Përdoruesi:FitoreBeqiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

NGROHJA GLOBALE NJE KERCENIM REAL PER TERE NJERZIMIN[redakto | redakto tekstin burimor]

Ngrohja globale njihet edhe si efekti serë për shkak se gazet që grumbullohen mbi tokë e kthejnë planetin të ngjashëm me një serë. Duke e kllapuar nxehtësinë pranë sipërfaqes së tokës, efekti sere po ngroh planetin dhe po kërcënon mjedisin.

Frika aktuale, lidhet me faktin se ngrohja globale po ndodh me një shpejtësi të paparë. Modelet kompjuterike po parashikojnë se deri në fund të shekullit XXI temperaturat do të rriten me disa gradë (tre gradë). Ndërkohë shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se sa shpejt po rriten temperaturat, dhe çfarë do të ndodhë si rezultat i kësaj rritjeje. Nëse temperaturat do të rriten me të vërtetë shumë, rezultati më i dukshëm do të jetë se disa pjesë të akujve polar do të shkrihen duke shkaktuar ngritjen e nivelit te detit botëror, e cila do të ishte katastrofike për disa shtete.Ishuj të tërë do të zhdukeshin dhe miliona banorë të tyre do të duhet të zhvendosen diku tjetër.Përmbytjet do të ndodhin përgjate brigjeve të deteve në të gjithë botën, duke zhvendosur akoma më shumë njerëz dhe duke shkaktuar dëmtime të të mbjellave. Ngrohja globale do të sjellë ndryshim të ciklit të qarkullimit global ujor si dhe nuk përjashtohen ndryshime të menjëhershme të klimës, që do të demostrohen me shfaqje të shpeshta të fenomeneve ekstreme të motit: ciklone, shira të fuqishme, përmbytje, thatësira. Ngrohja globale, nëse nuk do të kontrollohet do të shkaktojë probleme katastrofike me pasoja shëndetsore, mjedisore, ekonomike, dhe politike. Kostua e këtyre pasojave do të jetë shumë më e madhe se sa kostua e parandalimit të tyre. Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët por një kërcënim aktual për mjedisin, sigurinë dhe prosperitetin tonë. Në këto kushte arritja e stabilitetit të klimës duhet të fillojë duke planifikuar në mënyrë urgjente një ekonomi globale me karbon të ulët, pasi nëse nuk e realizojmë këtë, kostua e pasojave do të jetë shumë herë më e madhe dhe më e papërballueshme. Aplikimi i disa politikave mjedisore synon pakësimin e ngrohjes globale.Përdorimi i instrumentave ekonomikë siç janë rritja e çmimit të lëndëve djegëse fosile,taksimi i emetimeve, si dhe inkurajimi i njerëzve për të ndërmarrë veprime në miqësi me mjedisin krahas politikave për reduktimin e madhësisë së familjes si dhe përfshirjes së edukimit mjedisor janë disa nga mënyrat për parandalimin e problemeve që çojnë në ngrohjen globale.Pa një përpjekje të përbashkët të qeverive, organizmave ndërkombëtare dhe publikut lufta ndaj ngrohjes globale dhe pasojave të saj do të jetë e humbur. Ngrohja globale është një rrezik real për realizimin e objektivave të mijëvjeçarit siç janë reduktimi i varfërisë, mbrojtja e mjedisit etj, ndaj përfshirja e saj në strategjinë kombëtare të zhvillimit është nevojë imediate dhe e pashmangshme për të arritur atë që tashmë synohet botërisht, zhvillimin e qëndrueshëm. Stina e vjeshtës ka ardhur, e bashkë me të priten shira të rrëmbyer e të papritura të shumta me pasoja të rënda për vendin tonë. Por sa është vendi ynë i pregatitur për ndryshimet klimatike dhe pasojat e tij? Çfarë masash janë marrë për parandalimin e tyre? Sa i informuar është publiku? Sa njerëz do të preken nga përmbytjet dhe erozioni ? Sa do të jetë dëmi ekonomik, shëndetsor, mjedisor? A ka qeveria ndonjë studim të tillë apo pret të mësojë bilancet e dëmeve nga mediat dhe si gjithmonë të dërgojë ndonjë qeveritar për të ngushëlluar fatkeqët e rradhës. Ngrohja globale njihet edhe si efekti serë për shkak se gazet që grumbullohen mbi tokë e kthejnë planetin të ngjashëm me një serë. Duke e kllapuar nxehtësinë pranë sipërfaqes së tokës, efekti sere po ngroh planetin dhe po kërcënon mjedisin. Frika aktuale, lidhet me faktin se ngrohja globale po ndodh me një shpejtësi të paparë. Modelet kompjuterike po parashikojnë se deri në fund të shekullit XXI temperaturat do të rriten me disa gradë (tre gradë). Ndërkohë shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se sa shpejt po rriten temperaturat, dhe çfarë do të ndodhë si rezultat i kësaj rritjeje. Nëse temperaturat do të rriten me të vërtetë shumë, rezultati më i dukshëm do të jetë se disa pjesë të akujve polar do të shkrihen duke shkaktuar ngritjen e nivelit te detit botëror, e cila do të ishte katastrofike për disa shtete.Ishuj të tërë do të zhdukeshin dhe miliona banorë të tyre do të duhet të zhvendosen diku tjetër.Përmbytjet do të ndodhin përgjate brigjeve të deteve në të gjithë botën, duke zhvendosur akoma më shumë njerëz dhe duke shkaktuar dëmtime të të mbjellave. Ngrohja globale do të sjellë ndryshim të ciklit të qarkullimit global ujor si dhe nuk përjashtohen ndryshime të menjëhershme të klimës, që do të demostrohen me shfaqje të shpeshta të fenomeneve ekstreme të motit: ciklone, shira të fuqishme, përmbytje, thatësira. Ngrohja globale, nëse nuk do të kontrollohet do të shkaktojë probleme katastrofike me pasoja shëndetsore, mjedisore, ekonomike, dhe politike. Kostua e këtyre pasojave do të jetë shumë më e madhe se sa kostua e parandalimit të tyre. Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët por një kërcënim aktual për mjedisin, sigurinë dhe prosperitetin tonë. Në këto kushte arritja e stabilitetit të klimës duhet të fillojë duke planifikuar në mënyrë urgjente një ekonomi globale me karbon të ulët, pasi nëse nuk e realizojmë këtë, kostua e pasojave do të jetë shumë herë më e madhe dhe më e papërballueshme. Aplikimi i disa politikave mjedisore synon pakësimin e ngrohjes globale.Përdorimi i instrumentave ekonomikë siç janë rritja e çmimit të lëndëve djegëse fosile,taksimi i emetimeve, si dhe inkurajimi i njerëzve për të ndërmarrë veprime në miqësi me mjedisin krahas politikave për reduktimin e madhësisë së familjes si dhe përfshirjes së edukimit mjedisor janë disa nga mënyrat për parandalimin e problemeve që çojnë në ngrohjen globale.Pa një përpjekje të përbashkët të qeverive, organizmave ndërkombëtare dhe publikut lufta ndaj ngrohjes globale dhe pasojave të saj do të jetë e humbur. Ngrohja globale është një rrezik real për realizimin e objektivave të mijëvjeçarit siç janë reduktimi i varfërisë, mbrojtja e mjedisit etj, ndaj përfshirja e saj në strategjinë kombëtare të zhvillimit është nevojë imediate dhe e pashmangshme për të arritur atë që tashmë synohet botërisht, zhvillimin e qëndrueshëm. Stina e vjeshtës ka ardhur, e bashkë me të priten shira të rrëmbyer e të papritura të shumta me pasoja të rënda për vendin tonë. Por sa është vendi ynë i pregatitur për ndryshimet klimatike dhe pasojat e tij? Çfarë masash janë marrë për parandalimin e tyre? Sa i informuar është publiku? Sa njerëz do të preken nga përmbytjet dhe erozioni ? Sa do të jetë dëmi ekonomik, shëndetsor, mjedisor? A ka qeveria ndonjë studim të tillë apo pret të mësojë bilancet e dëmeve nga mediat dhe si gjithmonë të dërgojë ndonjë qeveritar për të ngushëlluar fatkeqët e rradhës.

Cilet jane shkaktaret e Ngrohjes Globale?

Shkencetaret, per dekada me rradhe, kane kryer studime per te gjetur shkaktaret e ngrohjes globale. Ata kane studiuar ciklet dhe ngjarjet natyrore te cilat ndikojne ne ndryshimet klimatike.

Kombet e Bashkuara formuan nje prej grupeve me te specializuara te shkencetareve, te quajtur Paneli Nderqeveritar per Ndryshimet Klimatike, te cilet u angazhuan qe te studionin dhe te analizonin shkaqet dhe pasojat e ngrohjes globale.

1.Leshimet ne atmosfere te dioksidit te karbonit nga djegia e karburanteve fosile me origjine bimore

Varesia jone gjithnje e ne rritje nga energjia e krijuar nga djegia e qymyrit dhe e karburanteve me origjine bimore, ben qe sasia e dioksidit te karbonit te leshuar ne atmosfere te jete shume e madhe.

2.Leshimet e dioksidit te karbonit nga lendet e djegshme qe perdoren per transport

Kultura moderne e makinave dhe oreksi per te mira materiale eshte pergjegjese per 33% te sasise se dioksidit te karbonit ne ajer. Me nje popullsi e cila ka nje rritje alarmante, kerkesa per me shume makina dhe per konsumim te te mirave materiale sjell rritjen e sasise se perdorimit te lendeve djegese fosile per transport dhe prodhim industrial. Konsumi yne eshte shume here me i madh sesa menyrat dhe zgjidhjet qe ne kemi gjetur per te zbutur sadopak keto efekte.

3.Leshimet e metanit nga kafshet, bujqesia dhe shelfi i Arktikut

Metani eshte nje gaz “serre” shume i fuqishem dhe renditet i dyti pas dioksidit te karbonit. Kur lenda organike shperbehet nga bakteriet, nen veprimin e oksigjenit (dekompozim anaerobik), si pershembull ne rastin e orizit te paqeruar, prodhohet metani. Procesi zhvillohet gjithashtu edhe ne zorret e kafsheve barngrenese dhe me rritjen e sasise se prodhimit te bagetive, rritet edhe niveli i metanit te leshuar ne atmosfere. Nje tjeter burim i prodhimit te metanit jane edhe masivet akullnajore te cilat mbajne te mberthyer sasi te medha metani. Meqenese akulli i Arktikut po shkrin, edhe sasia e metanit ne atmosfere rritet duke ndikuar keshtu ne ngrohjen globale.

4.Shpyllezimi, vecanerisht pyjet tropikale te cilat perdoren per dru dhe per hapjen e tokave bujqesore

Perdorimi i pyjeve per lende djegese (dru dhe qymyr) eshte nje nga shkaqet e shpyllezimit por me alarmant eshte oreksi yne per dru dhe produktet e letres apo edhe per produktet si vaji i palmes, etj. Gjithe ky konsum i madh i drureve ka cuar ne nje dukuri masive te shpyllezimit ne bote. Pyjet thithin karbonin qe ndodhet ne atmosfere dhe prerja masive e tyre con ne rritjen e sasise se karbonit ne ajer.

5.Rritja e perdorimit te plehrave kimike ne kultivimin e kulturave te ndryshme bujqesore

Ne gjysmen e dyte te shek. XX, perdorimi i plehrave kimike u rrit shume (ne vend te perdorimit te plehrave organike te marra nga kafshet). Sasia e larte azotit te perdorur e ka ngrohur shume token bujqesore. Rrjedhja e precipitimi i ketyre plehrave nepermjet reshjeve te shiut dhe lumenjve, krijon “zona te vdekura” ne oqeane. Gjithashtu, nivelet e larta te perqendrimit te nitrateve ne ujerat nentokesore jane nje problem shume shqetesues per jeten e njeriut.

Akulli shkrihet

Me nivelet e tanishme të emetimit të dyoksidit të karbonit në atmosferë, akulli i planetit do shkrihej me ritme marramendëse. Qytete si Londra, Nju Jorku dhe Nju Orleansi do të ishin të parat që do të mbuloheshin nga uji. Kupola të lashta të akullta, si ajo në malin Kilimanxharo në Tanzani, pritet të zhduken brenda rreth 40 vitesh.

Varfëri

Një koalicion i organizatave të zhvillimit dhe mjedisit paralajmëron se ndryshimi i klimës po kufizon progresin ekonomik në kombet e varfra. Në një raport të ri, ata thonë se ngrohja globale mund të parandalojë plotësimin e objektivave të mileniumit.
Katër vjet më parë, udhëheqës nga afro 200 vende nënshkruan objektivat e mileniumit. Uria dhe varfëria duhet të përgjysmoheshin nga viti 2015, furnizimi me ujë të pastër dhe gjendja sanitare të përmirësohej, si dhe të zvogëlohej numri i sëmundjeve.
Raporti thotë se ndryshimi i klimës do të rrisë numrin e njerëzve pa ujë të pijshëm, do të shtojë sëmundjet si dhe do të ketë afro 150 milionë refugjatë mjedisorë.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

http://juridiksi.e-monsite.com/pages/artikuj/ngrohja-globale-nje-kercenim-real-per-tere-njerzimin.html


http://infoalbania.org/teknologji/teknologji-mjedisi/28296-ngrohja-globale.html