierë e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë në Evropë dhe të tretin në botë, për nga sasia e nxjerrjes së mineralit të kromit me cilësi e veti tepër të larta. Në rreth 60 vite jetë të saj ajo dha shumë për vendin, afro 14 milionë tonë krom, por mori fare pak për vete, për të mos thënë asgjë. Për vërtetësi të kësaj mjafton të kujtojmë deklarimet e PPSH-së në kongreset e saj, ku deklarohej se Miniera e Kromit në Bulqizë jep 32-37 për qind të të ardhurave kombëtare në shkallë vendi. Megjithatë, Bulqiza, qyteza e minatorëve në verilindje të vendit, mbeti asgjë më tepër se një geto për banorët e saj dhe kamp përqendrimi për të burgosurit politikë të regjimit komunist.




Seksioni 1 Pershkrimi i Projektit 1.1.1 Qellimi dhe karakteristikat fizike te projektit, detaje te aksesit dhe transportit, si dhe numri i njerezve qe do te punesohen dhe nga do te vjine ata.

Qellimi i ketij projekti eshte studimi i minieres se kromit ne zonen e Bulqizes, elementet e saj ndotes dhe sa perfiton, toka, uji, ajri, nga kjo ndotje. Sa mund te marrin zonat e Bulqizes nga kjo ndotje, dhe a eshte problematike shfrytezimi i minieres se kromit ne kete zone dhe sa efekte negative ka ajo. per banoret e asaj. Puna fillimisht ka nisur me 30 punetore te ardhur nga rrethet e Dibres, Matit dhe Mirdites. Por ne kete miniere vit pas viti rritej numri i punetoreve qe punesoheshin dhe rritej sasia nxjerrese e kromit. Keshtu ne vitin 1948 u rrit ne maksimum numri i punetoreve duke kapur shifren me rreth 12.000 veta te ardhur nga zonat e Bulqizes dhe perreth saj.

1.2        Kerkesa e perdorimit te tokes dhe karakteristika te tjera fizike te    projektit:
                       a.    gjate periudhes se ndertimit;                                                                                                         b.    ne kohen e venies ne pune;                                                                                                              c.    pasi perdorimi eshte nderprere (aty ku eshte e nevojshme)

Ne vitet ’70, interesimi qeveritar per kete miniere ishte jashtezakonisht i madh, pasi eksporti i kromit ishte e vetmja mundesi per te care “bllokaden” imperialiste – revizioniste. Miniera eshte vene ne pune me 18 shkurt 1948 dhe prej asaj dite e deri sot punimet vazhdojne rregullisht sepse ajo eshte hapur ne mjedis pyjor, pisha dhe bredha etj, siperfaqja e minieres eshte rreth 3 km², qe ka qene e mbuluar me pyje. Persa i perket punimeve te nderprera nuk ka pasur sepse miniera nuk perben ndonje problem se ndodhet ne mjedis te hapur.



  1.3         Procesi i prodhimit dhe karakteristikat e tij;

a. tipi dhe sasia e lendes se pare, energjie dhe burimeve te tjera te konsumuara; b. mbetjet dhe emertimet sipas tipit, sasise, perberjes dhe fortesise, duke perfshire: - shkarkimet ne uje; emertimet ne ajer; zhurmat; vibracionet; ndricimi; nxehtesia; radiacioni; depozitimet/ mbetjet ne toke dhe dhera; te tjera.

Prodhimi i kromit ne kete miniere ka qene me ritme te larta dhe mjaft premtuese. U hapën galeritë e para, deri tek puset dhe dishenteritë, ndërsa prodhimi shtohej vit pas viti. Viti 1984 shënon dhe shifrën rekord të prodhimit, plot 510 mijë ton krom qe ishte nje sukses i arritur per te gjithe Shqiperine. Pas viteve ’90, u pa qarte se miniera qe kishte dhene plot 13 milion ton krom po shkonte drjet degradimit. Shfrytezimi ne thellesi krijoj nderlikime ne nxjerrjen e kromit dhe prodhimi ra ne menyre te ndejshme. Keqmenaxhimi i kesaj miniere pas viteve ’90, solli shkurtimin e punetoreve, ai ra fillimisht ne 7000 punetore dhe pastaj 2500 e deri 1200 minatore ne prag te privatizimit te saj ne vitin 2001 nga firma “Darfo”. Sot punohet tek niveli 16, ku është kaluar thellësia -6 metra nën nivelin e detit. Por, krom ka dhe më poshtë. Sasia nxjerrese e komit me cilesine e tij ndahej ne tre kategori; krom me cilesite te varfer 8- 16%, krom me cilesi te mesem 30- 40%, krom me cilesi te larte 70%, ku perbehej nga 7 elemente kimik si; Alumin (Al), Plumb (PL), Baker (Br), Hekur (Fe), Gize, Flori, Argjent (Ar).


1.4 Vendet dhe proceset alternative te marra ne konsiderate

               Kjo pike nuk gjen zbatim.



Seksioni 2 Pershkrimi i vendit dhe mjedisit te tij Tiparet fizike

 2.1       Popullsia me perafersi:

Bulqiza shtrihet ne pjesën verilindore te Shqipërise, me një lartësi që shkon nga 330- 1800m mbi nivelin e deti me nje sipërfaqe 728 km², ndermjet koordinatave gjeografike ne veri shtrihet ne +41° 30' 43.10" dhe ne lindje +20° 14' 56.21" , temperatura mesatare vjetore 10 grade, e korrikut 19 grade, e janarit 0,6 grade, temperaturat skajore 35 grade ne korrik, -8 grade ne janar, sasia mesatare e reshjeve 1200 mm/vit. Sipërfaqja urbane e qytetit te Bulqizës është 0,6 km² me një siperfaqe administrative 45,6 km² e cila përbën 6,26% të siperfaqesh së përgjithshme të Bulqizes. Në lindje kufizohet me komunën Zerqan dhe Ostren, ne jug me komunën Martanesh dhe në veri me komunën Fushë-Bulqizë dhe në perëndin me rrethine Matit. Popullsia që jeton në qytetin e Bulqizës është 18.000 banorë, ndërsa i gjithe rrethi numeron 43.000 banorë.

2.2 Flora dhe fauna: Ekositemet, habitatet dhe pejsazhet ekzistuese, statusi mbrojtjes së tyre ( i mbrojtur, vecanërisht i mbrojtur ) dhe statusi i ruajtjes (i vaforshëm, i b. Përbërja në lloje ekzistuese dhe statusi i mbrojtjes së tyre ( i imbrojtur, vecanërisht i mbrojtur, i rralle, i kërcënuar, endemik) dhe statusi i ruajtjes ( i favorshem, i pafavorshem) c. Të drejtat për të përdorur përbërësit e biodiversitetit duke përfshirë dhe përdorimet tradicionale te popullatave lokale.

Ekonomia pyjore e Bulqizës karakterizohet nga një pasuri e madhe floristike, me vlera të larta të biodiversitetit biologjik. Kjo është e lidhur jo vetëm me përfshirjen e kësaj ekonomie, që ndahet ne dy zona vertikale të përhapjes së bimësisë ( zona e dushkajave dhe ahishteve) por dhe me llojin e shkëmbit që është serpentinor si dhe me praninë e tipeve nga më të ndryshme të habitateve. Pervec llojeve te ndyshem drunore qe jane dominnate dhe qe japin fizionomine e tipit te pyllit takohen dhe drure te tjere si : Acer platanoides, Populus tremula, Salix caprea, etj. Mjaft e pasur eshte dhe bimesia shkurrore ku llojet me Sasi-Mbuluese me te medha jane: Daphne oleoides, Rubus ideaeus, Juniperus nana, Vaccinium myrtillus, Erica herbacea, Sorbus torminalis, Sorbus aucuparis, Genista hassertiana ( lloj endemik shqiptar; parcela 52 a), Genista rediata, Salix elaeagnos, Forsytha europaea ( lloj endemik shqiptar; parcela 57, 58, 59, 71 pjesa Ek.Liqenet e Bulqizes dhe 15, 16 pjesa Ek. Pylli i Zi) Edhe bimesia barishtore eshte mjaft e pasur ne lloje. Ne pyjet e ahut e çeltira rriten lloje te tilla si: Brachypodium sylvaticum, Potentilla erecta, Orthila secunda, Primula veris, Mercuralis perennis, Galium odorata, Asperula taurina, Euphorbia amygdaloides, Circaea alpina, Sanguisorba officinalis, Aruncus dioicus, Driopteris filix-mas, Polystichum lonchitis etj. Ne pyjet me arnen te bardhe ( Pinus peuce) takohet lloji endemik Festucopsis serpentini, Athamantha macedonica ( lloji ballkanik), Tanacetum macrophyllum, Saxifraga paniculata, Polystichum aculeatum, Geum coccineum, Alyssum bertoloni etj. Ne livadhet subalpine takohen: Poa ursina, Trifolium pratense, Trifolium campestre, Gentianella crispata, Colchicum autumnalis, Armeria canescens, Plantago media, Primula veris, Plantago Subulata, Silene vulgaris, Thymus serpillum, Veratrum album etj. Ne livadhet me lageshti mjaft te perhapura jane llojet: Eriophorum latifolium, Juncus thomassii, Parnasia palustris ( parcelat 1c, 8b, Pylli i Zi), ndersa ne vendet ligatinore dominojne Eleocharis palustris ( parcela 4b, 5b, Pylli i Zi) e Carex curvula. Ne shkembinje serpentinor me lageshti rritet lloji isektngrenes Pinguicula hirtiflora ( 10b), ndersa ne Liq. Bardhe takohen speciet me gjethe notuese: Nymphoides peltata dhe Nymphaea alba. Fauna: Ne ekonomine pyjore takohet nje faune e pasur gjitaresh. Nga vrojtimet tona dhe te dhenat biobliografike, lista e mundshme e gjitareve te zones kap shifren 31 lloje ( Tabela 1). Per 19 prej tyre ka prova te sigurta te pranise ne kete zone. Per pjesen tjeter vleresimi mbeshtetet ne perhapjen biogjeografike te llojeve dhe ne pranine e habitateve te pershtatshme per takimin e tyre ne kete zone. Rreth 14 lloje gjitaresh jane te lidhur domosdoshmerisht me pyllin, ndersa pjesa tjeter e llojeve takohen edhe ne pyll, por shfrytezojne dhe habitate te tjera, ose takohen ne livadhe/ çeltina dhe prane vendeve me uje ( liqenet ) brenda ekonomise pyjore. Nder gjitaret e medhenj u gjeten gjurme te: Ariut Ursus arctos, Ujkut Canis lupus, Rreqebullit Lynx lunx, Baldoses Meles meles, Dhelpres Vulpes vulpes, Kaprollit Capreolus capreolusdhe derrit te eger Sus scrofa. Prania e tyre u konfirmua nga anketimet e bera ne zone me barinj dhe gjuetar. Vemendje te veçante meriton prania e lundreszes, Lutra lutra, ne liqenin akullnajor te Skenderit dhe liq. Koço Hyses, ne nje lartesi prej 1690-1760 mbi nivelin e detit, fakt ky per te cilin keto liqene meritojne mbrojtje ne menyre strikte. Po keshtu, parcelat qe bejne pjese ne pellgun ujembledhes te liqeneve akullnajore te kesaj ekonomie pyjore duhen konsideruar te nje rendesie kritike per gjitaret e medhenj,ne menyre te veçante per Ariun ( Ursus arctos ).


Tabela 1. Lista e llojeve të vrojtuar dhe e llojeve të pritshëm të gjitarëve të zonës Liqenet e Bulqizës Emri latin Emir shqip Prania 1. Erinaceus concolor Iriqi + 2. Talpa caeca Urithi i vërbër + 3. Talpa stankoviçi Urithi i stankoviçit +? 4. Sorex araneus Hundëgjati +? 5. Sorex minutus Hundëgjati xhuxh +? 6. Crocidura suaveolens Hundëgjati i kopshteve + 7. Crocidura leucodon Hundëgjati i livadheve +? 8. Lepus capensis Lepuri i murrmë + 9. Sciurus vulgaris Ketri + 10. Dryomis nitedula Gjumashi i pyllit +? 11. Glis glis Gjumashi i majme + 12. Microtus thomasi Miu i Thomas-it +? 13. Apodemus flavicolis Miu gushë-verdhë + 14. Apodemus mystacinus Miu i shkembit +? 15. Apodemus sylvaticus Miu bisht-gjatë + 16. Mus musculus Miu i shtepisë + 17. Mus spicilegus (abbotti) Miu i maqedonisë +? 18. Ursus arctos Ariu + 19. Canis hupus Ujku + 20. Vulpes vulpes Dhelpra + 21. Meles meles Baldosa + 22. Mustela erminea Nuselalja e bores +? 23. Mustela nivalis Nuse lale + 24. Mustela putorius Qelbesi +? 25. Martes foina Kunadhja (gushë-bardhi) + 26. Martes martes Kunadhja (gushe-verdhë) +? 27. Lutra lutra Lunderza + 28. Felis silvestris Macja e eger +? 29. Felis lynx Rreqebulli + 30. Sus scrofa Derri i eger + 31. Capreolus capreolus Kaprolli +

Shënim: (+)  –lloje të vrojtuara,   (+?)  – lloje të pritshme

                                       
 Ornitofauna ( Shpendet)  

Ornitofauna e kesaj ekonomie eshte e pasur dhe ne gjendje relativishte te mire. Per kete deshmon numri i larte i llojeve te vrojtuara dhe mbizoterimi i llojeve te lidhura me pyllin. Mundesite strehuese te zones jane te mira dhe nje vleresim gjithevjetor i shpendeve dimerues, shtegtare dhe folezues, do te arrinte ne shifrat e 65- 70 llojeve, gje qe flet per nje gjendje te mire te ornitofaunes se kesaj ekonomie pyjore. Numri I llojeve folezues vleresohet ne 53 ndersa llojet e vrojtuara arrijne ne 34 ( Tabela 2 ).

Tabela 2. Lista e shpendeve te vrojtuar dhe folezues te pritshem ne ekonomine pyjore te Bulqizes Emri latin Emir shqip Vrojtuar Folezues 1. Accipiter gentilis Gjeraqina + + 2. Accipiter nisus Gjeraqina e shkurter + 3. Buteo buteo Huta + + 4. Alectoris graeca Thelleza e malit + + 5. Tetrao urogallus Gjeli i eger + 6. Columba palumbus Guaku + + 7. Cuculus canorus Qyqja + 8. Upupa epops Pupeza + 9. Picus viridis Qukapiku i gjelber + 10. Dendrocopos syriacus Qukapiku i zakonshem larosh + 11. Dendrocopos leucotos Qukapiku larosh kuriz bardhe + + 12. Galerida aristata Dervishi + + 13. Lullula arborea Drenja e pyllit + + 14. Certhia brachydactyla Rrotullusi gishtshkurter + + 15. Sitta europea Zvarritesi i drureve + + 16. Motacilla cinerea Bishtatundesi i malit + + 17. Motacilla alba Bishtatundesi i bardhe + + 18. Cinclus cinclus Mellenje uji + + 19. Sylvia communis Bilbilthi i perhime + + 20. Sylvia melanocephala Bilbilthi kokezi gushebardhe + 21. Sylvia cantillans Bilbilthi gushekuq + 22. Erithacus rubecula Gushekuqi + + 23. Phoenicurus ochruros Bishtekuqi zeshkan + + 24. Saxicola torquata Ceku kokezi + + 25. Regulus regulus Mbretthi + + 26. Regulus ignicapillus Mbretthi vetull-bardhe + + 27. Muscicapa striata Mizakapesi i perhime + 28. Aegithalos caudatus Trishtili bishtgjate koke bardhe + + 29. Turdus merula Mellenja + + 30. Turdus philomelos Tusha kenetare + + 31. Turdus viscivorus Tusha e malit + 32. Parus palustris Trishtili i vogel i murrme + 33. Parus montanus Trishtili kokezi + 34. Parus cristatus Trishtili me çafke + + 35. Parus caeruleus Trishtili i kalter + + 36. Parus major Trishtili i madh + + 37. Parus ater Trishtili i zi + + 38. Lanius collurio Larashi kurriz kuq + 39. Lanius senator Larashi kokekuq + 40. Garrulus glandarius Grifsha + + 41. Pica pica Laraska bishtgjate + 42. Corvus corax Korbi + + 43. Nucifraga caryocatactes Boçethyesi + + 44. Paser montanus Harabeli i fushes + + 45. Fringilla coelebs Avdosa + + 46. Serinus serinus Zog bari sqepshkurter + + 47. Carduelis choloris Verduni + + 48. Carduelis Gardalina + + 49. Carduelis cannabina Kerpngrenesi + + 50. Coccothraustes coccothraustes Sqeptrashi + + 51. Emberiza cia Cerla e malit + + 52. Emberiza cirlus Cerla gushegjelber + 53. Emberiza citrinella Cerla verdhashe +




                                  Herpetofauna ( amfibet dhe reptilet):                                                                                              

Herpetofauna e ekonomise pyjore ne Liqenet e Bulqizes eshte e pasur ne lloje dhe paraqitet ne gjendje mjaft te mire. Vrojtimet tona si dhe krasimi me te dhenat e sigurta me pare ( Haxhiu kom. pers.) flasin per pranine e mundshme ne kete zone te 11 lloje amfibesh ( prej 15 lloje te Shqiperise) dhe 14 lloje reptilesh ( prej 37 lloje te vendit tone, Tabela 3 ). Numri relativisht i ulet i llojeve te reptileve ne kete ekonomi shpjegohet me faktin se kjo eshte nje ekonomi pyjore malore dhe si e tille ajo nuk eshte shume e pershtatshme per reptilet.

Tabela 3. Amfibet dhe Reptilet e vrojtuara e te pritshem ne territorin e ekonomise pyjore Liqenet e Bulqizes Emri latin Emri shqip Amfibet 1. Salamandra salamandra E bukura e dheut 2. Triturus cristatus Tritoni kreshtak 3. Triturus vulgaris Tritoni i rendomte 4. Bombina variegata Bretkosa barkverdhe 5. Bufo bufo Thithlopa 6. Bufo viridis Thithlopa e gjelber 7. Hyla arborea Verore 8. Rana balcanica Bretkosa e zakonshme 9. Rana dalmatina Bretkosa kercimtare 10. Rana graeca Bretkosa e perrejve 11. Rana temporaria Bretkosa e kuqerremte e malit Reptilet 1. Testudo hermani Breshka e zakonshme 2. Lacerta trilineata Zharpiu me tri viza 3. Larcerta viridis Zharpiu i gjelber 4. Podarcis taurica Hardhuca e barit 5. Podarcis muralis Hardhuca emureve 6. Anguis fragilis Kakzoza 7. Coluber jugularis Shiqeta e gjate 8. Coluber gernonensis Shiqeta e shkurter 9. Coluber najadum Shiqeta e holle 10. Coronella austriaca Gjapri i zi 11. Elaphe longissima Bolla e shtepise 12. Natrix natrix Gjarpri i madh i ujit 13. Natrix tessellata Gjarpri i vogel i ujit 14. Vipera ammodytes Neperka

Me mjaft interes per kete grub vertebroresh jane liqenet akullnajore ( liq.Skenderit, liq.Koço Hyses, liq. Thate) te cilet ofrojne mjedise ushqimi dhe riprodhimi. Duhet thene se nderhyrjet e njeriut ne keto liqene me qellim marrje uji per ujitje kane patur ndikime te konsiderueshme ne vertebroret e lidhur me keto mjedise, ne menyre te veçante amfibet. Ekositemet: Ekositemet e kesaj zone jane aq te pasur sa qe liqenet akullnajore nuk mbeten pas per nga prania e tyre, pyjet, kullotat subalpine, ne kete zone bejne pjese 6 liqej akullnajor si; ( Liq. Thate (Duriçit) 3.45 ha, 2 liqej tek Gatelli i Bulqizes ku njeri quhet L. Koço Hyses 2.5 ha dhe tjetri 0.82 ha, 3 liqene ne Gatellin e Dhoksit me siperfaqe 0.34 ha dhe 0.57 ha ku me interes eshte ai i Skenderit 2.32 ha ) lendinat moçalore, siperfaqet shkembore dhe siperfaqet e eroduara. Per sa i perket statusit te mbrojtjes keto jane shpalur zona te mbrojtura dhe kane shpallur disa objektiva specifike per fuksionin mbrojtes te tyre per 10 vjetet ne vazhdim jane:  Ndergjegjesimi i popullatave lokale per rendesine qe kane pyjet mbrojtes per te ardhmen e ketyre popullatave . Te ardhurat qe ato mund te sigurojne duke mos i prere. Ndergjegjesimi per dobite e mbrojtjes se pyjeve nga prerjet dhe nga zjarret.  Strategjia e realizimit te ketij objekti: Reformimi i sherbinit pyjor dhe krijimi i sherbimit te ekstensionit ne pyje.  Forcimi i kontrollit dhe ndeshkimi sipas ligjit i atyre qe shkaterrojne apo djegin pyjet.

Biodiversiteti: Biologet e vleresojne si shume te pasur biodiversitetin ne zonen e Bulqizes duke e futur ate nder zonat me interesante te Shqiperise. Kjo pasuri e madhe dhe e shendetshme eshte nje rezultat i veprimit gjate gjithe historise te faktoreve biotik dhe abiotik duke perfshire relievin, gjeomorfologjine, token, vegjetacionin, faunen, floren, kushtet e klimes. Per 10- vjeçarin e ardhshem objektivi kryesor eshte sigurimi i qendrueshemerise se ketij biodiversiteti dhe ruajtja e specieve te rrezikuara te flores dhe faunes. Demtimi me i rende i pyjeve te ketij ekositemi i behet nga prerje e paligjshme te cilat kane demtuar pyjet halore dhe tani po demtohet ahu. Tendenca eshte ne renie, njerezit pothuajse jane ndergjegjesuar, per demin qe u ka sjelle ky shkaterrim i pyllit. Fakti kryesor ngelet luftimi i procesionarise se pishes dhe pyllezimi e ruajtja nga demtimi.




Masat per ruajtjen e biodiversitetit

Ka nje sere masash qe meren ne konsiderate per mbrojtjen e biodoversitetit. Siç eshte theksuar Ekonomia Pyjore Liqenet e Bulqizes eshte pyll natyror dhe ka tipe pyjesh prodhues e mbrojtes dhe konservus. Ne kete ekonomi jane te pranishem habitate specifike dhe lloje qe kercenohen. Nga studimi i biodiversitetit del se ai kercenohet nga shkaqe te ndyshme. Ndersa masat qe duhen te merren parasysh per ruajtjen e biodiversitetit jane:  Ndalimi i prerjeve te paligjshme dhe shmangia e prerjeve te parregullt teknike.  Mbrojtja nga kullotja per speciet dhe hapesirat qe kercenohen  Mbrojtja nga semundjet dhe demtuesit  Te behet kujdes ne monitorimin e vazhdueshem dhe zbatimin e ligjit te pyjeve







Habitetet: Nder habitatet qe ndodhen ne ekonomine pyjore mund te permendim: • Pinus peuce + Genista hassertiana ne parcelen 61b, afer Maja e Dhoksit ne lartesi 1800m, ne kudrejtim Verilindor. • Pinus peuce + Fagus capsis serpentine, parcela 61b, 1800m kundrejtimi verilindor. • Pinus peuce + Fagus Sylvatica, parcela 38, 39, 40, 42, 43, 54, 60, 1400- 1800m kundrejtimi verilindor. • Pyje shqiptqre te dominuara nga Pinus nigra me nje habitat Farsytheta- Pinetum nigrae, parcela 15, 16, 23, 24 pylli i zi lartesia rreth 1000- 1100m, kundrejtimi verilindor. • Pyje te rralla te vendeve malore te dominuara nga Quercus petrae me nje habitat, Querceta- Carpinetum, parcela 11, 13b, rreth 1000m. • Komunitete me Vaccinum myrtillus te pasura me lloje barishtore, karakteristike per zonat subalpine te Ballkanit, parcelatn 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, te pyllit te zi. • Shqopishte subalpine te pasura me specie bimore malore te domonuara nga Erica herbacea ( Daphne- Ericetum), ne parceled 4a, 39c, 61c, pjesa ek. Liqenet e Bulqizes. • Formacione me lloje me gjethe notuese te liqeneve palearktike te dominuara nga Nymphaides peltata ( Nymphoidetum peltatae ) Liq. Koço Hyses. • Formacione me gjethe notuese te ujerave te ujeravete palearktikut te dominuara nga Nymphaea alba ( Nymphaeian albae), Liq, Koço Hyses. • Lendina te terreneve te lageta te dominuara nga Elocharis palustris, parcela 4f pjesa Ek. Liq. Bulqizes. • Lendina moçalore Mesdhetare- Turaniane me Carex sp.div, Juncus thomasii, Pinguicula hortiflora, Eriophorum latifolium, Veronica anagallis- aquatic; parcela 1c, 8b, 5b, 4b, pylli i zi. • Kullotat acidofile te dominuara nga Carex curvula ( Caricetea curvulae ); parcela 36c, 37c, pjesa Ek. Liq. Bulqizes.






2.3. Tokat, kategoria e tokes, gjeologjia dhe gjemorfologjian e saj. Tokat e vendburimit te Bulqizes jane shkembore dhe jo productive per bimet bujqesore. Shkembejte qe ndertojne terrenin e minieres jane: rrenjesore jane produkte te shkaterrimit eroziv si deluvione, proluvione, koluvione, dhe mbulesa ne rrafshet gati horizontale eshte eluviale. Keto jane vendosje shpatore me hapesire te kufizuar. Ne kete eluviale jane eksperimentuar mbjellje te perimeve si: shalqin, domate, speca, karota etj, por qe duhen te perdoren metodat e plehrimit. Kjo kategori e tokes eshte acide dhe duhet shenderruar ne bazike si pasoje e hedhjes se gelqeres duke i ndryshuar strukturen e saj. Perveç terrenit te minieres ne ndikimin e parimeve te minieres dhe te vendosjes se sterileve ne siperfaqen e saj siç jane stoxhet e perziera, nje pjese kryesore e mbuleses eluvionale eshte e mbuluar.

Gjeologjia: Masivi i Bulqizes eshte me origjine magatike e tipit hiperbazik. Bulqiza ndodhet ne vargun e masiveve hiperbazike lindore te zones tektonike mirdita, qe ndodhet ne qendor te masiveve ultrabazike lindore. Ky masiv perbehet nga shkembejte magmatic, peridotite, dunite, piroksenite, kromite. Perceç ketyre ka ne prerjet periferike perendimore dhe gabra e gabronorite etj. Keto jane lloje shkembore qe ndertojne masivin. Ndersa llojet minerale qe ndertojne keto shkembij jane: olivine, pirokseni, si aksesor apo si vendburim formus kromik.

Gjeomorfologjia: Masivi ultrabazik apo hiperbazik perfaqeson nje krahine te rrudhosur ne hapesire si ne plan horizontal, vertikal dhe ballor. Rrudhosja e masivit u vertetua qysh ne vitin 1960 nepermjet vrojtimeve te punimeve minerare. Gjeologjia boterore nuk e njihte karakterin rrudhoses te magmatikeve qe eshte zbuluar per here te pare ne Bulqize nga punimet e minieres. Rporti gjeologjik 01. 1960, me gjithese jepte perpjekjen e minierse, por jepte dhe karakterin rrudhoses te krom mbajtjes, por gjeologjia botorore nuk e pranonte rrudhosjen me karakter siklimal dhe antiklimal, ajo e quante nje deformim subjektiv te sherbimit gjeologo- marshederik te minieres. Krom mbajtja sipas autoreve te ndermarrjes gjeologjike jepej e rrudhosur gabimisht mbasi formimi supozohej si pasoje e prishjeve te fuqishme tektonike. Megjithate ne vitin 1968 ne revisten e “ Studimeve gjeologjike” u botua artikulli ku pasqyrohej i argumentua karakteri i rrudhosjes se krom mbajtjes ne Bulqize. Kjo e dhene u pranua dhe nga mendimi gjeologjik boteror. Ky ishte nje sukses i mad hi mendimit gjeologik Shqiptar, vertetues i te cilit ishte miniera e kromit te Bulqizes. Nga 3 lloje shkembish qe ndertohet korja e tokes ( magmatic, sendimentar, metamorfik), ndodhi qe edhe magmatiket jane te rrudhosur, mbi kete baze mendimi gjeologjik boteror u pasurua dhe lindi teoria e levizjes se plakave. Keto jane zbuluar te gjitha me lindjen e kesaj miniere me kryrjen e 800 km punime minerare duke i punuar, studiuar, vrojtuar, pervec teorise se levizje se pllakave. Shkalla Boterore eshte pasuruar se Bulqiza faktoji qe masivi ultrabazik dhe krombajtja ne pajtueshmeri me te kane karakter te rrudhosur. Duke qene me origjine magmatike dhe te rrudhosur pejsazhi i masivit del shume i larmishem. Ne veshtrimin gjeomorfologjik masivet mund te vleresohen si malore kondrinore dhe kondrinore malore. Terreni malor eshte shume i aksidentuar me lugina, qafa, gerxhe etj. Gjithashtu vihen re nje mari liqenesh malore, shtrati i te cilave eshte ne trajte gropash malore me prurje ujore qe ushqehen keto liqene, nga rrjedhjet siperfaqsore dhe nentokesore. Ka dy hipoteza per formimin e tyre: 1. Akullnajore ; 2. Magmatike, si karaktere te shperthimeve te llaves magmatike nen ujore. Mendohet qe keto liqene jane periudhes se Jures. Simbas gjeologjis jane te protomagmatizmit formimi i ketyre shtrateve liqenore.

2.4. Uji, akuiferet, rruget ujore, brigjet duke perfshire tipin, sasine, perberjen dhe fortesine e shkarkimeve te mundshme ekzistuese.

Te dhenat hidrogjeologjike te marra nga vrojtimet dhe nga punimet qe jane kryer flasin per kushte te thjeshta ne vere dhe te veshtira ne dimer. Prurjet e ujit vijne nga punimet e vjetra te kryera ne vite por dhe nga reshjet atmosferike. Uji nuk perben problem per shfytezimin e trupave te kerkuar per kohen qe kerkohet te punohet. Mineralizimi i ujerave i perket tipit hidrokarbonat magnezit, me pH 4.8- 5. Ujerat e reshjeve nuk kalojne dretperdrejt ne zonen minerare sepse ne lindje te zones ndodhet perroi i cili vjen nga mali i Dhoksit dhe grumbullon te gjitha ujerat qe vine nga shpati. Gjate shfrytezimit nuk ekziston rreziku i tharjes se burimeve natyrore qe perdoret nga popullata. Prurjet e ujerave te minieres derdhen ne Vajkal ose ne te ashtuquajturen “ Gjol i vajkalit” Keto prurje kane ndikuar dhe ndikojne ne shterpezimin e tokes se vajkalit. Mbasi ujerat kane elemente helmuese per produktet bujqesore dhe per gjallesat ne vajkall. Keto shkaktojne nje ndotje te vazhdueshme te mjedisit ne Vajkal. Elementet e ndotjes qe permban uji vijne nga lenda plasese qe eshte e tipit amonit si dhe nga gazrat qe dalin ne thellesi mbi 800 m. Gjithashtu ne vendburimi e Bulqizes eshte i pranishem dhe radoni ( lende helmuese radioactive ), studim per sasine e ketij radoni nuk ka. Duhet theksuar qe ne masivin e Bulqizes egziston ky gaz radioaktiv helmues ne menyre te terthote e verteton perhapja e kancerit ne kraste. Enda plasese permban: okside te azotit, gaz karbonik, amoniak etj, por dhe rrezatimi i radonit eshte i pranishem. Natyra e ujit te Bulqizes eshte e tille qe mund te quhet aggressive. Ajo gerryen dhe betonin se eshte e tipit magnezial. Uji eshte me fortesi maksimale, megjithate ne jetegjatesine e njerezve qe banojne ne Bulqize ndikimi i saj nuk eshte i ndjeshem. Njerezit ketu jetojne dhe kane jetuar edhe mbi 90 vjeç me pirjen e ketij uji. Dihet qe ujerat jane vendosur ne hapesiren e kores se tokes ne 3 trajta: 1. ne trajte rrjedhje ujore siperfaqesore ose nentokesore, 2. ne trajte mbushjeje te hapesirave ndergrimcore, 3. ne trajte mbushje dhe levrimit ne çarjet e formacioneve gjeologjike. Por ne shkembejte ultrabazik ujerat levrijne ose difuziojne apo infiltrojne ne sistemin e çarjes. Ne çdo 10- 12 m ndeshen çarje ⁄ prishje tektonike te cilat sherbejne si vatra te mbledhjes dhe difuzimit te ujerave. Por rrjedhja natyrore do te jete ajo qe eshte mbasi shfytezimi i zones nuk ndikon per kete problem. 2.5. Ajri, faktoret klimatike, cilesia e ajrit

Studimet konkrete per perberjen e ajrit ne zonen e Bulqizes nuk ka. Per cilesine e ajrit ndikon shkarkimi i gazrave dhe puseve ne mjedisin perreth. Cilesia e ajrit prishet dhe nga levizja e automjeteve qe nuk jane pak, por dhe nga djegia e mbeturinave dhe mbetjeve urbane. Por ne kuptimin relative Bulqiza duke qene midis 2 maleve te cilat vende vende varion me nje distance qe shkon 2-3 km larg njeri njeri-tjetrit, qe shperbejne ne levizjen e pershpejtuar te masave ajrore. Shpejtesia e eres ketu arrin deri ne 60-70 m⁄s dhe eshte relativisht me e larte sesa zonat fushore. Miniera ndodhet 1 km larg nga Qyteti dhe cilesia e ajrit nuk eshte problematike per banoret dhe nuk ndodhet nje rast i vetem te semuret nje person nga ndotja e ajrit. Por duhet theksuar se ndotje nga punimet e minieres ne aspektin rajonal ndikon, por per qytetin eshte e paperfillshme sepse nuk gjen ne Bulqize nje dite te qete qe te jete pa levizje ere, shkak qe çon ne pastertine e ajrit dhe nuk ndodhen rrenjet e ndotjes ne Bulqize. Atmosfera e jashtme mbi toke nuk mund te kete ndikim nga punimet qe do te kryhen ne toke.


2.6. Trashegimia arkitektonike dhe historike, zonat arkeologjike dhe tiparet e tyre, si dhe te aseteve te tjera materiale.

Persa i perket trashegimise historike se deshmitar ne Bulqize mund te permendim zonat qe jane: 1. Ura e Qytetit 2. Gurra e Kuqe 3. Guret e Skenderbeut 4. Maja e Leprurit 5. Vajkali ( simbas rolit quhet Val- kali per betejat qe ka bere Skenderbeu ne kohen e luftes qe nuk jane prekur nga miniera dhe nuk kane per tu prekur, dhe as per tu demtuar.




2.7. Pejsazhi dhe topografia

Pejsazhi eshte ndyshuar ne dy aspekte: ne aspektin pyjor qe ka qene e mbuluar me pisha deri ne mesin e qytetit ne rrugen kryesore automobilistike. Terreni ka qene me karakter lugine qe lidhesh me “Gjolin e Vajkalit” ndersa sot eshte e tille e mbuluar me grumbuj qe ka nxjerre miniera. Por megjithate duhet theksuar se kjo zone paraqet nje tablo me mjaft vlera pejsazhike te cilat ku u shtohet dhe klima e fresket , uji i paster dhe i rrjedhjes bukuri te rralla etj, qe perbejne nje potencial turistik. Qe nje zone nje te perfitoj nga b ukurite qe i ka falur natyre duhet ti menaxhoje dhe ti shfrytezoj sa me mire keto resurse natyrore dhe kjo arrihet nga status i ruajtjes nga demtimt dhe nga sensibilizimi i banoreve qe jetojne ne zonen e Bulqizes. Duke qene me origjine magmatike dhe te rrudhosur pejsazhi i masivit del mjaft i larmishem.

Topografia: Lartesia maksimakle mbi nivelin e detit eshte e ndare ne drejtime ajo e Liqenit te Bulqizes ku pika me e larte shkon ne 2020 m mbi nivelin e deti, maja e Dhoksit 2100m, kreshta ose maja e lepurit qe ndodhet ne kufirin verior dhe kuotat e tjera minimale levizin nga 658.4m dhe 736m ne zallin e Bulqizes. Lartesia mesatare e masivit leviz ne kuotat 800-900m mbi nivelin e detit. Ndersa pjesa e pyllit te zi, lartesine maksimale e ka ne majen e Fushe Kishes 1700m, dhe ne majen e Vervjakut 1758m ne kufirin perendimor. Ndersa lartesia minimale eshte ne piken e bashkimit te dy zalleve te Ternoves dhe Okshtunit perkatesisht 658m. Shperndarja e grumbujve simbas lartesise mesatare duke u mbeshtetur ne nengastra shkon nga 1000- 1800m mbi nivelin e detit.


2.8. Perdorimet rekreative

Perveç minieres se kromit, e gjitha zona sherben per park malor dhe eshte shume argetuese dhe çlodhese persa i perket nevojave njerezore, me nje siperfaqe 824.82 ha, ( e shenuar ne harte me “ZR”), perben zonen me mundesi rekreative ne natyre te hapur, ne perputhje me funksionet e zones se mbrojtur, vlerat ekologjike, te peisazhit natyror dhe vlerta turistike e kulturore. Ne kete zone perfshihet Lugina e Valit, pjese te Malit me Gropa, etj.


2.9 Tiparet e tjera mjedisore qe mund te lidhen me keto:

Tipar tjeter mjedisor eshte se ndertimet qe behen ne zone e Bulqizes behen pa studime gjeologjike dhe per rrjedhoje eshte se nuk zbatohen standartet e ndertimit sipas kushteve konkrete si p.sh ish ndertesa e shkolles se mesme qe sot eshte e shembur nuk ekziston me si pasoje e mos zbatimit te kushteve qe nevojiten.



Kuadri ligjor, i politikave, planeve etj. 2.10. Atje ku eshte e aplikueshme, informacioni i marre ne considerate ne kete seksion duhet te perfshire te gjitha zonat e caktuara me ligj, te tilla se rezervatet kombetare natyrore, zonat me interest e shkencore te vecante, parqet kombetare, zonat me bukuri te rralla natyrore, brigjet e trasheguara, parqet rajonale dhe rurale, parqet pyjore kombetare, rezervatet locale natyrore, zonat ujore te mbrojtuara, zonat e ndjeshme, zonat e mbrojtura, ndertimet me vlera, monumentet e lashtesise, si dhe zonat me rendesi arkeologjike. Informacioni gjithashtu duhet te perfshije referenca te structures, politikat e planeve kombetare dhe locale qe aplikohen ne zone dhe rrethinat e saj, te cilat mund te lidhen me projektin e propozuar. Per shpalljen zone e mbrojtur te monumenteve te natyres Shqiptare ne mbeshtetje te nenit 100 te kushtetutes dhe te neneve 4, 7, 13 te ligjit nr. 8906 date 06.06.2002 “ Per zonat e mbrojtura” me propozim te ministrit te mjedisit, keshilli i ministrave vendosi:

1. Shpalljen zone e mbrojtur te monumenteve te natyres Shqiptare, sipas ligjit nr.1, qe i bashkelidhet kentij vendimi; 2. Vendimi nr. 100, date 19.05.1981, “Per venien ne mbrojtje shteterore te pasurive natyrore te rralla” shfuqizohet; 3. Ngarkohet ministri i mjedisit, ministri i bujqesise dhe ushqimit, struktura e saj. Drejtoria e pergjithshme e pyjeve e kullotave dhe drejtoria e peshkimit, si dhe organet e qeverisjes vendore, ku ndodhen keto monumente te natyres, per zbatimin e ketij vendimi: Ne rrethin e Bulqizes shpallen me ligje ne zona te mbrojtura;

• Druri i Male Zeqirit- Zerqan • Zabeli i Madh- Zerqan • Shpella e ures se qytetit • Tre Çesmat e Zerqanit • Bregu i Pepese ( qarri i pepese) • Qarri i Muharremit • Gurra dhe shpella e Zerqanit • Shkembi i Qytetit • Gurra e Vakefit te Zerqanit • Liqeni i zi • Ujevara e Duriçit • Xixell Martanesh • Shpella e Ftohte Gjuras • Qarri i Kovashices • Vakefi Zerqan • Qarri Gjinovec • Pisha Zogje • Qarri Peladhi ( Zerqan)

                                                       Seksioni 3
                                           Vleresimi i ndikimeve

(Duke perfshire ketu ndikimet direkte dhe indirekte, cumulative, te shkurtera, te mesme dhe te gjata, te perheshme dhe perkoshme, positive dhe negative, te projektit)

3.1 Ndryshimet ne popullsi si rrjedhoje e projektit te zhvillimit, dhe ndikimet pasuese

           mjedisore si rezultat i kesaj.

Me hapjen e minieres qyteti nga degada ne degade vazhdoje te rritet. Sot qyteti ka rreth 18.000 banore. Nga viti ne vit u shtua numri i banesave dhe sot numerohen rreth 3797 familje. Pervec kesaj ka ndikuar ne rritjen e numrit te banesave ne Vajkal dhe Fushe – Bulqize. Miniera e Bulqizes u be nje alderade ku numri i punetoreve arriti rreth 7000 minatore. Sot ne kushtet e shfrytezimit te minieres qe ka kaluar dora- dores, qe ka arritur ne thellesi -6m nen nivelin e detit. Numri i banesave ne qytetit e Bulqizes nuk ka ndyshuar dhe nuk mund te kete rritje te metejshme sepse ka rene ne menyre drastike numri i punetoreve te minieres.


3.2 Ndikimet e dukshme te projktetit te zhvillimit ne zonat rrethuese dhe pejisazhi

Nuk ka asnje ndikim te dukshem ne keto vite te 10- vjeçarit te fundit.


3.3 Nivelet dhe ndikimet e emertimeve te ardhura nga projekti i zhvillimit gjate fazes normale te operimit:

Nuk ndikon ne siperfaqe.


3.4 Nivelet dhe ndikimet e zhurmave nga projekti zhvillues:

Zhurmat e minieres nuk ndikojn ne qytet dhe nuk jane shqetesuese per banoret e kesaj zone si pasoje e thellesi. Burimi i akumuluar i zhurmave nga puna e motokompresorit ne distance 7 ml nga to eshte 90 dB. Duke marre parasysh shprehjen e nivelit te intesitetit akustik ten je zhurme me relacion si me poshte :

         L =   10 Ig ( I₁ / I₀)

L - Niveli akustik i zhurmes se marre ne considerate. I₁ - Intesiteti i akustik i zhurmave te kumuluara. I₀ - Intesiteti akustik i references.

Theksojme se niveli akustik i zhurmave ne qender e banuar eshte me e ulet se a i zhurmes se nje makine qe kalon ne te, praktikisht ai eshte 32 – 40 dB qe i pergjigjet kushteve te nje bisede me ze normale. Analiza e frekuences se zhurmave te emertuar mga keto makineri dhe paisje tregon se ato ndodhen nen mesataren e frekuences 200- 2000 Hz, e qe nuk eshte shqetesuese per veshin e njeriut, por me shume ndikohet nga zhurmat e mjeteve interbane se sa mjetet e minieres.


3.5 Ndikimet e projektit te zhvillimit ne rruget lokale dhe transportit

Rruget lokale jane ato qe kane qene nuk kane pesuar asnje ndryshim, perjashtuar faktin se nje pjese e mire e tyre jane asfaltuar. Ndyshim te vetem ne rruge eshte ndertimi i rr. Arbrit qe do te sjelle ndyshim te dukshem per kete zone. Bulqiza do te dale ne periferi te Tiranes duke u bere pjese e saj me 42 km larg. Ndersa aktiviteti i transportit qe do te kryhet nga subjekti i shfrytezimit nuk e rendon trafikun actual ne rrugen qe shkon ne zonat per rreth apo edhe ne rrugen nacionale, pasi numri i kamionave eshte shume i vogel.


3.6 Ndikimet e projektit te zhvillimit mbi ndertimet, trashegimine arkitektonike dhe historike, tiparet arkeologjike, si dhe mbi vepra te tjera njerezore, psh si pasoje e ndotesve, shqetesimeve vizuale, vibracionet

Nuk ndikon, nuk gjen zbatim.


Ndikimet ne floren, faunen dhe gjeologjine 3.7 Humbja dhe demtimi i habitateve, specieve bimore dhe shtazore

Persa i perket botes shtazore kemi humbje te habitatit shtazore ku rritej ngjala dhe peshq, si pasoje e ujerave dhe materialit te ngurte qe permban uje te dalur nga miniera qe permban mikroorganizma qe vrasin keta peshq qe ka çuar ne humbje te plote te habitatit ne qytetin e Bulqizes.


3.8 Humbja dhe demtimi i tipareve gjeologjike, paleontologjike dhe fiziografike

Persa i perket tipareve gjeologjike jane te pa demtuar sepse punimet e minieres behen ne thellesi dhe jo ne siperfaqe jane horizonte nennivele qe quhen punime qorre qe nuk kane dalur drejtpersedrejti ne siperfaqe. Ne anen paleontologjike nuk mund te behet fjale sepse kemi shkembinj magmatik. Nga ana fiziografike nuk mund te shfaqen ne siperfaqe sepse jane punime qorre.


3.9 Pershkrimi i ndikimeve negative individuale dhe te grumbulluara me biodiversitet

Nuk ka asnje lidhje me biodiversitetin, perjashtuar rastin e shkarkimeve te mbetjeve ujore.


3.10 Konsekuenca te tjera ekologjike



Ndikimet ne toke 3.11 Ndikimet fizike te projektit, si psh. ndyshimi ne topografine locale, erozioni i tokes etj.

Punimet e minieres nuk ndikojne fare ne relievin e tokes. Erozioni ne vajkal eshte i paperfillshem per arsye sepse vajkali i ngjan nje kortugje ose nje magjeje me periferi te saj te mbyllur. Aktiviteti minerar nuk do te krijoje efekte te metejshme ne lidhje me fenomenet e erozionit sepse infrastruktura e hapjes se galerive eshte e hapur tashme. Ndersa parashikimet ne investime per mbrojtjen e terrenit do te bejne te mundur krijimin e kushteve te favorshme per ruajtjen e tokes dhe ambientin nga erozioni.


3.12 Ndikimet e emrtimeve kimike dhe te depozitimeve ne token dhe rrethinat ku do te zhvillohet projketi i zhvillimit.

Projekti i hapjes se minieres eshte deri ne thellesine – 540 m nen nivelin e detit, gje qe nuk ndikon, nuk gjen zbatim.


3.13 Ndikimet ne perdorimin e tokes dhe te burimeve: a. ne cilesine dhe sasine e tokes bujqesore ; b. Sterilizimi i burimeve minerare ; c. Alternativat e tjera te perdorimit te tokes, perfshire ketu dhe mundesite e “ mos berjes asgje” d. ndikimi ne perdorimet e tokave perreth, perfshire ketu dhe bujqesine ; e. shkarkimet e mbetjeve.

a.Sasia dhe cilesia e tokes bujqesore varet vetem nga ativiteti njerezor, b. Sterelizimi i burimeve minerare ndikon ne shtimin e prurjeve te artenjeve kryesore kullues, c. Ne komunitet shtohet detyre qe fusha e Vajkalit te kete sistemimin e kanaleve kulluese ne gadishmeri,

         d.  Toka perreth mund te shfytezohet jo thjesht per bujqesi, por mund te perdoret dhe per 
blegtori.

e Shkarkimet e mbetjeve jane problem jo vetem per Bulqizen por dhe per te gjithe vendin sepse

    nuk  realizohen ne baze projektesh, ku keto mbetje te depozitohen me kritere bashkohore.




Ndikimet ne uje 3.14 Ndikimet e projektit ne modelin drenazhues te zones :

Drenazhimi i ujerave eshte me sistemin e kanaleve kullues. Perrej, rrekeve duhet tu behen prita per te disiplinuar rrjedhjen e tyre.


3.15 Ndryshimet e karakteristikave te tjera hidrografike, si psh., niveli i ujerave, tokesore, i rrugeve ujore, i rrjedhjes se ujerave nentokesore.

Ujerat siperfaqesore varen nga intesiteti i reshjeve. Bulqiza ka rreth 139 dite pa reshje ne vit, te tjerat jane me reshje. Duke qene te tilla ato kane nevoje per punime pritese dhe drejtuese. Rrjedhja e ujerave nentokesore jane kryesisht ne miniere, per mbledhjen e tyre dhe nxjerrjen jashte punojne sistemi i pompave.


3.16 Ndikimet ne hidrologjine brehdetare dhe te estuareve.

Keto prurje te ujerave qe infiltrohen shkarkohen ne Drinin e Zi. Rrjedhja e Drinit te Zi se bashku me Drinin e Bardhe, shkarkohen ne bregdet dhe ndikojne, sepse mbartin me vete materiale te ngurta mikrogrimcor qe sjell ndotje te vazhdueshme.


3.17 Ndikimet e ndotesve, mbetjeve, etj., ne cilesine e ujit.

Ujerat e Bulqizes permbajne mbetje te ngurta por ne mase te paperfillshme, si pasoje e pirjes te ketij uji nuk ka pasur nje rast demtimi te organizmit te ketij njeriu nga keto mikroorganizma.


Ndikimet na ajer dhe klime 3.18 Niveli dhe perqendrimi i emertimeve kimike dhe ndikimet e tyre mjedisore.

Zona e Bulqizes eshte me klime kontinentale me vere te nxehte dhe dimer te ftohte. Ajri ne rrethin e Bulqizes eshte i paster, me i thate ne periudhen e veres dhe relativisht i lagesht ne periudhen e reshjeve vjeshte dhe pranvere. Cilesia e ajrit ne rrethin e Bulqizes eshte e mire, ne kete rreth nuk kemi ndikime te prodhimeve industriale, gjithashtu dhe ne lartesine qe ajo ndodhet mbi nivelin e detit. Masa e ajrit eshte gjithnje ne levizje te madhe, ndotja e ajrit nga ndikimet e minieres eshte e paperfillshme si pasoje e thellesise se saj dhe nga ajo ndotje qe mer ajri shpejtesia e eres eshte me intesitet shume te larte 60- 70 m/s gje qe con ne pastrimin e ajrit. Atmosfera e jashtme mbi toke nuk do te kete ndikim nga punimet qe do te kryhen nentoke.



3.19 Lendet e veçanta.

Ne zonen e Bulqizes nuk gjendet nje lende e vecante e gjetur ne ajer. Nuk gjen batim.


3.20 Aromat sulmuese.

Nuk gjen zbatim.


3.21 Ndikimet e tjera klimatike.

Nuk gjen zbatim.

Ndikimet e tjera indirekte dhe sekondare qe shoqerojne projektin 3.22 Ndikimet nga trafiku ( rruga, hekurudha, ajri, uji) qe lidhen me projektin.

Aktiviteti i transportit qe do et kryhet nga subjekti per shfrytezim nuk pengon apo rendon trafikun actual, per vete faktin se objekti ka rruge te veçante dhe numri i kamionave nuk eshte shume i madh qe kalojne ne dite perafersisht mund te shkoje 2-3 kamiona ne dite, gje qe nuk eshte problematike per trafikun, madje transport i tyre ne shume raste behet ne oret e vona te nates.


3.23 Ndikimet e lindura nga grumbullimi dhe konsumimi i materialeve, ujit, energjise ose te

      burimeve  te tjera, si pasoje e projektit.

Depozitimi i sterilit qe parashikohet te dale nga miniera nuk eshte ndonje sasi e madhe rreth 1000 ton qe do te grumbullohet. Ky steril do te jete kryesisht material i seleksionuar neper duçka dhe nga hapja e punimit te ri, nga rrezimi neper hapsire dhe pastrami i tyre per te vjelur kromin apo nga ndonje punim qe do te hapet per vjeljen e ndonje çeliku aty ku mendohet se nuk paraqet rrezik. Ky steril do te grumbullohet ne hapesirat e vjetra te cilat kane krijuar hinka ne siperfaqe dhe qe materiali i nxjerre do te sherbeje per mbushjen e tyre dhe sitemimin e siperfaqes e cila paraqitet e aksidentuar nga shfrytezimi ne vite. Ky depozitim nuk ka per te ndryshuar drejtimin e levizjes se ujerave, por vetem do te ndikoj ne sistemimin e tij. Nuk ka bimesi apo pyje qe mund te demtohen perreth materialit te grumbulluar.






3.24 Ndikimet e projekteve te tjera te qe shoqerojne projektin e dhene, si psh., rruget e reja, kanalet e ujerave te zeza, banesat, linjat e energjise, nafte dhe gaz-sjellesve, telekomunikacionit, etj.

Persa i perket ndikimeve te projekteve, kemi vetem ndikimin e projektit te rruges se Arbrit qe do te sjelle ndryshim te madh ne kete zone, ndersa per projektet e tjera nuk kemi ndonje te ri jane po ato qe kane qene.


3.25 Ndikimet shoqeruese te projektit me projekte te tjera ekzistuese ose te propozuara.

Nuk gjen zbatim.

3.26 Ndikimet sekondare qe rezultojne nga nderv eprimi i ndikimeve te tjera direkte, te listuara me siper.

Nuk gjen zbatim.















Seksioni 4 Masat zbutese

4.1 Te indentifikohen masat per te eliminuar apo zbutur ndikimet negative ne mjedis duke

             dhene disa alternative per veprimtarine qe do te ushtrohet. Atje ku jane identifikuar ndikime  
             negative te dukshme, te pershkueshme per masat qe do te merren per te menjanuar, 
             zvogeluar ose ndrequr keto ndikime, si psh.:

a. planifikimi i zones ; b. masat teknike, psh.: proçesi selektiv; riciklimi; trajtimi dhe kontrolli i ndotjes , c. masat estetike dhe ekologjike, si psh, modeli, ngjyra etj.; pejsazhimi, mbellja me peme;

   masat per ruajtjen e habitatit ose per te krijuar habitate alternative; regjistrimi i zonave 
   arkeologjike; masat per te ruajtur zona ose ndertime historike.

Ndikime negative ne mjedis nga zbatimi i projektit apo nag shfrytezimi i ketyre blloqeve nuk krijon problem te medha si psh, ne drejtimin e ujerave dhe nuk demton pyjet perreth pasi ajo eshte nje zone e çveshur dhe e mbuluar me gure nga shfrytezimi ne vite. Por duhet theksuar se nxjerrja e sterilit nga puna qe do te behet do te ndikoje ne sistemimin e siperfaqes ekzistuese e cila eshte e demtuar nga hinkat qe kane dalur ne siperfaqe. Per te rikthyer siperfaqen ne rast se demtohet nga ana jone ne gjendje te rregullt masat qe meret, eshte llogaritur nje shume prej 200 lek/ton shpenzime te cilat jane perfshire ne kosto. a. Ne zonen e shfrytezimit hap pas hapi dhe ne perfundim te aktivitetit eshte parashikuar sistemimi, perpunimi, shtrimi dhe ndertimi i nje sere muresh mbajtese ne stoqet e sterileve te trasheguara vit pas viti. Gjate ushtrimit te aktivitetit dhe kryesisht vitet e fundit te tij, parashikohet trajtimi i te gjithe siperfaqes se shfytezimit. b. per parandalimin e erozionit , shembjes dhe vithisjeve te ndryshme, ne zonen e shfytezimit subjekti parashikon, cdo vit, te kryeje punime te ndyshme sistemimi i sterileve te depozituara ne stoqet ekzistuese. c. gjate ushtrimit te aktivitetit te tij, subjekti i licensuar do te kryeje çdo vit sistemime.


4.2 Vleresimi i efekteve te pritshem te masave zbutese.


Shfrytezimi i minieres zbaton ne te gjitha kushtet e nevojshme dhe zbaton te gjitha ligjet qe i perkasin per te mbrojtur mjedisin. Pritet qe ne vazhdim keto masa te shtohen dhe me shume dhe pritet qe te kemi nje permiresim te efekteve negative mbi mjedisin qe shkakton miniera, jane mare ne considerate te gjitha demtimet qe mund te shkaktoje.





                                                                             Seksioni 5
                                                       Planet e menazhimit dhe monitorimit

5.1 Te pergatitet plani i manazhimit per zbatimin e projektit.

Nuk gjen zbatim



5.2 Te pergatitet plani i monitorimit te ndikimit ne mjedis.

Meqenese kemi te bejme me shfrytezimin ne nentoke te mineralit te kromit, plani i monitorimit do te konsitoje ne : - Monitorimin e parametrave gjeometrike te stoqeve te sterileve ne afersi te hyrjeve te

   galerive. 

- Monitorimi i sjelljes se formacioneve ne kufijte e zones se shfrytezimit. - Monitorimi i vazhdueshem i atmosferes ne miniere.

      Subjekti merr persiper sigurimin e ecurise normale te punes dhe ruajtjen e vazhdueshme te mjedisit  
      deri ne mbylljen e aktivitetit.
      Subjekti, gjithashtu do te kete lidhje te vazhdueshme me agjensine  Rajonale te Mjedisit, prane se  
      ciles do te informoje periodikisht per mbarvatjen e punes si gjate shfrytezimit, ashtu edhe per 
      monitorimin e parametrave te mesiperm.











Seksioni 6 Rreziqet e aksidenteve dhe projekteve te rrezikshme

6.1 Rreziqet e aksidenteve, si psh. ato qe nuk mbulohen ne Direktiven e VNM, ose te rregullimeve

          implementuese. Megjithate, kur projekti i propozuar perfshin material qe mund te jene te  
          demshme per mjedisin ( perfshire dhe njerezit) me ndodhjen e nje aksidenti, gjendja mjedisore 
          duhet te perfshire nje indikacion  te masave parandaluese  qe do te adoptohen, ne menyre te 
          tille qe nese ndodh nje gje e tille te mos shkaktoje nje ndikim te dukshem.

Nga ana e shoqerise eshte pasur kujdes dhe do te kihet parasysh zbatimi i paragrafeve te RST per punen ne miniere dhe karriera VKM nr. 533 date 08. 07. 2005, per te gjitha proceset e punes qe do te kryhen ne objektin tone. Per me qarte ne lidhje me sigurine dhe mbotjen ne pune te punojseve, shoqeria jone do et krijoje ne menyre te vazhdueshme keta detyra:  Plotesimin e dokumentave te plote te punojseve dhe te vete shoqerise konform rregullave dhe ligjeve ne fuqi.  Perpara fillimit te punes cdo dite do te behet kontrolli i fronteve nga ana e pergjegjesve te turnit dhe nga pergjegjesit e fronteve te punimeve.  Hapja e punimeve do te behet sipas pashaportes se shpim-plasjes dhe armatimit te tyre. Likujdimi i birave te paplasure ne raste te tila do te behet nga zjarmtari i frontit, konform rregullores se sigurimit teknik.  Do et mbahen nen kontroll gjendja e armatizimit ekzistues, e punimeve te transportit ne pergjithesi, rruga e shinave etj, per elminimin e ndonje aksidenti te mundshem.  Do te ndiqen punimet nga specialist marsheder dhe drejtues teknik dhe zbatimi i rregullave ne pergjithesi nga ana e punojseve te shoqerise.  Instruktimi i punojseve do et kryhet nga ana e drejtuesit teknik ne afate te percaktuara ne rregulloren e sigurimit teknik.  Do te qartesohet sistemimi i lajmerimit dhe i komunikimit ne kohe te punojseve apo drejtuesve te shoqerise ne raste jo normale te punes dhe ne raste avarie te renda, pike kjo qe duhet tu behet qarte punojseve gjate instruktimit periodik te tyre.  Nga ana e shoqerise do et krijohet mundesia e kualifikimit te punojseve gjate vitit 2010, simpas profesioneve, vecanerisht punojseve qe meren me perdorimin e lendes plasese.

Vecojme se ne perputhje me sigurimin e jetes se punojseve brenda ne miniere, prane shoqerise do te kihet parasysh plani i likujdimit te avarive i parashikueshem per vitin 2010.