Përdoruesi:Qafzeh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Stampa:Amalia Qafzezi -Amalia Qafzezi-(Zheji)Intelektuale-Perkthyese(1925-2007) Lindi ne qytetin e Gjirokastres ne 3 mars te vitit 1925.Ishte e bija e Spiro Zhejit dhe e Theodora Petridhit me origjine nga fshati Zheji,komuna e Zagorise ne Gjirokaster.

Fillimet e Jetes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Femijeria e saj kaloi neper internime si nga fashizmi italian,po ashtu edhe nga regjimi komunist i Enver Hoxhes.I jati i saj Spiro Zheji ,i cili kishte perfunduar Akademine Ushtarake ne Modena te Italise,kishte sherbyer si oficer i A.Zogut,me graden Major.Pas renies se mbretit Zog I dhe me ardhjen e italise fashiste e cila pushtoi vendin,ai u propozua per minister,por ky patriot i ndershem e refuzoi kete ngritje ne detyre,dhe per kete aresye u internua ne nje qytet verior te Italise ne Gubio,ne fillim vetem dhe me pas me gjithe familjen.Aty ata qendruan per rreth 4 vjet.Ne kete periudhe Amalia Qafzezi mbaroi shkollen e mesme ne gjuhen italiane.

Aktiviteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me kthimin ne Shqiperi,ku kishte ardhur ne fuqi regjimi diktatorial i Enver Hoxhes,intelektualet e tipit te Spiro zhejit te cilet kishin studiuar jashte shtetit shikoheshin me sy dyshues nga regjimi hoxhist.Keshtu qe kjo familje megjithese e perndjekur nga diktatura fashiste,tani po internohej edhe nga regjimi komunist ne qytetin e Gjirokastres. Mbas perfundimit te internimit,familja Zheji u kthye ne Tirane.Aty Amalia Qafzezi punoi ne punera te ndryshme,si tek "Ndermarrja e Hekur -Punuesve",me detyren e llogaritares,me pas do fillonte pune ne Ministrine e Bujqesise si bibliotekare dhe me pas si referente plani.Aty ajo do te njihte dhe bashkeshortin e saj te ardheshem Niko Qafzezin,i cili ishte Kryetari i "Zyres se Prodhimit Agrar"me te cilin edhe do martohej ne vitin 1952.Nga kjo martese do te lindte dy djem,Leon Qafzezin dhe Robert Qafzezin. Ne vitet ne vazhdim ajo do te punonte si prenotuese e librit te huaj ne Degen e Liber -Filmit deri sa do te dilte ne pension.Eshte kjo edhe periudha kur do te perktheje nga autore te huaj disa libra per femije dhe perralla kryesisht ne revisten "Fatosi"Ajo perkthente nga gjuhet italisht,frengjisht dhe greqisht

Vitet e fundit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne moshen 66 vjecare ,aty rreth vitit 1991,ajo do te semuret rende nga veshkat dhe detyrohet te emigroje ne Paris prane djalit te saj te vogel,Robert Qafzezit i cili kishte fituar nje konkurs per filmin"Bibla" organizuar nga MIFA dhe jetonte qe nga viti 1991 ne France. Aty jeta e saj do te merte nje "kuptim te ri ",te koinciduar nga dializa ,te cilen e bente tre here ne jave dhe pa te cilen nuk mund te jetonte.Ky sherbim,qe nuk pati mundesi t'ja bente vendi i saj Shqiperia,u realizua ne Paris ne saj te humanitetit te mjekesise franceze dhe shtetit francez. Amalia Qafzezi nderron jete pas 17 vjetesh emigrim ne spitalin "George Pompidou"ne Paris ne moshen 82 vjecare.Ishte 22 shkurti i vitit 2007.Ajo tani prehet ne paqe ne "Cimetiere du Montparnasse" ne Paris.