Përdoruesi diskutim:Banushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Shaban Cakolli

"TOKË DARDANE"

 "DODONA"

BIBLIOTEKA"SHTIGJET"

Redaktor: Sabri Bresa

Recensent: Adem Istrefi

Ballina: Agim Morina

            KA KOHË

Ka kohë që jam duke u ngjitur Lugut të Blertë të Gërmisë.

Ka kohë që ujë pi në krojet e fëminisë.

Ka kohë që më janë ngatërruar kohët dhe nuk e di kur fillon e kur mbaron Ëndrra.

ARBËRIA

Më e moçme se Hëna është Arbëria, rrënjët i shtrin tek mitet ilire ku^perëndesha Dea qumësht i jep gjarpërit të shtëpisë.

Ëndrrat arbërore me Qerren e Diellit udhëtojnë për të pushuar në svastikën e djepave tanë.

Derisa flenë arbërorët dy shqipe të pagjuma ëndrrat na i ruajnë

netëve me hënë.

DARDANIA Ja këto janë ato vise ku pemët piqen në dimër e lulëzojnë në verë.

Fëmijët dardanë këmbëzbathur ecin nëpër acarin e shekujve për të arritur në tokën e premtuar.

Kjo tokë është Dardania e gdhendur në atë mburojë që e mbajnë luftëtarët e saj nëpër betejat që s´i regjistroi historia.

ZHGËNJIME

Evropën e krijuan së pari me mite e legjenda.

Erdhi nga antika në katër këmbë në përrallat moderne me urinë e Kronosit.

Djepi i saj ku i dhamë qumësht legjendash ende përkundet bosh në gërmadhat e Ballkanit.

LEGJENDA E ROZAFATIT Një fëmijë kërkon gji nga guri.

Nëna e murosur me qumështin e saj ruan qytetin e Shkodrës nga ushtat e helmuara të legjioneve romake.

Më kot babai fëmijës së vet i rrëfen rrugën e përgjakur deri te kënga e lahutarit.

Ai s´do të kthehet pa i pirë dy-tri pika qumësht nga legjenda e këtij shekulli.

DUKE SHIKUAR ORËN

Një shekull iku duke shikuar diellin me zenit.

Ku mbet ora jonë që mat rrjedhën e gjakut në histori?....

Pena ime gërryen mbi letër hieroglifet me të cilat kam shënuar kronologjinë e lindjes deri në perendim të epokës së gjakut.

DRURI I JETËS

Liliane Perrin-it

Ajo vdiq në nëntor dhe flamujt e fateve tona i zbritëm në gjysmështizë.

Liliane Perrini-i, medalon i përjetshëm ne do ta mbajmë të varur në kujtimet tona.

Ajo iku në nëntor dhe vjeshta hyri me verdhësi në visoret e ëndrrave duke shkundur gjethet në Drurin e Jetës.

ËNDRRAT Na mbytën ëndrrat e dheut të huaj

Edhe netëve të pagjumë bredhim të përhanshëm hapësirave të bleruara të vendlindjes.

zgjohemi me ëndërr në qepallë, dhe ngrysemi mbi pjalm gjumi në bebëzen e lulëzuar.

Vetëm një grusht dhe Kosovë do të na sjellë pushimin e trupit dhe qetësinë e shqisave tona.

ROJA E TUFËS

Kur këndon Baca Nazif fotografitë në mur lotojnë nga malli: "Ngjitet tufa me këmborë, u prinë dashi me kurorë..."

Në karrige ahu që ka lëshuar gjethe rri ulur duke i rënë kavallit i zgjon bylbylat e mallit në kopshtet e largëta nëpër këngë.

Nëpër mure zhagitet hija e dashit të therrur kurban për festën tonë të motmotit.

MALLI PËR FSHATIN E LINDJES

Arën me grurë e solli në dhomën e stolisur me kallij të vendlindjes.

Këtu në këtë qytet të huaj as gruri se ka ngjyrën e bebëzave tona: është jeshil si zhapini tek rrezitet mbi shkëmbij.

U poqën kallijtë në dhomë nga malli ynë ngjyrë bakri.

PLAGA E KURBETÇARIT

Është plagë

e nuk mbyllet kurrë

as nëzemër, as në shpirt.

Stinët ndërrojnë, datat në kalendar, akrepat qarkojnë rrathët e ferrit. koha rri e ngrirë në kujtime.

Plaga ime kullon gjak pika-pika mbi kujtime....

SHAMIJA

Ma dha shaminë që pat fshirë lotin që ia shkrumoi faqet.

Kur u zgjova nga gjumi me të i fshiva kujtimet e lëndimet e zhubrosura...

Po njelmësinë e mërgimit,

me se do ta fshija, me se do ta hiqja?

RASAT E MËRGIMTARIT

Një jetë e nemur e lakuar nëpër rasa.

Në emërore:Iliri! në kallëzore:Dardani! në rrjedhore:Kosovë!

Thirrorja është zhdukur se nëna s´na dëgjon.

Emri ynë edhe sot lakohet nëpër histori.

NË KUJTESË

Dikush qan mos po qaj unë?

Me ninullat të bukura mí ndizte nëna dhe qirijtë qiellorë mbi kokë.

Mbi kokë, pleqëria se ç´m´i shkundi borërat e Sharrit e duke bredhur meridianeve ninullat e nënës s´mú ndanë.

Dikush qan mos po qaj unë?

MALLI

Kur e lash shtëpinë dhe ika nëpër botë nëna deri te pragu i shtëpisë më përcolli me lotë.

Ika unë i mjeri nëpër baltë e terr, nëpër shteg ylberi vajta drejt në ferr.

Dielli rri i ngrirë në qiellin e huaj duke ma ngrohë jetën me javë e me muaj.

Rrudhat e pleqërisë s´ma shuajnë atë zjarr që në vendin tim të kem një copë varr.

REFREN KURBETÇARI

Kafka të ngjitura për lëkurë që jetën s´e shijojnë kurrë duke kujtuar lodrat e fëminisë vrapin e bagëtisë në fushë mallin që është përzier në këtë tymnajë.

Kush do túa ushqejë shpresën ata që kurrë s í sheh të qeshur, Rini e mbështetur për mur deri kur?

KROI I AHUT

Nën shiun plak diku në mal buron me currila uji kristal.

Rrjedh uji ngadalë malit tatëpjetë, siç rrjedh nëpër vite malli im për jetë.

Një ylber kujtimi rrjedh nëpër mote prej zemrës sime deri te zemra jote.

BYLBYL I LUMTUR Ti në kafaz unë mes natyre ti këndej e unë

matanë pasqyre

Ti lart në qiell e unë poshtë në tokë, as për një shekull s´bëhemi shokë.

Eja të ndërrohemi për shekullin e ri.: unë pëllumb ti bëhu njeri.

DITË E VONUAR Si pikë uji nga shkretëtira bëhu oazë dhe mbushi burimet që t´i freskosh zemrat e djegura nga vapa qiellore.

Dhe eja ditë e ëndrrave të bardha!

NËNA

Fjalë e qëndisur me shkronja ari te kokat e shqiponjës në flamur.

U rritëm nëpër shekuj në prehrin e saj, me bazybenë që na e lidhi për qafe bredhim nëpër histori.

Edhe sot në kurbet në ëndërr netëve dimërore më flet.

DALLËNDYSHES

Shko në kopshtin tim këput veç një mollë ma sill t´i marr erë të bëhem erë e saj.

Ma sill një lulëkuqe me ngjyrë të flamurit t´ma zdriti udhën e shtegun nëpër terr.

KËNGË QYQESH

Në pullazin e shtëpisë tubohen qyqet.

Netve me hënë majë oxhaku heshtjen mortore vetëm kënga e tyre e prish.

Mbështjell me ëndrra kobzeza nëna mallkon këngën e tyre mortore.

PARA XHAMISË SË MADHE NË PRISHTINË

Në Prishtinë para kafenesë"Besa" bërlyket shpresa për çdo ditë.

Para Xhamisë sëMadhe tubohet mëngjeseve rinia për të shitur rininë e vet.

As me pishë as me qiri kurkund s´gjen mall më të lirë në treg.

BOTA E TJETËRSUAR

Shekuj me radhë po lind engjëj dhe tiranë.

Rruga ku takohen shtruar me të zeza, mbretëri e tyre shtrihet në varreza.

DHEMBJE

Ngricë përjashta e ngricë përbrenda ku të gjejnë zemrat pak ngrohtësi dashuria ku do të shkrijë?!

Duke pritur ata që ikin duke pritur ata që s´vijnë më të vocërr po bëhen fëmijtë. Po Gjeto Basho Muji kur do ta kapë thikën për ta mbytur frikën?

NETËT PA GJUMË Dhoma fle po shtati im sé ndjen qetësinë: mendimet bredhin nëpër visore, qelizat ëndërrojnë sferat e dritës ndërsa eshtrat parandjenë se do të bjerë shi.

Në mua s´ka qetësi: zemra troket në një portë ku e dashura ime qëndis pajën e fëmijëve tanë të palindur.

Në një ëndërr hap një dritare: fluturat e dritës vërshojnë nëpër perde dhe shëndrrohen në fluska drite.

Zgjohem dhe shënoj në ditar: notat e një kënge të harruar në një legjendë.

PËLLUMB I HUAJ Ai nuk e njeh qiellin tim që e ruaj në bebëz. Di të fluturojë vetëm mes reve me tym që na i ngulfasin mushkëritë tona fshatare.

Më kot shikojmë nga qielli ai asnjë lajm nuk do t´na e sjellë nga shtëpitë tona mbuluar me mall.

Edhe gugatjen e ka në gjuhë të huaj As dreqi s´i merr vesh figurat që bën tek fluturon nëpër qiell.

Më mirë është t´ia vënë një degë dafine në sqep dhe të lutemi të na sjell paqe në këtë globin tonë gjysmë tokë e gjysmë ujë loti.

NË PRITJE A do të kthehet ndonjëherë si zog shtegëtar për të marrë vezën e harruar në pullazin tonë.

si stalagmit mijëvjeçar pres i shtangur fluturimin e tij nga vendlindja unë Ago Ymeri vetë.

VENDI IM Natë për natë shëtis visoreve me hënë buzë lumit, fushave me grunaja, pyjeve të gjelbëruara.

Krojet gurgullojnë në gjuhën e këngës bari pëshpërit baladën për Rrushen e Rexhës, era zgjon mallin e fjetur në zemër.

Natë për natë bredh bulevardeve të ëndrrës dhe në shtëpi nuk arrij kurrë.

RRUGËT E MIA Jam udhëtar që kërkon Itakën e vet.

Meridianeve të Europës shetita, nëpër hotele luksoze kam fjetur dhe asnjë çast pushimi nuk pata

As buka s´pat shije as uji i kroit, pa i prekur nëna ime.

Shesheve të qyteteve u mungonte aroma e blirëve të buzërrugëve të mia.

Dhe vazhdoj rrugën dhe s´di kush më shtyn e në Itakën time s´arrij kurrë.

BOTA E MASKAVE Është bërë bota si laraska krijon fytyra me dy maska, një dje, tjetër sot, nesër duket si robot.

NË BRENDI E sotmja qan të nesërmen, të dyja në shpirtin tim ndeshën, unë mes tyre përpiqem të arrij triumfin.

PISHTAR DRITE Fadil Sylejmanit

Pishtar drite në qiellin e shqipeve: e sjell pranverën në stinët tona, ngrohtësinë në kujtime, shënon vitet e dritës, që arrijnë nga stërgjyshërit tanë. Meshtar i të dielave tona kur besimtarët bien në gjunjë tek predikon të ardhmen.

Qiri i Naimit që shuhet për të bërë dritë për poetin e tretur në bardhësinë e letrës.

I HUMBURI Kur deshi të kalojë nëpër pragun e dy stinëve u rrëzua në gurin e moshës.

Buza i rrodhi qumësht se ende dhëmbët e qumështit s´i ishin ndërruar çunit.

Tashti ndjek gjurmët e stinës duke ëndërruar mustaqet e misrit t´i rritën nën hundë.

USHTRIMI I DURIMIT Digjet si Ago Ymeri për fjalën e dhënë: besë sot a ka ndër burra?

Thinjat e durimit iu nxinë dhe rishtas iu zbardhën nën flakën e ftohtë që digjet nëpër fjalë.

S´ka zjarr që ia pjek kulaçin që ia gatuan e bija e mbretit. Ai do të kthehet pas nëntë vjetëve te nusja e vet.

MALLËNGJIM Motra kur u bë nuse hapi portat e ngujuara të një stine të re.

Qerrja e kuqe me katër rrota kohe kaloi mbi fëmininë e saj.

Motra iku! Ç´zog do të këndojë në drurin e manit mallin e saj?

ELDORADO Aty sundon vetëm një stinë: gjethet thahen në bebëz ku bën vapë tropikale.

Aty mbretëron vetëm një kohë: Doruntina do t´mbetet pa u martuar se treqind krushq kanë humbur rrugën deri te shtëpia e saj.

Çika potureshë këndon balada me një kurorë gjaku në kokë.

El Dorado është ëndrra jonë shekullore. 'Tekst i theksuar'''Tekst i trashë''' Shembull.jpg

LETËRSI"KRISMA E FJALËS"Shaban Cakolli[redakto | redakto tekstin burimor]

PËRMBLEDHJA POETIKE: "KRISMA E FJALËS";SHABAN CAKOLLI

JEHONA E SHEKUJVE

Aty pran trotuarit rrokaqielli përgëdhel yjet më poshtë nën hije purgatori tenda e fshehur e mallkimit

Në guvën e shpirtit

Në guvën e shpirtit

Shpresa – ylber amshimi ngrihet hark në qiell nënë të cilin rrjedh lumi i amshimit

Kush është ai trim që mund ta kapërcejë harkun e fatit të vet që poemën e vet ta dëgjojë për së gjalli

FJALA JUAJ

Në kujtesë do mbetet ajo fjalë që vjen maleve me flakën e kushtrimit heu kush është trim se ora ka ardhë ujkun e çalë ta heqim zvarrë nëpër baltë

UNË DHE MALLI

Tërë natën bashkë unë dhe malli

na mbyti halli i kësaj jete jallane

Kur s’kam gjumë fare ndez një cigare brengat t’ kthej në tym

DROJA

Druaj se djalli me xixa stralli na vizaton yllin midis balli

Vijnë pastaj hijenat t’i grisin pelenat e foshnjeve të palindura .

Këta klysh popi soji e sorrollopi që të pijnë gjak populli shekulli s’i ngopi

Në këtë rreth harkor të rrugëtimit mizor vetëm lëmshi i fatit na mbeti në dorë

FJALA E HUMBUR

Mbeta pa fjalë a ditën kur jam nisur në jetë rrugëve të paruugë në dritë e mugë

Në guvën e shpirtit ndryer është qe një shekull e betuar nën dritë qiri para ikonës sate liri

KAPTINA II

GJURMË PAS GJURME

E GJATË KJO NATË

Sonte gjithçka po fle në qetësinë ë vet

Në dhomën time qielli i ka ndezur fanarët të mos tremben qelizat që tajisin lëngun e jetës

të gjatë shekujt që flejnë dhomat flejnë qytetet sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët bëjnë qarqe, nëpër vargje të regjur si gëzofet shkrihen në vuajtjet e popullit.

E NDIEJ HUMBJEN

Viti shkel vitin pesha bie pingul në shpirtin tim tretur në mërgim

Një pjesë e diellit m’ është shkëputur nga qielli i bebëz nga hija e lotit tim derdhur në dhe të huaj

Nëse unë s’ kthehem hija ime do të bredhë trotuareve të nbotës pas mallit tim

Për çdo natë e bëj nga një shtegëtim në mendje për në shtëpi për amanetin e nënës para se të japë lamtumirën pranverave të ikura pa kthim

HALL MBI HALL

Turma shkojnë turma vijnë mbijnë si bari i keq në faqen e blertë të globit

Prej shekulli në shekull kërkojnë lëmoshë trotuareve të fatit

Trokasin në portë të hapur kastat luksoze të ngopura parfumnesh të një biznesi të ndyrë

ORA JONË

Gjurmë pas gjurme bjeshkë pas bjeshke na ndoq sopata shpatën nëpër shekuj

Këtu varrë e atje varrë më bëhet shpirti mulli ere në skëterrë pas skëterre deri kur të bredh me bredh kështu,o shpirti im? nga të palarat e botës pelim

Këtu s' jam atje s’më lënë, o nënë

qenia ime e ndarë në dysh në udhëkryq

E BUKURA MORE

Moj e bukura More si të lash, e më s'të pash si të lash, si të lash si të lash, e më s'të pash (popullore)

Ec nëpër të kaluarën për ta gjetur të ardhmen ëndërro shqip, frymo shqip o Arvanit

Hy kalabrisht i dehur mendimeve arbërisht e jetën vazhdo prore e dasmën bëje pleqërisht

Edhe varrin hape me E bukura More

Rro sa malet me dhembjen shkëmbore buzë detit me shikim të humbur nga e bukura More

TY QË PO VJEN

Në këtë botë erdhëm njëlloj me rregullat e ngurta të natyrës

A lejon natyra pamjet me dy fytyra

Njëri maskë laraskë në atë degë të fatit që çukit kokrrat e inatit

Me kurriz për murriz tjetri kruan unazat e shekullit

LAMTUMIRË

Tërë kohën u rropate për këtë jetë bajate ndërtoje kulla prej letre rrokaqiej e pallate

Atë që bëje ditën rrënoheshin brenda nate

Falë të qoftë o miku im ky mashtrim

MORT

Të etur për gjak këta barbarë edhe në ëndrrat e tyre hapnin varr

Po nga varri i tyre s’ do mbijë as fije bari vetëm ndonjë gjethe ançari mund ta sjell era nga shkretëtira

KËNGË NË DARDANË

Metush Krasniqit

Në Dajkoc e në Dardanë anembanë këndohet një këngë përjetësie

Këndon bilbili maje lisit për një legjendë që e lindi fisi

Këndojnë në kor shkëmbi e lumi duke rënë nëpër fushë për shqiponjen e Krasniqes në qiellin e kuq të Kosovës

KOSOVËS

Kosovë copë fushe e Edenit me përmasa ëndrre me qiellin përplot shqiponja që ngrejnë qerdhe nëpër zemrat tona

PËR TY DRITË

Flakadan lirie që n driconte nëpër zemrat tona me shekuj

Shekull pagjumësie është ky c’ të bëjmë me ty në cilin qerpik si në shandan të vëmë në cilin qiell të bebëzave tona të grisura

Tokë e shenjtëe e Kosovës me këtë florë të kuqe gjaku me xixëllonja stralli që dalë kanë nga nga limfa jonë

NË BRENDI

Këndej gjithë zjarr e andej akull vetëm gjurmë e kthtërave të stinës në xham

Zjarri djeg leckat e stinës së ikur nga fryma e detit të strukur në gjethe bajameje

Një syth ëndrre zënë e ka zogun e bilbilit në kafaz

AS NË JETË;AS NË VARR

Më humbi shoku i shpirtit e zhdukën pa gjurmë këlyshët e ferrit

S' është askund as në jetë as ndër varre. s’është më hija e tij

Ai s’është askund se është gjithkund duke u dhënë shpirt gurit e drurit

KAPTINA III ZJARRI QË KA KOSOVA

LETRA E NËNËS

Më çoi nëna letër

shkruar më kishte me lotët e saj

Liqe i pafundë dukej pika e mallit që derdhur ish nëpër fjalë

Më shkroi nëna letër dhë një liqe malli e ktheu në avull vetëm me një fjalë

RRUGËS PËR NË QIELL

Sa herë mbi çati na këndonte korbi nëna e mallkonte thoshte: këndon morti

Shenjat e shenjta të krahut të shqiponjës u dukën në qiell dhe në palcën tonë rrymoi liria

ERDHI ORA

Pabesitë e bardha nga shekulli në shekull mallin për liri s'na shuan

Brigjeve të ëndrrave u përplas akullnaja në rropulli u trand liria e ujqërit uluritën e bjeshkët gjëmuan e u trembën majet me dëborë se erdhi ora e flakës së pashuar të zjarrit ilir

Dielli ka shndëritur qiellin e zemrave tona se jehoi zëri i Ademit se Hamza i zu pritën jehut të kushtrimit

i gjallë apo i vdekur i Besëlidhjes së Gjergjit jam për jetë

NË UDHËKRYQ

Këtej vihet andej shkohet rrugët tona s'mund të ritakohen. në brendi shpalos kujtimin tëndin dhe timin i vogël është hapi im pafund veç mall e trishtim.

PËRSE MË IKE

Më ike o mike, me mëngjesin e vjeshtës më le me hirin e mallit të ruajë atë gacë të fshehur të dashurisë

Mbeta në udhëkryq të dashurisë me sy kah qielli duke pritur pikat e lotëve të tu që do t’i sjellin retë ë kësaj vjeshte

E VËRTETA

Kur kreshnikët tanë i hapën hartat atyre në duar iu dogjën kartat

Lartmadhëria mbet lakuriq para pasqyrës u bë gaz i botës karikaturë e gjallë që të bën më lot të qeshësh

Gomari që shtihej ujk mbeti pa lëkurë dhe filloi të pëlliste deri në kupë të qiellit

Vetëm kur në gjyq e depozitoi mendjen u pa sheshit se burri i botës për mburrje e kishte trurin e gomarit

ETIKETA MIRËSJELLJEJE

Atyre iu iu dridhej buza e u kruhej zuza tek flisnin me romuza për luftën e madhe

Urrenin njeri-tjetrin tek i lanin faqet ndërsjellë me pështymën e puthjeve

Biografitë plot akuza kandidatë për biruca që kur lindën nga lluca

Trima para pasqyrës para kufomave dhe dhomave që kundërmonin ligësi

LOT KOSOVE

Sllav e shkja dhe djalli i zi na lakmuan edhe gjelbrimin e fushave tona në sy

As me vetëveten s’ lanë të flisnim njerëzisht për njerëzimin se njerëz s’ishin

Shkilnin tokën tonë të bukës me thundrrat e tyre me brirë therrnin qiellin e kaltër të bebëzave tona

Zjarrin që ka Kosova për liri tund dheun dhe shpërthen deri në qiell duke djegur e pjekur mustakët e miu në fytyrat satanike

Kur shiu i lotëve pushoi rreze lëshoi liria dhe me foshnje u mbush shtëpia.

TRIMAT

Zjarrin që ka Kosova s’e ka Etna as vullkanet në Tokën e Zjarrtë

Aty ku shpërthen zjarri ngrohet shqiptari me flakën e lirisë

Më bënë trim dhe mua ushtri e rritës roje e Kosovës dhe e shkëndijave të gjakut Mbrapsht në krye Shko poshtë

KAM NJË HALL

Kam një hall më të madh se lumi me netë të tëra . s'më zë gjumi kështu dje kështu sot i përgjumur nëpër glob mbuluar prej luksi

Anonim në azil pa mik e me myk i mbyllur në terr endem nëpër vetëvete në anonimitet rroj e vdes ngapak çdo ditë

EMËR I NEMUR

Udhëtarë të territ hyjnë dhe dalin nga dera në derë ecin për teh të thikës duke u përpjekur të kërcejnë në humnerë hapur në anatemë si fëmijë të humbur thellë në pyll lajkash e trishtimi

U lexohet në dritën e syve mallkimi i territ ngrysen e gdhihen me një vel mërzie

Nuk kanë shteg as prag s'dijnë kah nisen, as ku ndalen me këtë rrugë muge emër të nemur gurbet Mbrapsht në krye Shko poshtë Shiko profilin e anëtarit

JETË PA SHIJE

Kam etje si në dimër ashtu në verë

Tablo e recetës sime e pij qumësht më bëhet vrerë ha bukën më bëhet gurë.

Para syve perde muge kjo është panorama ime në muzgje gjumi

Menu e pashkruar me një përzgjedhje për oreksin e humbur të ditës

JETË E VAJ

Rrodhi përrocka ujë loti rrodhi kot së koti kur ndryshoi moti

Në katër anët e globit rri buzë trotuari duke shikuar ndërrimin e ngjyrave në semafor

Kërcitën kockat nga reuma kur filloi riga e shiut të bjerë nga ai qiell kuq e zi

Në gjysmë u ngrit flamuri. flamuri i kuq i larë me gjak për këtë jetë të pafaj

KAPTINA IV ËN QIELLIN E HUAJ

MËRGIMTARI

Larg atdheut larg shtëpie të shkuan vitet sikur hije

Vetëm agimi i djalërisë hap portën e kujtimeve dhe në fushat e bleruara të viteve një çunak këmbëzbathur mbledh Lulenarçizi

E shkurtër është jeta si një shirit celuloidi që fillon në kujtime dhe mbaron në një beze të bardhë në murin e moshës

Imazhe gri si bryma e flokut tënd ngrin e shkrin në lëvizje të përhershme të ëndrrës

. Rini e thinjur stacioneve presin e përcjellin vagonat me radhë që bredhin nga stina në stinë

NËN QIELLIN E HUAJ

Ky qiell mbi rrokaqiell dhe jeta jonë drith e miell brenda mureve të betonit vyshket e pafaj në këtë nënqiell

Deri në asht unë kam acar. dhe duhet të mbulohem me një re të trashë tymi ose të pëlcas si tollumbace në duart e një fëmije bonjak e gjuajtur nga një shigjetë acari

Zemra ime e mërdhirë del gjysmëlakuriqn të shëtisë nëpër kopshtin e mbuluar me vesë

BUZË LUMIT RAJNA

Buzë lumit Rajna mbi syprinën e ujit hijen mallit e ndeza tani jam pa hije i lehtë si avulli si një hije malli që ka rënë mbi ujë

ME SHTEGTARËT

Bashkë me dallëndyshet u nisëm për një ditë shtegëtimi

Kaluam fusha lumenj dhe detra për ta gjetur folenë e stërgjyshërve pellazg

Kur vinin pranverat dhe bora shkrihej në diell shfaqej strofulli i lashtë në një dege të tharë

KUR DOLA PREJ SHTËPISË

Kur dola prej shtëpisë ia dhash flakën rinisë

Si qen e tërbuar lehte uria e skamnorit në dheun e huaj

Erdhi koha për t’ u nisë dhe i thash nënës të ma varë atë bazybe në qafë që të më ruaj nga syri i keq i mërgimit

Zemra e nënës u vyshk për një minut siç vyshket lulja nën brymë dhe zemra e mërgimtarit nga malli

Një vaj i padukshëm ma dridhi buzën dhe s’ mund të them asnjë fjalë malli për tokën që po e lë

Jetë e namur sot për nesër me rininë e humbur viteve të njomura me lot

Vitet shënohen me hijeroglifet për historinë fatkeqe të brezave që po vijnë

MALLI PËR KROIN E FSHATIT

Ngjiten vashat shpatit shkojnë te kroi i fshatit të buta si delet i zbukurojnë belet kur ngjesin kordelet.

Qafat me rruzare n’kostume shqiptare qëndisur me rreze

Kroi i fshatit ujë rrjedh teposhtë nga fushat për t’i çmendur çunat për t’i joshur çupat

Tani më zgjon etjen në këtë tokë mërgimi malli më djeg shtatit për kroin e fshatit.

NËNË MOJ NËNË

Kur u ndava nga ti o nënë qava natën e tërë se kisha mall për një fjalë tënden

Kur m’i këndoje ninullat o nënë në gjoksin tënd. fluturoja në qiell

Më ty për dore hapëroja nëpër oborre dhe sot më merr marrë malli të më marrish përdore. o nënë

Rrudhat e pleqërisë sa të hijshme i kishe si vija të dritës të yjeve në qiell në netët plot hënë

Sa më ka marr malli për një bukë nga dora jote. o nënë për një bukë misri me shije fëmijërie

Si zgavër lisi zemra më është bërë ke era fsheh borën për flokët e mia

Edhe zogjët e malit nëse më thërrasi t’ i lot mos lësho qëndro dhe më prit se do të kthehem një ditë.

NË VIZION

Në një kopsht në Osnabrück me një me një dallëndyshe u bëra mik

Zemra bëri benë se do t’ia ruaj folenë derisa të kthehet nga shtegëtimi

Iku duke më përshëndet me krahun e lehtë. zogu i shkretë

Kalon detëra edhe toka të sjell të fala nga Shiroka

N’ ma pashë nënën me lot në sy ajo qanë edhe për ty:

I ZHDUKUR

Një gotë verë një cigare si në odat shqiptare shuaj mallin e vendliondjes

Pa shtëpi e katandi shterg i humbur në stinë vjeshte

Jam shumë larg vetë syrgjyn me një gotë dhe tym duhani rendis ditët në rruzaret e vitit

KUSH JEMI

Kështu ishte kur jetë bënim me dreqërit

Brejtësit na e grisnin dokumentin e identitetit të mos e njohim as shembëlltyrën tonë në ujin e pusit

Na pyesnin: Kush jeni? nga vini? a ke dëshmi për identitet

Ja këtë kartë ndërkombëtare se këtu kemi ardhur nga ferri ynë se jemi në thelb origjinal

VIZIONARIT

I.Rugovës

Jeta hije e vogël Për ëndrrën tonë të madhe

Mbyll një portë hap një portë për të dalë në një moshë tjetër

Edhi dita t’ mbledhim frutet në atë pemë të jetës në mungesën tënde

Dita e dhimbje se madhe

N'shekuj morti u rritën brezat duke pritur të vish ti me një fanar ardhmërie në dorë

Tani një diell i kuq rri varur në atë degë të të bleruar në pemën e jetës

Ai iku po një brerore lirie ndriçon përjetësisht në atë afresk me portretin tënd

ANTIHISTORIKE

Sa herë ia shikoj fytyrën mësuesit të historisë më bëhet se lexoj një pergamenë të lashtë të zhubrosur nga vitet

NË FLAKËN E KUSHTRIMIT

Në kërkim të fatit

Znj. Reile Hildebrandt

Sa shumë lustra fjalësh për paqaën po botës s’ia ndërron fgaqen prej mesjete ne histori s’ia ndërron kush numrin kësaj flete të lirbrit të fatit

Karvane të pandalura nëpër rrjeta rrugësh të labirinthit në Ballkan jetë insektesh bënin nëpër shekuj

Nga muri kinez deri te Muri i Berlinit nëpër gjurmët e hirin fati shtijohej nga brezi në brez

Edhe sot nën harkun e fatit rrjedh ai lumë i pagjumë njerëzish për të dalë në atë fushë jeshile të Edenit