Përdoruesi:Salim memishi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Letërsia Franceze[redakto | redakto tekstin burimor]

Letërsia Franceze ka origjinën e vet qysh nga Mesjeta. Frëngjishtja nuk ishte ende gjuhë e mirfilltë por ishte e ndarë në disa dialekte (kryesisht: veriore oïl dhe jugore oc ). Secili shkrimtar përdorte gramatikën dhe drejtshkrimin e vet. Shumë tekste mesjetare franceze nuk janë të nënshkruara- siç është rasti me veprat Tristan dhe Iseult, ose me Lancelot and the Holy Grail, mes të tjerash. Një pjesë e konsiderueshme e letërsisë mesjetare Franceze u inspirua nga Matter of France, si p.sh. The Song of Roland dhe Chansons de geste. “Roman de Renart” u shkrua më 1175 nga Perrout de Saint Cloude, dhe tregoi historinë e personazhit mesjetar Reynard ('dhelpra') ; kjo është gjithashtu një shembull i mirë i tregimeve të hershme Franceze.

Duke marrë parasysh karakterin anonim të shumë shkrimeve franceze të Mesjetës, disa shkrimtarë të asaj kohe u bënë shumë të famshëm : Chrétien de Troyes, për shembull. Kultura 'Oc' kishte gjithashtu shumë ndikim në Mesjetë.

Rreth historisë së gjuhës franceze, një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm është pa dyshim François Rabelais. Frëngjishtja moderne mori një pjesë të madhe nga stili i tij. Vepra e tij më e famshme është sigurisht Gargantua and Pantagruel. Më vonë, Jean de La Fontaine shkruajit Fables, një koleksion i tregimeve të shkurtra, të shkruara në vargje, dhe që zakonisht përfundojnë me një “mësim moral”.

Gjatë shekullit të 17të, shkrimet e Pierre Corneille, Jean Racine dhe Molière, librat moral dhe filizofik të Blaise Pascal dhe René Descartes ndikuan thellë në aristokraci duke lënë trashëgimi të rëndësishme për autorët e dakadave që pasuan.

Por letërsia franceze e arrin kulmin e saj në shekujt 18 dhe 19. Shekulli i 18të i pa shkrimet e shkrimtarëve, eseistëve dhe moralistëve të mëdhenj si Voltaire, Denis Diderot dhe Jean-Jacques Rousseau. Sa i përket letësisë për fëmijë në atë kohë, Charles Perrault ishte shkrimtari më i madh i kohës, me tregime si : “Maçoku me çizme”, “Cinderella”, “Bukuroshja që fle” dhe “Bluebeard”. s.m.





                                    Victor Hugo

Victor HugoVictor Marie Hugo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.

Vitet e para te jetes i kaloi ne shume vende te ndryshme i detyruar me familjen per shkak te punes se babait i cili ishte nje gjeneral ne fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetesh ne Korsike; 2 ne Paris dhe disa vjet ne Italine Jugore ai nisi shkollen ne Spanje dhe me vone e vazhdoi ne Paris. Publikimi i tij i pare ishte nje vellim i "Odet" te cilen e publikoi vetem kur ishte 20 vjecar, nje veper nen influencen e shkolles klasike. Ne letersine franceze tashme kishte filluar te perhapej romanticizmi, ku Hygoi bazaur ne kete botoi pjesen e dyte te "Odet". Gjate viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shume vepra te cilat ia rriten shume reputacionin, dhe me pak prej ketyre arritjeve ai u be pjesetar i akademise franceze ne moshen 39 vjecare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amuse" nga e cila Verdi mori subjektin per operen e tij Rigo, paten nje sukses te madh. Gjate viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si perkrahes i monarkise se Lui Filipit me ide te zjarrta napoleoniane. Me vone ai shfaq dhe mbeshtet Lui Napoleonin si president, por nuk perkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij debimin nga franca. Megjithate vitet e mergimit ishin shume te frytshme, gjate kesaj kohe shkroi dhe romanin "Te mjeret" e cila e beri te njohur edhe jasht frances "Punetoret e detit", "Njeriu qe qesh" etj. Me renien e perandorise Hygoi u kthye ne Paris dhe beri nje tentative pa sukses pjeserisht ne pjesen politike te Frances. Vitet ne vazhdim e deri ne vdekje i kaloi ne Paris. Ne vitin 1881 u emerua senator i perhershem. Vdiq me 22 maj 1885 dhe u varros me nje ceremoni madheshtore ne Paris. Viktor Hygo eshte konsideruar si nderi i letersise franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vleresua ne rradhe te pare si poet, por edhe ketu ai i theu rregullat kryesore, thelbesore ne te cilat bazohej letersia franceze e asaj kohe. Stili i tij epik dhe lirika e tij jane te paarritshme. Ai do te ngelet perhere nje nga shkrimtaret me te ndritur e te lavdishem te Frances. Jashte Frances Viktor Hygo njihet kryesisht per prozat e tij teresisht romantike, ai dashuronte antitezen, dhe kjo e conte ate ne ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij jane te gjalla dhe shume te goditura, shpesh here romanet e tij jane me detaje teknike dhe me pershkrime te tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i mases dhe kjo duket e qarte ne idete e tij te egzagjuara, si dhe mungesen e humorit ne te gjithe veprat (perafersisht). Ne kete aspekt ai nuk ishte kurre lider ne politike. Rradhitet ne nje nga shkrimtaret qe te prek shpirtin kur lexon veprat e tij. Ai diti te qendronte larg nga modelet melankolike dhe te vetmuara qe karakterizonin poetet e kohes, duke ditur te pranoje peripecite jo gjithmone te lumtura te jetes se tije per ti bere eksperienca thelbesore dhe te mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human. Shkrimet e tij harriten te mbulonin te gjitha gjinite letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus ne te gjithe Europen. Biografia Gjate rinise se tij ndoqi te atin Léopold-Sigisbert Hugo, ushtarak i ushtrise se Bonapartit, qe guxonte te merrte me vete ne spostimet e tija, te shoqen Sofia Trébucher, dhe te bijte Victor, Abel dhe Eugene. I ati pati dhe nje rol deciziv per kapjen e Fra Diavolo ne Itali per kete u emerua Guvernator i Avellinos; me tej u dallua eshe ne Spanje, ku Bonaparti i dha graden e gjeneralit. Ne periudhen nga 1815 deri ne 1818 Viktori frekuentoi per nje periudhe, per te plotesuar deshiren e atit, Politeknikun e Parisit, por shume shpejt i la studimet teknike per t’iu dedikuar letersise drejt se ciles e shtyu e ema. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sebashku me vellain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819); shkroi me pas Odet dhe poezi te ndryshme (1822) dhe shume shkrime te tjera deri tek Odet dhe balada, qe i vleu nje rent prej 1 mije franga nga ana e mretit Luigji i XVIII. Ne 1823 u martua me Adele Foucher nje shoqe femijerie; dasma u kremtua ne kishen e Saint-Sulpice (ne te njejten kishe ku u pakezuan markezi François de Sade dhe Baudelaire). Ne te njejten periudhe nisi te frekuentoje rrethin e romantikeve te parisit mes te cileve edhe ate te Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden kater femije: Leopoldine, Charles, François-Victor e Adèle. Zbulimi, mbas disa vjetesh, e trdhetise se te shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta coje te beje nje jete te lire; e dashura e tij per gati 50 vjet u be Juliette Drouet, nje aktore teatri te cilen e njohu gjate provave te Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qendroi gjithmone prane pavaresishte tradhetive te shumta te Viktorit. Babai i Romanticizmit Ne 1827 shkruan dramen historike per teatrin Kromuell, ai qe u konsiderua si manifestimi i teorive te reja romantike, ndersa ne 1830 u prezantue Hernani ne Komedine Franceze; prenzantimi u nderpre nga perplasjet mes mbeshtetesve te Hygos me disa horra. Puna megjithate iu njohe nga shefi i shkolles se re romantike. Vete Hernani u kompozua me muzike dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Ne 1841, Hygo bente pjese ne Akademine Franceze, ndersa ne 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati nje sukses te menjehershem dhe te gjere. Ne 1843 mbytet e bija Leopoldine dhe dhendri; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar ne gazeten Siecle ( shekulli ). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punes teatrale “I Burgravi” ne 1845, i shkaktoi nje depresion te madh qe do ta mbaje large botes letrare per 10 vjet. Ne te njejtin vit emerohet Par i Frances nga mbreti Lui Filipi i Orleansit. Ne 1848 Hygo bene pjese si deputet ne Asamblene Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell ne pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi te sillet ne menyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kunder varferise dhe shtypjes qe behen nderkohe gjithnje e me pak te tolerueshme. Mergimi Keto kontraste e cuan Hygoin te arratiset ne ishullin Guernsey, duke e shtrenguar keshtu te jetoje ne mergim per 15 vjet. Por, Hygo, gjate mergimit nuk pushoi kurre se konsideruar nga francezet si Babai i atdheut ne mergim. Mbyllet keshtu per te nje periudhe e lumtur, edhe pse me kntraste te forta, dhe po hapej nje tjeter ne te cilen do te merrte forem figura mitike e tij ne poetike qe duhej me pas ti dorezohej tradites historike letrare. Shkruan,duke shprehur ndjenjat e tij me personale, satira “Napoleone on i pettit” ( Napoleoni i vogel) 1852 dhe vargjet “Chatimente” (Ndeshkimet) 1853 qe evidentuan ne menyre te shenjuar dhe polemike veprimet e Napoleonit III. Me inspirim humanitar ishin veprat Les contemplations (“ Mendimet”) (1856) dhe me “ Legjenda e shekujve” Hygo pershkoi historine e njerezimit nga Gjeneza ne shekullin e XIX, veper qe u publiku ne tre pjese: pjesa e pare ne 1859, e dyta ne 1877 dhe e treta ne 1883. Shkroi ne te njejten periudhe veprat e tij me te njohura qe do perconin famen e tij ne te gjithe Europen si “Te mjeret” (1862), “Punetoret e detit” (1866), dhe “Njeriu qe qesh” (1863). Gjate kesaj periudhe nuk iu kursyen fatekeqesite: ne 1855 vdes vellai i tij Abel, ne 1863 vajza e tij Adele cmendet dhe arratiset ne Kanada, ne 1868 vdes edhe e shoqja dhe disa niper, por ne te gjitha keto fatkeqesi do te kete gjithmone prane besniken Zhuliet. Impenjimi anti-monarkik e coi ne nje publikim te ri dhe shume me te mbyllur publicistik ne favor te ideve demokratike. Me mergimin impenjimi i tij anti-napoleon (Napoleoni i III) nuk pushoi. Ai talli perandorin e ri ne vepren e tij Napolé on le petit ( Napoleoni i vogel), 1852. ne librin Les châ timents (ndeshkimet), 1853 dhunes verbale i pergjigjet dhuna e diktatorit; ajo ishte e vazhdueshme ne Les contemplations (“ Mendimet”), 1856 ne te cilen shkrimi behet kozmologji morale qe vesh cdo fat njerezor, shprehje e jetes se brendeshme dhe e rikuperimit te memories ne nje dimension mitik. Te vitit 1862 jane romanet “Te mjeret”. Ne 1866 i pason “Punetoret e detit”, veper e pasur me figura fantastike dhe sureale. Kushtet proletare behen gjithnje e me shume kusht romantesk, shkrimtari gjendet gjithnje e me shume ne prove me fatalitetet e gjerave (deti, natyra) dhe me fatalitetin e gjithepranishem te zemres njerezore. Rikthimi ne atdhe Rikthimi i tij ne atdhe ndodh ne 5 shtator 1870, pas mposhtjes se Napoleonit te III. U prit nga nje turme brohoritese dhe entuziaste qe kishte ardhur per te pershendetur rikthimin e tij ne Paris. Shtepia e tij behet serisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi qetesine duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93” (1873); shkroi poezi tetjera, disa ne lidhje me jeten e tij familjare si “Femijet e mi” (1874), dhe poezi te tjera satiro – politike si “Babai” (1887). U rikthye serisht te beje pjese ne Senat ne 1876. Ne 1878 goditet nga nje kongjestion celebral por kjo nuk e pengoi – pavaresisht se semundja e detyroi te pakesonte aktivitetin e tij – te coje deri ne fund “Torquemada” (1882), nje veper mbi fanatizmin e inkuizicionit qe kishte nisur disa kohe me pare. 80 njetori i tij u festua nga nje turme festuesish qe vendoste lule perpara shtepise se tij; disa muaj me vone do te goditej nga nje zi e re, me vdekjen e besnikes se tij Zhuliet. Hygo qendroi per ta qare i vetem deri ne 22 mars 1885, pra deri ne vdekje ne shtepine e tij ne Paris. Trupi i tij u vendos per nje nate nen Harkun e Triumfit dhe u shoqerua nga 12 poet. Ne ceremonine e tij te varrimit moren pjese persona te ardhur nga cdo cep i Frances. Tashme Viktor Hygo (1802-1885), ne romanticizem te plote, kisht filluar te fiksonte prototipin e kllounit tragjik me personazhet e Tribuletit dhe te Guinpleinit, respektivisht protagonista te veprave Le roi s’amuse ( Mbreti defrehet ) dhe L’homme qui rit ( Njeriu qe qesh ). Ky roman i fundit ( 1869 ), ne vecanti, eshte nje veper pak e njohur e Viktor Hygos, ne te cilen shfaqen opinionet dhe angazhimi i tij politik. Ne kete veper Hygo e vendos njeriun perkundrejt shoqerise shfrytezuese, dhe zhvillon pikepamjet e tij demokratike mbi te kaluaren dhe mbi epoken e tij. Ne pjesen e pare te romanit qe perben nje te treten e te gjithe vepres, fabula nuk e kapercen pikelidhjen: Guinpleni i braktisur shpeton vogelushen Dea dhe se bashku me te gjen strehe tek endacaku filizof, Ursusi. Personazhi i pare i denje per tu permendur qe hasim eshte nje shites ambulant me emrin Ursus. Shoku i tij i vetem eshte Homo, nje ujk i zbutur. Ursus jeton ne nje karvan, me te cilen spostohet nga panairi ne panair per ti shitur njerezve kurat e tij popullore. Ngjarja zhvillohet ne nje breg deti diku ne kontinentin europian: eshte nata e 29 janarit 1690. nje grup njerezish, identiteti i te cileve nuk na tregohet, pergatitet per tu nisur me anije. Para se te nisen, ata braktisin ne breg nje femije 10 vjec Femija, i deshperuar, i uritur dhe kembezbathur, endet neper stuhi derisa harrin nje forca, ku gjen kufomen e nje te varuri. Me tutje, zbulon te mbuluar me bore nje grua te vdekur nga i ftohti, qe mban ne krahe nje te porsalindur akoma te gjalle. Me ne fund strehoet ne nje karvan, qe zbulohet qe eshte ajo e Ursusit. Aty meson qe vogelushja eshte e verber. Ne pjesen e dyte, pjesa me e gjere e romanit, paraqitet Anglia aristokratike e fillimit te shek. XVIII – te, perkundrejt se ciles qendron si misherim i nje parimi moral me te vertet fisnik qe rrojne mes njerezve te mjere, heronjte kryesore: Guinpleni, Dea dhe Ursusi. Njgjarja spostohet perpara me 15 vjete. Takojme dukeshen Xhoziane, qe, e merzitur nga jeta e oborrit, meson se i vetmi sherim nga cdo merzitje eshte “Guinplein”, edhe pse nuk e di se cfare apo kush eshte ky Guinpleini. Femija i mesiperm, tashme, eshtebere nje burre 25 vjecar. Emri i tij zbulohet te jete tamam Guinplein. Nga femijeria e tij, na thote naratori, ka fytyren dhe buzet e shperfytyruara – gati sa formon nje ngerdheshje te frikshme. Jetimja e verber, me emrin Dea, eshte tashme 15 vjece. Ursus dhe cifti i te rinjeve jetojne me spektakole te vogla qe i prezantojne ne dite festash. Dukesha Xhoziane, duke marre pjese ne nje prezantim teatral, dashurohet me Guinplenin. Zhvillimi i subjektit kushtezohet, nga nje ane, dashurise se dlire te Guinplenit per Dean dhe pasionit te ulet qe ushqen ndaj Guinplenit bukuroshja demoniake, aristokratia Xhoziane, dhe nga ana tjeter, prej zbulimit te sekretit te origjines se Guinplenit, hyrjes se tij ne dhomen e Lordeve dhe fjalimin demaskues qe ai mban ne parlament. Gjete nje performance, nje nenpunes i shtetit e urdheron Guinplenin ta ndjeki ne nje burg ku po torturohet per vdekje nje burre me emrin Hardkuanoni. Ai e njohu aktorin, qe ai vete, 23 vjete me pare, e kishte shperfytyruar per ta bere nje palaco. Ne vitin 1682, gjate mbreterimit te Jakut te II, nje nga armiqt e mbretit ishte Lord Klencarli. Mbreti urdheroi vrasjen e fisnikut. Me vdekjen e tij, biri i tij, Fermen, trashegimtar i tokave te tij, iu dorezua, me ndihmen e Hardkuanoni, bandes se Kompracikos, tregetareve te femijeve. I malavitosi, ne 1690, me ne fund e kishin braktisur femijen, Fermen/Guinplein, gjate nje stuhie. I shperfytyruari rifitoi titullin e tij fisnik, por, mbasi beri nje fjalim ne Dhomen e Lordeve ne te cilen denoncon indiferencen e qeverise mbi kushtet ne te cilat jeton populli anglez, perqeshet per shkak te ngerdheshjes se tij te pavullnetshme. Heroi romantik qe ka sfiduar ne emer te popullit turmen e aristokrateve qe gajasen se qeshuri, mbetet i vetmuar. Ne bresherine e talljeve dhe fyerjeve, ai ndien prapa shpines se vet mbeshtetjen e miliona njerezve, dhe kjo i jep force qe te vazhdoje. Por, vetem demaskimi me fjale del i pamjaftueshem per te ndrequr rendin shoqeror, dhe Guinpleni deshton ne orvajtjen e tij per ti bere aristokratet te kuptojne te verteten. Megjithate, fjalimi i tij pershkohet nga nje optimizem social, i dreitohet te ardhmes. Vendos te kthehet tek Ursus dhe Dea. Guinpleini u bashkua me te dashurit e tij nderkohe qe keta gjenden mbi nje varke, ne pritje per tu nisur per ne kontinent. Kur Dea ndjen prezencen e te dashurit, vdes. I riu e “harrin”, duke u hedhur nga anija per tu mbytur ne det. “Ursus, ankohej, oh i mjeri une!, qe nuk kam qare kurre. Serbatori i i loteve ishte plote. Nje rezerve e tille, i cili eshte mbledhur, pike per pike, dhimbje mbas dhimbjeje, gjate gjithe egzistences se gjate, nuk boshatiset ne nje cast. Ursus Renkoi gjate. Loti i pare eshte nje shpim. Qau mbi Guinplenin, mbi Dean, mbi veten e tij, Ursusi, mbi Homon. Qau per te gjithe ate per te cilen kishte qeshur. Pagoi edhe per te prapambeturit. E drejta e nje njeriu per te derdhur lote nuk jepet me recete”. Finalja tragjike e romanit nuk e pakeson besimin ne clirimin e ardhshem te njerezve te shtypur, sepse ne anene e heronjeve mbetet forca e pathyeshme e drejtesise morale. Demokratizimi i flaket i Hygoit qe shihte tek populli burimin e te gjitha forcave te gjalla dhe krijuese te kombit, urrejtja e tij per te gjithe shtypesit e popullit, - te gjitha keto percaktojne pathosin ideologjik dhe vleren artistike te romanit “Njeriu qe qesh”. Personazhet Secili nga heronjte e romanit eshte nje figure, rendesia dhe kuptimi i se ciles del ne pah jo vetem nga fjalet dhe veprimet e veta por, edhe nga pershkrimet e autorit qe i prijne ose i shoqerojne veprimet. Figurat e paraqitura ne roman, kane pak vecanti konkrete te shek XVIII. Forcen bindese artistike ua jep atyre jo aq perputhja me epoken e dhene sesa vertetesia e pergjithshme sociale e psikologjike. Moria e personazheve te dhene ndihmojne ne zhvillimin e veprimit dhe e nderlikojne intrigen e romanit. Ata i nevojiten autorit per te vene ne dukje edhe me teper me ane te kontrastit mes tyre fisnikerine e shpirterore, pastertine morale dhe humanizmin e larte te heronjeve te tij pozitive.


Portreti i Deas Dea tashme ishte 16 vjece. Ajo ishte e zbehte, me floke te zeza, me shtat te hedhur, te hajthet dhe aq te holle, sa dukej sikur po keputej ne mes, e bukur si hyjneshe, me syte plote drite por, e verber. Verbesia i kishte bere te palevizshem pergjithmone bebezat e asaj femije, e cila tani ishte grua. Ne fytyren e saj, qe nuk mund te pershkrohej nga drita, kendet e buzeve te varura me trishtim shprehnin nje deluzion te hidhur. Syte e saj, te medhenje e te shkelqyer, kishin nje veti te cuditeshme: ishin te shuar per te por, shndrinin per te tjeret. Pishtare te mistershem, te ndezur, qe ndriconin vetem boten e jashtme! Leshonte drite ajo qe s’kish per vete. Syte e saj vezullonin. Ajo roberesh e erresires kthjellonte ambjentin e ngrysur ku jetonte. Nga fundi i terit te saj te pasherueshem, qe prapa atij muri te zi qe quhej verberi, ajo shndrinte. Nuk e shihte diellin tone, por tek ajo shihej shpirti i saj. Veshtrimi i saj i vdekur kishte nje palevizshmeri qiellore. Ajo ishte misherim i nates dhe ndrinte si yll, ndrinte ne ate erresire te dendur qe e rrethonte nga cdo ane. Ursusi e kishte pakezuar me emrin dea dhe ajo padyshim qe shembellente me nje perendeshe. Ajo vogelushe perfaqesonte boten qiellore. Ligeshtia e saj eshte ne te vertet plotefuqi. Ngjashmeria dhe uniteti i te dy figuarave Te dy keta personazhe edhe pse ne dukje te kundert ne thelbet e tyre ishin te njejte. Ne te dy ishte misheruar mjerimi njerezor. Dukej sikur kishin ardhur ne kete dhe nga bota e hijeve: ai nga pjesa ku mbreteron tmerri, dhe ajo nga pjesa ku mbreteron erresira. Kete terr Dea e kishte brenda ne veten e saj, kurse Guinpeni ne fytyren e tij. Dea kishte dicka si fantazem, kurse Guinpleni dicka si hije. Dea rrethohej nga nje hon i zi, Guinpleni dicka edhe me te tmerrshme. Per Guinplenin qe kishte sy ekzistonte edhe mundesia per tu krahasuar me te tjeret. Te kesh sy ne te cilet nuk pasqyrohet bota e jashtme, eshte nje fatekeqesi shume e rende, por jo aq e madhe sa te jesh enigma e vetvetes. Dea kish nje tis mbi syte e saj, Guinpleni kish nje maske: fytyren e tij. Te dy ishin te vetmuar. Vetmia e Deas ishte e trishtuar: ajo nuk shihte asgje. Vetmia e Guinplenit ishte ogurzeze: ai shihte gjithcka. Mbi ta rendonte denimi i kobshem i fatit, dhe fati nuk e kish shnderruar kurre me aq mjeshteri jeten e dy qenieve njerezore te pafajshme ne nje vuajteje te paprere, ne nje torture te sketershme. Dhe, megjithate, ata ishin ne parajse: duheshin. I endur me kontraste, figura e Guinplenit vihet perkundrejt figures se Deas dhe njekohesisht eshte i lidhur me te ne menyre te pazgjidhshme. Nga njera ane kemi nje shemtim te dukshem, nga ana tjeter nje bukuri te natyrshme dhe te verber. Te dy jane misherim i vetive pozitive qe karakterizojne njerezit e popullit: pasterti morale, pasuri shpirterore, dliresi ndnjenjash, aftesi per te dashuruar dhe vetemohim. Fatet e tyre jane te pandashem nga njeri – tjetri. Ai eshte syte e saj, dhe ajo fytyre e tije.

. Romantizmi ne vepren e Hygoit Romanticizmi ishte nje levizje komplekse shpirterore dhe kulturore qe prodhoi nje rinovim te thelle ne letersi, ne art dhe ne mendim, ne politike dhe ne zakone. Romanticizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmerise qe u verifikua ne Europe ne fund te shekullit te XVII. Mes poeteve te rinje te perfshire ne rrymen e Romanticizmit ishte edhe Viktor Hygo, qe atehere ishte 25 vjec. Ne publikimet e tija lirike, dicka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinise dhe i theksimit te romanticizmit, idhull i gjenerates se re ne vargjet e tij shpreh brendesine e shpirtit. “Njeriu qe qesh”: nje nder librat me te bukur qe kam lexuar. Ne veper munda te vihet re pastertia ne pershkrimin e atyre qe jane sjelljet dhe karakteristikat tipike e races njerezore, ato jane realiteti qe Hygoi harrin ti beje te pavdekshme me fjale te thjeshta. Ne “Njeriu qe qesh” autori ka vene ne dukje kontradiktat e forta te botes qe ka pasione qe shpesh shkojne ne kahe te kunderta dhe kurre paralelisht. Dashuria e paster dhe e dlire, lakmia per prestigj, luksi si hobi: te gjitha keto pasione jane mbledhur ne te njejten shoqeri qe diferencon per dukje dhe qe nuk harrin te shikoj me tutje, por vetem te qeshe me fatekeqesin. Ne kete liber kuptova qe njeriu fshihet o mbas se keqes, ose vdes per dashurine. Kur e lexova librin mbeta e mahnitur nga embelsia dhe ndjeshmeria e personazheve qendrore qe me lidhin drejt per drejt me autorin. Romanticizmi dhe dliresia i vesh personazhet kryesore ne cdo veprim, mendim dhe fjale. Sociologjia romantike e Hygoit shihet vazhdimisht ne trajtimin metafizik te rendit shoqeror anglez si ne te kaluaren ashtu edhe ne te tashmen.Romantizmi i Hygoit shfaqet ne menyren e trajtimit te materialit historik konkret. Ai behet mbrojtes i madh i te drejtave te njerzve dhe shpreh “revolten e shpirtit” per shtypjen e padurueshme te popullit te thjeshte. Hygoi shume mire mund te prezantoje vete esencen e Romantizmit, duke u bere metafora e gjalle. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e shumellojte dhe kaq komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, pervecse domethenese, “perfaqeson nje sinteze fatesh te ketij shekulli, mbi te gjitha te kontrdiktave te tij dhe te ambivalencave te tij, dhe te problemeve qe perbene dhe ndertuan kete pasuri te cmuar.