Përdoruesi:Vehbi miftari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Dr. Vehbi Miftari, doktor i shkencave filologjike, u lind më 05 maj 1971, në Dumnicë. U shkollua në Prishtinë dhe jashtë vendit. Në vitin 2000 në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgari), ka kryer një specializim në fushë të medieve dhe të komunikimit. Një vit më vonë, i ftuar nga Federata Europiane e Gazetarëve (IFJ) ai ka qenë për specializim në Strasburg (Francë), në fushë të komunikimit publik. Më 2006 magjistroi me temën “Forma dhe metoda të kritikës letrare shqipe – Konica, Maloki, Kuteli. Në prill të vitit 2008 qëndroi për studime paradoktorale në Universitetin e Vjenës, sponsoruar nga Ministria e Jashtme e Austrisë, kurse më 2009 u doktorua në filologji, me temën Kritika letrare shqipe dhe moderniteti (Rrethi e individualiteti).

Ka punuar si gazetar e redaktor i kulturës në gazetën e përditshme “Zëri” (2000-2002), pastaj udhëheqës i Sektorit të Bibliotekave dhe të Botimeve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës (2003-2004), kryeredaktor i revistës për kulturë, art e letërsi, “Fjala” (2004), ndihmësdrejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës (2004-2005), redaktor në gazetën “Bota sot” (2006-2007), shef i Departamentit të Informimit në LDK (nga viti 2007 deri më 2010). Nga tetori i vitit 2007 u angazhua si mësimdhënës në Fakultetin e Filologjisë (Dega e Gazetarisë) të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron lëndët: Teknikat e shkrimit, Studime të integruara, Shkrim kritik dhe analizues etj, si dhe në universitetin “AAB – Rininvest”, si mësimdhënës i rregullt. Aktualisht Miftari, profesor i asociuar, është dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale në universitetin “AAB-Riinvest”, në Prishtinë, si dhe drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Marrëdhënie me Publikun, “IMP”.

Miftari i flet rrjedhshëm disa gjuhë të huaja: gjuhën angleze, atë italiane, gjuhën gjermane, si dhe atë serbokroate. Gjuhën frënge e ka zgjedhur si gjuhë të literaturës. Ka botuar gjashtëmbëdhjetë libra dhe qindra artikuj, kryesisht në fushë teorisë dhe të kritikës letrare, në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja.

Ai është po ashtu zë autentik në poezinë shqipe. Deri më tani i ka të botuara tre libra poetikë, ndërsa është në proces të botimit të librit të tij të katërt me poezi. Po kështu, ai i ka të botuara dhe dy libra publicistikë, duke u dëshmuar si një zë autentik edhe në diskursin publik. Po ashtu, Miftari njihet si promovues i lirisë së shprehjes dhe i të drejtës për informim. Në këtë fushë, krahas dhjetëra artikujve, ai ka botuar edhe një libër.

Disa nga librat e Miftarit janë: Mëngjes në pasqyrë, 1995; Figura në rërë, 2000; Teoria e objektit, 2001; Bibliotekat në Kosovë dhe qasja në informata, 2004; Modeli kritik - Konica, Maloki, Kuteli, 2005; Libri i mallit (Poezia e Ernest Koliqit), 2005; Etika politike dhe Kosova 2006; Maloki: Fryma nacionale në letërsi, 2006; Rugova: Vizioni nacional, 2007; Kritika e tekstit (Arshi Pipa), 2007; Kritika dhe moderniteti, 2008; Muret nuk mjaftojnë, 2008; Teknikat themelore të shkrimit, 2009; Albanian Metatextual Literature, 2012. Te shihet: http://www.amazon.com/Albanian-Metatextual-Literature-short-introduction/dp/3848406594