Përdoruesi diskutim:Edmond prifti

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Edmond prifti. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Edmond prifti!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Edmond prifti, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.


Eagleal 09:57, 4 Korrik 2007 (UTC).

DJ Marshall Jefferson: “Të parat ishin femrat… tani interneti”[Redakto nëpërmjet kodit]

Edmond Prifti

Të parat ishin femrat… tani endet midis botës së internetit dhe muzikës. Ka iniciuar muzikën house dhe ka udhëtuar në pothuajse gjysmën e botës, që nga Cape Town në Melburn dhe përqark Shqipërisë me dhjetëra herë. DJ Marshall Jefferson u rrit nga një baba polic dhe mama mësuese, nën ritmet e hard rrokut dhe në periudhën e daljes për herë të parë të rrymës “Acid House”, nën shprehjen “Sun, Sea, Sand and Ectasy”!

Erdhi nga Amerika për të ndezur atmosferën në “Club Venue” më 19 maj, me rastin e përfundimit të fushatës promocionale të cigareve L&M në Shqipëri. Dhe nuk ishte krejt i panjohur për adhuruesit e muzikës House në mbarë botën, ndërsa në Shqipëri më pak si i tillë. Pikërisht pesë muaj përpara ditëlindjes së tij, nën një atmosferë të ndezur, DJ Marshall Jefferson ka miksuar ritmin e muzikës “Deep House” në prag të mesnatës, duke filluar nga hiti i tij i vitit 1986, “Move your body”. Por si e priti DJ Marshall ardhjen e parë në Shqipëri, ndërkohë që me dhjetëra herë e kishte “rrotulluar” këtë vend? Madje duke filluar që nga emri i tij filloi të rrëfente për revistën ONE.

Emri Marshall është paksa i çuditshëm! Babai tuaj ka qenë oficer policie. Mos ka dashur ai që të merrte gradën Marshall?! Hahaha... Nga dreqin e keni mësuar këtë gjë!? Keni pyetur në gjendjen civile të Ilinoisit në regjistrin themeltar të vitit 1959?! Nuk e di, por që edhe kjo bukuroshja e recepsionit u çudit kur po më regjistronte në hotel Sheraton tek dhoma 223, kur më pyeti dy a tri herë për emrin, përpara se t’i nxirrja me të shpejtë pasaportën për t’i vërtetuar se nuk ishte një pseudonim. Realisht nuk e di se çfarë ka menduar im atë kur më vuri emrin. Ndoshta më duhet ta pyes kësaj radhe, pse po çuditen kaq shumë njerëzit!

Në fillimin e viteve ’80 keni pas punuar si postier për më se pesë vite rresht, madje edhe kur punonit si DJ netëve, për një vit keni qenë postier përgjatë ditës! Si arritët të bëheshit i njohur? Amerika është vendi i çudive, por edhe i talenteve. Ndoshta kjo e fundit më solli më shumë fat... Punova rreth pesë vite rresht si postier dhe mundohesha me çdo kusht të kapja 200 dollarë në javë, ndërsa kjo vazhdoi deri nga viti 1987. Një vit më parë, pra në 1986, kisha publikuar një hit të quajtur “Move your body”, një kompozim i imi në piano dhe në sfond muzikë House - e sapo ideuar atëherë – dhe e miksuar për herë të parë në Chicago House me ndihmën e disa miqve të mi DJ.

Në fillimin e viteve ’87, DJ-it e parë që shkuan në Ibiza Town filluan të luanin një muzikë që do të njihej më pas si House, madje ishin ata që shpikën thënien “Diell, det, rërë dhe ectasy”. Ju u rritët në këtë frymë apo ishit ende tepër i zënë “me zyrën e postës”?! Hahaha! Mmm, më duhet t’i përgjigjem me patjetër? Diçka që mbaj mend nga ajo kohë ishte se rreth gjashtë muaj pasi kisha filluar si DJ, po në 1987-ën shkova për herë të parë në Evropë dhe pikërisht në Angli, ku atje pashë të rinj në pistë me bluza me logo apo figurina të tjera. Vonë e kuptova çdo të nënkuptonte kjo thënie dhe çfarë prezantonin këto grupime. Në fakt unë u rrita në Amerikë një mjedis ku dëgjohej rëndësishëm hard rroku. Më duhet ta them që luaja për femrat fillimisht, pra që të zija ndonjë të dashur (Ahh meqenëse ra muhabeti, tepër e këndshme kjo femra e kopertinës në revistën tuaj. Kush është? I përngjan kjo revista ONE - Playboy-t, GQ apo FHM-it?!). Dhe po thosha që këtë kisha si “hobi” në fillimet e mia, ndërsa më pas muzika House u bë shpirti im. Fillova të luaja në piano fillimisht, prandaj edhe u quajt “Deep House” ajo muzikë që luaja unë, diçka më e thellë se një House melodioz siç ishte edhe një prej hiteve “Move your body”, e luajtur në piano në vitin1986.

Pra, tani muzika për ju është e dyta? Ah, jo është interneti tashmë, pastaj femrat. Pas gjithë kësaj kohe jam menduar së tepërmi dhe më duhet të them se interneti është hobi im i dytë.

Disi romantike këto shoqërime me piano në fillimet e tua me muzikën House. Mos ishin të tilla edhe këngët e tjera “me shumë dashuri House”, si tek “Dream Girl”, “My love”, “Satisfy My love”, “In dark we live”, “Where love lives” e shumë të tjera? “I like girls” por s’i kam bërë unë këto këngë! Jashtë shakasë, këto janë disa nga hitet e mia, ndërsa doja që ato të ishin të veçanta nga të tjerët. Një stil krejt i ri dhe i imi. Ishte si një hobi. Unë bëra kompozime sië e thashë në piano fillimisht, pasi doja t’i fitoja zemrat çupëlinave dhe kjo ishte më kryesorja, ndërsa muzika erdhi si hobi i dytë. Pasi muzika nuk ishte e para, pata tepër fansa të saj dhe isha tepër i suksesshëm. Por pas kësaj mendova se duhet të merresha seriozisht, pasi ato (femrat pra) vinin dhe shkonin në spektaklet e mia. Unë isha fansi më i madh i muzikës time, i asaj që ndjeja përbrenda meje, ndonëse dikush mund të thotë që ju nuk jeni veçse një plakush 48-vjeçar që luani house. Kështu fillova të kompozoj “I loose control” dhe “Acid Tracks” me një sintitezator që sapo kishte dalë ato vite dhe që quhej Roland TB-303, të dy këngët e përfshira në një rrymë muzikore të quajtur Acid House. Pra, a isha unë një tip i ndjeshëm në qoftë se luaja house në piano!?

Kush kanë qenë festivalet më të famshme për ju në mbarë botën dhe DJ i preferuar? Ndoshta “Street Parade” në Zvicër apo “Exit Festival”, që është organizuar në Novi Sad. Ndërsa respektin më të madh e kam për një DJ, i cili miksonte gjithmonë pas meje, siç janë DJ Morella. Askush nuk e dëshironte këtë! Ishte shaka kjo e sipërmja, hë! Ai është miku im dhe kolegu im më i mirë. Mbaj mend që njëherë kur duhet të shkonim në Kroaci, që për të ishte hera e parë, dhe ai nuk pranonte, - por më pas iu ndryshua mendja kur i thashë se atje janë femrat tepër të lezetshme. Apo disa vite më parë në Afrikën e Jugut kur menaxheri i spektaklit më ngatërron mua me atë, përpara një turme prej 20.000 njerëzve.

Në tetor 2004 ju keni dalë në një nga lojërat më popullore të luajtura e quajtur Grand Thieft Auto: San Andreas, duke luajtur muzikë house në sfondin e radios, me heroin kryesor CJ! Na flisni pak më shumë për këtë lojë që luhet në rrjet dhe në internet!?... Po është hiti “Move your body”, por të them të drejtën kam marrë vetëm ca para nga firma dhe asnjëherë s´e kam luajtur atë lojë fatkeqësisht! Çfarë di, është që ekziston një radio që ndryshon muzikën ndërsa luan lojën...

Të kalojmë tek Shqipëria. Është hera e parë që vini! Kush ishin shprehjet e para që mësuat për këtë vend dhe si çfarë menduat kur u ulët nga avioni në një vend të panjohur për ju? Në qoftë se po mendoni që shprehjet vulgare janë të parat që kam mësuar, gaboheni! Njoh disa njerëz nga Shqipëria dhe do doja ti shprehja të paktën në gjuhën e tyre, kur të kthehem: Ç’kemi? Në fakt janë dy femra nga Kosova, të cilat kujdesen për dhomën e hotelit tim në Londër... Përveç tyre që flisnin pozitivisht, çdokush që takoja kur i thosha se do shkoja në Shqipëri shtrembëronin surratin dhe thoshin: Mos shko, është e tmerrshme, shumë krime dhe shumë të tjera. Por mua po më duket mjaft këndshëm, madje shumë-shumë-shumë lezetshëm. Ajo që pashë në fillim ishin Mercedes-ët. Fillova ti numëroja: 1, 2, 3, 4...Ouu shit, u lodha thashë ndërsa shoferi ynë që na mori nga aeroporti e voziste makinën si ndonjë i Formula 1-it. Jam rrotulluar përreth Shqipërisë me avion dhe kam dhënë koncerte të paktën 37 herë në Kroaci, në Maqedoni rreth gjashtë apo shtatë herë, në Slloveni rreth 15 herë, në Malin e Zi, Beograd, Novi Sad... gati në gjysmën e botës përveç Shqipërisë! Kur ndodhesha ende në avion pashë poshtë dhe kishit një bregdet të mrekullueshëm, ndërsa kur u ulëm në pistë, thashë: O Zot qenka mrekulli këtu!

Po përreth jetës tuaj private. Keni ndonjë grua për shembull? Pse, sepse jam 48 vjeç?! Skam kohë, pasi askush s’do të donte një burrë që fluturon gati çdo fundjavë në vende të ndryshme të botës! Gratë shpesh herë nuk na kuptojnë dhe na pyesin: Hej, je ngatërruar me ndonjë femër tjetër përgjatë kësaj kohe? Atëherë, i bie që unë realisht të kem nga një femër çdo fundjavë...

Një përshëndetje në shqip? Mirëmbrëma Tirana! Çekemi Chica (në dialektin verior kjo, apo jo)?! (Ah, bunkerët janë bosh këtu...a mund të çohen femra atje brenda?) Ok, Hands up! It will be house music tonight evening! Ju thoni Falla këtu apo... Falleminderit? Një DJ amerikan që flet shqip, hë?

Marshall Jefferson i njohur edhe si “Chicago Boy” ka lindur në 19 shtator 1959 në Ilinois të Çikagos, në vitet kur muzika hard rrok e grupeve Black Sabbath dhe Deep Purple në vitet ´70 ishte në modë. Ndoqi Fakultetin e Biznesit, por e la pas tri vitesh duke gjetur një punë si shpërndarës poste. Njëkohësisht iu bashkua “Studio 21”, ku DJ Marshall do të regjistronte këngët e para. Jeta e tij pas vitit 1987 do t’i përkiste mbarë botës, duke filluar që nga turi Evropian, pas nënshkrimit të kontratës me Trax Records dhe pronarin e saj Larry Sherman. Ai është konsideruar si një nga shpikësit e muzikës së mirënjohur House, dhe në veçanti të nënkategorisë, Chicago House. Jefferson u bë shumë shpejt një prej producentëve të Universal Studios në Çikago. Muzika e tij është konsideruar si një nga stilet më të veçanta të quajtura ndryshe “muzika për shpirtin në spektrin e hausit”, apo për shkak të nivelit të lartë të emocioneve në këngët e tij. Në vitin 1985 DJ Jefferson krijon këngën e parë “Go wild Rhythm Trax” nga shtëpia diskografike “Virgo Records”. Në vitin 1986 ka qenë kënga e tij e famshme “Move your body” në bashkëpunim me Hardy e cila u konsiderua si “një nga himnet e muzikës House”. Pikërisht në këto vite krijon grupin “Phuture” të krijuar nga Dj Pierre, Spanky dhe Herb J, por pas vajtjes së tij në turneun evropian dhe pikërisht duke filluar që nga viti 1988 del me karrierë solo. Regjistron pas disa vitesh albumin e parë “Day of the Onion” (1997). Klubet e tij të preferua janë në Londër ku edhe ka regjistruar sukseset e tij të para evropiane, si Garage City, Bar Rumba dhe Queer Nation. Këngët e tij TOP TEN “My Love” – “True Spirit” (1994) – “String Free” (instrumentale me grupin Phortune) – “There will come a day” (11 minuta këngë) – “In dark we live” (midis teknos, drum beat dhe Acid House) – “Satisy my love” (E kënduar me Sabrina Johnson) – “Harz” (një tekno 30 sekonda) – “Givin´ it up” – “Joy” (1994 – me një bas tepër të fuqishëm. Një underground klasik) – “Where love lives” (në bashkëpunim me Alsion Limerick)

Mao Ce Dun, vampiri i virgjëreshave dhe pakti i heshtur me Madame Mao[Redakto nëpërmjet kodit]

Përgatiti: E.Prifti

Një martesë tre vjeçare, një tjetër gjashtë vjeçare me të bijën e profesorit të tij e cila do të kishte fund të tmerrshëm, dhe një vampirizëm tepër i gjatë me virgjëreshat e njoma, të sjella vullnetare apo jo . Sërish një tjetër martesë me gruan e tretë, komunisten He Zizhen, për 11 vite rresht. E katërta dhe e fundmja ligjore do të ishte aktorja që njihej në Kinë me 8 pseudonime, dhe ndoshta po aq fytyra, Molla Blu apo Madame Mao.

Ai kishte qenë një i ri i turpshëm, i mbyllur në vetvete dhe kompleks, ndoshta për shkak të pamjes së jashtme që të kujtonte fokën. Ky ishte Mao Ce Dun apo përkthimi Tse-Tung, “Lindja e Diellit”. Me kohën ai do të sillej si Perandori i Verdhë themeluesi mitik i racës han, - racë nga e cila kishte rrjedhur gjithë populli kinez. Sipas legjendës ai kishte fituar pavdekësinë duke bërë dashuri me njëmijë vajza të virgjëra. Që këtu rridhte besëtytnia, sipas së cilës mbretërit kinezë për të shtuar jetëgjatësinë shumëfishonin pafund numrin e partnereve seksuale. Këtë arriti të bënte deri në fund të jetës edhe lideri. Por jo vetëm kaq. Gati të gjitha gratë u endën rrugëve për të kërkuar fëmijët e braktisur, që gati të gjithë s’u gjetën më kurrë. Katër martesat legale të Maos dhe... I ati vendosi ta martojë atë me një vajzë fshatare të fortë, punëtore, të shkathët por edhe më të madhe se ai, në mënyrë që ta zgjonte të birin nga ai gjumë i përhershëm. Martohet në moshën e njomë 14 vjeçare në vendlindjen e tij në Shaoshan, me kushërirën e tij 18 vjeçare Luo Yixiu, një martesë e cila zgjati vetëm tri vite, - nga 1907 deri në vitin 1910, kur ajo gjeti papritur vdekjen. Sërish në vitin 1920 ai do të nënshkruante një tjetër celebrim me një shoqe revolucionare, vajzën e re dhe të bukur nga fshati Bancang i krahinës Changsha, - Yang Kaihui, e bija e një prej profesorëve të tij të preferuar të shkollës “Hunan First Normal School”. Por Mao asnjëherë nuk do ta njihte këtë martesë gjashtë vjeçare, ndërsa ajo nuk do ta mohonte kurrë të shoqin e saj si dhe babanë e dy çunave të tij Anying dhe Anging, deri në momentet e fundit të jetës. Në biografinë e tij Mao thotë se, natën e parë as që nuk iu afrua fare nuses së tij të dytë. Ishte pikërisht i ati i tij ai që ishte nervozuar së tepërmi me sjelljen e të birit të tij prej karakteopati nga këto dy martesa. Ndoshta edhe për kompensim të këtij fakti, Mao Ce Duni në vitet e fundit të jetës do të jepte urdhër që çdo natë ti sillnin në dhomën e gjumit nga një vajzë të re të virgjër. Kjo ishte kthesa më e madhe e sjelljes seksuale të shokut, “Máo Zédōng”. Për mbushjen e mbrëmjeve të veta, Maos i pëlqenin së tepërmi lodrat seksuale më shumë se të dashurat e zgjedhura me kujdes, apo gratë e tij të ligjshme. Midis viteve 1931-1934, kur ishte formuar edhe karakteri dhe figura e tij politike Mao ndihmoi të vendoste Republikën Sovjete të Kinës ku edhe u zgjodh si Kryetar i një republike në malet e zonës Jiangxi. Këtu Mao do të takonte edhe gruan e tij të tretë, komunisten He Zizhen, në majin e vitit 1928, martesë e cila mbijetoi për 11 vite. He Zizhen do ta shpëtonte Maon disa herë nga betejat, për shkak të aftësive të saj të jashtëzakonshme në përdorimin e armës dhe luftës guerile. Me të ai pati tre vajza dhe tre djem, por përveç së bijës Li Min, gjithë të tjerët vdiqën apo u braktisën familjeve të fshatarëve dhe s’u rikthyen më kurrë pranë familjes. Ndërsa u zhvendos në zonën e Yan’anit pas “Marsit të Gjatë”, Mao bën divorcin me He Zizhen dhe firmosën për të katërtën herë celebrimin me aktoren, Jiang Qing në vitin 1939, e njohur së tepërmi me emrin e skenës Lan Ping ose “Molla Blu” (emri real: Lǐ Shūméng). Jiang përdorte gjithsej 8 pseudonime dhe ndoshta po aq fytyra, ndërsa vinte nga dy martesa të tjera të dështuara - janë shprehur biografët për të. Me të ai do të sillte në jetë një vajzë me emrin Li Ne. Në këtë periudhë, gruaja e tij e dytë Yang Kaihui, arrestohet së bashku me të birin Anying, asaj kohe 8 vjeçar, nga pjesëtarët e Partisë Nacionaliste Kineze, Kuomintang. Anying do të shikonte se si e ëma e tij do të torturohej në sytë e tij deri sa ajo do të ekzekutohej po atë ditë më 14 nëntor 1930, pikërisht tri vite pasi s’e kishin parë më babain dhe burrin e saj, Mao. Po këtë vit Mao do të humbte edhe të motrën Zehong, e cila u kap nga trupat e Kuomintangut me urdhër të guvernatorit nacionalist të provincës së Hunanit. Burime të ndryshme kanë pohuar se Mao ka pasur edhe fëmijë të tjerë përgjatë ditëve të revolucionit, por në të shumtën e rasteve fëmijët u lanë tek familjet e fshatarëve, pasi ishte tepër e vështirë të kujdesej për fëmijët dhe të fokusohej në organizimin e revolucionit. Dy kërkues anglezë kanë bërë të ditur se përgjatë asaj që u quajt “Marsi i Gjatë” (Të rrethuar nga forcat e Partisë Nacionaliste, udhëtimi i rreth 80.000 komunistëve që arrin në destinacionin final me vetëm 8.000, përgjatë kalimit të tyre 12-muajsh në male dhe që përfundon në tetor 1935), më 2002-2003 lokalizuan vendndodhjen e Ed Jocelyn dhe Andrew McEwen, dy fëmijëve që supozohet të jenë braktisur nga çifti Mao në familjet e fshatarëve kinezë më 1935, - por kjo do të sigurohet vetëm pas testit të ADN-së për ta dy fëmijë të braktisur nga çifti Mao dhe He. Sigurimi në kërkim të “geishave” kineze Pas lufte, për ti siguruar Maos të dashurat, Shërbimet Politike të Partisë Komuniste dhe të ushtrisë kishin krijuar dy njësi të veçanta të ngarkuara me detyrën e furnizimit “me mish të freskët dhe të gjallë”. Kandidatet e tij duhet të përmbushin disa kritere ndër të cilave, të rridhnin nga dogmat e socializmit, të ishin me origjinë proletare ose nga familje fshatarësh të varfër. Por nuk bëhej fjalë për të dashurat me prejardhje borgjeze apo kapitaliste, pasi ato do të ishin të afta të rekrutoheshin dhe të jepnin informata thelbësore për sigurinë kombëtare Shërbimeve Sekrete tajvaneze dhe Amerikane. Geishat e llojit të veçantë ftoheshin rregullisht në mbrëmjet e vallëzimit të organizuara në krah të Pallatit të Asamblesë të Popullit në Pekin, ku Mao kishte një apartament privat dhe prej andej mund të tërhiqej në fshehtësi së bashku me të zgjedhurën. Dhoma ishte e mobiluar këndshëm me një krevat që kishte buzën disa centimetra më të lartë se pjesa e sipërme ku ishte vendosur. Mos mendoni se kjo ishte porositur nga shërbimet e sigurimit për të mbrojtur liderin nga rënia e tij prej shtrati, por për tu bërë të përshtatshme për lodrat seksuale, kërcimet e tij “prej dashurisë me pasion”. Dhe normale, vajzat e reja ishin të prekura edhe prej kultit të Maos. Shërbyesja e trenit, Zhang Y Fen dhe pakti me Jiang Qing Li Zhisui, mjeku personal i shokut Mao Ce Dun, i cili u arratis në Amerikë pas vdekjes së tij, në librin e publikuar në 1996 “Jeta Private e Shokut Mao” me kujtimet që nga fillimi i vitit 1955 shkruan se “të magjepsura nga ky nder që i kushtohej vetëm atyre të paktën për një natë disa prej të zgjedhurave i prezantonin më pas edhe motrat e tyre”. Por midis të dashurave që do ti pëlqenin më shumë liderit kinez, ishte edhe Zhang Y Fen, një “grua shërbimi” në trenin special që ai përdorte për të shkuar nga një anë e vendit në tjetrin, me të cilën u njoh në Çangsha të Hunanit. Guvernatori i Pekinit si gjithmonë sipas këshillave kishte parashikuar një mbrëmje vallëzimi dhe kishte ftuar gjithë vajzat më të bukura të këtij qyteti, por edhe ato të shërbimit të trenit. Meqenëse ishte më e shkathëta ndër shoqet e saj ajo e ftoi vetë në vallëzim njeriun më të fuqishëm të Kinës, ndërsa Mao menjëherë u befasua nga harmonia e formave...duke e çuar menjëherë në selinë e tij private në Çangsha. Dhe ky ishte fillimi i një lidhjeje që zgjati disa vite. Megjithëse me bindje marksiste-leniniste Perandori i Kuq i besonte traditës së themeluesit mitik të racës Han dhe legjendës, duke besuar njëherazi tek mrekullitë apo për të kërkuar madje ndihmën edhe tek pluhuri i brirëve të drerit për të rifituar forcën seksuale dhe nxitjen e epsheve. Në dukje tërë çiftet kineze dukeshin se kishin një sjellje të druajtur, të ndershme dhe të rezervuar, dhe se për më tepër nuk duhet të lindnin më tepër se një fëmijë, në qoftë se nuk donin të akuzoheshin si armiq të popullit dhe kundërrevolucionarë. Mao ishte mbi ligjet. Por e dashura e tij Zhang Y Fenin, nuk ishte krejt e vetme. Ajo do të shoqërohej gjithmonë edhe nga Li U, dhe dy mikesha e tjera të saj. Por në vitet ´60, tre vajzat e reja lagoheshin nga selia e tij private përpara se të hynte zonja e ligjshme, ndërsa më në fund Mao vuri rregullin me anën e sekretares së tij, U Sy Qyn për urdhrin e prerë: “Pse u dashka të bëka përjashtim Jiang Qing?”. Që atëherë dhe deri më 9 shtator 1979 bashkëshortja e tij nuk hyri më lirisht në suitën e tij private. Lodrat seksuale të Maos patën pasoja në jetën politike kineze pasi një ditë Li U ngeli shtatzënë. Udhëheqësi komunist madje përgjatë agonisë së tij seksuale kishte dy kërcimtare të reja (një prej tyre, sekretarja dhe infermierja - Wu Xu Jun) të graduara në rangun e infermiereve që e lanin me sfungjer, e ushqenin dhe natyrisht e ledhatonin ndërkohë që Jiang Qing mbahej mënjanë larg tij. Që të dukej si një pakt i heshtur Mao autorizoi të shoqen të luante një rol politik kyç në shkëmbim të së cilit ajo do të mbyllte njërin sy, për të shkelur besnikërinë bashkëshortore. Në 1950 ajo u fut në radhët e para të Ministrisë së Kulturës, ndërsa përgjatë 1966-76 morri pjesë në Revolucionin Kulturor. Kjo i dha mundësi asaj të formonte “bandën e të katërve” – Zhang Chunqiao, Yao Wenyuan dhe Rang Hongwen - që do të terrorizonin Kinën në vitet e ardhshme. “Jiang Qing”, Madame Mao e fundmja në shtratin e tij Në vitin 1939 Mao filloi pasionin e zjarrtë me Jiang Qing, një artiste tepër e dëgjuar. Ajo ishte krejt pa komplekse, por shpejt Perandori i Kinës filloi të sillej shumë keq, kështu që si shpërblim ajo i nxirrte në shesh skandalet e turpshme. Madame Mao kishte qëllimet e saj edhe në pushtet ku do të ishte që nga ndarja e vendeve në një shfaqje por qëllimi kryesor i saj ishte mbajtja fre e rinisë me qëllim që të arrinte të depërtonte në zemrat e tyre, nëpërmjet projekteve apo nismave të rinisë në favor të pushtetit të saj. Madje organizoi edhe Rojet e Kuqe, të rinjtë radikalë kundër figurave intelektuale. Një nga biografët e shumtë të saj, Ros Terrill shkruan për të: “Jiang ishte ideatorja dhe krijuesja e revolucionit kulturor kinez, ndërsa me urdhër të Maos ajo arriti të drejtonte luftën e klasave në letërsi dhe art, madje edhe censuruesja kryesore e çdo vepre arti si dhe përgatitësja e varrimit të plotë të tyre”. Ajo madje hoqi kostumet shumëngjyrëshe nga folklori, dhe vuri pjesët nga ushtria, me veshje ushtarake si burrat dhe gratë, si dhe me tema nga fshati. Ajo më 1969 do të bëhej anëtare e Byrosë Politike dhe zëvendësdrejtoreshë e Revolucionit Kulturor, ku dhjetëra mijë e ekzekutuan apo u çuan në kampe përqendrimi. E dyshimtë madje ngeli edhe djegia në ajër e avionit drejt Mongolisë, të numrit dy të qeverisë, Lin Bao. Ajo përgatitej madje edhe për zëvendësimin e shpejtë të pushtetit absolut. Por një muaj pas vdekjes së liderit Mao, më 6 tetor 1976 ajo arrestohet së bashku me “Grupin e të Katërve” dhe dërgohet të vuajë dënimin për pesë vite rresht në burgun Qincheng. Në gjyqin special kundër saj ajo tha: “Unë isha kryetari i qenve të Maos. Për këdo që më kërkonte ai ti godisja, unë i godisja!”. Dhe gjithsej përgjatë qeverisjes, “Tse-Tung”, u vranë më se 20 milionë njerëz. Nga akuza u kërkua dënimi me vdekje, por në 1981 sentenca e prokurorëve për krime kundra njerëzimit u kthye në burgim të përjetshëm. Ndërsa qëndronte në burg, mjekët konstatuan se kishte kancer, ndërsa ajo refuzoi operacionin dhe në 1991 kurën ciklostatike. Në vizitën e fundit në spital “Madame Mao” u regjistrua me një nga tetë emrat e saj. Emri i saj i fundmë do të ishte Li Runqing. Vari veten më 14 maj 1991 në tualetin e spitalit në moshën 77 vjeçare. Dhe ashtu siç kishte thënë dikur Mao, i ashtuquajturi “Timonieri i Madh”: “Njerëz si De Goli dhe unë nuk kanë pasardhës”... Ky ishte edhe fundi i paracaktuar i “Lindjes së Diellit” kinez, Tse-Tung.

Shkëlqimi dhe rënia e Eurovision 2007[Redakto nëpërmjet kodit]

Me një këngë që ende nuk dihet nëse është krejt origjinale, me tekste që bazohen më shumë në lojëra fjalësh dhe me shtete që u revoltuan. Ja se ç’ndodhi këtë vit në Eurovizion

Edmond Prifti

Të gjithë e pamë se çfarë ndodhi edhe këtë vit në Eurovisionin e këngës 2007. Nuk është fjala këtu për këngën pjesëmarrëse të Shqipërisë që u skualifikua, madje që nga gjysmëfinalja - ndonëse një baladë tjetër paksa e ngjashme mori çmimin e parë, e kontestueshme si e vjedhur apo jo - por edhe për ato turli këngësh dhe votimesh, të cilat si “pa dashje” i ndanë shtetet më dysh, ku me përjashtim të bllokut lindor, nuk bënin pjesë Maqedonia dhe Rumania, të vendeve të 12-ta dhe përkatësisht 13-ta. Të gjithë shtetet e tjera të lindjes rrëmbyen 10 vendet e para. Pa marrë rolin e një kritiku muzikor, por duke e parë në një vështrim ndryshe pa emocione, ndarja e çmimeve sërish edhe këtë vit si krejt në mënyrë tinëzare, u votua “nga dhe për” shtetet fqinje, ku sërish Shqipëria bëri përjashtim.

Vetëm disa javë më parë, telespektatorët dhe të pranishmit e 42 shteteve evropiane ndoqën edicionin e radhës të “Eurovision Songs 2007”. Duke analizuar paksa tekstet e këngëve të regjistruara në Harwall Arena të Helsinkit - larg syrit të një kritiku muzikor - vëmë re një çorbë të madhe, ku pjesa më e madhe e tyre jepnin mesazhe të vakëta dhe banale, ndërsa tema dominuese ishte evidente, dashuria... në të gjitha format e saj të mundshme. Fatkeqësisht shumë njerëz shohin vetëm anën e jashtme të problemit – pra, atë të tingullit muzikor – dhe pakkush përmbajtjen e tyre... Dhe për këtë flitet në gjithë faqet e internetit! I mjeri Hamlet! Që para se të fillonte Eurovision 2007, nga këngët e hedhura në internet para gjysmë-finales së madhe të Finlandës u vu re një frymëzim tekstesh të çmendura. Dhe për pak kohë ngelën në vëmendje izraelitët e Teapacks me pjesën e tyre “Push the button” (Shtype Butonin). Pak pasi kishin fituar festivalin kombëtar, pjesa e tyre nxiti një valë protestash të iniciuara nga iranianët. Motivi? Grupi Teapacks ishin militantë të paqes dhe ishin deklaruar kundër sulmeve terroriste. Por as, Verka Serduchka, transvestiti i cili përfaqësoi Ukrainën, - dhe që zuri vendin e dytë me 235 pikë - nuk i shpëtoi lumit të akuzave. ”Rusia goodbye” (Mirupafshim Rusi) u konsiderua si një tekst ofendues, që s’dukej aspak i tillë, pasi ata që u morën me titullin s’dëgjuan refrenin e kësaj kënge. Doni një mostër? Me kënaqësi! “Seven, Seven, Ai lyu lyu, Seven, Seven, one, to” (Shtatë, Shtatë, Ai lyu lyu, Shtatë, Shtatë, Një, tek) dhe vazhdon njësoj, veçse në pjesën e dytë të refrenit, versi i fundit është “one, two, there” (Një, Dy, Atje)... Gjeniale apo jo? Besojmë se asnjë fëmijë i klasës së parrë nuk mund të këndonte këtë tekst! Dhe meqenëse jemi ndalur tek Verka Serduchka, ai që ka shkruar tekstin është frymëzuar nga Hamleti, duke e zëvendësuar thënien me Të kërcesh apo të mos kërcesh. Në qoftë se do të jetonte Shekspiri, me siguri do t’i binte me grusht autorit ukrainas të vendit të dytë! Vampirët me fustrime Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e 42 shteteve që morën pjesë në gjysmë-finalen dhe finalen Eurovision 2007 duket e kishin harruar origjinalitetin e tyre në shtëpi! Disa prej teksteve nxisin revoltën. Për shembull piratët bullgarë, që morën pikë të mjaftueshme për të përfaqësuar shtetin e tyre në Beograd në finalen e 2008-ës, dhanë një mesazh të jashtëzakonshëm. Në qoftë se do të arrije t’i kuptoje ata pa muzikë do të krijohej përshtypja se ishte një temë shtëpie për fëmijët që sapo kanë mësuar të shkruajnë. Në tekstin e bullgarëve mësojmë se, “Mitra këndon tek lumi”- dhe kjo ishte kënga e pestë fituese me 157 pikë – ndërsa një “fshatar që shkon tek ajo kalëronte një kalë kokëfortë”. Kur e shikon “këndon edhe ai”... Ndërsa kombinimi “Mitra-lassiee, Mitra-lass” na i mori tërë energjinë! Por edhe qipriotët. Pjesa e tyre nga Evridiki, na bëri të ditur se “çdo të hënë mbaron punën vonë (pra, e dashura), shikon TV dhe më pas bie të flejë”. Gjigande, apo jo? Kalon tek këndvështrimi i femrës që thotë ai: “Të martën në mëngjes, më tha ikim në kinema. Në mbrëmje ndërron mendje dhe më kërkon falje”... Gjithçka kulmohet me refrenin “e mrekullueshëm”: “Comme ci, comme ca...dhe jeta shkon më tutje”. Por as ylli Dj Bobo, i cili u skualifikua që në gjysmë-finale, nuk ngelej më sipër me bashkëpunëtorët e tij vampirë. I dashuruar ndoshta me Drakulën apo i frymëzuar nga ai, Bobi thotë kështu: “Vampirët jetojnë dhe legjenda mbijeton/Nuk do të dorëzohemi dhe do të jemi gjithmonë si të rinj”. Një tjetër tekst të çuditshëm ishin edhe përfaqësuesit e Danimarkës, që përfaqësoheshin në Eurovizion me minoritetin seksual transvestit. DQ, përfaqësuesi i tyre na tha: “Jam një mbretëreshë dramatike sot/Të gjitha problemet e mia nuk janë më kuriozitet/Kur dritat janë të ndezura/Unë do të jem ylli tënd ndriçues). Dramatikisht e pastër! Dhe të mos themi se “on” dhe “star” nuk rimonin, edhe sikur të ishe i dehur...

Ngelën në kthesë Kush ka blerë ndonjë fjalorth rime, le ta shkarkojnë atë në internet! Kështu kanë bërë ndoshta edhe Fatalët, përfaqësuesit e Francës. Ndryshe, nuk mund të shpjegohet vendosja e fjalëve: “Demoiselle, Belle, Tour Eiffel dhe Chanel”, në finalen e çdo vargu. Të gjithë besuan se ishte një monolog (të mos e marrin si ofendim të tjerët!) nga një person i cili ka jetuar një jetë mbi gomar, apo që ka zbritur nga ndonjë majë mali dhe që mund të sillte këtë rimë. Shumë filluan t’i linin nervat! Por origjinaliteti vinte edhe nga Gjermania dhe Britania e Madhe. Roger Cicero, një gjysmë rumuno-gjerman, që u plasua në vendin e 19-të, ndoshta ka vuajtur në fëmijërinë e tij. Në këngën e tij në Eurovision 2007 ai thotë se paska qenë i dashuruar me një femër dhe për shkak të saj u regjistrua në kursin e baletit përgjatë një viti. Në një moment ajo e pyet në qoftë se ai ishte i interesuar për problemet e mjedisit, ndërsa ai pati papritmas një dëshirë që të fluturonte... Megjithëse ajo nuk e merr seriozisht përgjigjen e tij, ai arrin ta kuptojë në fakt se kush po e udhëhiqte këtë botë. Një skenar i vërtetë për Oskar! “The ultimate”, siç thonë anglezët apo të vësh pikën mbi “i”, vjen ekzakt nga Scooch, përfaqësuesit e Britanisë së Madhe. Ata valëvitën flamurin, por e marrin tepër keq përgjatë gjithë refrenit: “Flying The Flag Ba-ba-da, Ba-ba-da, Ba-da-da-ba, ba-da, Duty free madam? Yeah, yeah, yeah, yeah”. (Valëvis Flamurin Ba-ba-da, Ba-ba-da, Ba-da-da-ba, ba-da, Duty Free (dyqanet) zonjë? Yeah, yeah, yeah, yeah). Kuptuat gjë? As unë! Po e mbyllim këtu, por jo përpara se të admirojmë edhe rusët e vendit të tretë me 207 pikë: “Funny Bunny/Money Money/Nasty Guy/Don`t Be Shy” (Lepurush Gazmor/Parà Parà/Djalë i keq/Mos u bëj i turpshëm). Konkurs muzikor evropian apo paradë “gay-lesbian”? “Vendet e dobëta” apo ata që zunë pas të dhjetëve, vunë në dukje jo-profesionalizmin e finlandezëve, madje në konferencat e shtypit pas festivalit u vu re një ndarje midis bllokut lindor dhe atij perëndimor. Shumë shtete menduan se kishin gabuar me strategjinë e propozuar në Eurovizion 2007, me anën e një sjelljeje pa devijime seksuale apo neutrale, që me sa duket, duhet të kishin edhe elementet e spektaklit gay-lesbian. Kështu të gjitha shtetet para vendit të 10-të “përfituan” titullin e kodoshëve të Evropës Lindore. U hodh madje edhe ideja në forumet virtuale në internet se, shoqatat e homoseksualëve kishin investuar një shumë paksa të pabesueshme prej 160 milionë eurosh për promovimin e këtij evenimenti muzikor - por kjo ende nuk është bërë zyrtare – ndërsa e vërteta ishte se në këtë edicion u shprehën qartë preferencat seksuale të personave të së njëjtit seks të mbarë Evropës. Dhe do të kishim qeshur të gjithë ta shikonim Frederik Ndocin me një fustan apo në sfondin e baladës së tij me veshjen e ukrainasit transvestit, duke bërë kështu që ekstravaganca dhe shpërthimi i ngjyrave t’i përngjanin flamurit, gay-lesbian. Përkundrazi malli dhe dashuria kërkonin diçka krejt tjetër. Edicioni i këtij viti u dominua krejt nga shtetet lindore, në Top 10, ndërkohë që të tjerat, ato perëndimore zunë vendet e fundit: Suedia (18), Gjermania (19), Spanja - që 12 prej tyre iu dhanë nga Shqipëria (20), Franca (22), Anglia (23), Irlanda (24). Në qoftë se Gjermania, Spanja, Franca dhe Anglia kualifikoheshin direkt në finalen e vitit të ardhshëm çdo vit (pasi janë shtete që i paguajnë jashtëzakonisht shumë EBU-së (European Broadcasting Union), është hera e parë në histori pas 52 vitesh të këtij konkursi, ku asnjë shtet skandinav nuk kualifikohet direkt për në edicionin pasardhës. Irlanda ka fituar plot shtatë herë, Franca, Anglia dhe Luksemburgu 5 herë. E përgjithshmja është 22 fitore për katër shtete, ose 50 % të trofeve të përgjithshme. Ishin plot 27 shtete (nga 9 shtete ballkanike) që i dhanë kësaj balade një 10-pikësh. Post-festival: Skandali që plasi në Helsinki Anglia, e cila u përfaqësua me grupin Scooch, përfaqësuesi i Ukrainës dhe mikpritësit, Terry Wogan shprehën pakënaqësinë që votat për ta u dhanë nga konsideratat politike dhe jo sipas vlerave muzikore. Po ashtu edhe sponsori i Rumanisë, i grupit Todomondo, të cilët u klasifikuan në vendin e 13-të, multimilioneri rumun, Xhixhi Bekali, që sponsorizoi efektet piroteknike me 5000 euro, e konsideroi Festivalin Evropian të Këngës “një konkurs mafiozësh”... Pjesëtarët e grupit e kontestuan gjithashtu këtë festival dhe bënë thirrje “kundër pjesëmarrjes së Rumanisë në Festivalin Evropian, i cili pritet të organizohet në vitin 2008 në Beograd, duke iu bashkuar kështu edhe Italisë, e cila ka abstenuar prej kohësh... por edhe operatorëve finlandezë që filmonin-tjetrin ndërkohë që dikush tjetër këndonte”. Irlanda, dikur një shtet i favorizuar i këtij festivali, doli në vendin e fundit, por këtë vit iu bashkua edhe Holanda dhe Malta, shtete të cilat kërcënuan për mospjesëmarrje. Pra, gati të gjitha shtetet perëndimore – duke u bërë pjesë me dashje ose jo pjesë edhe Shqipëria – u ndanë në gjysmë. Si premierë në këtë Eurovision, Evropa Perëndimore nuk do të ketë asnjë përfaqësues me të drejtë hyrjen direkt në natën finale në maj 2008. Dhe jo si krejt papritur filluan të dëgjoheshin zëra se Evropa Perëndimore do të organizojë një festival paralel, i cili mund të titullohet “Mondovision”, me bashkëpunimin e Amerikës. Kështu që votat e konsideruara si gjeo-politike sollën shkatërrimin definitiv të Eurovisionit në Finlandë, një traditë mbi gjysmë shekullore në Evropë. Ky ishte edhe motivi për të cilin rreth 10 vite më parë Italia dhe Monako dhanë dorëheqjen për dërgimin e përfaqësuesve e saj, duke deklaruar se “rezultatet nuk kanë asnjë lidhje me përfaqësimin muzikor por me “miqësinë” midis shteteve”. Tashmë Shqipëria, pritet të ndodhet midis dy fronteve...

Top 5 - Filmat që i keni kuptuar gabim[Redakto nëpërmjet kodit]

Edmond Prifti

Nuk po flasim për ata filma me subjekte abstrakte, apo ato filma të stilit francez. Do të flasim për filma të vërtetë, si Pulp Fiction, Kumbari, Njeriu me shenjë. Ndoshta keni besuar se i keni kuptuar në nivelin tematik, por në realitet nuk është kështu. Ndihet nevoja që të dalin në pah nënkuptimet, dhe ju sigurojmë se për këtë arsye po i shkruajmë

Pulp Fiction Çfarë mesazhi kemi besuar se na transmeton: Tarantino vë një çmim të madh për transmetimin e dhunës ekstreme dhe për njerëzit me karakter kriminal. Kush është mesazhi real: Një jetë ku duhet të jesh i dhunshëm dhe egoist nuk është ajo që meritoni të jetoni, ndërsa shpëtimi i fundmë ekziston për të gjithë ata që e dëshirojnë atë me çdo kusht.

Shumë prej të cilëve që e kanë vlerësuar me të vërtetë filmin Pulp Fiction, e kanë kuptuar me lehtësi mesazhin që transmeton, ndërsa konservatorët - në përgjithësi ata më të moshuarit - janë të fokusuar në dhunën dhe e kuptojnë këtë mesazh në mënyrë krejt të gabuar. Është tepër e lehtë të dallosh skenat e dhunës tek Pulp Fiction dhe të pretendosh se Tarantino e ngre në lavdi stilin e jetës së gangsterëve, por kjo deri kur e keni kuptuar se ata që jetojnë deri në fund janë vetëm ata që kanë kërkuar shpëtimin e fundmë, duke e gjetur atë. Përveç kësaj, ndoshta dikush duhet të shikojë Marcellus Wallace dhe pasojat e përdhunimit duke menduar për lavdinë e jetës së një krimineli.

Casablanca Çfarë mesazhi kemi besuar se na transmeton: Dashuria nuk pyet askënd dhe çdo gjë, ndërsa i shpëton njerëzit e mirë nga “thonjtë e luftës”. Kush është mesazhi real: Dashuria është thjesht një humbje kohe. Përfshihuni në “trupat e paqes”!

Rick e bën që Ilsa të shkojë pas Laszlos në fund të filmit. PIKË! Të gjithë rikujtojnë citatin: “Do të bëhesh pishman, ndoshta jo sot, ndoshta as nesër, por së shpejti dhe për gjithë pjesën tjetër të jetës tënde”, si të jetë gjëja më romantike në gjithë botën, por esenca e fjalwve me tw cilat Bogart i drejtohet aktores Ingrid Bergman është se ai dëshiron që ajo të largohet prej andej sa më shpejt të jetë e mundur. Humphrey është i bindur që asaj do t’i shkonte më mirë të ishte një luftëtare për lirinë e Francës, sesa një prostitutë e rëndomtë në Kazablanka. Po, është me të vërtetë e ëmbël kjo shprehje nga ana e tij, që i dëshiron asaj një jetë më të bukur, ashtu siç është edhe ajo, por nuk është aspak romantike, veçse diçka e ëmbël e shprehur ndryshe. Romantike do të ishte në qoftë se do të hipte në avion së bashku me të, me policin homoseksual francez dhe gjermanin e vdekur.

The Godfather (Kumbari) Çfarë mesazhi kemi besuar se na transmeton: Mafia vlerëson familjen më shumë se çdo gjë. Kush është mesazhi real: Dhuna është një ves dhe gjeneron një rreth vicioz, nga i cili nuk mund të shpëtosh.

E dashur shoqëri e sotme! Ja ku na erdhi edhe një ide. Të injorojmë disa prej evenimenteve të caktuara të këtij filmi dhe veçse të lexojmë disa prej tyre! Marlon Brando thotë në film që “Një mashkull që nuk e kalon kohën me familjen e tij nuk mund të jetë asnjëherë një mashkull i vërtetë!” E bëjmë këtë për të anashkaluar, kuptohet, faktin që Michael Corleone vret kunatin e tij Carlo apo vëllain e tij të vonuar mendërisht, Fredo. Po ngjyra e kuqe e flashback-eve në pjesën e dytë të filmit a është ajo që na tregon se dhuna gjeneron gjithmonë edhe më shumë dhunën: një lord i krimit vret familjen e Vitos, ndërsa Vito hyn në mafie për t’u hakmarrë dhe e vret më së fundmi atë lord, ndërsa fëmijët e tij trashëgojnë këtë dhunë. Dhe në të vërtetë ai “e kalon kohën e lirë” me pjesëtarët e familjes së tij. Por kjo pasi më parë i kishte vrarë ata.

Gone with the wind (Bashkë me erën) Çfarë mesazhi kemi besuar se na transmeton: Asgjë nuk mund të shkatërrojë rrugën e dashurisë apo dëshirën për të mbijetuar. Kush është mesazhi real: Njerëzit me ngjyrë janë budallenj. Jugu do të rilindë!

Njerëzit kanë thënë se Oskari i fituar nga Hattie McDaniel për rolin e saj më të mirë dytësor është një moment i lavdishëm në historinë e filmit: Ky ishte një moment që markonte një Hollywood më inteligjent, më shumë të fokusuar në aksin e progresit. Mëkat që kanë dhënë këtë çmim për rolin e një femre të qetë, por njëkohësisht edhe të një të mjere skllave - çka realisht nuk e besojmë se ka ekzistuar në histori. Pjesa më e madhe e problemeve që Scarlett O`Hara i bën ballë tek “Gone with the wind” vjen nga tre burime: 1. Lufta Civile; 2. Lakomia e ushtarëve të Unionit pas lufte; 3. Penisi i aktorit Clark Gable; Dy prej këtyre problemeve të mësipërme janë të parëndësishme. Ndërkohë që filmi është me të vërtetë i mirë, por të zhvillon dy ide (përgjatë disa orëve të transmetimit, Scarlett kalon dhe bëhet nga “një qenushkë e qetë jugore” në “një qenushkë jugore që nuk pranon asgjë dhe nga askush”), pasi duket se askush nuk mban mend skenën kur ai ushtar i keq i Unionit përpiqet të përdhunojë Scarlett, duke detyruar këtë të fundit ta ekzekutojë me një plumb.

Scarface (Njeriu me shenjë) Çfarë mesazhi kemi besuar se na transmeton: Tony Montana është i papërmbajtshëm! Kush është mesazhi real: Jo, nuk është aspak i tillë!

Nuk ka asgjë më nervoze se fakti që askush nga komuniteti i rapper-ëve gangsterë nuk e kupton mesazhin e Scarface (Njeriun me shenjë). Ose çdo personazh i tipit “Njeriu me shenjë” nga getot ka vetëm gjysmën e karakterit të tij ose amerikanët janë më budallenj sesa ka besuar ndonjëri ndonjëherë. Aspirantët e statusit të gangsterit shikojnë tek ngritja e lavdisë e Tony Montanës dhe mendojnë: “Ky jam unë. Nuk bëj kompromise, jam ambicioz, jam inteligjent dhe kam një moral të mirë. Jam një produkt i mjedisit ku jetoj, por kam përfituar në maksimum dhe jam praktik. Një hero midis keqbërësve”. Më pas shikojnë rënien e Tony Montanës, kur ky braktis të ëmën, humb Michelle Pfieffer, vret mikun e tij më të mirë, pa dashje vret të motrën... dhe më pas plandoset nga dhimbja dhe praktikisht hidhet përpara një zjarri të kryqëzuar vetëvrasës. Mendon: “Hajde të shikojmë edhe njëherë fillimin e filmit”. Sa “të çuditshëm” janë njerëzit që vlerësojnë pjesën e parë të këtij filmi dhe njeriun që ishte praktikisht heroi i tyre, që më pas të mos kuptojnë mesazhin e dhënë?! Që të mos themi se ky film i dha pikënisjen një loje me të njëjtin emër, po ku Tony u mbijeton armëve të zjarrit. Por më mirë të mos hymë në më shumë në detaje.

Njerëz të famshëm për momentet e mëdha…[Redakto nëpërmjet kodit]

Më shumë apo më pak të thella, idetë, këshillat e tyre apo ironia përreth seksit, futen në rangun e gazmoreve apo të thënieve me nënkuptime. Shumë prej “këshillave” të njerëzve të famshëm ndoshta janë bërë prej kohësh pjesë e jona, por kjo s’do të thotë t’i harxhoni me një frymë të gjitha ato çka thuhen më poshtë, - apo në paralelizëm siç ka thënë gazetari i famshëm Jay Leno, “Për herë të parë në histori, seksi na qenka më i rrezikshëm se sa një cigare më pas...”. Por në fakt, edhe pasi ta mbaroni këtë artikull, s’keni pse mendoni me patjetër thënien më pak të mendueshme të Fabio Fazios: “Të kam tradhtuar, vetëm se doja të kuptoja se ti je më i miri. Mos u mërzit edhe pak kam!”...


Emri? Austin Danger Powers. Seks? Po, ju lutem? - Austin Powers

Pasi një mashkull bën seks me një prostitutë, nuk e paguan atë për shërbimin, por për ta larguar - Anonim

Kur një mashkull i flet me fjalë të pista një femre, do të thotë ngacmim seksual. Kur një femër i flet me fjalë të pista një mashkulli do të thotë 3 $ për minutë - Anonim

Masturbimi: Një prej instinkteve primare të njerëzimit. Në shekullin XIX ishte një sëmundje, tashmë një nevojë” - Thomas Szasz

Klinton ka gënjyer. Një mashkull mund të harrojë ku ka parkuar apo edhe ku jeton, por nuk ka si harron asnjëherë një akt të seksit oral - Barbara Bush

Sipas disa kërkimeve të fundit, femrat thonë se ndihen më komforte në qoftë se zhvishen përpara një mashkulli, sesa ta bëjnë këtë përpara një femre. Kjo kauzë bën që femrat të jenë më kritike, ndërkohë që meshkujt u janë vetëm mirënjohës - Robert DeNiro

Thuhet se ka dalë një tjetër skandal në botën mjekësore. Mjekët bëjnë të ditur faktin që meshkujt kanë një reaksion alergjik ndaj prezervativëve prej lateksi. Ky material i provokon fryrjen e fuqishme të penisit. Dhe, ku qëndron problemi? - Dustin Hoffman

Seksi transmetohet. Në qoftë se prindërit tënd nuk e kanë bërë, as ti nuk do ta bësh - Anonim

E njihni atë shikimin që kanë femrat kur duan të bëjnë seks? As unë! - Steve Martin

Të bësh seks është sikur të luash Bridge. Në qoftë se nuk ke një partner të mirë, do të ishte mirë të kesh një dorë të mirë - Woody Allen

Femrat janë të afta të bëjnë sikur kanë orgazëm. Meshkujt mund ta bëjnë këtë gjë përgjatë gjithë marrëdhënies - Sharon Stone

Femrat kanë nevojë për një motiv për të bërë seks, meshkujt kanë nevojë për një vend - Billy Cristal

Seksi është formula e përshëndetjes së natyrës - Anonim

Besoj se meshkujt flasin me femrat për të bërë seks me to, ndërsa femrat bëjnë seks me meshkujt për ty çuar ata drejt fjalosjes - Jay McInerney

Bigamia do të thotë të kesh një grua në plus. Monogamia është e njëjta gjë - Oscar Wilde

E shikoni, problemi është se Zoti i ka dhënë mashkullit një tru dhe një penis, por nuk i ka dhënë gjak të mjaftueshëm për t’i përdorur të dyja njëherësh - Robin Williams

Mos bëj seks, njeri! Pastaj është puthja, ndërsa pas një kohe të shkurtër do të të duhet të flasësh me të - Steve Martin

Dashuria është përgjigjja, por ndërkohë që pret përgjigje, seksi ngre disa pyetje interesante - Woody Allen

Kur erdha në Amerikë, nuk dija të flisja anglisht, por jeta ime seksuale ishte e shkëlqyer. Tashmë anglishtja ime është e shkëlqyer, por jeta ime seksuale është copë-copë - Julio Iglesias

Herën e fundit kur kam qenë brenda një femre, ishte kur bëra vizitë në Statujën e Lirisë - Woody Allen

Jam një dashnor tepër i mirë, pasi bëj ushtrime së tepërmi kur jam vetëm - Woody Allen

Seksi dhe golfi janë dy gjërat e vetme nga të cilat mund të gëzohesh pa ditur asgjë - Kevin Costner, Tin Cup

Është më mirë të mos jesh besnik sesa të jesh besnik pa e dëshiruar atë - Brigitte Bardot

Në qoftë se Zoti nuk do të dëshironte që ne të masturbonim, do të na bënte duart më të shkurtra - George Carlin

Seksi në 90 vjeç është si të luash bilardo me një litar - George Burns

Askush nuk do ta fitojë luftën e sekseve; miqësohen së tepërmi me armikun - Henry Kissinger

Personalisht, nuk di asgjë përreth seksit, pasi kam qenë e martuar gjithë kohës - Zsa Zsa Gabor

Diferenca më e madhe midis seksit me pagesë dhe atij gratis është që seksi i paguar kushton më pak! - Brendan Francis

Në Amerikë seksi është një obsesion, në pjesë të tjera të botës është realitet - Marlene Dietrich

Që të kesh sukses në seksin e kundërt, thuaji që je impotent. Do të bëjë të pamundurën që të vërtetojë të kundërtën - Cary Grant

Puna është një program, ashtu si edhe seksi. Një gabim i vetëm dhe duhet të paguash për të gjithë jetën - Michael Sinz


Përgatiti: Edmond Prifti

Kur gratë na mbajnë nëpër gojë[Redakto nëpërmjet kodit]

Pergatiti: Edmond Prifti

Nuk përbën asnjë sekret që femrat “na mbajnë në gojë” dhe se një nga subjektet e thashethemeve të preferuara të tyre jemi ne meshkujt. Në fakt, nuk është dhe aq e vështirë që të mësosh se çfarë thonë ato për ne.

Ka rëndësi madhësia? Një prej subjekteve të cilat femrat i drejtohen më shpesh mikeshave të tyre në thashetheme është pyetja se “Sa i përmbush kërkesat apo sa talent ka i dashuri im?”. Mos u frikëso, ajo nuk do të japë asnjëherë detaje të sakta përsa u përket disa përmasave. Ndryshe, do t’u tregojë shoqeve të saj se sa komforte apo aspak komforte është akti seksual me një mashkull “jo të plotë”. Do të japë detaje se sa mirë shkoni së bashku (si dimension i marrëdhënies) apo përreth faktit se i pëlqen të të ndjejë më shumë. Ajo që është më interesantja është fakti që në qoftë se marrëdhënia juaj ecën mjaft mirë dhe femrat janë të dashuruara, nuk do të diskutojnë më marrëdhënien tuaj për një gjë aq të vogël sa edhe talenti më i varfër i partnerit të saj.

Po teknika? Eh, tashmë do të diskutojmë përreth disa gjërave që do të ndriçojnë paksa meshkujt! Teknika mund të jetë një tjetër subjekt diskutimi midis mikeshave, por në qoftë se janë diplomate, ato nuk do të thonë “për kë është fjala”, por do të përpiqen të diskutojnë sa më në përgjithësi në lidhje me këtë subjekt. Të diskutosh detajet intime do të thotë të tallesh me problemet e tua, dhe që të këshillohesh është gjëra absolutisht më vitale në marrëdhëniet midis femrave. Japin ide dhe mësojnë hilet për seksin nga njëra-tjetra. E nëse partnerja nuk të kënaq në diçka, të jesh tepër i sigurt që shoqet e saj e kanë marrë vesh dhe i kanë dhënë udhëzime se si mund ta korrigjojë atë defekt. Ndërsa në qoftë se je tepër i mirë për t’ju përshkruar me pak fjalë, ajo ka krijuar tashmë një fjalorth midis të tjerave që t’i thotë shoqeve të saj se sa i madh që je.

Sa shpesh? Të gjithë kemi probleme të sigurisë si dhe të gjithë pyesim “sa shpesh do të duhet të bëj seks me të dashurën time? Kush është mesatarja? Sa shpesh bëjnë seks komshinjtë, kolegët e zyrës apo miqtë e mi?” Ajo do ta diskutojë këtë aspekt me mikeshat e saj, në qoftë se e ndjen që marrëdhënia juaj është mbi apo në mungesë të seksit.

Femrat mund të bëhen të pasigurta nga një marrëdhënie në qoftë se fillojnë të drejtohen nga barometri seksual për të matur pasionin e një lidhjeje. Të bësh seks tepër shpesh mund të bëhet shpejt tepër e mërzitshme për interesin e një femre mbi marrëdhënien në fjalë. Në qoftë se do të ulni frekuencën e akteve seksuale, e dashura jote do të fillojnë të besojë se nuk është më një femër tërheqëse apo që ke filluar ta tradhtosh. Gjithashtu, ajo mund të ndihet e mbyllur si zogu në kafaz, në qoftë se ke filluar të bësh seks tepër shpesh. Të dyja rastet e mësipërme janë subjekte thashethemesh midis femrave.

Komunikoni? Në qoftë se nuk je tepër komunikues, të jesh i sigurt që shoqet e saj e kanë mësuar këtë gjë. Një partner që nuk komunikon mund të bëhet një burim frustrimi për një femër dhe kjo gjë do ta bëjë të dashurën tënde që t’u kërkojë këshilla mikeshave të saj. Në qoftë se e dashura jote ndjen që nuk po e kupton aspak, ajo do të apelojë tek shoqet e saj pikërisht nisur nga ky motiv, pasi femrat kanë nevojë të kuptohen nga ne. Kështu që, ki kujdes se në qoftë se nuk e dëgjon dhe për më tepër nuk e kupton të dashurën tënde, do ta bëjë atë tjetërkush në vendin tënd...

Si konkluzion: Trajtoje të dashurën tënde siç duhet dhe nuk do të shohësh më vështrimet e saj kur kthen kokën nga mikesha e ngushtë, si për të thënë që janë kuptuar me sy, ndërsa ty të shkon ndërmend pyetja: “Vallë çfarë i ka thënë asaj?”.

Një set “bathing-costume”…për Arditën (Revista ONE - Qershor 07)[Redakto nëpërmjet kodit]

I pëlqejnë fotot dhe për më tepër ato që tregojnë linjat, prandaj si një rast më shumë iu kushtuan disa nga faqet e revistës ONE për këtë muaj. Meqenëse seancat foto dhe interneti janë hobet e preferuara të saj dhe ndërsa të dyja këto përmblidheshin në një faqe virtuale të quajtur Hi5 - ku pothuajse janë regjistruar gjithë shqiptarët që njohin internetin – Arditën do ta shihni me rruazat e mëdha dhe të bardha, duke rrumbullakosur madje edhe tri miket e saj me to. Një puthje për gjithë ju që do ta shihni është poza e saj e parë. Pra, në këtë mënyrë keni rastin e dyfishtë ta kërkoni në internet se ku ndodhet dhe ta bëni mike me “Add Friends”, por edhe të shfletoni faqet e mëtejshme të revistës ONE…

Edmond Prifti



Ardita Kuçi Datëlindja: 10 Prill 1988 Vendlindja: Berat Gjatësia: 1.75 cm Pesha: 55 kg Studime: Fakulteti Juridik, Viti I Shenja e Horoskopit: Dashi


“Summer Time” me Arditën Vera është stina më e bukur për të. Ajo është e nxehtë, ekzotike dhe aventurore. Më të bukura do të ishin pushimet për të në një ishull - jo nga ato të stilit “romantiket e vetmuara” - “por me disko të hapur, me rini dhe atje ku bëhet nami, pra…dhe ndoshta në sfond me këngën e grupit Whitesnake: Is this love?!”, - është shprehur Ardita në këtë intervistë për ONE. Ndryshe nga “A është kjo dashuri?” Ardita preferon filmat e një ekstremi tjetër dhe më ekzakt ato të temave horror, si edhe “Galeria” apo filmat me metrazh të shkurtër të inxhinierit dhe më pas të një prej regjisorëve më popullorë të trilerit anglez, Alfred Hitchcock. “Asgjë nuk është realisht ajo që shikon”, ka qenë kjo një prej përkufizimeve të tij, ndërsa ajo do ta komentonte “regjisori që ka sjellë një frymë ndryshe, atë që për të tjerët ka qenë e parealizueshme në stil”. Por në qoftë se do të ishte ajo një aktore, ajo me siguri do të luante në një film historik apo romantik.

Meshkujt e ëmbël dhe me karakter Ka njohur shumë meshkuj, por ata që i pëlqejnë Arditës janë “të ëmblit fizikisht”, por edhe “të fortët në karakter”. I pëlqen dega ku ajo vazhdon studimet dhe ndoshta një arsye më shumë që është tepër e prerë në përgjigjet që ka dhënë - pasi mund të quhet aktualisht një juriste e vitit të parë. Në vitin 2003, kur Ardita ishte gjimnaziste në vitin e parë, ka konkurruar për Miss Beratin dhe ky ishte kontakti i parë me bukurinë femërore apo garën midis femrave. Ky ishte edhe evenimenti i parë që e lidhi Arditën me fotot, që do të përmblidheshin më tej në atë që quhet art. Ardhja e saj në Tiranë disa vite më parë dhe jeta e kryeqytetit tepër e zhurmshme, i ofroi asaj më shumë mundësi për të kaluar kohën e lirë, por tepër të vështirë gjetjen e miqve të ngushtë, ndërsa preferon të kalojë më shumë kohë me motrën e saj që ndan edhe shtëpinë. Si mashkull idhull ka ende të atin, pasi është tepër këmbëngulës, madje edhe kur mendonte të konkurronte për arkitekturë, i vinte ndërmend profesioni i tij si inxhinier.

Sweety “bardhësia” Ardita s’para i beson horoskopit, pasi “nga gazeta në gazetë i del gjithmonë mirë shenja e saj bazuar në astrologji, madje edhe atëherë kur gjërat nuk janë absolutisht të tilla”. Ngjyra që përmban kryesisht gardëroba e saj personale është e bardha, por në periudhën verore parapëlqen kombinimet me rozën, jeshilen apo bojë qiellin. E bardha i shkon ndërmend direkt pasi “kjo ngjyrë tregon pastërtinë” dhe pasqyrimin direkt të diellit mbi të, ndërsa coha në trupin e saj shoqërohet me një freski të aromës së parfumit “Dolce Gabbana Light Blue”, duke treguar femrën brenda saj edhe pa pasur sy, të lë një shije të ëmbël, pikërisht ashtu si edhe një nga tre pjesët e adresës së saj virtuale “sweety”, - e hapur katër vite më parë. Ndërsa përkrah saj preferon dy shoqet e saj dhe me mikrofon në dorë parapëlqejnë të këndojnë në bar-karaoket e Tiranës, ku nuk është çudi ta gjesh duke kënduar “Don’t you cry tonight, don’t you cry tonight, there’s heaven about you baby…”

Një koala si souvenir Ndonëse mëngjeset dhe dreka shoqërohen me ngjyrat e bardha të veshjes së saj, në mbrëmje Ardita preferon më tepër klasiken, apo siç thotë ajo, “atë të viteve të mëparshme”. Për gastronominë nuk ka ndonjë preferencë të veçantë, ndërsa Ardita mendon ta cilësojë atë “një ushqim të shëndetshëm apo fruta deti”. E dini se çfarë kafshe i pëlqen?! Ajo që i përngjan një “qenushi” me fytyrë të lezetshme, por që realisht është një ari me shtat të vogël dhe që quhet, Koala. Ndoshta dizenjot e saj të dikurshme kur bënte gara edhe me të motrën se kush vizatonte më mirë, nxitën tek Ardita dëshirën për të vazhduar arkitekturën “por si çdo gjë që nuk mund të planifikohet në Shqipëri” zgjodhi universitetin e dytë, juridikun. Ende ruan në shtëpinë e prindërve vizatimet e dikurshme të motrës dhe të sajat, kur vizatonin modelet e para “me supet me vatë”. Madje edhe flokët e saj mund të ndryshojnë në platin apo të kuqe, të shkurtra fare apo me piercing tek hunda, në vetull apo sipër tek buza…por Ardita “dëshiron dhe do të jetë bionde e përhershme”

Të gjithë të barabartë përballë ligjit… Një shprehje që do t’i shkonte Arditës dhe që i pëlqeu së tepërmi ishte edhe “…të gjithë janë të barabartë përballë ligjit, por disa janë më të barabartë se sa ju”. Ardita është tipi që i përshtatet çdolloj situate, por si shumë të tjerë edhe asaj nuk i pëlqen rutina, kështu që shpesh herë preferon të shtegtojë larg zhurmave, ndonëse do apo s’do rikthehet sërish diku afër zonës së Bllokut. Madje edhe të dashurin e jetës së saj ajo e kërkon të mos të ketë të njëjtat mendime me të, madje pse jo edhe të zihen apo të debatojnë shpesh. Kur bie muzgu preferon të pijë kafen në ndonjë lokal në një vend të qeta dhe në ajër të pastër. Të paktën kjo e dyta u realizua në seancën foto të revistës ONE. Një tjetër hobi i saj është edhe piktura, ndërsa autori i preferuar për të ngelet Pikaso “pasi abstraksioni nuk është i lehtë për tu kuptuar nga të gjithë. Duhet kuptuar brendësia e asaj që ka dashur të shprehë autori”.

Xhejms Bond në bordin e një Aston Martin DB9 (Revista ONE - Qershor 07)[Redakto nëpërmjet kodit]

Edmond PRIFTI


Prodhuesi: Aston Martin Lagonda Limited Prodhimi i këtij tipi nga: 2006 Paraardhësi i tipit: Aston Martin DB7 Klasi: Grand Tourer Makina Standard - Aston Martin DB9 Stili sipas trupit: 2-dyer dyvendëshe

                   2-dyer e ndryshueshme (Volante)

Platforma nga: Ford VH platform Motori: 5.9 L V12 Transmisioni: 6-marshe automatike dhe po aq manuale Shpejtësia: 0-60 mph (96 km/orë) në 4.9 sekonda Shpejtësia maksimale: 186 mph (299 km/orë) Rrotat: 274.5 cm (108.1 inxh) Gjatësia: 471.0 cm (185.4 inxh) Gjerësia: 187.5 cm (73.8 inxh) Lartësia: 127.0 cm (50 inxh) I ngjashëm me: Mercedes-Benz SL

                Ferrari 612 Scaglietti
                Bentley Continental GT

Konstruktorët e DB9-ës: Ian Callum; Henrik Fisker Çmimi: 109.750 paund për Coupe dhe për Volante 118.750 paund

Disa makina janë tepër të shtrenjta, kaq ekskluzive dhe të vështira për t’u mbajtur, madje gati krejt të panjohura për publikun e gjerë. ONE mendoi se Aston Martin i përmbush të gjitha kriteret e mësipërme më së miri. Megjithatë, ky automobil luksi – dhe më ekzakt DBRS9 - ka fatin e mirë që është zgjedhur si makina personale e Agjentit 007, Xhejms Bond në Casino Royale. Kështu që nuk ka nevojë për më tepër publicitet. Plus është makina më e përzemërt e Xhenifer Lopez. Dhe në fakt modeli roadster i britanikëve të Aston Martin, ishte i pritshëm që nga fillimet e këtij viti. Makina e cila është ndërtuar në Gaidon të Anglisë, vjen të kompletojë serinë e makinave super-sportive në këtë revistë, dhe kjo është Aston Martin DB9, një e tillë meriton rangun e simotrave Ferrari F430 apo Lamborghini Gallardo. Sipas deklaratave të John Sinders, bashkëpronarit më të ri të firmës angleze, makina të tilla prodhohen më pak se 300 copë në vit.

DB9 Kjo makinë u konceptua për treg nga Aston Martin Lagonda Limited që në vitin 2004, ndërsa prapashtesa e këtij modeli “DB” për vitin 2006 u mor nga David Brown, pronari i Aston Martin, si një pikë kulminante e historisë së kësaj kompanie. Modeli u dizajnua nga Ian Callum dhe përfundoi nga Henrik Fisker, duke i zënë vendin ish-tipit të mëparshëm, Aston Martin DB7, e cila kishte nisur prodhimin që nga viti 1994. Ndërsa në varësi të tipit të karrocerisë ajo vjen në dy lloje, Coupé dhe “Volante” Convertible, - të dy lloje me 6.0 L 450 V12 dhe fuqi frenimi prej 335 kW, i ngjashëm me makinën simotër V12 Vanquish. Raportet zyrtare tregojnë se kompania Aston Martin dhe makina e prodhuar nga kjo firmë është më e mirë se një Jaguar XJ-S, që në bazë është e njëjtë me një Aston Martin DB7, ndërsa tipi më i ri u quajt DB9, në vend të tipit DB8 që është prodhuar, nga e cila janë evoluar gradualisht përgjatë kohës motori, teknika aerodinamike dhe ajo elektronike.

Makina standard e agjentit special Makina ka një pajisje të quajtur Artificial Neural Network, e cila ndodhet e vendosur në formën e një pajisjeje elektronike direkt në motorin e çelësit të kuadrit, pa të cilën nuk mund ta ndezësh. Ajo është adoptuar si një makinë garash nga Prodrive. DBR9, siç quhet edhe ndryshe, është parë për herë të parë në garën “12 Hours of Sebring” në vitin 2005 duke fituar kategorinë LMGT1, por mbeti mbrapa në kthesë nga Corvette Racing në garën e Le Manshit për klasën GT1. Duke përparuar me teknikën në vitin 2006, Aston Martin futi në treg makinën “Sports Pack” për DB9, të cilën e shihni në foto e cila kishte një strukturë të ngurtë aerodinamike, rrota alumini të farkëtuara 19-inxh me një aliazh titani.

DB9 Volante Aston Martin DB9 Volante është një version i ndryshëm nga DB9 Coupe. Është i ndërtuar nga duart e njeriut në një numër limit dhe i përmirësuar në stil. Merr fuqinë nga i njëjti motor prej 5.9 litrash, DOHC 48 me valvula [V-12] duke kompletuar makinën me 444 Kuaj Fuqi. Është paksa më e lartë se sa një standarde DB9 me 51.19 inxh, krahasuar me 50.10 inxh nga e para. Transmisionet siç e kemi thënë janë automatike dhe manuale, por gjithsej mos kërkoni më shumë se 6 marshe.

Makina që garoi për Top Gear Në emisionin e BBC-së “Top Gear”, i prezantuar nga Xheremi Klarkson, garoi një Aston DB9 kundra një treni TGV nga Surrei në Monte Karlo, ku DB9 fitoi me disa minuta para Përgjatë garës, Klarkson çmoi modelin DB9, duke theksuar se ka një “motor perfekt”. Ky koment ishte në krye të listës në seksionin e ri që iu shtua këtij emisioni të quajtur “The Cool Wall”, i cili vendos makinat me gradat nga “Seriously Uncool” tek “Sub-Zero”. Ndërsa në pistën e emisionit Top Gear, DB9 kreu një xhiro perfekte përreth “Power Lap” në 1:27.1, e njëjtë me atë të makinës Vanquish S, e cila kushton afërsisht 60,000 paund dhe 60 Kuaj Fuqi më shumë se sa një DB9. Klarkson nënvijëzoi se DB9 do të ishte një blerje më e mirë, pasi ka shpejtësi të njëjtë me Vanquish, kushton më pak, dhe një transmision më të sprovuar.

Tito, 17 martesa dhe një funeral[Redakto nëpërmjet kodit]

Edmond PRIFTI

Tito ishte një mashkull diabolik dhe përfitonte nga luksi dhe autoriteti. Kishte një mendim superior për veten, duke filluar nga pamja, mendja por edhe nga veshja. Marshalli me gishtin tregues të gjymtuar, kishte pasur zyrtarisht rreth 17 gra me të cilat u martua apo kishte fëmijë, fakte të bërë të ditura nga libri “Dashuritë e Josip Brozit” i shkrimtarit Filip Raduloviç. Gjithë marrëdhëniet seksuale me femrat e tjera kanë qenë të panumërta, ka bërë të ditur në vijim autori. Që nga Cenkovo, Plzen, Vienë, Zagreb, Moskë, Sankt Petersbug dhe duke vijuar për në rajonin e Siberisë, Omsk, Paris apo Stamboll, Tito do flirtonte me femrat, do të martohej, do t’i linte shtatzënë dhe shumë shpejt do t’i braktiste. Pak e nga pak arriti të ndërtonte haremin më të madh në gadishullin ballkanik, por njëkohësisht nën tutelën e pushtetit komunist që krijoi vendosi ligje të rrepta pa kompromis. Në gusht 2002, 22 vite pas vdekjes së tij, u mblodhën 10.000 firma për të mbështetur kandidaturën e Titos për postin e Presidentit të Republikës Serbe nga Lëvizja Studentore Politike “Otpor”. Të gjithë do të mendonin: “Fantazma e Titos vlen më shumë se çdo politikan tjetër në këtë jetë”.

Pas mbarimit të luftës në 1945, Marshall Titos “i servirën” Jovankën, e cila u duk fillimisht një grua serioze, por edhe tepër e bukur. Qëllimi i stafit të komunistëve jugosllavë ishte t’i vinin e kapak aventurave të tij të panumërta. Tito vonë do ta kuptonte gabimin që kishte bërë duke u martuar me Jovanka Broz. Ajo e kishte marrë në dorë fuqinë e politikës dhe jo vetëm të saj. Luante me të dhe bënte shpesh çfarë të donte ajo, duke pushuar apo emëruar zyrtarë, gjeneralë, ministra dhe deri tek drejtorë apo punëtorë. Arriti ta mënjanonte atë nga politika, por kjo deri në vdekjen e tij në vitin 1980. Marshall Tito nuk do ta harronte zakonin e vjetër. Kishte rënë në dashuri me këngëtaren e operës Zinka Kunc. Tito do t’i dërgonte asaj një mesazh përmes oficerit të tij ushtarak: “Asnjë grua s’ka qenë kaq sharmante dhe e bekuar si ty”. Pas Zinkës, me të cilën ishte martuar në prill 1959, shumë shpejt Tito do të joshej nga një tjetër këngëtare të operës, Gertruda Munitiç. Por lajmi dekonspirohet dhe përhapet nga mediat perëndimore. Tito i lodhur do të rikthehet për herë të fundit tek gruaja e papërballueshme Jovanka Broz. Madje edhe kur ai vdiq pranë arkivolit ku dergjej trupi i tij do të vajtonte ajo, ish- mirëmbajtësja e dikurshme e vilave qeveritare. Jovanka do të ishte gruaja e përjetshme dhe e vetme e këtij lloji. Po atë ditë Zonja Broz do të vetëshpallej “Gruaja e Presidentit”.

Nga dashnorja e parë tek gruaja e fundit Dashuria e parë e Titos do të ishte vajza çeke Marusha Novakova, të cilën Tito e takoi në Cenkovo të Çekosllovakisë në vitin 1912. Ndërsa ajo kishte filluar të mendonte për një martesë me të, “druzhe” Tito mendonte ndryshe. Ai dëshironte me çdo kusht një fëmijë nga ajo, ndërsa Marusha të martoheshin. Por ka qenë Klara, një femër më e madhe në moshë, që kishte filluar të shoqërohej Tito, ndërkohë që çdo gjë ishte bërë gati për martesë. Rikthehet tek Marusha dhe niset me të në Plzen tek halla e saj, ku ajo mëson se kishte mbetur shtatzënë. Tito, i cili ndërkohë kishte gjetur punë në fabrikën e makinave Skoda, ishte njohur me Liza Spuner, 10 vite më e madhe se ai. Një ditë ai do të largohej papritmas nga Çekia, drejt apartamentit të Lizës në Vjenë. Në vitin 1913 do të lindte djali i tij Leopard Novakov, nga lidhja me Marushën. Liza Spuner do të ishte me të vërtetë një histerike dhe tejet perverse. Përgjatë marrëdhënieve seksuale me të ajo shfaqte agresivitet, e godiste në fytyrë dhe tentonte t’i vinte duart në grykë. Shumë shpejt ajo do t’i sillte Titos në shtëpi një tjetër mashkull ndërsa ai do t’i vëzhgonte ndërsa ata ishin duke kryer marrëdhënie seksuale. Që nga ajo periudhë lidhja e tyre do të merrte formën e një biznesi. Nga Liza ai do të mësonte gjithashtu pianon, kërcimin, hipizmin por edhe të shkruante disa poezi dashurie për të. Ndërsa ishte duke parë një garë me kuaj në një hipodrom të Vienës, Tito takoi një vajzë të pasur kroate me origjinë austriake, Tereza Stacner dhe i dhuroi rroba nga gardëroba e Lizës. Një ditë, Tito u nis për një udhëtim por u zhduk përgjithmonë, kjo pasi Liza i kishte rrëfyer për shtatzëninë e saj. Në vitin 1914 lindi djali i tyre Hans Spuner, i cili gjeti vdekjen ndërsa luftonte për ushtrinë naziste kundër partizanëve të Titos në mars 1942. Dashuria e tij e re, Tereza, do ta ndihmonte atë të shmangte për një farë kohe shërbimin ushtarak të detyrueshëm, duke tentuar të falsifikojë akte sikur ai ishte i shurdhër. Më vonë ai do të zbulohej dhe mbi të do të rëndonte edhe një akuzë tjetër për përdhunim. Do të lirohej nga burgu i Petrovardinit me ndihmën e të atit të Terezës, një person tepër i pushtetshëm. Në biografinë e tij ai shkruan se, “...në vitin 1915 ndërsa kryeja shërbimin ushtarak në luftën austro-hungareze më burgosën papritmazi për propagandë kundër luftës”...Sipas dokumenteve zyrtare të mëvonshme e vërteta ishte krejt ndryshe. E kishin burgosur pasi ishte gjetur fajtor për përdhunimin e një fshatareje serbe. Në ushtrinë austriake ai do të bëhej qitësi më i mirë i garnizonit dhe do të merrte çmimin e tretë si ushtari më i mirë në kampionatin e qitjes. Jo shumë kohë më pas Tito u dërgua në frontin rus nga ku nuk do të kthehej më. Pikërisht në vitin 1915 nga bashkëjetesa e tij me Terezën do të lindnin dy binjakë, Paul dhe Gabriela Stacner. Si dezertor, ai fillon punë si rritës kuajsh dhe në 1915 Tito takon Ljusa Sedlovska në fshatin Korutovo, gruan e re të Mihael Sedlovskit. Ljusa do ta mbante atë me të ardhura financiare, por filloi të inatosej me Titon kur ai po harxhonte një pjesë të madhe të kohës me një infermiere të quajtur Ira Gligorieva. Burri i Ljusës e gjen Titon një ditë në shtratin e tij bashkëshortor dhe shtie mbi të me armë. Fillon të rrahë për vdekje Ljusën, por ajo i lutet atij të ndalë sepse kishte mbetur shtatzënë dhe kështu në vitin 1915 lind në Rusi, djali i Titos, Kiril Sedlovski. Ai do të vazhdonte edhe më tej marrëdhënien intime të nisur kohë më parë me infermieren Ira, me të cilën kishte bërë seks për herë të parë në një pyll, në kohën kur shtrohet në spital nga plagët e marra. Më 17 korrik 1915 Tito do të martohej me Irën në Svjazensk të Rusisë dhe menjëherë ata do të largoheshin nga fshati drejt qytetit. Tito do të punësohej si supervizor teknik i spitalit. Tito përgjatë një feste të nunit të Irës do të takonte doktoreshën Daria Andriolova dhe po atë mbrëmje e ndjek atë fshehurazi në vilën e saj. Rrugës ai do ta joshte atë dhe do të kryente marrëdhënie sekusuale në pyllin që ndante festën nga vila e saj. Ira, e cila kishte mbetur shtatzënë, do të lindte para kohe, në muajin e shtatë. Mjekët e shpëtuan jetën e fëmijës, Serjoza Gligoriev, por jo edhe të Irës në vitin 1915. Edhe me doktoreshën Daria ai shumë shpejt ua nda pak kohë pasi e kishte ndjekur atë në Moskë për pushime, në vilën e prindërve të saj në rrugën Voronjska. Atje Tito takoi Olja Kutinën, një studente që vazhdonte Fakultetin Ekonomik. Pranoi amësinë e fëmijës së Darias, e cila kishte mbetur shtatzënë, kështu që marrëdhënia e tyre do të përfundonte në një lumë mallkimesh. Një vit më pas lind djali i tyre, Josip Andirelov, i cili do të gjente vdekjen mbi qytetin e Berlinit në vitin 1944, kur avioni që ai pilotonte do të goditej nga artileria kundërajrore gjermane. I mbetur pa femra, Tito niset drejt Sant Petersburgut me mendimin se do të takonte Ninën, një prej dy binjakeve, të cilën ai e kishte njohur përgjatë pushimeve të dimrit në Datov të Siberisë së bashku me Olja Kutinën, studenten e Ekonomisë, me të cilën Tito kishte kryer marrëdhënie seksuale. Nina, e sinqertë kishte menduar se ai dëshironte që të martohej me të, me djaloshin 25-vjeçar, por ai me sa duket që në momentin e parë të ritakimit kishte filluar fantazitë seksuale për të motrën e saj binjake, Svetlanën. Tito u fejua me Ninën, por shumë shpejt i ati i saj do të niste një debat të ashpër për zhdukjen e shumë parave. Pikërisht aty ai gjen rastin e përshtatshëm për të shpenzuar tri ditë nga jeta e tij për të kryer marrëdhënie seksuale me Svetlanën. Dhe një ditë befas, të dy binjaket ndihen keq. Zbulojnë se ishin shtatzënë me të njëjtin mashkull. Svetlana Bazan pranoi të qëndronte sërish përkrah Titos vetëm në qoftë se ai do të rrëfehej se ajo kishte mbetur shtatzënë me një nga profesorët e saj. Kur filloi Revolucioni Rus në muajin tetor, Tito u arratis duke u hedhur nga një tren që po e çonte atë drejt Siberisë në rajonin e Omskit, pasi u gjet pa dokumente nga policia në atë vend. I biri i tij nga marrëdhënia me Svetlanën, Vladimir Bazan, lindi në 1918 në qytetin e Sant Petersburgut. Pas arratisjes ai u strehua në familjen e fisit të Kirgizëve, tek Zalid Badahur. Tito e prezantoi veten si shitës bagëtish nga Dzalal-Abadu. U prit me nderime të mëdha dhe aty u njoh me të bijën e tij, Zuhdra Badahur, me pseudonimin Mahabetnama – Zoti i Dashurisë. Tito i premton të atit të saj se do të blinte 1000 dele nga 3000, që kishte pronari i madh ndërsa në shkëmbim ai i premtoi se do t’i ofronte një vajzë të bukur nga fisi. Por Tito dëshironte me çdo kusht vajzën e tij, Zuhra, e cila i kishte mbetur në mendje kur i kishte kënduar “Dy barinj të dashuruar”. Ai madje e kishte puthur atë fshehurazi dhe i tha se kishte një librari gjigande. Tito guxoi në prani të të atit, Zalid, t’i kërkonte asaj dorën. Ai mendohet paksa dhe i jep të dyve bekimin. Por papritmas më 18 mars 1918 Zuhra u martua me Joze Brozdun. Në çastin kur ajo zbulon se kishte mbetur shtatzënë, burri i saj i kthen kurrizin. Shkon të takojë Titon, por ai ishte larguar së bashku me një suvenir të artë, të cilin Zalid Badahur e kishte fituar në një garë për shpejtësie për vënien e patkonjve. Në po atë vit, 1918, në Khirgiz erdhi në jetë edhe djali i tij Kadi Badahur. Përgjatë largimit nga rajoni i Omskit, Tito u kap sërish nga policia, por kësaj radhe duket se nuk kishte mundësi arratisjeje. Në dhomën e hetuesisë do të hynte dhe dilte një femër tejet e pashme e quajtur Pelagija Belousova, me pseudonimin Polka. “Ajo e mbante mend mirë takimin e parë midis tyre, kur në një stacion treni kur nuk kishte mbushur ende 14 vjeç u zhvirgjërua forcërisht nga Tito nën të ftohtin therës së Siberisë së largët në vitin 1917”, ka bërë të ditur Filip Raduloviç. Çuditërisht, pas daljes nga burgu Tito do të kryente një martesë simbolike me gruan e tij, 12 vite më të re, Pelagija Belousovën më 18 qershor 1919. Nga martesa ata patën një djalë të quajtur Zharko, i cili lindi në vitin 1920, vonë Hero Kombëtar i Ushtrisë së Kuqe, ndërsa sollën në jetë dy të tjerë, të cilët nuk arritën të mbijetonin. Edhe sot mbetet enigmë fati i djalit të tyre, Zharko, që sa herë ia kujtonin Tito ndjente dhimbje. Në 1920 Tito do të kthehej së bashku me Pelagijan në Jugosllavi, por jeta e tyre u bë monotone, pasi Tito dukej se ishte bezdisur së tepërmi përkrah një femre të vetme. Ai shpejt filloi t’i vardisej një mësueseje të quajtur Ana Ivanoviç. Lidhja e tij me Pelagijnë zgjati deri në vitin 1928, kur Tito do të arrestohej sërish. Por ky nuk ishte fundi i aventurave të Titos. Në marsin e vitit 1934, pak kohë pas daljes nga burgu i Ogulinit, strehohet për një farë kohe në rezidencën e Bishopit Rozman, i cili e prezanton Titon me emrin e rremë inxhinier Rudi, dhe si përfaqësues i një kompanie austriake. Pranë një burimi ai do të takohej me një vajzë të re, komshi e Bishopit dhe i tregon asaj për burgun dhe jetën e tmerrshme që kishte pasur më parë. Vajza e re, Vida Kogej, duke rënë pre e sinqeritetit, e fton Titon në shtëpinë e saj dhe ndërsa i luan në piano disa partitura i flet atij për planin e saj të largimit drejt Vienës. Tito i përulet dhe i thotë të mos e braktisë. Disa ditë më pas ata vishen si malësorë dhe kalojnë kufirin drejt Austrisë. Pas mbërritjes atje, Tito kupton se ajo ishte shtatzënë dhe thur për të disatën herë planet e braktisjes. Ajo e zbulon në kohë dhe përgjatë replikave i kërkon atij shpjegime se pse i lë shtatzëna femrat dhe më pas i braktis ato, ndërsa Tito i përgjigjet duke i thënë: “Femrat duhet të mbrojnë veten nga shtatzënia!”. Vida nuk aborton dhe në vitin 1935 lindi djali i tyre, Dimitrij Kogej në Vienë, i cili në rininë e tij do të bëhej profesor muzike. Tito largohet drejt Moskës dhe fillon punë në Komitern, ku u njoh me Elza Gerlach, me emrin e koduar Valter. Ai dukej paska i dashuruar, por fillimisht ajo nuk i jepet. Elza, ishte një boleshevike e vërtetë, e përgjegjshme dhe tepër e bukur. Por një ditë Tito e fton atë në Podmoskovje, në vilën e një pjesëtari të Komiternit. Flenë në të njëjtën dhomë, por Tito meqenëse ishte tepër i dehur, nuk e kënaqi atë sekusualisht. Mëngjesin e nesërm Tito do të kompensonte mendimet e Elzës. Ai u zgjidh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Komiternit por edhe u akuzohet nga ata për shpenzimet tejet të mëdha të energjisë elektrike. Tito arriti të shpëtonte nga dyshimi i punonjësit të Gjendjes Civile, kur ai e pyeti përgjatë nënshkrimit të firmës së martesës. Tito nuk e pranon se ishte ende i martuar me Pelagijën, duke shpëtuar kështu nga akuza për bigami. Ndërsa Elza u nis për misione sekrete në Gjermani dhe Francë, Tito rikthehet tek zakonet e tij, duke flirtuar me aktoren Vassilitsa Koveshnikova, së cilës i premton martesë. Elza kishte mbetur shtatzënë, ndërsa Tito do të hakmerrej, duke i organizuar asaj takime me spiunët perëndimorë. Kështu, më 6 nëntor 1936 Elza do të arrestohet nga NKVD-ja, dhe ai hidhet i lirë në krahët e aktores. I biri i tyre, Viktor Gerlach, lind një vit më vonë por nuk do të dëgjohej më për fatin e tij. Në vitin 1937, Tito niset drejt Parisit, ku në një shesh u takua me një grua dhe të bijën e saj. I fton ato për një pije. Ajo ishte Jeanne dhe ai Jozko Broz. Jeanne ishte e veja e një oficeri naval, i zhdukur në një aksident ndërsa trupi i tij s’u gjet asnjëherë. Shumë shpejt ai do të transferohej në shtëpinë e saj. Një mbrëmje, ndërsa Tito kishte filluar frëngjishten, i afrohet Danielës dhe i jep asaj “frech kiss”-in që kishte mësuar nga Jeanne. Filloi të frekuentonte kazinotë e Parisit dhe të shihej në praninë e një gruaje turke të quajtur Mahri, e shoqëruar nga dy truproja të saj, të veshur me kostume tradicionale. Pasi kishte fituar një shumë të madhe në kazino, ai kthehet në shtëpinë e Jeannes dhe atë mbrëmje mëson se ajo kishte mbetur shtatzënë. Vejusha e adhuronte si mashkull, ndonëse kjo shkaktonte urrejtje tek e bija, Danielle. Ndahet nga Jeanne, duke i lënë një letër mbi tavolinë. I biri i tij nga bashkëjetesa me Jeannen, Oliver Coitier lindi në Paris dhe më vonë mori profesionin e ekspertit të fizikës nukleare. Aventura e mëpasshme do të ishte një femër tejet e pasur e një klasi të lartë, madje edhe gjysmëaksionere e një miniere ari në Jugosllavi. Tito me çdo kusht u përpoq që Zuhra Reuf-Anadolka t’i dhuronte atij vëmendjen maksimale. Në Paris, Tito takoi mikun e vet, Joza Kopinich dhe iu lut atij të merrte me qira për të kështjellën e një markezi spanjoll në periferi të Parisit. Duhej që me çdo kusht t’i tërhiqte vëmendjen kësaj femre, pas Jeannes, e cila kishte qenë femra e parë që e kishte dëbuar Titon. Pseudonimi i tij ishte “Princi i Artë”. Por Anadolka s’do ta merrte atë seriozisht, pasi dinte më shumë nga jeta sesa ai. Ai u përpoq ta joshte me kështjellën, me darkën romantike, me shoferin e tij personal dhe në fund me lojën në kazino. Tito insistoi t’i jepte asaj një unazë floriri me inicialet e saj, Z.R.A., ndërsa ajo ndonëse aspak e bindur për sinqeritetin e tij i thotë se “kjo do të bëhet vetëm në qoftë se Titon do ta pranonte i ati, Ishar”. Në tri ditët që vijojnë ajo shkoi në Londër, kurse Tito për dy ditë rresht kreu marrëdhënie seksuale me një fizikante nga Peruxhia. Pas kthimit, Tito u martua me Anadolkën në një ceremoni modeste në prani të 20 vetëve. Në korrik, në muajin e mjaltit ata nisen drejt Turqisë, kurse Tito eksitohet kur mëson se ajo kishte një harem në pronësi. Pas kthimit, Tito i thotë Anadolkës se e kishte shitur kështjellën. Niset për shumë kohë drejt Kroacisë dhe në rikthimin e tij e gjen Anadolkën të fejuar me një tjetër. Kjo “e pabesë” do ta nxirrte Titon jashtë dhomës së bashku me dy truprojat. I biri, Izet Reuf lindi në Paris dhe vonë transferohet për në Stamboll të Turqisë, ku gjen punë si komisioner shitjesh. Në vitin 1937, Tito u takua në Paris përgjatë veprimtarisë në ilegalitet me korrieren e tij, midis Francës dhe Jugosllavisë, Herta Haas. Në 1940 Tito u martua me këtë vajzë çifute, e bija e një bankeri të pasur nga Stambolli. Herta banonte në Maribor të Sllovenisë dhe ishte një brune e këndshme. Dukej se ajo e adhuronte së tepërmi Titon. Me pushtimin e Jugosllavisë nga Gjermania Naziste, Hertën do ta arrestonin por më parë ajo do të sillte në jetë djalin e tyre, Aleksander Misa Broz, të cilin me porosi të Titos ajo e lë në një jetimore në Zagreb të Kroacisë. Tito dukej se s´kishte humbur gjë të madhe, pasi po shtynte ditët nën shoqërinë e tri shoqeve komuniste jugosllave. Dy prej tyre ishin Vera Miletiç, vjehrra e Sllobodan Millosheviçit dhe femra me shprehje provokuese dhe sy ulliri, Davorjanka Paunoviç-Zdenka, e cila do të bëhej sekretarja e tij në Partinë Komuniste në vitin 1941. Një vit më pas ai dhe bukuroshja nga minoriteti rumun do të kalonin momentet më të këndshme intime midis Beogradit dhe Fokas. Lufta i kishte sjellë ata më afër. Tito i përmend asaj rregulloren e Librit Komunist, ku nuk lejohen marrëdhëniet intime në momentin që mëson se ajo kishte mbetur shtatzënë dhe i thotë që të abortojë. Por ajo e lë fëmijën e lindur në vitin 1942, Slavisa Paunoviç, nën kujdestarinë e një familje në Foka dhe kishte parashikuar që ta merrte atë pas lufte. Në 1 maj 1948 Zdenka do të sëmurej nga turbekulozi dhe do të vdiste nga kjo sëmundje në Senatoriumin Golnik. Të gjitha biografitë për të, madje edhe fotografitë e kohës së luftës, ku Zdenka ishte përkrah tij do të zhdukeshin papritmas. Një rrugë në Pozharevac do të merrte emrin e saj. Në funeralin e Zdenkës, Tito do të deklaronte: “Ti ishe dashuria ime më e madhe!”.

Lamtumirë MIG![Redakto nëpërmjet kodit]

Edmond Prifti

Për njerëzit, qielli ka qenë gjithmonë limiti ndërsa për ata që fluturonin, qielli ka qenë shtëpia e tyre. Ashtu si Ikari, njeriu i parë që “sulmoi” qiellin me disa flatra të ngjitura pas shpine, çdokush ka dëshiruar qoftë edhe njëherë të vetme të fluturojë drejt qiellit dhe të shikojë tokën nga horizonte të tjera. Të niset në aventurat e tij të çmendura për të realizuar të pamundurën, sfidën e njeriut ndaj Zotit. Për atë që ndoshta mund të ishte fluturimi i tyre i fundmë!

Ndal! Jemi në një zonë ushtarake Shiu binte pa pushim mbi fanarët dhe turbinat dyshe të motorëve, në atë që mund të quhej dikur një avion i drejtuar drejt qiellit, vetëm disa metra prapa dyerve të hekurta të bazave ajrore ushtarake. Atje s’para gjenden më pilotë si dikur, madje edhe ata që ndodhen, s’fluturojnë më. Dikur arma e tyre, krenaria e qiellit, gjendet tashmë e lyer si figurinë, e braktisur, pa armatime dhe e lënë si instilacion mbi tre shufra të ngulura në monumentet e gurta mbi çdonjërën nga rrotat apo në vendpushimet e pistave. Disa syresh mund t’i konsiderojnë ende këto relike të kthyera në muze natyre si pjesë e arkivave “Top Sekret”, ndonëse një pjesë e madhe e tyre u zbuluan në vitin e mbrapshtë 1997, madje u guxua të fluturonin me to. Ndryshe nga njerëzit, koha nuk ka arritur t’u heqë trupave të alumintë numrat e tyre të indeksit dhe të dy rrathëve të tij kuq e zi, në bisht. Gjithçka që do të donim për të më tej do të ishte zhurma e thatë e shkëputjes së atyre fletëve ku flitej për armatimin dhe dhënia e përgjigjeve të shkurtra ushtarake. Derisa dikush guxon dhe hedh hapin më tutje. Për dy ditë rresht do të ndiqnim rrugën ku do na çonte makina “Chevrolet” e Ministrisë së Mbrojtjes, pikërisht atje në tokën e dikurshme ku ishte përjetuar ëndrra. Ndërsa së bashku do të arrinim të preknin me dorë këto makina fluturuese, të takonin pilotët, ata që kanë qenë dhe janë, do të dëgjonin historitë e tyre, të teknikëve dhe kuadrove të lartë ushtarakë të dy prej bazave ajrore, atë të Rinasit dhe Kuçovës. Do të hapeshin dyert e hekurta të vulosura me plastelinë nën sytë kureshtarë, atje ku ndodhej “shtëpia e MIG”-ëve në tokë e braktisur prej vitesh. Ngadalë drita do të depërtonte mbi turbinat e dy reaktivëve të vendosur në hambarin e akullt, njëri pas tjetrit. Rrezet e diellit do të binin fillimisht mbi bojën e kuqe në trupin e përbindëshit 37-vjeçar me indeks 0209. Më pas ato do të shpërndaheshin ngadalë me hapjen e plotë të dyerve mbi kabinën me xhamin e trashë prej 6.4 centimetrash të blinduar dhe në krahët e hekurt të MIG-21 Shenyard F-7A, që dikur fluturonte me 2250 km/orë, ndërsa shikonte tokën nga 20 kilometra largësi. Trupi i tij i përngjante një rakete kurse turbina e tij ishte e ngjyrosur me jeshile. Receptuesi i valëve zgjatej para me tre krahëza të vogla, ndërsa nga poshtë trupit të tij zgjatoheshin flatrat frenuese e hapura. Ende poshtë rrotës së parë ishte në gatishmëri imbarkuesi i çeliktë, që dikur tërhiqej nga makinat Gas-51. Tashmë gjendej shumë pranë nesh i mbyllur përfundimisht në hambar. Dukej sikur miti i Ikarit, i njeriut të parë që sulmoi qiellin me disa flatra prej dylli në shpinë i nisur për të realizuar aventurën e tij të çmendur, atë të pamundurën dhe të sfidës të njeriut ndaj perëndive, kishte mbaruar misionin përgjithmonë. Të parët që kishin fluturuar me këtë avion kanë qenë pikërisht pilotët shqiptarë të kategorisë së parë, siç ishte edhe Haki Jaupi. Disa nga ata pak teknikë që ndodheshin ende në Bazën Ajrore të Rinasit tregojnë se “avionët gjuajtës-kapës të shpejtësive të mëdha MIG-21, ishin pjesë përbërëse e ushtrive të pak vendeve të kohës, ndërsa ky tip dallohej për trupin e bukur dhe elegancën aerodinamike në paraqitje. Në ndryshim nga të tjerët, ky avion kërkonte pastërti të madhe, si dhe sterilitet të pistës…Vonë motorëve të tyre iu krye kolaudimi i përgjithshëm në Gjermaninë Lindore”. Ndërsa kishim lënë pas Rinasin, drejtohemi për në Aeroportin Ushtarak të Kuçovës, në këtë aeroport ku ishte xhiruar filmi “Gjurmë në kaltërsi”. Dikur ai kishte qenë një aeroport ushtarak i përsosur për kushtet klimaterike dhe pozicionin e përshtatshëm gjeografik, ndërsa tashmë duket se shkonte paralel me kohën e vrenjtur, pa diell. S’ka më avionë të ngrihen nga kjo pistë, ndonëse atje gjenden ende rreth 10 pilotë në pritje, mesa duket kot, për të pilotuar një avion me helikë AN-2. Verdikti MIG, sinopsi i dramës hamletiane kuq e zi Por çdo të bëhet me armën e tyre apo me ata 160 supersonikë shqiptarë nga 210 avionë luftarakë që dispononte Shqipëria gjithsej në vitet ´80? Kapacitetet e mëdha luftarake të kohës që ofruan tërë tipat e avionëve MIG të prodhuar nga uzinat ruse Mikoyan-Gurevic, në Kuadër të Traktatit të Varshavës - që Shqipëria përfitoi e dyta pas Hungarisë - duke filluar që nga tipi i parë MIG-15, MIG-17 PF, MIG-19 dhe më pas tek tipi i avionëve kinezë të prodhuar nga Shenyard, MIG-21, do të lidheshin ngushtë me sakrificat dhe kontributin e jashtëzakonshëm të këtyre pilotëve. Dhe jo krejt rastësisht lamtumira që iu dha kësaj arme dhe akademisë së përgatitjes së tyre në Vlorë, pati si zanafillë fluturimin e fundmë tragjik të datës 16 shtator 2004, të pilotit 46- vjeçar, majorit Jani Tarifa, me një avion MIG-19. Gjatë ngritjes në lartësinë 30-40 metra, avioni i tij pësoi një defekt teknik ndërsa emri i tij u rendit në listën e 34 pilotëve të tjerë të kësaj arme. Ky aksident ajror i dha një argument më shumë atyre që përfaqësonin grupin radikal për ndalimin e fluturimeve të avionëve ushtarakë reaktivë me krahë fiks, ndërsa u miratua heqja e tyre nga përdorimi përfundimisht… Por reforma radikale e ndërmarrë për 3572 ushtarakët dhe civilët e Forcave Ajrore ishte debatuar që nga viti 1995, kur në bazë të riformimit 10 vjeçar - i vënë në aplikim dy vite më parë - do të mbeten të punësuar vetëm 1600 të tillë. Në tetor 2005, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, do të jepte verdiktin: Të mbyllen përfundimisht avionët luftarakë, MIG. Shqipëria do të ishte në këtë mënyrë i vetmi vend në rajon, i cili deklaroi heqjen e avionëve luftarakë reaktivë nga përdorimi, pa i zëvendësuar ata me asnjë mjet tjetër që të kryejë misionin e tyre, atë të veprimit apo kundërveprimeve të shkeljes së hapësirës ajrore shqiptare. Nëse ata si ushtarakë e justifikuan sakrificën e 34 dëshmorëve që ranë për atdheun, detyrën e caktuar, përgatitjen luftarake si dhe ruajtjen e hapësirës ajrore dhe sovranitetin, ç´duhet thënë për braktisjen e kësaj detyre? Të tre regjimenteve të përbëra me nga tre apo më shumë skuadrilje avionësh për çdonjë me nga 12 avionë, iu shuan shpresat përgjithmonë. Emri i pilotëve të tyre shkroi historinë e aviacionit me krahë fiks mbi gjysmë dekade nga bordet e këtyre avionëve, ndërsa armës së tyre i ishte përcaktuar fati nga të tjerët: shitjen me çmim të lirë apo për skrap. Pjesa e mbetur zgjodhi pa kushte reformën, daljen në pension, drejtimin e skuadriljeve të helikopterëve Bell 222UT dhe AB 206, apo aviacionit civil shqiptar dhe të huaj. Avionët e Luftës së Ftohtë MIG, “serial killerat” apo makinat luftarake? Koha gjatë së cilës avionët MIG i shërbyen Aviacionit Luftarak ka treguar se ata ishin të barasvlefshëm dhe në ndonjë periudhë tjetër, më të mirë se avionët e disponuar nga ushtritë e vendeve fqinje. I përshtateshin më së miri terrenit të thyer malor të Shqipërisë, ishin efikasë në fluturimin vertikal dhe kishin fuqi të konsiderueshme zjarri. Në kuptimin teknik çdo avion në botë brenda resurseve të shfrytëzimit të motorit, të sistemeve dhe agregateve, është po aq i garantuar dhe po aq “i ri” në kuptimin e lejes së drejtimit. Nga një studim zyrtar, Harilla Rebi, një pilot veteran, që ka pasur rastin të komandojë tri regjimentet, në librin “Ata që zgjuan qiellin”, ka thënë: “Në periudhën 40-vjeçare ku janë kryer qindra fluturime nga më të ndryshmet, treguesi “katastrofat” në Aviacionin Shqiptar nuk është më i lartë se shumë shtete të tjera”. Pikërisht, me këta avionë MIG u kualifikuan dhe aftësuan për realizimin e detyrave me qindra pilotë shqiptarë. Por megjithatë, tregues domethënës mbetet se sa e aftë është një teknikë apo tip avioni për të zbatuar detyrat e kohës dhe t’u përgjigjet kërkesave ushtarake që evoluojnë?! Më 24 prill 2007, Forcat Ajrore duhet të festonin 56-vjetorin e krijimit, por mbetet vetëm kujtimi dhe nostalgjia për armën e tyre të lavdishme, MIG. Pilotët në luftën e qiejve Ngjarjet tragjike që ndodhën në aviacionin shqiptar, e fundit, ajo e vitit 2004 në Rinas me vdekjen e majorit Jani Tarifa, hapën tema lidhur me sigurinë dhe rrezikshmërinë e Aviacionit Luftarak, në veçanti të avionëve me krahë fiksë në përdorim të Forcave Ajrore Shqiptare. Filloi të harrohej gati tërësisht roli i pilotëve dhe i pasionit për jetën e tyre mbi re. Por nuk mund të mos flisje për kolonel Shemsi Kasem Tahirin, i cili pas mbarimit të Akademisë së Forcave Ajrore Italiane, mori titullin “Pilot i Klasit I”. Përgjatë Luftës së Dytë Botërore kreu detyra në rajonin ballkanik si pilot i Forcave Ajrore Britanike “RAF”. Më vonë u bë komandant regjimenti, ndërsa Mbreti i Arabisë Saudite e kërkoi atë për pilotimin e avionit të tij personal. Po kështu, dy pilotë shqiptarë janë nga më të shquarit në Amerikë, Alan Shepard dhe William Gregory. Në arkivin e Muzeut Historik Kombëtar ndodhet edhe një fotografi e anijes kozmike Apollo-14, e realizuar nga sipërfaqja e hënës në vendin e quajtur Fra Mauro, ku krahas saj është vendosur një flamur shqiptar i përmasave të vogla - flamur i mbartur në Hënë nga 31 janari deri më 9 shkurt 1971 nga zëvendësadmirali Alan B. Shepard Jr. i Flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu, në emër të idealeve dhe ëndrrave ata arritën të kapin majat e profesionalizmit dhe guximit njerëzor. Pavarësisht me çfarë tipi avioni kanë fluturuar apo ç’detyrë kanë kryer, të gjithë kanë qenë të ndërgjegjshëm për probabilitetin e rrezikut të detyrës që kryenin madje edhe se një ditë mund të mos ktheheshin më në shtëpi. Shumë luftëra treguan se “shkelja e këmbës së ushtarit” nuk ka qenë e nevojshme, apo ka qenë një proces formal vetëm pas kryerjes së detyrës nga aviacioni. Një shtet i vogël si Shqipëria arriti të krijonte një park avionësh shumë herë më të madh me mundësitë ekonomike që ofronte shteti, si dhe hapësirën ajrore që nevojitej për ta mbrojtur. Gati të gjithë nuk flasin më për reformën që u mori pilotëve vendin e punës. Pilotët shqiptarë u përgatitën për avionët MIG, fillimisht në ish-Bashkimin Sovjetik dhe më vonë në Kinë dhe Shqipëri, ku u hodh baza e shkollës së aviacionit, nga e cila dilnin një herë në dy vjet pilotët shqiptarë. Nga bankat e kësaj shkolle do të diplomohej më 25 janar 1973 edhe piloti i reaktivëve MIG-17, Sokrat Shore, në moshën 20-vjeçare. I liruar nga reforma në gusht 2003 në Regjimentin e Kuçovës, ai regjistroi përgjatë karrierës së tij mbi 884 orë në ajër dhe mbi 2000 fluturime. Pas diplomimit kaloi si instruktor me avionët UTI MIG-17 dyvendësh, të njohura ndryshe sipas termit rus “Sparka”, duke stërvitur madje edhe pilotët me të cilët do të kontaktonte revista ONE, Andon Todrin, sot komandant i Skuadriljeve të Kuçovës, Alfred Tafën, shefin e Brigadës Ajrore apo ish-pilotin ushtarak, Petrit Çaushi. Vonë, Sokrati do të merrte pozicionet e komandantit të çifit dhe komandantit të katërshes, ndërsa përfundon detyrën në moshën 52- vjeçare me gradën e nënkolonelit në vitin 1998. Sot si kujtim ai ka të hedhur në librezë fluturimin e tij të fundit, që shënon datën 17 prill 2003, njëkohësisht fillimin e punimeve për rikonstruksionin e Bazës Ajrore të Kuçovës nga pala turke. Ndoshta duhet t’i njohësh nga afër që të dallosh se çfarë ishin të aftë të bënin. Dhe të gjithë do të thoshin shpesh se kanë luajtur me jetën kok a pil nga 0-300 metra, pasi ndenjësja-katapultuese e gjithë tipave të avionëve luftarakë shqiptarë kishte sigurinë zero. Ky ndoshta ishte një nga problemet më madhore të njerëzve të ajrit në Shqipëri, megjithatë asnjëherë ata nuk përdornin fjalën “lamtumirë” para nisjes. Si me humor do të kalonin sipër fshatit të tyre ndërkohë që kryenin manovrat për të devijuar paksa nga kursi duke prerë majat e plepave me avionin MIG-15, avionë të cilët lejonin disa gabime të vogla përgjatë pilotimit apo të kthenin një UTI MIG-17 në një hidroplan duke fluturuar në çift, ndërsa përgjatë uljes do të harronin hapjen e rrotave që do të vijonte me gërryerjen e barkut të këtij avioni përgjatë manovrës së vitit 1974, një rast i ngjashëm me atë të 2 shkurtit të vitit 1985. Midis qindra rasteve, vlejnë të përmendet edhe ai i uljes së një avioni me defekt teknik në një rrugë kombëtare makinash apo kur dy pilotë të çiftit të avionëve rojë në dhjetor 1957 nga shpejtësia për kryerjen e detyrës kishin hipur në bordin e avionit vetëm me të brendshme, por detyruan të ulet në aerodrom një avion transporti anglez “Skymaster”, që kishte shkelur hapësirën ajrore shqiptare. Ndoshta ai më ekstremi do të ishte fluturimi paralelisht me trenin e linjës Lushnje-Fier në zonën e fshatit Gradisht rreth 3-4 metra mbi fushë me avion UTI MIG-17, ndërsa udhëtarët kur i panë që po afrohej nxorën shamitë t’i përshëndesnin. Ndonëse ishin të vetëdijshëm për këto rreziqe, arma e fluturimit për disa çaste kthehej në spektakël, derisa ktheheshin sërish në bazë. Por mbi të gjitha, që të ishe një si ata, duhet ta kishe pasion këtë profesion. Petrit Çaushi ka qenë një nga pilotët e avionëve reaktivë MIG-19, që për shkak të shtatit të tij të shkurtër, teknikëve iu duhej të lëviznin përpara ndenjësen-katapultuese sa herë që ai pilotonte një avion, por mekanizmi s’ishte dhe aq i lehtë si tek makinat. Karrierën e tij Petriti e kishte menduar që nga klasa e shtatë. Çdo ditë e shihte me admirim rrobën blu të komshiut të tij, pilotit të helikopterëve, Andrea Stavri. Në sytë e këtij fëmije ai ishte njeriu perfekt deri sa një ditë Petriti i thotë të bijës së tij: “Një ditë do të bëhem si babai yt!”. Ai do diplomohej në Shkollën e Aviacionit të Vlorës në vitin 1980, në një klasë me pilotin dëshmor Jani Tarifa, dhe u caktua në Regjimentin e Rinasit. Në mars të vitit 1997, Petrit Çaushit do t’i caktohej detyra e fluturimit për goditjen e një autokolone që po i drejtohej kryeqytetit, ndërsa detajet e mëtejshme ai do t’i merrte nga komanda në hapësirën ajrore mbi qytetin e Tepelenës për në drejtim të Fierit. Por ndërkohë dy pilotët e çiftit të avionëve rojë, Agron Dajçi dhe Ardian Elezi ngrihen nga pista e Rinasit me një avion UTI MIG-15 dyvendësh. Rrugës ndërrojnë kurs dhe i drejtohen Italisë. Tre herë radhazi ka përjetuar vështirësi në ajër, por më e rrezikshmja ka qenë ajo e shtatorit 2000. Petrit Çaushi dhe piloti i komanduar i grupit ajror Vladimir Avdia, ishin ngritur nga pista me një avion UTI MIG-17. Avioni tregonte në bord se kishte ende në rezervuarin e tij 2000 litra karburant - nga gjithsej 3100 litra që mbante - kur në kursin e fluturimit nga Rinasi në Gjirokastër u vërejt se harxhohej më tepër se konsumi i rregullt. Ndizet llamba spiune e kuqe, e cila tregon kur ka vetëm 300 litra karburant i mjaftueshëm për 10-15 minuta në ajër. Problemi u kap në kohë nga dy pilotët duke i detyruar ata të bënin një ulje emergjente në aeroportin e Kuçovës, kur pista asokohe kishte dalë jashtë shërbimit. Nga konstatimi final rezervuari i tyre do të tregonte se realisht avioni kishte pasur vetëm 40 litra karburant. “Kush ndjen frikën, do të thotë se është trim”, do të thoshte për ONE, komandanti i Skuadriljes së Kuçovës, Andon Todri, i cili ka regjistruar mëse 700 orë në ajër dhe rreth 2200 fluturime. Andoni do të fillonte Shkollën e Aviacionit, nga pasioni për avionët, pasi vendlindja e tij në Delisufaj të Fierit ndodhej shumë pranë Bazës Ajrore të Kuçovës, ndërsa zhurma e turbinave të tyre do t’i jepte emocionet e para. “Duhej të ishe edhe paksa zevzek si natyrë dhe mbi të gjitha ta kishe pasionin, të kishe aftësi fiziko-shëndetësore të larta, të kishte instinkte dhe të mos ishe djalë i vetëm. Profesioni ynë ka qenë një jetë e stresuar dhe për më shumë për ato zonja që na prisnin në shtëpi”, shprehet Todri. Nga avionët me helikë JAK në MIG-15, do të mbeteshin vetëm 12 pilotë. Në gusht të vitit 1980 u realizua programi për avionët reaktivë MIG-17 dhe në vitin 1983 për MIG-19. Dy herë do ta ndjente frikën përgjatë pilotimit Andon Todri, kur avionit të tij s’do t’i hapej rrota me sistemin hidraulik, por gjen zgjidhjen me atë mekanik, si dhe përgjatë një fluturimi në çift ku studenti që ai po instruktonte rrit kuotën befas dhe i drejtohet turbinës së avionit mësimor të Andon Todrit. Ai nuk ka harruar gjithashtu të përmendë se pilotët kanë qenë të preferuarit e femrave pasi zanatin e tij ai e ka lidhur ngushtë me profesionin e njerëzve qeflinj. Në Bazën e Kuçovës, ndonëse ka përfunduar rikonstruktimi i godinave, fotot e dikurshme të ish-kolegëve të tij kanë mbetur të varura në mur, përballë tryezës së tij të punës. Pesë pilotë të veshur me rroba meshini ngjyrë kafe dhe shklemafonë në kokë. Dy prej tyre dëshmorë të Atdheut, Haki Skuqi, i rrëzuar me një avion MIG-19 në 22 tetor 1986 dhe Fluturim Molla, në 22 mars 1991 me një avion, MIG-15 BIS. Ndërsa Alfred Tafa, një ish-pilot i Bazës së Gjadrit, tashmë Shef i Brigadës Ajrore, thotë se me mbylljen e tre bazave “Regjimenti i Gjadrit do të pësonte humbjen më të madhe morale, por jo atë fizike të reformave që janë ndërmarrë me dhimbje, pasi ata pilotë sidoqoftë duhet të fluturojnë diku…”, ndërsa përgjatë këtij diskutimi është hedhur edhe ideja për krijimin e një muzeu për këtë armë, si një i tillë që gjendet pranë aeroportit të Beogradit. Dhe reforma e ndërmarrë shihet qartazi edhe në Bazën e Rinasit, ku i vetmi pilot i mbetur atje që pas riorganizimit të kësaj arme në 2004, është komandanti i Bazës Ajrore të Rinasit, Thanas Kuleçi, një ish-pilot i avionëve MIG-19 të Gjadrit dhe më pas të Regjimentit Ajror të Kuçovës, por edhe instruktor shef qitjeje, komandant reparti dhe deri tek shef shtabi apo shef skuadriljesh. E vetmja detyrë aktuale e këtij aeroporti civilo-ushtarak duket se është pritja dhe përcjellja e trupave paqeruajtëse si dhe e personaliteteve të tjera ushtarake dhe shtetërore. Për sa i përket problemeve që ka pasur në ajër, Kuleçi është shprehur se as ai si pilot ska qenë i imunizuar, “pasi avionët, ndryshe nga makinat, nuk kanë frena dhe s’mund t’i lësh në anë të rrugës”. Bujar Sheme, një ish-pilot i Bazës së Gjadrit ka fluturuar me avionët MIG-19, deri në vitin 2001. Për reformën e përgjithshme që është ndërmarrë në këtë armë ai ka theksuar: “Shqipëria dikur ka pasur mbi 200 pilotë, ku 35 prej tyre kanë qenë efektiva të Bazës së Gjadrit, të cilët sot janë pothuajse pa punë”. Ai ka rikujtuar se 25 vite më parë ka pasur momentin e tij më i vështirë, kur përgjatë një manovre në afërsi të kufirit serb i është thyer fanari. Ajri i ftohtë dhe temperatura do të arrinte në rreth -35 gradë brenda në kabinën e pilotimit. Nga 10.000 metra lartësi Bujari do të humbte menjëherë 800 metra kuotë, ndërsa me shpejtësi arrin të hapë rrotat dhe të rikthehet në Bazën e Gjadrit. Për këtë akt, ai do të nderohej me medaljen “Për vepra trimërie”. Por çdo avion që do të ngrihej nga pista kishte nevojë për një personel tepër të madh, duke filluar nga specialistët dhe inxhinierët, 18 qendrat e radarëve për vrojtimin e hapësirës, grupe të specializuara që prodhonin oksigjenin, mirëmbajtjen e baterive të avionit, bombat apo raketat, post-komanda për sigurinë dhe ruajtjen e aerodromit, pa të cilët do të ishte i pamundur pushtimi i qiejve. U shkruan në këtë mënyrë qindra dosje me formularë, libra dhe rregullore. Pasioni ngeli sërish arma e parë e profesionit të tyre si pilotë dhe ashtu siç kishte thënë edhe Aleksandri i Madh, përderisa qielli ka dy zotër, edhe në tokë duhet të ketë dy të tillë.

MIG, avionët që dikur zhurmonin qiejt “Lufta” kundër MIG-ëve në vitet e fundit u identifikua si “lufta kundër avionëve me krahë fiks” dhe këto fjalë u përmendën nga politikanë dhe deri tek opinionistë, specialistë dhe profanë, dashamirës dhe xhelozë, nostalgjikë dhe vizionarë, reformatorë apo nihilistë. Reduktimet e tyre filluan faktikisht që nga viti 1992, kur mirëmbajtja e mëtejshme e Aviacionit Luftarak ishte tepër e shtrenjtë për ekonominë shqiptare. Mbyllja e avionëve MIG-21 në vitin 2002, do të shënonte fillimin e masave drastike edhe për tipat e tjerë MIG. Sistemet dhe pajisjet ekzistuese në të vërtetë ishin relativisht të amortizuara, me kosto të madhe riparimi dhe mirëmbajtjeje, të pandërveprueshme me vendet partnere dhe anëtare të NATO-s. E vetmja shenjë e lënë në histori është emri Shqipëria, në librin Guiness, në kohën kur në fillim-shekullin e XX-të megjithë infrastrukturën më të pazhvilluar në Evropë pa asnjë kilometër rrugë të asfaltuar dhe linjë hekurudhore, në nëntor 1924 u realizua transporti ajror në shërbim të popullsisë për linjat ajrore brenda Shqipërisë. Përpjekjet e qeverisë për blerjen e pesë avionëve të vegjël dhe dërgimin e disa oficerëve shqiptarë jashtë vendit dështuan, pasi ata nuk mundën të krijonin asnjë formacion ushtarak. Pas çlirimit u krijua Aviacioni Luftarak Shqiptar në aerodromin e Laprakës më 24 prill 1951, ndërsa piloti Kiço Polena fluturon me një avion me helikë me një nga njësitë e avionëve luftarakë me motor me djegie të brendshme. Deri në vitin 1954, aviatorët dhe specialistët shqiptarë do vijonin fluturimet me avionët me helikë, kur në korrik 1954, 11 pilotë nisen drejt Groznit të Rusisë për studime, dhe për kualifikimin për avionët reaktivë MIG-15. Reparti i parë i mirëfilltë i aviacionit ushtarak dhe forma më e organizuar, do ta kishte pikënisjen e madhe në 15 maj 1955, atëherë kur u krijua Regjimenti i Parë i Aviacionit Reaktiv Shqiptar me ardhjen avionëve sulmues-bombardues të prodhimit rus, MIG-15, dhe jo krejt rastësisht po kjo ditë shënoi krijimin e regjimentit të parë të Aviacionit Luftarak të Kuçovës me avionët me numër indeksi “4” dhe i pagëzuar fillimisht me emrin Regjimenti “23 Peza”. Ky aeroport ushtarak me përmasat 2840 x 67 m, ndodhej 64 kilometra në jug të Tiranës, duke u njohur me kodin ndërkombëtar LAKV. I pari që fluturoi me avionin MIG-15 do të ishte piloti Niko Hoxha, busti i së cilit ndodhet edhe sot në Bazën Ajrore të Rinasit 4020, rreth 20 kilometra larg Tiranës. Ai do të zgjidhej edhe komandanti i parë i kësaj baze ushtarake ajrore. Në pak kohë do të sillej një skuadrilje MIG-17 dhe dy skuadrilje MIG-19, tepër moderne për atë kohë në misionin e tyre, “Për ruajtjen e sovranitetit ajror të Republikës së Shqipërisë”. Në vitet 1959-1960 nisen pilotë dhe specialistë të tjerë për në ish-Bashkimin Sovjetik për avionët e tipave supersonikë, MIG-19 PM, një avion interceptues për kapjen e objekteve ajrore në të gjitha kushtet meteorologjike, ndërsa do të kryenin qitje luftarake në poligonet ushtarake të Turmenistanit dhe Astrohan në qarkun e Stalingradit. Në vitin 1961, Uzina e Kuçovës do të prodhonte për herë të parë vajgurin special TS1, ndërsa në mesin e shkurtit 1962 do të vinin në pistën e Rinasit e njohur me kodin LATI me përmasat 2750 x 45 m, regjimenti i tretë i avionëve gjuajtës-bombardues. Në këtë bazë që nga korriku i vitit 1959 ishte venë në dispozicion një skuadrilje me avionë të tipit MIG-19 PM, dhe më tej një tjetër me avionë MIG-17. Komandanti i këtij regjimenti u përzgjodh Haki Jupasi. Fotot e 14 ish-komandantëve do t’i gjenim edhe sot në stendat e muzeut të Skuadriljeve Ajrore të Rinasit, ku në një sallë të posaçme tregohet edhe zhvillimi i kësaj arme që nga viti 1955. I pari komandant i saj do të përzgjidhej piloti i Klasit të Parë, Niko Hoxha, i cili do të gjente vdekjen nga rrëzimi i avionit të tij në nëntor 1965 përgjatë një demonstrimi ajror, dhe i fundit komandanti, Idriz Hoxha, i cili në 20 gusht 1993 u rrëzua mbi detin Adriatik me një avion MIG-19. Me kalimin e kohës, Regjimenti i Rinasit u kompletua edhe me një avion bombardues të tipit IL-28, i cili gjendet sot i mbuluar me mushama në hambarin e hapur, pranë tri avionëve AN-2 “Colt” me helikë. Rinasi u kompletua më pas me tre skuadrilje MIG-19 dhe katër avionë luftarako-mësimorë. Më 15 maj 1962 u krijua Shkolla e Aviacionit në Vlorë, me numër avion-indeksi “5”, duke u dislokuar avionët reaktivë MIG-15, UTI MIG (avioni MIG-15 dyvendësh që shërbente për trajnim) si dhe dy skuadrilje me avionë me helikë JAK-18, të cilat do të shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kualifikimit. Në vitin 1969 u nis një grup specialistësh dhe pilotësh për avionin MIG-21. Më 27 shkurt 1974 u krijua Baza Ajrore e Gjadrit me numër indeksi “8”, tërësisht e tunelizuar. Kalimi i specialistëve nga njëra bazë tek tjetra u bë shkallë-shkallë, kurse tre skuadriljet e MIG-ëve u sistemuan në shtëpinë e tyre të re në vitin 1976 nëpërmjet transferimit nga ajri, ku bënin pjesë 12-të avionët MIG-21, 24 copë MIG-19 si dhe 10 avionë të tjerë mësimorë. Në këtë mënyrë, Baza Ajrore e Gjadrit do të numëronte gjithsej 46 avionë luftarakë reaktivë të armatosura me predha mitralozësh, topash 30 dhe 37 mm, predha raketore të padrejtuara 57 mm si dhe raketa të vetëdrejtuara me rreze infra të kuqe apo bomba të peshave 50, 100 dhe 250 kilogramëshe - çka përbënin një forcë tejet të konsiderueshme të kohës. Në një përllogaritje, rezultonte se gjithë arsenali i armëve të avionëve luftarakë të Gjadrit në një ngritje të vetme nga baza do të lëshonin mbi objektivat e sulmit 20 mijë kilogramë bomba, mijëra predha topash dhe qindra raketa të padrejtuara. Në po këtë regjiment tepër modern për kohën u ndërtua dhe një depozitë e madhe karburanti për qindra avionë në rastin e një agresioni të mundshëm, u vu në punë ofiçina e riparimit të avionëve, ndërlidhjes dhe transportit, përfshi vetëkomandën e bazës, shërbimet e komunikimit të radio-dritës, zbulimit dhe drejtimit të aeroplanëve, një pjesë e madhe e tyre në brendësi të tuneleve të bazës. BOX Avionët që ka pasur në zotërim Forcat Ajrore Shqiptare në bazë të kodit ndërkombëtar. MIG-21/F-7A “Fishbed” Të 12 avionët supersonikë MIG-21 me një motor, ishin pjesë e 11 mijë copëve të prodhuara gjithsej dhe drejtoheshin nga Pilotë të Klasit të I-rë. Ata quheshin ndryshe “gjuajtës-kapës të shpjejtësive dhe lartësive të mëdha”, pasi fluturonin me 2250 kilometra në orë dhe ngriheshin deri në 20 kilometra nga toka dhe një kosto prej 18 milionë dollarësh. Forcat Ajrore Shqiptare kanë në “konservim” vetëm 11 copë MIG-21, të këtij avioni që u njoh ndryshe si Krahu i Hekurt i Luftës së Ftohtë, dhe që shërbeu për shumë vite në ish “Soviet Air Force”. Licensa e prodhimit nga uzina Mikoyan-Gurevic u kopjua nga kinezët që e sollën në vendin tonë në vitin 1970 duke i vënë prapashtesën Shenyard F-7A. Avionët në Regjimentin e Rinasit u montuan dhe u kolauduan në ajër nga specialistët kinezë, nga një pjesë e grupit që drejtoi punimet për hambarët e tyre. Pilotët dhe teknikët e MIG-21, ishin më të dalluarit të avionëve MIG-19 që u pregatitën në Republikën Popullore të Kinës. Avionët ishin të pajisur me raketa ajër-ajër të tipit PLL- 2, të përafërta me raketat “Sideëinder” si dhe një top NR-30 me 60 predha. Në krahët e tij fiks, sipas objektivit, MIG-21 mbante dy raketa të drejtuara, dy blloqe me nga 2x19 raketa të padrejtuara ose dy bomba nga 250 kilogramë secila, kurse poshtë trupit avionit mund ti vendosej një rezervuar shtesë me 760 litra karburant. MIG-21 ka marrë pjesë me sukses në luftën e Vitenamit, ndërsa me përmirësimet konstruktive ndër vite disa shtete e kanë atë në armatim edhe sot. Në vitet 1971-1976, avioni MIG-21 fluturoi nga Rinasi, ndërsa duke filluar nga 18-19 maj 1976 u ribazua në Bazën Ajrore të Gjadrit ku fluturoi aty deri në fillimin e viteve 2000. Edhe ky avion, ashtu si tipet e tjerë të avionëve luftarakë shqiptarë gjuajtës-bombardues është hequr krejtësisht në përdorim i teknikës ajrore luftarake. MIG-19S “Farmer” Avioni supersonik ishte një version i mëpasshëm i tipit MIG-19A. Gjuajtës-bombarduesi i frontit, MIG-19S “Farmer” kishte shpejtësi 1400 km/orë, dhe kjo falë dy motorëve të fuqishëm me forcë tërheqëse 6500 kuaj fuqi si dhe dy rezervuarëve vartës me 760 litra. Shqipëria do ti merrte këto krahë të hekurt nga kinezët në fundin e viteve ’50 të cilët i emërtonin si tipi, F-6. MIG-19S ishte avioni bazë i Aviacionit Luftarak Shqiptar dhe dallohej nga tipet e tjera pasi kishte formën e një puroje, me seksion të rrumbullakët në pjesën e përparme, seksion elipsi në pjesën e mesme dhe të mbrapme, kurse krahët si shigjetë. Çdo një nga tre Regjimentet kishin nga dy skuadrilje me 12 avionë secila. Si armatim, avioni MIG-19 kishte tre topa të tipit “NR-30” mm me 2001 predha gjithsej, me një kohë qitjeje deri në 14 predha në sekondë - tregues tepër i lartë për kohën. MIG-19S gjithashtu ka edhe dy blloqe me nga 8 predha reaktive të padrejtuara 57 mm të tipit “S-5”, por sipas detyrave poshtë krahëve të tij mund të strehoheshin raketa të padrejtuara ose dy bomba me nga 500 kg secila. Për armatimin që kishte avioni MIG-19S u quajt ndryshe edhe “Bateri fluturese”. MIG-19S kishte një garanci pune prej 3600 orësh fluturimi, por duke qenë të shumtë në numër, si dhe të shfrrytëzuar nga një numër i kufizuar pilotësh, nuk kanë arritur të konsumojnë as 30 % të orëve të resurseve teknike të garantuara. MIG-17 “Fresco C” Avioni MIG-17 ishte në bazat e veta shumë më tepër i modifikuar nga MIG-15. Ishte më i mirë në luftime në shumë aspekte. Kishte shpejtësi më të madhe dhe kapacitet karburanti por edhe i përmirësuar në mbajtjen e armëve si dhe largësinë e qitjeve. MIG-17 “Fresco” dallohej nga trupi i tij i hollë, çka i jepte mundësinë e një shpejtësie më të madhe, por edhe “dorëlëshuar” me gabimet e pilotimit. Avionët mësimorë UTI MIG-17 ishin dyvendësh, dhe që nga viti 1955 kur u futën në shërbim nuk kanë dhënë asnjëherë defekte teknike, që i kanë marrë jetën pilotit, ndërsa është i vetmi tip që ka pasur debatin më të madh për mbajtjen e tij në përdorim edhe sot. MIG-15 "Fagot" Avioni MIG-15, i quajtur ndryshe “Traktorët e MIG”-ëve, ishin të parat tipa sulmues-bombardues që hynë në shërbim të Forcave Ajrore Shqiptare në vitet ´60. Avionët MIG-15UTI “Midget” do të trajnonin pilotët shqiptarë të Shkollës së Aviacionit, me dy versionet, 11 copë Shenyard FT-2 “Fagot/Midget” si dhe 13 copë stërvitorë Shenyard F-2/MIG-15bis “Fagot”. Avioni luftarak MIG-15 ishte një prej avionëve i cili provoi mundësinë e hapësirës së luftimit në mënyrë eficiente në Luftën e Koresë, duke falur gabime përgjatë pilotimit si dhe tepër rezistentë ndaj faktorëve të jashtëm. Për vite me radhë këto tipa avionësh janë ulur në fushën e Pish-Poros në Vlorë në një pistë prej dheu me kushte të papërshtatshme. Të tjera Il-28 "Beagle" Avioni bombardues kinez Il-28 ishte i vetmi në përdorim të Forcave Ajrore Shqiptare. Sot ky avion gjendet në hambarin ushtarak të Rinasit, por i papërdorshëm për detyra operacionale. Avioni luftarak Il-28 ashtu si edhe British “Canberra”, kanë qenë të përdorur së tepërmi edhe nga ushtritë perëndimore. Il-14 “Crate” Një prej 4 tipeve që u sollën në Shqipëri në vitin 1957, ishte edhe avioni dy-motorësh qeveritar shqiptar, i cili nuk ekziston më. Gjithsej në gjithë botën kanë qenë të prodhuar 3,600 copë Il-14 për përdorim ushtarak por edhe civil. An-2 “Colt” Në varësi të vitit të prodhimit avioni ende luan një rol të rëndësishëm, për transportimin e trupave apo për parashutizëm. Tri avionë gjenden në hambarin e Bazës Ajrore të Rinasit, të vetmit të cilët ndoshta një ditë mund të fluturojnë nga bazat ushtarake për qëllime transporti, për trajnim, për shuarjen e vatrave të zjarrit apo bujqësi. Jak-18 Avioni me helikë Jakovlev, apo Jak-18 u përdor për trajnimin fillestar të pilotëve shqiptarë. U prodhua nga uzinat ruse në 1945. Kishte një gjatësi trupore prej 8.530 m dhe lartësi 3.350 m. Hapja e krahëve të tij ishte 10.600 m, ndërsa kishte një peshë prej 1316 kg. Shpejtësia e tyre mund të shkonte deri në 260 km/orë.

Tendencë mashkullore 2007[Redakto nëpërmjet kodit]

Pergatiti: Edmond PRIFTI


Blue Jeans në epokën e “etheve të arit”

Xhinset janë produktet më të famshme të veshjes. Ato u shpikën nga Levi Strauss, dhe u prodhuan fillimisht si coha e minatorëve kalifornianë në kohën periudhën e njohur si “ethet e arit” në Amerikë, ndërsa më pas emrin “Xhins” ia vunë marinarët e Xhenovës. Sot kjo cohë vishet nga çdokush, pamvarsisht nga mosha apo seksi.

Levi emigroi nga Gjermania në Amerikë në vitin 1874, dhe kaloi disa vite të jetës së tij në Nju Jork duke shpikur dhe bërë tregti me tekstile. Në të njëjtën periudhë, në Kaliforni shpërrthyen “ethet e arit” në miniera, dhe njëherësh lindi një nevojë e madhe për produktet të cilat do të mbështesnin këtë aktivitet. Ai largohet nga Nju Jorku dhe vendoset në Kaliforni së bashiku me motrën dhe kunatin e tij. Atje Levi hap një dyqan të fshehtë për minatorët ku edhe sjell shumë shpejt një top të madh tekstili prej një cohe tepër rezistente, me qëllim që tja shiste atyre që dëshironin këtë konfeksion për çadra apo mbulesa të forta. Në një kohë tepër të shkurtër një tregtar i cili e viziton dyqanin interesohet për këtë produkt. I thotë Levisit që duhet të fillonte prodhimin e pantallonave me këtë cohë, pasi do të ishin tepër të dobishme për ata që kërkonin ar në miniera. Kështu, Levi Strauss filloi të prodhonte në këtë mënyrë pantallona të cilat do të kishin një sukses të jashtëzakonshëm tek minatorët. I vetmi problem ishte se pantallonat ishin prej cohe tepër të ashpër. Strauss e modifikoi cohën me një tjetër me të butë e quajtur “coha prej doku”, të cilën e solli nga Franca nga një vend i quajtur “de Nime”. Emri i “Jeans” do ti vihej nga emri që ia vunë marinarët e Xhenovës kësaj cohe, pasi atë e përdorën për uniformat e tyre, ndërsa prapashtesa “blue” (bojëqielli) i ngeli pasi coha që ishin të lyera këto pantallona ishte ngjyrë blu (ngjyra krijohej lehtësisht nga ekstrakti dhe përpunimi kimik që i bëhej disa bimëve tejet të përhapura në Amerikë dhe Kanada). Një problem i madh i këtyre pantallonave ishin xhepat pasi griseshin tepër lehtësisht. Një klient i quajtur Jacob Davis pati idenë e përdorimit të kapsave për xhepat e këtyre pantallonave. Dejvis foli përreth kësaj ideje në detaje me Levi Strauss dhe së bashku do të merrnin patentën e prodhimit të tyre në vitin 1872. Në këtë mënyrë Strauss filloi prodhimin e këtyre pantallonave duke përdorur kapset e bakrit në ngjyrë të kuqëremtë. Në 1886, Levi qepi etiketën e parë prej lëkure në pantallonat, të cilat përfaqësonin imazhin e dy kuajve që tërhiqnin një palë “Blue Jeans” në dy ekstremet e tyre, nga e majta dhe e djathta. Kjo në një farë mënyre do të tregonte se sa rezistente do të ishin pantallonat e Levi Strauss-it. Blue Jeans më pas u bënë të famshme falë filmave për kaubojsa, të prodhuara nga Hollivudi.

Aviator, syzet e diellit më në modë Idiferent në qoftë se i mbani syzet për të mbrojtur sytë apo për të qenë një “tip cool”, syzet e diellit të cilat përdorni do të nënkuptojnë shumë mbi personalitetin dhe stilin tuaj. Zgjedhja e syzeve perfekte do të nënkuptojë më shumë se sa zgjedhja e modelit të fundit të nuk i dihet se kujt krijuesi të famshëm – por edhe me to do të duhet të përshtatësh formën e lenteve me ato të formës së fytyrës tuaj.

Syzet e diellit të “stilit aviator”, Fossil Syzet e aviatorëve janë në modë dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla, të shndritshme por edhe më të sofistikuara në çdo sezon. Syzet e diellit të krijuara nga Fossil, me skelet metalik të shndritshëm dhe me lente shumëngjyrshe sjellin përherë një tendencë “retro”. Verën e shkuar më në modë 2006, ishin në modë ato me lente ngjyrë kafe.

Oliver Peoples Syzet e diellit aviator të krijuara nga “Oliver Peoples”, ndryshe nga tipi Fossil, të krijojnë një look më modern falë faktit që nuk kanë kënde ndërsa skeleti e tyre është tepër i hollë. Në plus, ato kanë dalë në një gamë skeleti shumë-ngjyrësh. Forma e fytyrës: Ky tip syzesh përshtatet më së miri me fytyrën në formë zemre. Falë faktit që kanë pjesën e poshtme më të gjërë syzet krijojnë një ekuilibër midis ballit të lartë dhe mjekrës me majë.

Syzet e diellit të errëta, Eddie Bauer Nuk ke se si të gabosh me një palë syze klasike, të errëta dhe të krijuara nga Eddie Bauer. Ky tip syzesh të bën të tregosh në një mënyrë më delikat dhe më i sofistikuar. Me skeletin e tyre të shndritshëm por jo voluminoz, këto syze i përshtaten më së miri çdo veshjeje dhe forme, që do t’i përdorë ato.

Dolce & Gabana Syzet e errëta nga “D&G” sjellin një element të guximshëm për çdo look dhe përshtaten në qoftë se jeni veshur “si dhëndër”, apo edhe në stilin sportiv. Forma e fytyrës: Ky tip syzesh i përshtatet personave me fytyrën katrore. Forma e rrumbullakët e skeletit i përshtatet prerjes së fytyrës me mjekrën dhe ballin njësoj të gjërë.

Syzet e diellit pa skelet, Oliver Peoples Këto tipe syzesh janë në modë këtë sezon falë faktit që nuk kanë skelet, ndërsa lentet e tyre kanë një ngjyrë të grinjtë të argjentë. Janë një model i guximshëm i cili mund ti përshtatet indiferent veshjes që ju keni përzgjedhur. Forma e fytyrës: Në qoftë se keni një fytyrë të rrumbullakët jeni me fat, pasi ky tip syzesh janë bërë pikërisht për ju. Forma paksa katrore e lenteve i japin një gjatësi natyrale formës së rrumbullakët të fytyrës. Ato përshtaten gjithashtu edhe me format e fytyrës në formë zemre, pasi tërheq vëmendjen e mjekrës me majë.

Syzet e diellit me lente të mëdha Gucci Ky tip syzesh është frymëzuar nga ata që kërkojnë ti ngjajnë yjeve të Holivudit, ndërsa janë syze Unisex, që mund të përdoren edhe nga femrat. Janë tepër moderne dhe të bëjnë të tregosh si VIP. Forma e fytyrës: Kini kujdes! Jo çdo formë fytyre mund ta mbajë këtë tip syzesh. Këto përshtaten më së miri me ata që e kanë fytyrën e gjatë. Ata që e kanë fytyrën e gjërë mund të mbajnë syze me dimensione më të mëdha, ndërsa ata me fytyrë më të vogël mund të përdorin syze me dimensione më të vogla.

Sekretet e parfumeve të meshkujve

Zgjedhja e nje parfumi për meshkujt mund të transformohet në një problem të vërtetë. Në fakt, atë çka do të zgjidhni do të bëhet aroma juaj dhe kjo është thelbësore për imazhin tuaj në përgjithësi, të atij imazhi fillestar të cilin ju do të lini tek të tjerët. Nga ana tjetër është demostruar se aroma tuaj mund të influencojë në një masë të madhe mbi rritjen e fuqisë tuaj të joshjes apo tërheqjes tek të tjerët. Ndoshta keni dëgjuar shpesh herë komentet e femrave në adresë të aromave, të cilat i lë nga pas një zotëri X, apo mbi parfumin të cilat ato e konsiderojnë si të parrezistueshëm. Do të donit të përfitonit dhe ju nga kjo armë sekrete e joshjes? Hapi i parë që do të bëni është të bëni pazarin në një dyqan parfumesh, por do të zgjoheni se nuk do të dini se çfarë të zgjidhni më parë. Oferta që do tju bëjë shitësi nuk ua mbush mendjen dhe për ju do të jetë tejet e vështirë për ti fiksuar sytë drejt një parfumi të atij rafti.

Amor de Cacharel Amor për meshkujt të cilët shfaqin romantizmin latin mashkullor. Aroma e këtij parfumi tërheq meshkujt virilë dhe të ndjeshëm.

BlackXS Ka një aromë orientale, vibruese, të ndjeshme dhe të fortë për meshkujt e hekurt që dinë mjaft mirë si ti shprehin emocionet. Ky është pikërisht njeriu joshës. I sigurtë në vehte me ndjesi të forta të aromave...

Parfum LE MALE - Eau de Toilette Mos i besoni pamjes së jashtme! Zbuloni lojrën e dyfishtë apo nënkuptimin e diçkaje: Fuqinë dhe Senzualen, freskinë dhe shpërrthimin e çastit.

Acqua di Gio për meshkujt Është aroma e thatë e ishullit Panteleria, të atij ishulli të cilin Giorgio Armani e adhuronte dhe rigjente forcat. Është një parfum autentik dhe natyral, plot forcë mashkullore.

Eau Sauvage I freskët dhe hijshëm, ky klasik epoke është elegant, i veçantë dhe tepër... francez

Crave Calvin Klein “E dëshiroj, kam nevojë për të... vdes nga dëshira”. I krijuar për meshkuj. Vetëm për meshkuj. I freskët, i pastër, seksi dhe i përdorshëm për joshjen dhe tërheqjen e vëmendjes së saj. Në mëngjes dhe mbrëmje “Calvin Klein”. Për meshkujt joshës, autentikë dhe të sigurtë në vehte.

Boss Soul Joshja dhe forca natyrale e mashkullit dalin në pah me parfumin Boss Soul. Një parfum tepër i freskët dhe pikant për meshkujt tërheqës, elegantë dhe me një personalitet enigmatik, përballë të cilit gjithë femrat do të ngacmoheshin.

CERRUTI 1881 pour Homme Aroma e këtij parfumi i adresohet meshkujve të cilët konsiderojnë se një parfum është mjeti i shprehjes më i privilegjuar. Mashkulli Cerruti është i sigurt dhe tepër modern. Cerruti 1881 është aleanca perfekte midis trashigimisë dhe energjisë moderne të kohës.

Fahrenheit Është një parfum lulesh bashkëkohës, i karakterizuar në një përzjerje aromash ekzotike.

Sekretet e parfumeve të meshkujve në ekstremet e tyre. Për njerëzit që adhurojnë lirinë dhe ata që dëshirojnë të kapin yjet me dorë.

Hugo Mashkullor dhe i pakundërshtueshëm. Hugo është një parfum origjinal i freskët dhe tejet i lehtë. Për meshkujt optimistë që përfitojnë nga jeta në maksimum “pa e vrarë shumë mendjen”.

MUGLER VEGAS Cologne Midis iluzionit dhe magjpsjes, pamjes dhe transformimit, Thierry Mugler na befason sërish. Në shpirtin e tij prej fëmije ai ruan ende shijen për universin e lojës dhe na tregon një tjetër univers, një qytet apo një krahinë ku shpërrthen imagjinata dhe magjia...atje në Las Vegas!

Zgjedhja e një parfumi meshkujsh është një hap serioz. Më e mira është të shkoni në një dyqan të shoqëruar nga mikeshat tuaja, apo të liheni i lirë të këshilloheni nga një specialist i cili e di se si do të mund tju drejtojë në produktin që ju nevojitet në bazë të aromës së trupit, të tipit tuaj të lëkurës apo të shijeve tuaja. Kriteri i parë i përzgjedhjes është parfumi që ju pëlqen dhe më pas vijojnë shijet e mikeshave, të cilat ju shoqërojnë. Në finale duhet ta provoni parfumin në trupin tuaj. Është e këshillueshme që të mos provoni më shumë se dy parfume brenda një dite dhe ta lini atë të bëjë efektin mbi trupin tuaj të paktën për 30 minuta me qëllim që të mund të ndjeni aromën që ka parfumi mbi ju. Është e nevojshme që të ndiheni njëherësh në hapësirën tuaj me atë parfum dhe që ta konsideroni atë si një pjesë e personalitetit tuaj. Ekzistojnë tipe të ndryshme parfumesh për meshkuj: me bazë arome misku, erëza, apo më të ëmbla...etj. Është e rekomanduar të zgjidhni një parfum i cili ju vë në dukje vlerat e aromës tuaj natyrale. Ashtu siç keni një pigment të veçantë të lëkurës keni edhe një aromë e cila ju karakterizon. Përpiquni të jeni në harmoni me aromën e parfumit tuaj dhe do të bëheni tepër i sigurt dhe i parrezistueshëm. Ekzistojnë parfume për të gjithë xhepat. Çmimet e tyre variojnë në funksion të famës që ka produkti por edhe në funksion të koncentratit të parfumit në tretësirë. Uji i Kolonjës është një tretësirë me përafërsisht 7%, Uji i Tualetit përmban rreth 12% koncentrat, Uji i Parfumit (më e shtrenjtë) arrin rreth 18%. Duke filluar nga 20% hyjmë në sferën e ekstrakteve dhe çmimi i tyre është shumë herë më i madh. Në rastin e parfumeve prestigjioze koncentrati i ekstrakteve mund të arrijë edhe 40%.

Moda e Shpejtë që erdhi nga Franca - Depeche Mode[Redakto nëpërmjet kodit]

Edmond Prifti

Grupi që i mbijetoi skenës për 25 vjet dhe shitën më tepër se 73 milionë albume në të gjithë botën, duke u kthyer në një fenomen. Kush ishin “Deoeche Mode”

Nga fundi i viteve '70, në qytetin e Basildonit në Provincën Essex të Britanisë së Madhe po formohej një grup i vogël muzikor, i quajtur “Composition of Sound”, i përbërë nga tre adoleshentë: Martin Lee Gore, Andrew Fletcher dhe Vince Clarke. Vince ishte solisti dhe kompozitori i grupit, Martin merrej me sintetizatorin, ndërsa Andy ishte basisti. Pas disa përpjekjesh paksa të dështuara Fletcher dhe Clarke hoqën dorë nga ideja për të kënduar me kitarë dhe u hodhën në sintetizator. Arritën në përfundim se kishin nevojë për një solist të dytë dhe kontaktuan me një adoleshent nga Basildoni: David Gahan. Të arritur në këtë formulë, të katërt menduan të nderonin edhe emrin, ndërsa pjesëtari më i ri David, i sugjeroi atyre një shprehje nga gjuha franceze, e parë nga ai në kopertinën e një reviste mode që do të thoshte: modë e shpejtë. Nën titullin e ri “Depeche Mode”, grupi muzikor filloi të këndonte në lokale dhe klube nate, ku edhe u zbuluan nga producenti Daniel Miller i Mute Records. Ky i fundit i bindi pjesëtarët të nënshkruanin kontratën e tyre të parë, ndërsa në 1981 Depeche Mode nxjerr këngën e parë: “Dreaming of Me”. Kënga arriti të ngjitej në top-hitet britanike deri në pozicionin e 57-të, ndërsa një tjetër këngë e titulluar “New Life”, e cila u ngjit në pozicionin e 11-të, kurse, “Just Can't Get Enough” u bë një hit muzikor dance. Pas tre këngëve, “Depeche Mode” nxjerrin në treg albumin e tyre të parë: “Speak and Spell” (1981). Në mbyllje të turneut të tyre përreth Britanisë së Madhe, Vince Clarke bëri të ditur se do të largohej përfundimisht nga grupi. Për pasojë, “Depeche Mode” kontaktoi me një tjetër muzikant të ri të quajtur Alan Wilder. Kënga vijuese që nxori “Depeche Mode” me kompozitorin Martin Gore, “See You”, demonstroi se grupi mund t’ia dilte mbanë edhe pa Clarke. Vijoi “The Meaning of Love” dhe “Leave in Silence”, dy këngët e albumit të vitit 1982, “A Broken Frame” (1982). Alan Wilder deklarohet të jetë pjesëtar i plotë full-time i grupit muzikor. Pas riardhjes nga një turne botëror, “Depeche Mode” nxjerr këngën e re në fillimin e vitit 1983, “Get the Balance Right”. Vijuan më tej disa turne pas të cilëve filluan regjistrimet për “Construction Time Again” (1983) me një orientim zëri pak më komercial. “Everything Counts si Love In Itself” e konfirmoi pikërisht këtë gjë. “Depeche Mode” regjistruan kështu hitin e tyre të parë në top-listën amerikane, me klasiken “People Are People”. Ky sukses i tyre u dha kurajë të nxjerrin një album të ri, me të gjitha hitet e tyre muzikore të regjistruara në Angli deri atëherë. Titulli i albumit mbeti po i njëjti, “People Are People” (1983). Shumë pak kohë pas nxjerrjes së kësaj kënge, doli “Master and Servant” dhe albumi i tyre i katërt “Some Great Reward” (1984). Martin Gore prezantohet në vokal për herë të parë me melodinë “Somebody”, ndërsa vazhdojnë më tej me këngën që bën histori, “Blasphemous Rumours”, duke prezantuar një stil të ri muzikor. Turnetë e tyre filluan të zënë pothuajse gjithë kohën e katër pjesëtarëve të grupit “Depeche Mode”, duke konfirmuar sakaq edhe një sukses të jashtëzakonshëm të këtij grupi. Kështu, në një periudhë kohore të shkurtër pas daljes së albumit të tyre me këngët më të mira, ata regjistrojnë “Shake the Disease” dhe “It's Called a Heart”. Të dyja u emërtuan në Amerikë Catching up with Depeche Mode (1985) ndërsa në Evropë u njohën me “The Singles '81-'85” (1985). Pas daljes së këngëve më të mira, në fundin e vitit 1985, “Depeche Mode” u rikthye sërish në studio për regjistrimin e albumit “Black Celebration”. Në vitin 1986, “Stipped”, “A Question of Lust” (me Martin Gore si solist) dhe “A Question of Time”, do të ishin tre këngë suksesi, si edhe albumi që do të pasonte. Pas një periudhe pushimi del në treg “Music for the Masses” (1987), ku grupi regjistroi për herë të parë një këngë-hit në Francë, “Little 15”. Numri i tyre në total shumë shpejt u ngjit në pesë: “Strangelove”, “Never Let Me Down Again”, “Behind the Wheel” dhe kuptohet “Little 15”. “Depeche Mode” rifilloi “World Tour”, koncerti i tyre i tyre i 101-të, tashmë në arenën e Rose Bowl në Pasadena të Kalifornisë. Mega-koncerti solli në stadium mbi 70.000 fansa, çka bëri që kompania prodhuese të nxirrte një tjetër album të titulluar “101” (1989), në dy versione, audio dhe video. Koncerti filloi thjesht: “Good evening Pasadenaaaa!”, dhe mbaroi me interpretimin e shkëlqyer të këngës “Everything Counts”. Një vit më pas ata dalin me një tjetër album të titulluar, Violator (1990). Kënga e parë e albumit, “Personal Jesus”, e klasifikoi grupin “Depeche Mode” më afër muzikës rock. Ky album u përcaktua me kohën si një nga albumet më të shitura të grupit. “World Violation” (1990) do të ishte mega-touring që do të ndryshonte edhe rrjedhën e historisë për “Depeche Mode”. Pikërisht pak para mbarimit të këtij turneu Dave Gahan u nda nga gruaja e tij dhe u largua nga Anglia drejt Qytetit të Engjëjve. Gahan do të linte jo vetëm gruan e tij, por edhe fëmijën e tij të vogël. Në Los Anxhelos jeta e tij do të ishte pa kurrfarë organizimi, festat të cilat vazhdonin pafundësisht dhe konsumi i drogës, do të sillnin shkatërrimin e tij. Në vitin 1992, kur Martin do ta kontaktonte atë për regjistrimet që duheshin bërë për albumin e ri, Dave vërtetoi se ishte tepër larg asaj çka donin të bënin “Depeche Mode”, duke u thënë atyre se ajo çka kishte kënduar nuk ishte më në stilin e tij. Kushti i vetëm për t’iu bashkuar grupit sërish ishte që ata të këndonin rock'n'roll. Duke menduar t’i jepte grupit një “shans të dytë”, Dave shkoi në Spanjë, për të filluar punën me “Songs of Faith and Devotion” (1993). Pjesët e reja të kompozuara nga Gore ishin më shumë rock'n'roll, duke i plotësuar tekën pjesëtarit, Gahan. Pas përgatitjesh të tejzgjatura dhe plotësimit të dëshirave të Gahan, doli kënga e parë e titulluar “I Feel You”, ku zëri i transformuar dhe imazhi i ri i gjithë grupit do të shokonte mbarë fansat e tyre, por edhe kritikët muzikorë. Këngët e tjera ishin po ashtu: “Condamnation” me të cilën sollën gospel, “In your room” dhe “Walking in my shoes a rock". Megjithëse dukej se albumi ishte një dështim i madh, “Depeche Mode” vendosi të nisej në një mega-koncert të titulluar “Devotional Tour”, më i madhi i realizuar nga ata deri atëherë. Ishte një promovim i madh i këtij grupi, sidomos me prezantimet live të tyre në këtë turne të grupuara nën albumin “Songs of Faith and Devotion – Live” (1994). Ndërkohë Andrew Fletcher, i cili merrej me financat e grupit, pëson një depresion psikik dhe lë përgjysmë turneun e grupit, ndërsa pjesëtari i grupit, Gahan, kishte hyrë në një fazë vetëshkatërrimi. Pas mëse një viti koncertesh ishte e dukshme që Dave nuk ishte më i shëndetshëm në shumë aspekte. Dhe si për ta konfirmuar këtë, pas mbylljes së koncertit, Dave kreu një tentativë vetëvrasjeje. Në vitin 1995, Alan Wilder bëri të ditur se do të largohej nga grupi me motivacionin se “nuk ndihej i vlerësuar nga pjesëtarët e tjerë të grupit” dhe që nuk mund të punonte më për një grup, i cili trashëgonte të njëjtat probleme të dikurshme. Në 1996, Martin risjell Dave dhe kështu që filluan regjistrimin e albumit Ultra (1997), por vazhdoi tepër pak, falë gjendjes së rëndë dhe tepër të dukshme që po kalonte ai. Në finale, ai humbet zërin për shkak të drogave që përdorte. Grupi bën një pauzë, ndërkohë që Dave gjeti kohë të mjaftueshme të rikthehej në Amerikë dhe të përfundonte në një mbidozë, nga e cila gati sa nuk e vdiq. Zemra e vokalistit të “Depeche Mode” pushoi së rrahuri për dy minuta. Fatmirësisht ai shpëtoi, ndërsa autoritetet amerikane e panë të nevojshme arrestimin e tij. Ndërsa u lirua shumë shpejt, ai u detyrua t’i nënshtrohej një programi rehabilitimi. Nga fundi i vitit 1996 David Gahan u rikthye sërish pranë “Depeche Mode”, tashmë me një pamje tepër ndryshe, i përgatitur të rifillonte jetën dhe karrierën. Në shkurt e vitit 1997 del kënga e parë e tyre nga “Ultra” (1997), me titullin “Barrel of a Gun”. Vijuan më tej “It's No Good”, “Home” dhe “Useless”, duke e risjellë grupin sërish në sipërfaqe. Më 1998-ën “Depeche Mode” niset sërish për një turne të gjatë “The Singles Tour”, pas më pak se 4 vitesh mungesë, për promovimin e albumit të ri. Dhe erdhën në vitin 2000, ku të tre u takuan në Londër, New York dhe Santa Barbara, për të finalizuar “Exciter” (2001), album i cili doli në treg në maj 2001. “Dream On” ishte hiti surprizë i muajit prill, duke i vendosur ata në pozicionin e 8-të të klasifikimit në Amerikë, një vend më lart se Anglia. Nisin turneun e tyre 5-mujor, Exciter Tour në The Roxy të Los Anxhelosit më 4 qershor 2001, në Kanada dhe rikthimin e tyre në Evropë. Më 16 korrik 2001, grupi realizon këngën “I Feel Loved”, e cila bëhet edhe kënga hit-dance e asaj vere (një remiks i realizuar me Danny Tenaglia, i cili ishte nominalizuar me çmim Grammy). Ndërsa “Freelove” regjistron sukses në Evropë me producentin Flood, në Amerikë kjo këngë nuk arriti të njihet dhe po ashtu kënga tjetër e tyre, “Goodnight Lovers”. Pas Exciter Tour, pjesëtarët marrin një pauzë për të realizuar projektet e tyre solo, ku Dave arrin të bëjë disa kompozime të tij, të cilat nuk i mori dhe aq seriozisht, ndërsa Martin u orientua drejt një projekti të vjetër të quajtur, Counterfeit. Derisa vjen qershori i vitit 2003, kur grupi publikon albumin “Paper Monsters”, album i cili u prit mesatarisht për shkak të kombinimit të ritmeve rock dhe blues, ndërsa në mars 2004 ata publikojnë DVD-në “Live Monsters”, me imazhet e koncertit. Përgjatë kësaj kohe Martin merret me projektin solo “Counterfeit 2”, ndërsa kënga e tij “Stardust” nga albumi “Counterfeit 2”, emitohet për treg në prill 2003, kurse në muajin nëntor “Loverman”. Përgjatë vitit 2003 grupi mban 8 koncerte, nga të cilat dhe një miks të pjesëve të “Depeche Mode”. Mund të thuhet se Andy nuk kishte humbur kohë, pasi ai hap shtëpinë e tij diskografike, “Toast Hawai” dhe bëhet menaxher i grupit “Client”, një duo femrash electro-pop. Ndërsa tetori i vitit 2003 i gjeti ata me projektet solo dhe filmin legjendar “101” në DVD, viti 2004 i risjell në skenë. Mute përgjatë vitit 2004 do t’i mbante të karikuar fansat e “Depeche Mode”. Njëherësh me albumin e remikseve publikohet edhe një version hit, nga Violator i quajtur “Enjoy The Silence” 2004, e riorkestruar nga Mike Shinoda. Kështu, brenda 25 viteve Depeche Mode kënduan në skenë. Ata s’mund të quhen më një grup muzikor, por një fenomen. Përgjatë karrierës së tyre muzikore, deri në vitin 2006 albumet e grupit “Depeche Mode” u shitën në më tepër se 73 milionë në gjithë botën, si dhe regjistruan dyzet e katër pjesë në UK Singles Chart.

Diskografi Touring the Angel Live in Milan (26 Shtator 2006) Useless (25 Shtator 2006) John the Revelator Lilian (03 Korrik 2006) Playing the Angel #6 UK ; #7 US (18 Tetor 2005) Exciter #9 UK ; #8 US (15 Maj 2001) Ultra #1 UK ; #5 US (15 Prill 1997) Songs of Faith and Devotion Live (01 Maj 1993) Songs of Faith and Devotion #1 UK ; #1 US (23 Mars 1993) Violator #2 UK ; #7 US (02 Janar 1990) 101 (01 Janar 1989)

Conversation 

(01 Janar 1988) Music for the Masses #10 UK ; #35 US (01 Janar 1987) Black Celebration #4 UK ; #90 US (01 Janar 1986) Some Great Reward #5 UK ; US #51 (01 Janar 1984) Construction Time Again UK #6 (01 Janar 1983) A Broken Frame #8 UK ; US #177 (01 Janar 1982) Speak and Spell #10 UK ; #192 US (01 Janar 1981)


Origjina Basildon, Essex, Angli

Vitet e aktivitetit muzikor 1980-aktualisht Lloji i muzikës Synthpop New Wave Post-punk Alternative Rock Pjesëtarët Dave Gahan Martin Gore Andreë Fletcher Ish-pjesëtarët Alan Wilder (grupi Recoil) Vince Clarke (grupi Erasure) Shtëpitë diskografike Mute Records

 Sire Records
 Reprise Records

Faqja zyrtare DepecheMode.com

Dodge SRT-10, “gjarpri ekzotik helmues” me 6 marshe[Redakto nëpërmjet kodit]

Pergatiti: Edmond Prifti


Dodge bëhet edhe më helmuese sesa një gjarpër. Dhe ky është modeli i fundit Viper me 600 CP, me 90 më shumë se versioni i mëparshëm. Motori i kësaj makine V10, i krijuar prej aliazhi alumini prej 8.4 litrash, i lejon makinës Viper SRT10 të arrijë në më pak se 4 sekonda nga 0 në 100 km/orë. Njëherësh me motorin e saj prototip u kryen modifikime edhe në elementet e tjera, si ai i transmisionit i cili përmirëson edhe më shumë fuqinë, frenat Brembo, një forcë tërheqëse më të madhe falë diferencialit GKN Visco-Lok, si dhe dizajnit të karrocerisë, nga e cila makina më e re e vitit 2008 të lë me gojën hapur, dhe të hapën në maksimum retinën e syrit tuaj. Nuk është çudi që ajo të udhëtojë së shpejti në ndonjë nga rrugët e Tiranës tërë gropa.

Të kesh një “fuqi helmuese” në garazhin tënd Në filmin e fundit të Clarskson, “The Good, The Bad And The Ugly”, në një test që të lë mbresë, një Viper parakalohet në pistë nga një vogëlush BMË Z4. Të vë në mendime në të vërtetë, pasi në qoftë se makina në fjalë do të përdorte të gjithë fuqinë e saj motorike prej 600 CP, vogëlushi do t´a parakalonte atë...veçse në ëndrrat e regjisorit! Nga një faqe tjetër “Forbes”, - të cilët kanë kryer një studim mbi dhjetë tipe të ndryshme makinash - e kanë konsideruar Viper si një ndër makinat me të shtrenjta për “xhepat e njerëzimit”. Dhe për këtë arsye, kjo makinë mban vendet e para të “Top Listës” për fuqinë motorike. Fuqia e kësaj makine, Dodge Viper SRT10 është e varur krejtësisht nga shtytësi me dy turbina i tipit Garret. Përafërsisht Dodge Viper SRT10 do tju harxhojë 166.044 dollarë deri në mbarim të garancisë së saj. Ndër të tjerash mund të përmendim koston e shpenzimeve të njehsuar për 1.6 kilometra që Viper do tju shkaktonte “një dëm” prej 1.21 dollarë, ndërsa në një kosto totale, sipas “Forbes”, Viper SRT10 do të harxhonte 90.563 dollarë për pesë vite. Për mirëmbajtjen e kësaj makine do të duheshin rreth 7.754 dollarë të tjera, ndërsa siguracioni për këtë tip makine do të kapte një vleftë prej 15.836 dollarësh...Ky në fakt është “stili” amerikan: Shpejtësi dhe Siguri, Rrugë të gjata dhe “parà-prerëse”.

Frymëzim teknologjie dhe pavarësi për 2 vetë Viti 2008 do të sjellë në treg, Dodge Viper SRT10 me më shumë fuqi, me kombinime frenash, pamje të klasit të parë, një brendësi që i ka frymëzuar prodhuesit e saj nga makinat e garave dhe një modelim të jashtëm tepër të guximshëm. Për 2008 Dodge Viper SRT10, motori u krijua në bashkëpunim me specialistët e “McLaren Performance Technologies”. Transmisioni është i siguruar nga kutia e shpejtësisë manuale prej gjashtë marshesh e tipit Tremec T56, ose e njohur më mirë me emrin TR6060. Por edhe frenimi i saj është një nga pikat më të forta të saj, ku “gjarpri helmues” është e pajisur me disqe frenimi Brembo me diametër 14", si dhe një sistem ABS, duke arritur një kapacitet frenimi, nga 100 në 0 km/orë në afërsisht 30 metra. Viperi ka një sistem për aks të pavarur mbi çdo rrotë, dhe ka një pjerrësi gavyell me përmasat 18 x 10" përpara dhe 19 x 13 të atyre të pjesë së prapme. Të katër rrotat janë të ekuilibruara me goma të tipit Michelin Pilot Sport PS2. “2008 Dodge Viper” ka dalë nga fabrikimi në dy format e saj të konfigurimit: Roadster apo Coupe.

Dhimbje koke për ngjyrat, Dodge Viper SRT10 Të dy tipet, Roadster apo Coupe kanë një karroceri të mrekullueshme dhe që lejojnë futjen e bollshme të ajrit brenda motorit, duke i siguruar njëkohësisht një ftohje sa më të mirë të fuqisë të motorit V10 prej 600 CP. Modeli i vitit të ardhshëm 2008, do të ketë gjithsej tetë variante të ndryshme ngjyrash për karrocerinë, nga të cilat pesë prej tyre komplet të reja për tipet Dodge, dhe krejtësisht të çuditshme por të quajtura ekzaktësisht: e kuqe e helmuar, jeshile në ngjyrën e lëkurës së gjarprit, ngjyra violet viper, portokalli viper dhe blu e hapur. Këto linja me terma të stërzgjatur do të vazhdojnë të jenë variante të vlefshme, por ka mundësi që fabrikuesit e saj të luftojnë më shumë për gjashtë nga variantet klasike të ngjyrave: të bardhën, ngjyrën e argjendtë, ngjyrën grafit, të kuqen dhe ngjyrën blu. Për pjesën e brendshme janë të vlefshme vetëm pesë variante fikse: e zezë dhe katër kombinime të saja, kuq e zi, zi-kaltër, e zezë/pllakë apo e zeza në të bronztën natyrale. Stabiliteti dhe siguria e një gjarpri Rrite gjarprin të të hajë kokën, thotë një shprehje shqiptare, por askush nuk e mban dot atë në gji edhe po të dojë. Ndoshta e kanë fiksim që ta zotërojnë, ta adhurojë atë dhe ta prekin për shkak të asaj çka është. Tipi “Viper SRT-10 Coupe” ashtu si edhe “Roadster” kanë një stabilitet të madh në tokë, madje edhe në shpejtësi të mëdha, falë linjës së përthyer të tavanit të saj si dhe formës aerodinamike të pjesës së pasme, dhe lartësisë nga toka. Por, SRT-10 Coupe ka një kapacitet të madh edhe të port-bagazhit të saj si dhe një vend të madh për sediljen e shoferit brenda një “kafazi të vërtetë mbrojtës”. Por kjo nuk do të thotë që fabrikuesit nuk kanë menduar edhe për pasagjerin e tij të dytë...Krahas performancës së lartë, SRT-10 ka në zotërim edhe një gamë të gjërë të sistemit të sigurisë: airbag i cili hapet në varësi të impaktit goditës, sistem ABS i cili parandalon bllokimin e rrotave, sistem alarmi i cili i kujton shoferit të vë rripin e sigurimit. Po ashtu edhe sisteme të cilat parandalojnë shtrëngimin e fortë të rripit të sigurimit në gjendje të lirë, por edhe duke e shtrënguar atë gradualisht në zonat speciale, i gatshëm “të shkrijë” krejtësisht energjinë e forcës goditëse që merr gjarpri, SRT10 në rastin e një impakti të mundshëm. Viper SRT-10 fillon së shpejti ndërtimin e saj manualisht në kompleksin e fabrikës, “Conner Avenue” në Detroit. Kjo është ofensiva më e fundit e Dodge, Viper SRT10, makina më e shitur e Grupit Chrysler.

Të dhëna teknike për DODGE VIPER SRT-10 • Çmimet: SRT10 Convertible gjendet me 85.745 dollarë ndërsa një SRT10 Coupe me 86.995 dollarë • Vende: 2 • Gjatësia e përgjithshme: 4459 mm • Gjerësia: 1911 mm • Lartësia nga toka: 130 mm • Lartësia: 1234 mm • Pesha: 1546 kg • Kapaciteti i serbatorit: 70 Litra • Karburanti: Unleaded premium—91 octane (R+M)/2 • 10 cilindra të vendosura në një kënd 90 gradë në formë V-je, 29 valvola Koka e motorit dhe një pjesë e madhe e ndërtuar prej aliazh alumini • Rrotullimet maksimale të motorit: 6000 rpm • Cikli: 0-160-0 km/orë për 12 sekonda • Sprint nga 0-100 km/orë për 4 sekonda ose për 31 metra • Kapaciteti i vajit: 10.5 qt. (9.9L) • Kapaciteti ftohës: 12.8 qt. (11.9L) • Kontrolli i nxjerrjes në ajër: Katër, tre shndërues katalitikë, sensori i nxehtësisë së oksigjenit • 136-amp gjeneratori i korrentit me një bateri prej 600 ÇA • Transmision me gjashtë marshe i pajisur me transmisionin mekanik Hurst, i sinkronizuar për gjithë marshet.

Enver Hoxha, një pushtet për epshin[Redakto nëpërmjet kodit]

Revista ONE

Në fillim me Androniqin në Gjirokastër. Pastaj me biondet franceze, me vajzat e shtëpive publike dhe si zhiogolo i grave të martuara. Me Poliksesnin në Korçë, Drita Kosturin dhe “miqësitë” me Ali Qoraliun dhe Dem Xhepën.... të gjitha aventurat e Enver Hoxhës

Revista “ONE”, ashtu si dhe në vazhdën e jetës intime të kolonel Gadafit, Stalinit, Hitlerit apo Musolinit do të ndalet këtë muaj edhe në ato çka kanë treguar ish-bashkëpunëtorë të Enver Hoxhës, lidhur me jetën e tij intime.

Në Palorta, atje ku u ngjiz zanafilla... Që të kuptohet qartë figura e diktatorit, duhet hedhur një sy në familjen ku Enver Hoxha u rrit. Ai ngelet si një nga figurat më komplekse dhe më të mistershmet ndër diktatorë, pasi gjithçka që është thënë për të është tepër sipërfaqësore apo aspak, kryesisht të bazuar në librat e tij, ato qindra volume politikën e ndjekur, arritjet e komunizmit e shumë të tjera. Enveri lindi më 16 tetor 1908 në Gjirokastër. U regjistrua në shkollën fillore “Drita” në vitin 1917, e cila ndodhej në lagjen Palorto, ndërsa kur ajo u mbyll në 1924, shkoi me bursë shteti në Liceun Frëng të Korçës. Nedi Kokona, ish-bashkënxënësi i tij, ka rikujtuar: “Enveri ishte më i rafinuari i gjithë Liceut dhe suksesi i tij ishte i sigurt kur mbante të veshur pardesy ose pallto të madhe”. Ndërsa, Isa Kokalari, shok i fëmijërisë rikujtonte: “Në moshën 8-vjeçare Enverit, të cilit i merrej goja dhe që ne e thërrisnim memec, ishte shumë sherrxhi aq sa edhe babai i tij, mulla Halili, i thoshte: “Mirë ta bëjnë që të kopanisin, se je zullap”. Shpesh madje ua merrte zogjtë klloçkave dhe i fuste në vrimat e mureve. I mbyllte ato brenda me gurë dhe i linte atje deri sa të ngordhnin nga cicëritjet. Dhe ashtu të ngordhur, ua hidhte klloçkave”. Me kalimin e viteve, ai do të njihej me Myftar Skendulin, i cili e ka përmendur Enverin si “feministin më të neveritshëm, i cili pa pikën e turpit i tregonte shokëve ofezat që i kishin bërë gratë dhe vajzat e provokuara nga ai”. Një ditë, vajza e konsullit grek të Gjirokastrës e pështyu në fytyrë, kur ai e ndali për t´i propozuar, ndërsa ai duke qeshur fshiu faqen dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur gjë. Biografi i librit mbi Enver Hoxhën, 78-vjeçari Agim Musta, ka theksuar se “që të arrijmë ta kuptojmë figurën e Enverit, na duhet ta kërkojmë atë tek njeriu enigmatik Mulla Beqir Hoxha, i cili ishte vëllai i gjyshit të Enverit dhe që punoi për repartet otomane. Pra, zanafillën e gjithë bëmave të Enver Hoxhës e gjejmë tek geni i familjes Hoxha dhe që quhej Mulla Beqiri”. Për të thuhet se në moshën 30-vjeçare kishte bredhur vendet e Kaukazit, në vendlindjen e Zaraostrës dhe ishte kthyer në Gjirokastër me ar dhe gurë të çmuar. Banorët e përflisnin se kishte bërë gjynahe duke grabitur dhe duke masakruar njerëz në ato vise. Flitej në Gjirokastër që ai madje merrej me alkimi dhe se edhe gruan e tij nga Libohova e kishte vrarë me duart e tij dhe groposur diku rrëzë një kreshte. S’dihet as lindja, vendi apo vdekja e tij. Ndërs, Mulla Halili - babai i Enver Hoxhës - emrin e Beqirit ia vuri djalit të madh, i cili vdiq në moshën 21-vjeçare në vitin 1921. Halili, që mbahej një tip naiv, ditën e ngushëllimeve u thoshte njerëzve: “Më vdiq më i miri dhe më mbeti rezili... Mjerë ky milet sa do të vuajë nga birbua im!”. Në Gjirokastër, në lagjen Pllakë, Enveri iu qep nga mbrapa mësueses tepër joshëse të këtij qyteti, Androniqit. U arrit deri aty sa Enveri dhe shokët e tij t’i kompozonin asaj një këngë dhe ishin pikërisht ata që e nxitën të shkonte në banesën e saj. Fotaqi, burri i Androniqit, e diktoi Enverin dhe lajmëroi xhandarmërinë. Zenel Çami, që shquhej për rreptësi në detyrë, e arreston dhe në postëkomandë dhe e rreh me thuprën e pushkës, duke ia nxirë prapanicat dhe kofshët. Të nesërmen e liroi dhe mori nga ai një deklaratë me shkrim që s’do t’i binte më në qafë vajzave të qytetit. Në vitin 1942, Enveri do të urdhëronte njësitin gueril të Gjirokastrës për të asgjësuar fizikisht kapterin Zenel Çami, për t’u hakmarrë ndaj rrahjes që kishte pësuar prej tij. Ai plagoset rëndë dhe arrin të arratiset jashtë shtetit... Rinia e Enver Hoxhës, Franca dhe... dëbimi "Ata që e kanë njohur nga afër Enverin kanë parë xhestet, tërheqjen seksuale prej gay, energjinë dhe zhdërvjelltësinë e tij, që u shfaqën së tepërmi në moshën e adoleshencës”, është shprehur Agim Musta kur ka folur për rininë e hershme të diktatorit. Ndërsa bashkëkohësi i tij, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Korçës, si dhe ish-i përndjekuri politik, Gjergj Titani ka hedhur bazat e një teorie tjetër të shumëpërfolur: “Kurrë nuk e kam parë si mashkull Enver Hoxha! I kam parë nga afër anët e zeza dhe të bardha të këtij njeriu, që ngeli i pashkolluar dhe që s´dha asnjë provim kur ishte student në Montpelje të Francës...”. Në vitin 1930 Enver Hoxha mbaroi studimet në Liceun francez të Korçës dhe po atë vit do të niste studimet e larta. Në qytetin e lashtë francez të Montpeljesë, Enver Hoxha do të ritakohej sërish me kolegun e dhomës, me studentin e filozofisë Foto Bala, një ish-kolegun e tij të Liceut Frëng të Korçës. Ky person më vonë do të zbulonte edhe shumë gjëra nga ditari i tij mbi jetën intime të diktatorit, mënyrat e tij të joshjes dhe mashtrimet. Enver Hoxha do të niste studimet në Francë, në Fakultetin e Shkencave Biologjike dhe Kimike. Që në fillim ai nuk do të paraqitej fare në shkollë. “Ai ishte një zhigolo...”, kishte përmendur Foto Bala, duke vijuar se “Enveri bënte seks me femra të martuara duke u bërë dashnori i tyre për pak kohë, të divorcuara, por edhe me të tjera pa status dhe më të mëdha në moshë, me qëllim e vetëm që të përfitonte financiarisht nga ato...”. Një ditë, së bashku Fotoja dhe Enveri do të ndodheshin në një kafe të Montpeljesë, ku një femër bionde, tejet e pashme, qëndronte ngjitur me ta në një tavolinë përballë tyre. Të dy djemtë filluan të flisnin për format e saj dhe vjen një moment dhe ajo ngrihet nga tavolina me të shpejtë, duke u zhdukur në një nga kthesat e rrugëve të ngushta të qytetit të lashtë të Montpeljesë. Të nesërmen, diku nga dreka, Fotoja e shikon Enverin që flirtonte me atë femër. Pikërisht me atë femër që kishin parë ata një ditë më parë. Kur e pyeti se si e kishte takuar dhe pse ia kishte mbajtur të fshehtë kolegut të tij të dhomës këtë gjë, Enveri filloi të qeshte me të madhe duke mbajtur dy duart mbi hije, siç e kishte zakon përherë dhe i drejtohet Fotos duke i thënë se e kishte lënë takimin një ditë më parë, duke ia komunikuar asaj me gishta takimin për ditën e sotme, në të njëjtën kafe.... “Historitë me femrat e përdala dhe të tjerat duke harruar plotësisht shkollën, i vijnë në veshin e të atit të tij Halilit, i cili i kërkon buletinin e notave, të cilin Enveri nuk ia dërgoi kurrë”, ka deklaruar Ylli Kolonja, ish-pedagogu i Fakultetit të Gjeodezisë. Pas shumë aventurash seksuale, mosparaqitje në fakultet dhe mosdhënien e provimeve, me anën e një shkrese zyrtare ministri i Arsimit i Mbretërisë Shqiptare, Marash Ivanaj i pret bursën e studimit. Kështu, studenti Enver Hoxha endet i pashpresë rrugëve të Montpeljesë në marsin e vitit 1934. Vijon një periudhë ku ai merr para borxh, të cilat nuk do t’i kthente më kurrë, ndërsa me to niset drejt kryeqytetit të Francës. Në Paris, sipas shokut të tij të rinisë studentore, Skënder Topulli, Enver Hoxha punon për disa muaj si furnitor i një shtëpie publike. Asokohe ai mbante syze të errëta, për t’u mos u njohur nga shqiptarët e tjerë, kryesisht studentë në Francë. “Ikte nga hotelet fshehurazi, pa paguar asgjë, madje edhe duke vjedhur perdet e dritareve të dhomës”, shprehet Topulli. Për të mos u marrë vesh historitë e tij rrugëve të Francës, Enver Hoxha e thërret në rezidencën e tij në dhjetor të vitit 1944 Skënder Topullin dhe e kërcënon me zhdukje fizike, në qoftë se ai do ta përgojonte. Ndërsa Topulli i pati premtuar “për mbyllje goje”, dhe emërohet si drejtor i Klinikës Stomatologjike të Tiranës, jo të njëjtin fat pësoi dhe ish-Ministri i Arsimit, Marash Ivanaj, i cili vdiq në burg më 22 shtator 1953, gjashtë vite pasi ishte burgosur me urdhër të Enver Hoxhës. Çfarë do të ndodhte me Enverin në kryeqytetin francez, Paris? Atje Enveri do të ritakonte kolegen e tij të dikurshme të Liceut Francez të Korçës, artisten dhe sopranon lirike, Tefta Tashko Koço, të cilën Enveri e adhuronte. Sopranoja tepër e bukur, me flokët e mbledhura topuz, si një princeshë nga Fajumi i Egjiptit nga ku kishte lindur, kishte udhëtuar nga Monpeljeja drejt Parisit në vitin 1930 në Institutin e Lartë të Muzikës, ndërsa Enveri që tashmë nuk kishte se çfarë të humbte më shumë, e rigjen Teftën në Paris. Ai do të rishihej me të në Shqipëri, ku pas specializimit për kanto në Beograd dhe Moskë në rikthimin e saj në Shqipëri Tefta do të martohej. “Enveri arriti të merrte vetëm rolin e kryekrushkut në këtë dasmë”,- ka saktësuar Gjergj Titani. Në kryeqytetin e Francës, Enver Hoxhën do ta strehonte miku i tij Qemal Gega, për disa muaj me radhë, i cili e ndihmoi edhe financiarisht për blerjen e ilaçeve për kurimin e një sëmundjeje veneriane. Si shpërblim, më vonë me urdhër të tij do të vritej e motra e Qemalit, Liri Gega, e cila asokohe kishte mbetur shtatzënë. I ati i tyre kryen vetëvrasje, i dënohet i vëllai, vetë Qemal Gegën e mbyllën në çmendinë, kurse pjesa tjetër e familjes internohet në zonat e thella të Myzeqesë. Duke u rikthyer edhe njëherë në Paris, Eqrem Libohova, ish-ambasadori i Mbretërisë Shqiptare në Francë - duke qenë se ishte mik i Bahri Omarit, kunatit të Enverit, i cili ishte martuar me motrën e tij Farijenë - e ndihmon Enver Hoxhën të bëhet sekretar i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Belgjikë, ndërsa një çifut belg do t’i ofronte atij një punë me 100 napolona ari në muaj, për përkthimin e shkrimeve që flisnin për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo do të ishte edhe periudha më e errët e Enver Hoxhës, pasi ai do të dëbohej shumë shpejt nga pronari çifut belg duk lënë përgjysmë studimet e saponisura në Fakultetin e Historisë në Belgjikë. Në këtë shtet ai ritakon ish-kolegun e tij, Mentor Çokun, i cili ndonëse e njihte Enverin për imoral, servil dhe si njeri vulgar, i ofrohet ta ndihmojë të strehohet tek ai për një farë kohe. Por ndarja e tyre përfundimtare erdhi atëherë kur në Liezhe të Belgjikës, Enveri i vjedh një zonje që po shoqëronte 200 franga. Mentori iu përgjërua Enverit që t’i kthente, por ai nuk pranoi, duke e detyruar atë që t’i paguante nga xhepi i vet...

Historitë proverbiale të Korçës Në korrik 1936, Enver Hoxha ishte kthyer papritmas në Shqipëri. Ishte në gjendje të mjerueshme. Nexhat Peshkëpia, që kishte marrë për grua vajzën e xhaxhait të Enverit, Ferron, e strehon në shtëpinë e tij për disa muaj, derisa Enveri e rimerr veten - e pohuar kjo edhe nga libri i tij, “Kur hidheshin themelet”. Asokohe profesori i gjimnazit të Tiranës, Nexhati - i cili edhe ky më vonë do t’i shtohej radhës së agjitacionit dhe propagandës - në sajë edhe të ndërmjetësimit të dy personave të dyshuar për orientimin e tyre seksual, mikun e Mbretit Zog, Lalë Krosin dhe ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Qamil Pepën - e emëron Enverin si mësues të jashtëm në Liceun Frëng të Korçës për klasat e ulëta. Rroga që mori shkonte në 130 franga ari në muaj. Përgjatë banimit në qytetin jugor filluan të përhapeshin thashetheme, por edhe disa fjalë të dyshimta që dolën nga kolegët e Liceut, se profesori kishte filluar të kishte marrëdhënie me të zonjën e shtëpisë, Poliksenin, ndonëse ishte shumë herë më e madhe se ai në moshë. Por Foto Bala, pohonte se “në të vërtetë Enveri u përzje me turli vagabondësh dhe femrash të përdala. Shumë shpesh ai vuante nga sëmundje veneriane...”. “Më vonë Enveri do të shquhej edhe si një nga frekuentuesit më të rregullt të shtëpive publike, të cilat ishin plot me femra të përdala jugosllave”, - është shprehur Agim Musta. Disa muaj më vonë ai do të afrohej me grupin anti-kominist të Korçës - ka rikujtuar Veko Pojani - por s´arriti të bëhet kurrë anëtar i tyre, përveçse kishte sukses tepër të madh në aventura si gjysmë i shkolluar që ishte dhe mashtrues i madh, ndërsa në Korçë historitë e tij të imoralitetit mbetën proverbiale. Në 3 shtator 1939, Enveri, Foto Bala, Fejzi Dika dhe Stavri Skënderi u ulën në lokalin e kafe Majestikut në Korçë, kur nga Radio Tirana u dha lajmi se atë ditë Franca dhe Anglia i kishin shpallur luftë Gjermanisë naziste, pas pushtimit të këtyre të Polonisë më datë 1 shtator. Të gjithë u shokuan, ndërsa Enverit i shkëlqyen sytë dhe fluturoi nga gëzimi. Kur dalin jashtë, Enveri futet midis Foto Balës dhe Fejzi Dikës duke i thënë: “Bashkohuni me mua që të organizojmë luftën kundër fashizmit dhe do të shikoni se çfarë do të bëjmë. Ju drejtohem juve si shtresa të varfra dhe jo Stavrit si pasanik që është”. Lëri këto, i drejtohet Fotoja, po merru me mirë me femrat e përdala se e ke më mirë. Rikthimi në Tiranë dhe ilegaliteti Dy muaj më vonë, më 29 nëntor 1939, Enver Hoxha largohet nga qyteti jugor i Korçës dhe vendoset në Tiranë, nën patronazhin financiar Esat Dishnicës, pronar i kafe “Florës”, deri në tetor 1941, me profesionin e shitësit-tregtar. Realisht ai do të shiste produktet e futura ilegalisht në Shqipëri. Thonë se Enveri kishte pasur me Esatin marrëdhënie seksuale, ka cituar Agim Musta, duke vijuar se “ndërsa kishte filluar Lufta e Dytë Botërore, në gati të gjitha bazat ilegale ku Enveri strehohej kishte të dashura ato femra që kishin aderuar në lëvizjen komuniste, si Liri Gega dhe Drita Kosturi”, ndërsa ish- komandanti i Brigadës së Tretë, Hulusi Spahiu, ka pohuar se atëherë ai “hante dhe pinte çfarë t´i donte qejfi, si dhe bënte orgji me femra...”. Më 28 tetor 1941, Enver Hoxha hidhet në ilegalitet, dhe njihej me pseudonimet: Tarasi, Shpati, Valbona, Hasani, Saliu dhe Malo. Në këtë periudhë Enveri do të njihej me Qemal Stafën, Nexhmie Xhuglinin, dhe Drita Kosturin. Asokohe Drita, anëtarja e Grupit të Shkodrës midis viteve 1938-1940, ishte zyrtarisht e fejuara e Qemal Stafës. Sipas librit të Fahri Balliut, “Zonja e zezë, Nexhmie Hoxha”, Nexhmia e shprehte haptazi adhurimin ndaj Qemal Stafës, që kur ishin njohur nga fundi i vitit 1941, por kjo me sa duket ishte edhe një marrëdhënie dypalëshe. Vetë pseudonimi “i lëvizjes ilegale” që ajo kishte, “Delikatja”, i ishte vënë nga Qemal Stafa. Me këtë ai padashur zbërtheu një pjesë të dobësisë së tij për të, të cilësive të saj, butësinë, finesën apo si diçka nazike: delikate është një lule, një dantellë, një ngjyrë, një aromë, një prekje...Qemal Stafën e përshkruanin si një natyrë mjaft mbresëlënëse, si dhe një person të një zgjuarsie jo të zakonshme, të frymëzuar, të mbrojtur me formim dhe kulturë. Nexhmia e ka plotësuar dëshminë e saj për Qemalin kur ka treguar se, ishte Drita Kosturi ajo që iu “ngjit” atij dhe “e detyroi” të fejohej me të, përmblidhet ndër të tjerash në këtë libër. “Duke parë këtë marrëdhënie që kishte lindur herët midis Nexhmie Xhuglinit dhe Qemal Stafës, Enveri do t’i organizonte këtij të fundit një kurth vrasës, pasi atë bazë nuk e dinte askush veçse Drita, Nexhmia dhe Enveri. Qemali ishte më i ri në moshë dhe kishte bagazh kulturor dhe politik, një armik i ardhshëm, ndërsa Enveri ia kalonte atij për nga ana erotike dhe ishte 12 vite më i madh në moshë se Qemali...”, ka saktësuar Agim Musta. Në një letër dërguar kushëririt të tij Selim Kokalarit, Enver Hoxha i kërkon atij ndihmë për gjetjen e disa femrave të pashme: “Vajza të shëndosha fizikisht, të cilat kanë aderuar në Partinë Komuniste dhe të jenë të afta të shkruajnë në daktilografi, që t’i dërgojmë në Konferencën e Pezës në shtator 1942”. Kjo kërkesë ishte përsëritur dy herë gjatë nëntekstit. Agim Musta ka vijuar duke rikujtuar dy vite më tej se, “Në majin e vitit 1944, në kohën e zhvillimit të Kongresit të Përmetit, ai do të martohej “zyrtarisht nga Partia” me delegaten Nexhmie Xhuglini, dhe njëherësh po atë ditë do të zhvillohej edhe ceremonia e martesës e 200 çifteve të tjera komuniste, por edhe rimartesa e Hysni Kapos dhe Dafin Ndreut”. Drita Kosturi, ish-e fejuara zyrtare e Qemal Stafës do të dënohej në 1946-ën si agjente angleze, ndërsa dënimin disavjeçar do ta vuante në Burgun e Shkodrës. Pas lirimit, për disa vite do të punonte në artizanatin e kampit të Kamzës, deri në vitet e para të demokracisë. Biografi i tij, Agim Musta, nuk ka harruar të shtojë: “Pikërisht për marrëdhëniet midis partizanëve u pushkatuan pa asnjë faj kushedi sa persona, dhe ndoshta rasti më ekstrem ishte ai i pushkatimit prapa shpine nga vetë partizanët, i përgjegjëses për rininë e Brigadës së V-të Sulmuese, Ramize Gjebrea, e cila më vonë u shpall Dëshmore e Kombit nga vetë ata”, duke vijuar më tej se “përgjatë kësaj periudhe Enveri “miqësohet” me Ali Qoraliun dhe Dem Xhepën. Pas vendosjes së diktaturës, të parin e pushkatoi pa gjyq, ndërsa Dem Xhepën e hedhin nga shkallët e godinës së Sigurimit, dhe disa ditë më pas vdes”, citon Musta.

Bonnie & Clyde, arratisja e fundit e çiftit magjepsës[Redakto nëpërmjet kodit]

Edmond Prifti


Një çift që u adhurua dhe u urrye në të njëjtën kohë. Që bënë epokë në Amerikën e viteve ’30 dhe u qëlluan me 167 plumba

Bonnie & Clyde ose siç u njohën “Romeo dhe Zhulieta amerikane”, ishte çifti i kriminelëve që magjepsi mbarë Amerikën në vitet ’30. Historia e dashurisë së tyre përfundoi tragjikisht në një pritë nga erdhën 167 plumba, në një rrugë pa krye në Luiziana, në 23 maj të vitit 1934. Më shumë se 50 plumba gotditwn trupat e tyre ndërsa, vrasja pa paralajmërim ndryshoi historinë e Amerikës. Bonnie ishte 24 vjeç, ndërsa Clyde 25. Adhurimi i Bonnies për Clyde dhe anasjellas ishte i pakundërshtueshwm dhe i sinqertë, si një aureolë mistike. “Çifti vrasës” do të ishte për amerikanët ndër më të urryerit dhe të adhuruarit. Historia e tyre u romantizua duke filluar nga vrasja e dy policëve të patrullimit në një benzinëri në afërsi të Grapevine të Teksasit, më 1 prill 1934, kur Bonnie me keqardhje u përpoq t’i ndihmonte ata, ndërsa Methvin, një pjesëtar tjetër i bandës, i qëlloi për vdekje. Çdokush që njihte nga afër çiftin e vdekjes e dinte që ata nuk do të kapeshin kurrë të gjallë, kështu që oficerët e dinin se Clyde do të qëllonte i pari ndërsa shënjestra e tij do të godiste për vdekje një ose dy oficerë njëherësh. Por një enigmë ende ka ngelur pezull, ndonëse kanë kaluar vite pas kësaj historie tepër të përfolur: kush i çoi ata në dorën e policisë.

“Bonnie and Clyde” brenda një rrethi vicioz Bonnie Parker lindi më 1 tetor 1910, ndërsa Clyde Barrow më 24 mars 1909. Të dy u qëlluan për vdekje në një pritë të policisë më 23 maj 1934. Ishin ndër kriminelët dhe pengmarrësit më të mëdhenj të Amerikës, përgjatë së ashtuquajturës periudhë të “Depresionit të Madh”. Bonnie dhe Clyde u cilësuan nga shtypi dhe lexuesit e tyre amerikanë, midis viteve 1931-1935, nën siglën “Epoka e Armiqve të Popullit”. Partnerja e tij, teksania Bonnie, do të ishte një burim debatesh të kundërshtueshme për shumë vetë. Si shkrimtare e talentuar ajo fitoi një bursë studimi nga County League për literaturë në shkollën “Cement City”, ndërsa u bë zëdhënësja e disa politikanëve lokalë. Ajo ishte një grua tërheqëse, ndonëse tepër “petite”, vetëm 150 cm dhe me peshë 41 kg. Në datën 25 shtator 1926, kur Bonnie ishte 16 vjeç, martohet me vrasësin Roy Thornton, një martesë e cila zgjati tepër pak, pasi në janar 1929 rrugët e tyre u ndanë kur ai u dënua me pesë vite burg. Të dy nuk u divorcuan asnjëherë. Unaza e saj e martesës do të shihej për herë të fundit në “makinën e vdekjes”, ku ende Bonnie e mbante kujtim nga dita e dasmës me Thorntonin. Por si e njohu Bonnie të dashurin e pëjetshëm, Clyde? Clarence Clay, një miku i Clyde, i kishte prezantuar vajzën e imët dhe të ëmbël në mesin e shkurtit të vitit 1930. Ishte dashuri me shikim të parë, dhe ashtu do të mbetej deri në fund të jetës së tyre. Ish-pjesëtarët e bandës W.D. Jones dhe Ralph Fults, bënë të ditur pas vrasjes se ata “asnjëherë nuk e kanë parë që Bonnie të qëllonte me armë zjarri”, por e përshkruan atë si mbajtëse të rolit logjistik të organizatës kriminale. Në librin e Phillip Steele, “The Family Story of Bonnie and Clyde”, Marie Barrow, e motra e Clyde, ka thënë: “Ajo ndoqi vëllain tim pa marrë parasysh se ku do të shkonte ai”, ndryshe nga imazhi i dhënë nga Warren Beatty në “Clyde”, filmin e vitit 1967, ku Philips ka shkruar se “Clyde ndihej fajtor për vrasjen e njerëzve”. Ai ishte arrestuar disa herë për vjedhjen e dyqaneve ushqimore dhe pengmarrjet në stacionet e benzinës apo të njerëzve të ligjit, të vjedhjes së 15 bankave dhe shumë krimeve të tjera ordinere, të cilat i kreu në shenjë hakmarrjeje për sistemin e drejtësisë së Teksasit, për abuzimet që kishin bërë ata me të, që nga arrestimi i parë në 1926 për një mos-kthim në kohë të një makine të marrë me qira. Në mesnatën e prillit 1932 Bonnie dhe Ralph Fults do të kapeshin nga forcat e ligjit, kur ata po vidhnin një dyqan me pjesë elektronike, ndërsa Clyde arriti të largohej falë shkathtësisë së tij në timon. Bonnie do të qëndronte vetëm dy muaj në burgun e Kaufmanit, në Teksas, ndërsa u rikthye në Dallas në qershor 1932, dhe vijoi rrugën me Clyde, tek “i dashuri i saj me shikim të parë”. Më 5 gusht 1932, ndërsa Bonnie ishte për vizitë tek e ëma, Clyde dhe dy miqtë e tij po pinin alkool në një rrugë të Stringtown të Oklahomës, ndërsa pija ishte ilegale atje. Në momentin kur i afrohet sherifi C. G. Maxwell dhe vartësi i tij Eugene C. Moore, Clyde hapi zjarr ndaj tyre duke vrarë këtë të fundit. Kjo shënoi vrasjen e tij të parë ndaj një vendosësi ligji, ndërsa banda e udhëhequr nga ai mori emrin “Barrow Gang”, dhe kishte si pjesëtarë Raymond Hamilton, W.D. Jones, Buck Barrow, Joe Palmer dhe Henry Methvin. Gjatë veprimtarisë së tyre kriminale ata vranë nëntë oficerë policie dhe u përfshinë në më shumë se 14 konflikte të armatosura. Vetë Clyde me dorën e tij vrau 10 prej tyre. Të flije i qetë ishte pothuajse e pamundur për grupin kriminal pas çdo vjedhjeje banke, ndërsa prania e një femre në këtë grup i ngazëllonte amerikanët me këto aventura të tipit “Robin Hud”. Kjo lidhje u frymëzonte atyre sinqeritetin e një marrëdhënieje ndërsa tek synimet e tyre ata shihnin tek Bonnie dhe Clyde diçka unike dhe individuale. Romeo dhe Zhulieta vrapojnë me makinën e vdekjes Çifti vrasës u qëllua për vdekje më 23 maj 1934 në një rrugë të izoluar në afërsi të Bienville Parish, të Luizianës, nga një grup prej 4 vullnetarësh të armatosur nga Teksasi dhe dy oficerë policie nga Luiziana (dyshja në fjalë ishte atje vetëm për arsye juridike). Vullnetarët ishin të udhëhequr nga Hamer dhe kishin ndjekur lëvizjet e “çiftit magjepsës” që nga 10 shkurti i vitit 1934, në një rreze prej pesë shtetesh. Ndjekësit e çiftit “Bonnie dhe Clyde” u furnizuan me armë nga burgu i Eastham, me tipin “Browning Automatic Rifles” si dhe 20 karikatorë. Bonnie dhe Clyde e nënvleftësuan rolin e Hamerit si gjuetar njerëzish, duke u strehuar tek familja e Henry Methvin, ndërsa Hamer e dinte që do të vinte edhe ky moment... Kështu, që nga data 21 maj 1934 katër ndjekësit nga Teksasi shkuan në Shreveport të Luizianës. Clyde kishte lënë si vend takim me Bonnie - në rast se ata do të ndaheshin përgjatë ndjekjeve - një vilë në Bienville Parish, e cila ishte pronë e prindërve të Methvinit. Në rrugën “Highway 154”, midis Gibsland dhe Sailes, kapiten Hamer, sherifi i komanduar Bob Alcorn dhe Ted Hinton, renxheri nga Teksasi B.M. “Manny” Gault, sherifi i Bienville Parish, Henderson Jordan dhe varësi i tij, Prentiss Oakley pritën dy ditë, kur më 23 maj në orën 9:10, u njoftuan se Clyde kishte vjedhur një Ford V8 dhe po i afrohej zonës. Dhe ashtu ndodhi. “Grupi i pritës” hapi zjarr pa paralajmërim, ndërsa makina vinte me shpejtësi drejt tyre. Clyde morri një plumb nga arma e Oakley-t në kokë, ndërsa Bonnie nuk vdiq aq lehtë sa i dashuri i saj i përjetshëm. Ajo do të shikonte skenën e tmerrshme ndërsa plumbat kishin marrë jetën e Clyde dhe moria e tyre po shponin makinën. Në brendësi të automobilit u gjet një arsenal i tërë armësh të vjedhura. Kur i morën në pyetje gjashtë ndjekësit, se pse ata qëlluan edhe femrën, Hamer u përgjigj: “Sepse, në qoftë se nuk do ta vrisnim edhe atë, ajo do të na kishte vrarë ne më pas...”. Që prej asaj kohe në Amerikë çështja “Bonnie and Clyde” u bë objekt diskutimi, pasi shkelësve të ligjit edhe në situatat më ekstreme i bëhet thirrje për t’u dorëzuar fillimisht, përpara se ata të qëllohen për vdekje. Bonnie dhe Clyde kishin dëshiruar që trupat e tyre të digjeshin të ndarë nga njëri-tjetri, gjë për të cilën ishte dakord edhe e ëma e Bonnie Parker, e cila dëshironte që ta sillte kufomën e së bijës në shtëpi. Kjo ishte krejt e pamundur. Ata ishin çifti që u adhuruan dhe urrye nga amerikanët, ndërsa fama e tyre njihet ende edhe sot. Trupi i Clyde Barrow u dogj në Western Heights Cemetery, ndërsa Bonnie Parker në Crown Hill Memorial Park, të dy në Dallas të Teksasit. Më shumë se 20.000 njerëz morën pjesë në funeralin e Bonnie-t, ndërsa në pllakën e saj të varrit u shkrua një fragment nga poezia e saj, “The story of Bonnie and Clyde”: Si lulet jemi të freskëta, nga shkëlqimi i diellit dhe vesa, Kështu që kjo botë e vjetërsuar do bëhet më e ndritur nga jeta e njerëzve si ty. Fordi i bërë shoshë nga plumbat, si dhe një këmishë që mbante të veshur Clyde ditën e vdekjes, u ekspozuan në shkurt të vitit 2006 në “Primm Valley Resort”, në hyrje të një kazinoje në shtetin e Nevadës. Objektet e çiftit mistik shiten si suvenire Forcat e ligjit që qëlluan për vdekje Bonnie & Clyde, përfshirë Frank Hamer, përvetësuan dhe morën disa nga armët që u gjetën brenda makinës së pritës së vdekjes. Ata shkuan edhe më tej me objektet personale të Bonnie-t, rrobat e saj dhe një saksofon, ndërsa kur familja Parker i kërkoi ato t’ia kthenin, Hamer refuzoi. Këto objekte si dhe shumë të tjera u shitën më vonë si suvenire. Personat që mbikëqyrën kufomat e tyre deri në pritje të ardhjes së mjekëve ligjorë, Gault, Oakley dhe Alcorn me kënaqësinë “e plaçkës së luftës” prenë disa nga kaçurrelat e gjakosura të Bonnie-t, si dhe disa pjesë të fustanit të saj. Ndërsa kur Hinton u përpoq të priste një prej gishtave të Clyde, kjo shkaktoi trazira midis tyre. Mjekët ligjorë që erdhën në vendngjarje, vërejtën si më tej: “Çdonjëri prej tyre kishte mbledhur dhe po fuste nëpër xhepa fishekë, copëra xhamash nga dritaret e makinës, pjesë të gjakosura nga rrobat e çiftit Bonnie dhe Clyde...”. Dëshirat e tyre të mëtejshme për të prekur kufomat u ndaluan nga mjekët ligjorë, pasi vendosësi i ligjit, Hinton, donte me çdo kusht një prej gishtave dhe veshin e majtë të Clyde.

Përgjithmonë “Bonnie and Clyde” Çdo vit bëhet “Bonnie and Clyde Festival” me rastin e vrasjes së tyre dhe mbahet në Gibsland të Luizianës. Në vendin e tyre të vrasjes “Highway 154” në jug të Gibsland - ku edhe sot është vend i rrethuar - ndodhet një memorial, i cili është dëmtuar, gati i palexueshëm, akt i kryer nga vjedhësit e suvenireve dhe të shtënat me armë. Një pjesë e vogël metali u vendos atje në monumentin e gurtë, por edhe ajo u vodh si shumë të tjera. Makina e tyre e vdekjes, Ford V8, u bë makina e klasit të parë në Amerikë, ndërsa Hollivudi realizoi filmin “You Only Live Once” (Ju jetoni vetëm një herë) në 1937, me aktorët Henrey Fonda dhe Sylvia Sidney. Në 1958-ën realizohet “The Bonnie Parker Story” nga regjisori William Witney, si dhe pasojnë tre filma të tjerë, deri në vitin 1994, kur Oliver Stone realizoi “Natural Born Killer”, subjekt i mbështetur në bazë të historisë “Bonnie & Clyde”. Gjithsej u realizuan rreth 8 filma, ndërsa përfshihet në një nga seritë e filmit “Highlander: Money no Object”, më 4 nëntor 1996, si dhe një film i animuar. Ndërsa në rrymat muzikore atyre iu kushtuan hite dhe emocione që nga Eminem dhe ylli i hip-hopit perëndimor amerikan, 2Pac, apo grupi gjerman, Der Die Totden Hosen. Rreth 15 këngë patën subjekt dhe titull çiftin mistik “Bonnie and Clyde”.

No Comment! (Mundohu ti kuptosh ato pa ze...)[Redakto nëpërmjet kodit]

Pergatiti: Edmond Prifti

Mësohu të flasësh pa zë! Është mënyra e vetme për të nënkuptuar mendimet duke përdorur vetëm disa lëvizje, apo duke marrë një pozicion të caktuar. Çdo gjest sado i vogël, siç mund të jetë ngacmimi i flokëve apo kryqëzimi i këmbëve, do të thotë më shumë gjëra njëherësh sesa një diskutim tepër i gjatë

Përreth nesh janë ato zona që quhen hapësira private dhe nuk lëmë çdokënd të na afrohet. Ndërsa në vendet e punës njerëzit përpiqen të mbrojnë hapësirën personale, po aq sa edhe atë profesionale, pushtimi i këtyre barrierave të padukshme krijon një incident dhe mund të vërë në rrezik vijimin. Meshkujt për shembull janë më pak të ndjeshëm kur bie fjala për hapësirën personale.

Lexoni gjuhën e pafolur të femrave Pak rëndësi ka në qoftë se ju mendoni se ajo femër nuk është e interesuar për momentin. E rëndësishme është që ajo femër ndodhet përballë teje, dhe ka filluar të japë shenjat e para të interesit përmes gjuhës së trupit. Pra, ajo pak e nga pak ka filluar “të të flasë pa zë”, ndërsa mesazhi i saj të zbërthehet lehtësisht...Lexo të dhënat e mëposhtme për të kuptuar në qoftë se ajo me të vërtetë po mendon për ty, dhe njëkohësisht fikso sytë tek:

Buzët: o Buzëqeshje e çiltër, e cila lejon t´i duken dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm, ndërsa lëkura e fytyrës e qetë o Kafshon buzën dhe nxjerr gjuhën jashtë për t´a njomur. Disa femra e bëjnë këtë gjë me një lëvizje të vetme ose e fillojnë nga buza e sipërme dhe përfundojnë tek ajo e poshtme. o Mban midis dhëmbëve ndonjë prej thonjve të gishtave. o I nxjerr jashtë buzët dhe po ashtu edhe gjokset më në pah Sytë: o Shikon në thellësi të syve të tu, ndërsa pupilat e saj hapen. o Ngre vetullat sipër për disa çaste, ndërsa kjo ndërthuret zakonisht me një buzëqeshje dhe kontakt vizual. o Ta bën me sy, ndërkohë që diskuton me ty apo edhe kur ndodheni në distancë o Kur flet me ty pulit sytë më shumë se normalja. o Kur ti diskuton, ajo zbret vetullat poshtë, ndërsa më pas të jep një buzëqeshje për të nënkuptuar se të kishte kuptuar. Flokët: o Fut gishtat nëpër flokë. Ky mund të jetë një veprim i bërë vetëm një herë ose i përsëritur. o Përdredh fijet e flokut me gishta ndërkohë që të shikon. o Hedh flokët prapa shpatullave. Veshja: o Në qoftë se ajo mban rroba, të cilat të lejojnë të shihen majat e gjokseve, do të shihni se ato kanë filluar të erektohen. o Ka tendencën që të tregojë më shumë nga sipërfaqja e këmbëve, duke përdorur si aksesor fustanin që ngrihet paksa. o E rregullon dhe e ledhaton paksa me duar, por jo krejt dukshëm. o o Lëvizjet: o Lëviz sipas ritmit të melodisë, ndërsa sytë e saj të shikojnë. o Ulet duke marrë një pozicion të drejtë, ndërsa muskujt e saj shtrëngohen. o Rri paksa me këmbët e hapura. o Qëndron këmbë mbi këmbë në një mënyrë të tillë që mund të duken kofshët e saj. o Fërkon këmbët me njëra-tjetrën. o I fërkon këmbët e saj me një nga këmbët e tavolinës. o Kur rri këmbë mbi këmbë, kofsha e sipërme është e drejtuar nga ty (e lëviz në ritëm, pak para dhe mbrapa). Duart: o Duart i dalin në pah së tepërmi ose tregon shpesh pëllëmbën e dorës nga ty. o Kur flet me ty mban bërrylin me dorë, ndërkohë që dora tjetër orientohen pëllëmbën sipër. o I fërkon kyçet nga sipër dhe poshtë. o Mbështet ose mban një dorë në gjoks. o Fërkon mjekrën apo prek një nga faqet. (Kjo gjë do të nënkuptojë faktin se femra po mendon për ty, si dhe ka filluar të mendojë për krijimin e një çifti…). o Luan me çelësat, ngre gotën nga tavolina dhe e vë sërish atje pa pirë gjë fare, luan me mbajtëset e çelësave si dhe çdo gjë tjetër që gjen mbi tavolinë. o Fillon të luajë me bizhuteritë, veçanërisht duke i tërhequr apo shkundur ato. o Prek krahun, shpatullat, belin e saj ose dorën, ndërkohë që flet me ty (në rastin kur nuk ke filluar ende të bësh flirt me të, more zotëri!). o Bën sikur shikon orën atëherë kur kalon pranë saj. Zëri: o E ngre dhe e zbret në nivelin e zërit tënd për ta harmonizuar. o E ngadalëson apo e përshpejton ritmin e të folurit për t’u harmonizuar sërish me ty. o Buzëqesh njëkohësisht me ty. o Kur ka shumë njerëz, flet vetëm me ty dhe është e vëmendshme ndaj faktit që ti po i drejtohesh vetëm asaj. Të ndryshme: o “I bën njësh me ty” (si një pasqyrë) lëvizjet e trupit dhe qëndrimit të saj. o Toni i ngjyrës së lëkurës bëhet më i kuq. o E nxjerr tymin e cigares me buzët gati të mbyllura dhe e hedh drejt teje. o I afrohet shoqes së saj dhe i flet në vesh, veprim specifik i nxënëseve... Kur je duke diskutuar me një femër, gjërat më të rëndësishme që duhet të kesh parasysh janë: o A mund të bësh një diskutim me të? o Si reagon ndaj flirtit? o Të prek? o Buzëqesh? Besojmë se nuk ke nevojë që të të shpjegojmë se çfarë do të thotë “po” për çdonjërën nga pyetjet e mësipërme, apo jo?

Sipas broshurës "Sweep women from their feet...", të gjitha këto shenja do të thonë se ajo femër është mahnitur tashmë nga sharmi juaj. Por përpara se të arrish atje ku dëshiron ti, janë edhe shumë të dhëna të tjera të gjuhës së trupit, të cilat ndërrojnë funksionin në varësi të vijimit të diskutimit tuaj. Sigurohu që ajo po të ndjek me vëmendje. Pra, përpara se të shikosh shenjat e para nga të cilat ke filluar të kuptosh se je në rrugë të mbarë, përpiqu të mbash të njëjtin drejtim. Në qoftë se po të ndodh pikërisht e kundërta, mundohu të ndërrosh subjektin dhe shiko se çfarë do të ndodhë. Femrat me të vërtetë seksi, zakonisht janë “tepër të fshehta” për të treguar gjithë këto sinjale. Thjesht ato nuk i bëjnë veprimet në momentin që mbi to janë drejtuar sytë e gjuajtësve nga gjithë anët. Me këto lloj femrash duhet të jesh më shumë intuitiv për të zbuluar sjelljet. Ajo thjesht i hedh një sy siluetës tënde. Por, është e qartë që njerëzve u pëlqen të shohin atë që i tërheq më shumë, dhe në rastin kur je në tavolinë me një femër të zakonshme, shikimi i fytyrës është diçka e zakonshme së bashku me shenjat e mësipërme, ndërsa të bësh diskutime me një femër super seksi do të duhet të kënaqesh vetëm me sy. Në qoftë se je i sigurt se femra tërheqëse nuk është e interesuar për ty, nuk do të thotë që s’ka marrë gjë. Ajo i ka marrë mesazhet, por nuk mund t´i shohësh aq lehtë. Lista e mëposhtme të informon për sjelljen e saj:

Ajo është e interesuar / Ajo nuk është e interesuar Hedh shikimin nga njëra anë / Nuk shikon ty asnjëherë Shikon nga ty disa herë / Eviton kontaktin vizual me ty Të vështron fiks për një moment / Vështron nga ana tjetër dhe tepër shpejt Shikon poshtë dhe më pas në vende të tjera / Të hedh një vështrim në nivelin e syve Trupi i saj rri “në alarm” / Nuk e ndërron asnjëherë pozicionin e trupit Rregullon flokët/ rrobat/ Nuk rregullon asgjë E drejton paksa trupin nga ty / E pozicionon trupin në drejtime të tjera Zgjat paksa kokën përpara / Koka qëndron në pozicion vertikal e pa lëvizur E limiton shikimin e saj me sy / Sytë qëndrojnë në po të njëjtin drejtim si më parë Buzëqesh / Vajzë neutrale, e sjellshme Qëndron ashtu si edhe ti / Pozicioni i saj ka mbetur i pandryshuar I shkëlqejnë sytë / Sy krejt normalë apo të pandjeshëm Lëpin buzët e saj / E mban gojën të mbyllur Rregullon gjoksin / Tërheq gjoksin në brendësi Përfundim. Sa më shumë kontakte vizuale, aq më mirë. Kohëzgjatja e tyre deri sa ajo të kapë shikimet e tua, sa më shumë, aq më mirë. Sy të ndriçuara dhe sa më të shndritshme, aq më mirë. Mënyra se si ndërpret kontaktin vizual – në qoftë se ajo çon sytë poshtë dhe më pas nga njëra anë – është mirë! Drejtimi i trupit drejt teje, është mirë. Nga ndonjë anë tjetër, keq për ty. Pozicioni i trupit, në qoftë se ka ngelur në pozicionin vertikal është tepër keq, në qoftë se është paksa para, është mirë. Në qoftë se do ta mbajë pijen sipër, në vijë të drejtë me sytë e tu, është njësoj si një barrierë e vënë prej saj, pra është keq. Në qoftë se e mban dorën e shtrënguar, është keq, të hapur, mirë. Shumë prej nesh jemi të frikësuar, por njëkohësisht tepër të entuziazmuar se çfarë do të vijojë më tej. Shumë njerëz nuk marrin një pozicion të hapur, por përgjatë një flirti, sa më shumë të jetë i hapur të qëndroni në pozicionet tuaja, aq më e hapur do të jetë edhe marrja dhe dhënia e sinjalit me personin që po diskutoni. Shenjat e diskutimeve janë parësore. Meshkuj, bëhuni të kujdesshëm me sinjalet që ju japin femrat në momentet e para të një diskutimi me të! Pra, ja ku janë sinjalet:

Vazhdon diskutimin / Ndryshon subjektin Në gjendje alarmi, energjike / E tendosur, pa gjendje Pupilat e hapura / Pupilat normale ose të vogla Pozicion i hapur qëndrimi përgjatë një diskutimi / Qëndrimi mbetet po i mbyllur Pi akoma edhe më pak / Vazhdon të pijë edhe më shumë Preket lehtësisht / E kap me vonesë dhe pickon paksa dorën Është e kujdesshme për objektet përreth / Hutohet pas tyre, i godet ato me gisht objektet Kryqëzon këmbët / Këmbët e saj qëndrojnë në të njëjtin pozicion E shtrëngon dorën tepër shpejt / Dora e saj mbetet e hapur Përdredh këpucën e saj në krye të gishtave / I mbështet këpucët në të njëjtin vend Duart e saj nuk prekin fytyrën / Prek fytyrën Të prek për çdo motiv / Nuk të prek asnjëherë Këmba e saj qëndron në tokë / Këmba e saj qëndron në qoshe apo mbi gishta Shikon si e përhumbur çdo gjë / Qëndron e pa lëvizur me shikimin drejtuar diku Përkulet paksa përpara / Përkulet paksa mbrapa Duart dhe këmbët i qëndrojnë në vend / I lëviz dhe i përplas ato

Paparizo...në dhomën e zhveshjes (Revista ONE)[Redakto nëpërmjet kodit]

Edmond Prifti



Iliana Paparizo Datëlindja: 12.02.1985 Vendlindja: Tiranë Fakulteti: Histori-Gjeografi, Viti IV Gjatësia: 1.68 cm Pesha: 53 kg Numri me fat: 12

Ngjan nga emri me Elena Paparizou, por ka lindur 12 ditë më pas se ajo, dhe tre vite më “njomëzake”. Ka paksa lidhje me Greqinë, si nga pushimet që të tenton të bëjë shpesh atje me të dashurin “që vetëm një herë ia ka arritur”, por edhe nga mbiemri i saj, s’do shumë që të kuptohet. Ajo në fakt është një gjysmë gjirokastrite dhe gjysmë korçare. Një kombinim perfekt... Këta të fundit, të fisit të së ëmës preferojnë ta thërrasin shkurt, “Ilianka” si gjithmonë... me përkëdheli. Gjithçka që duhet të dini është se Ilianka preferon të veshë pantallona, funde dhe buste tejet të shkurta që t’i duket kërthiza, por jo vetëm kaq! ”ONE” mendoi ta kapte atë në befasi... në dhomën e zhveshjes!

“Kiss me” apo “sexy” me “i”? I përket shenjës së Ujorit dhe jo vetëm firma apo stampa që ajo përdor që ju mund ta shihni paksa, por edhe horoskopi i shenjës së saj thotë se është seksi”. Nuk keni pse habiteni, pasi Ujorët si të tillë preferojnë gjithmonë detin dhe rrethinat përreth, madje mbahen edhe si “puthës të mëdhenj”, dhe jo më kot mendja të shkon tek ekusoni që varej në anën e majtë të bluzës së saj: “Kiss me” (Puthmë!). Për më tepër ajo kërkon paksa besim si një i denjë i Ujorëve, që parapëlqejnë marrëdhëniet afatgjata, në ekstrem tepër energjikë. Në ekstrem të asaj që ju prisnit të shihni? Realisht ju arrini të dalloni diku midis pantallonave xhins të shkurtra ngjyrën e kuqe, por jo edhe firmën e tyre “Sexy”! Fillojnë dhe ndërrohen rrobat dhe një blic shkrepet ndërsa hapet perdja papritmazi! Po ndërrohej në dhomën e zhveshjes. Herën e parë e gjetëm duke hequr çizmet... Dhe ashtu si emri që fillon me “I”, dëshiron të jetë e dashuruar dhe e vlerësuar nga të tjerët, ashtu siç do ta shini se ku i kalon pushimet... Ju do të shijoni vetëm luksin, sensualitetin dhe kënaqësinë, ashtu si edhe një frut i pakapshëm. Ta ndjesh dhe ta eksplorosh atë... të përpiqesh të gjesh mënyra të parealizuara ndonjëherë të shprehjes. Dhe ata mërziten lehtë nga gjithçka... pasi ata kërkojnë një aventurë për ndryshim, kurse “lojaliteti” nuk është një nga pikat e forta të saj...

Zakinthos, diku në ishujt grekë... Në një sipërfaqe prej 406 km katrorë mund të lëvizte lirisht një ujor, ndërsa popullsia e saj u shtua me 38.682, ku Iliana së bashku me Janin, të dashurin e saj prej katër vitesh, eksploruan brigjet e këtij ishulli grek një vit më parë. Një ëndërr e dikurshme e saj e realizuar më në fund. Mjaftuan vizat dhe paratë, ndërsa u sistemuan në një nga 184 hotelet e këtij ishulli. Dhe kishin se çfarë të vizitonin, që nga shpella e famshme “Blue cave” në veri-lindje të ishullit në Kepin Schinari, që mbahet ndër më të bukurat të Greqisë. Makinës i duhej të gjarpëronte rrugëve të Agios Nikolaos, ndërsa më pas me varkë apo kajak do të arrije deri atje, nën një diell përvëlues dhe detin e kripur që lagte duart dhe stërkalat e lopatave fytyrën dhe trupin. Kjo do të ishte alternativa e vetme e shpëtimit nga stresi i vapës shqiptare, plot smog dhe përzierje aromash të ndryshme... Jo vetëm kjo, por edhe më vonë një natë e kërcimit tradicional, të festave dhe paradave e meshkujve të veshur me kostume plot fantazi, që mbyllet me “Funeralin e Maskave”, të një parodie tepër të njohur atje. Ngjan paksa me skenën e filmit “Eyes Wide Shut”, por këto karnavale në këtë ishull të rithejnë paksa nostalgjinë e dikurshme dhe që i kujtojnë Iliankës Qytetin e Serenatave.

Emri që do të thotë trojane Ilion është emri poetik i Trojës së lashtë, ndërsa emri Ileanna është përdorur nga familja mbretërore greke. Shpesh kur ia shkruajnë emrin kësaj shqiptareje do t’i vënë përherë nga mbrapa edhe një “j”, por kësaj radhe ishte e bardha mbi të zezë. Megjithatë edhe kështu është e ndryshme dhe unike me emrin e saj, të paktën një i tillë tepër i rrallë në Shqipëri. Nga një analizë spanjolle e këtij emri, ata do të thoshin se gjithçka e saj të motivon të prekësh natyrën, ndoshta të shohësh natyrën e një femre në brendësi të saj... natyra i jep asaj tërë avantazhet e duhura, ndërsa preferon të jetë e sigurt. Ndoshta nuk kishte vend më të fshehtë dhe më të sigurt sesa të qenit... brenda një dhome zhveshjeje! Dhe natyra e saj ekspresive shihet në detaje blici i shkrepur, çka shkakton interesin e seksit mashkullor dhe sakaq vëmendjen. Profesionet e Iliana-ve duhet të jenë doktoreshë, infermiere, muzikante, asistente sociale, dekorator e mjediseve të brendshme apo arkitekte. Ndërsa kjo e fundit pak a shumë ka qëlluar në shenjë, pasi është asistente zyre në një firmë ndërtimi...

Luleshtrydhe Tacchini dhe... portokalle Pushkini Sërish e kuqja dhe roza duket se mbeten të preferuarat e saj, ashtu siç keni vënë re edhe në disa detaje të këtyre pozave. Për më tepër që parfumi i saj i preferuar është nga Sergio Tacchini me ngjyrë rozë dhe aromë luleshtrydhesh, saqë edhe kur është e mërzitur “preferon t’i mbajë erë”. I vetmi i këtij lloji është Stile Donna (Stili i Femrës). Ndërsa nga Pushkini preferon vodkën e tij, shtuar këtu edhe portokallit të quajtura ndryshe në një koktej, “Grushti i Pushkinit”. Me sa duket kjo të hedh përtokë menjëherë ose të sjell paksa në gjendje ekstaze! Me fron të hollë dhe paksa një përngjisje të trupit të një femre dhe më tej e hapur në pjesën e buzëve. Kjo duhet të jetë gota e vodkës së Pushkinit dhe që së bashku me “portokallin e Revolucionit Ukrainas”, u krijua që nga viti 1965. Vodka u zgjodh nga Cari dhe shija mbeti Perandorake, ndërsa konti Pushkin i dha titullin e “fisnikut” dhe për më tepër një “World Best Vodka” gjashtë vite para ditëlindjes së “Iliankës”. Flokë të kuqe, pije ngjyrë portokalli, parfum luleshtrydhesh dhe ngjyra e brendshme “sexy”. Ndërsa flokët e saj... sot mund ta shihni me të kuqe ndërsa nesër, të zeza apo kafe...

Disa nga 12 motivet për të qenë “Open Mind” Motoja e saj duhet të jetë “Informacioni do të thotë fuqi”, ndërsa rrallë përpiqet të bëjë diçka për të cilën nuk merr vesh. Vajza e tre viteve më parë si modele e “Netëve të klipit”, Iliana, duket e pavarur dhe me të papritura, dhe “e vdekur” të shpëtojë botën si një shëlbyese e denjë me delikatesë të tepruara. Për të pasur 12 motivet e një Ujori, ajo duhet të jetë e mrekulluar të mësojnë çdo gjë që lëviz përreth saj, madje edhe të një ndriçimi blici, e kujdesshme ndaj një dore që lëviz perden, e dritës me nxehtësi dhe përveç tyre, të një rele-je që fikej çdo tre minuta... Nuk do t’i interesonte shumë se çfarë mendojnë të tjerët negativisht për të, por opsionet i mban gjithmonë të hapura (Open Mind) pasi është krejt individualiste në zgjedhjet që bën dhe përzgjedh ajo vetë. Iliana pëlqen njerëzit korrektë dhe urren tradhtinë, ndonëse tek pika e parë erdhi disa minuta vonesë në set-in fotografik. Me sa duket, po mendonte të respektonte si përherë botën e së panjohurës dhe ta zbulonte atë akoma edhe më shumë...

1,2,3... prova pa mentalitet Meshkujt i sheh që kanë një mentalitet që u duhet ndryshuar paksa dhe për të kjo ishte një nga arsyet e para, që pozoi për revistën “One”. Për intervistën ishin dy opsione: I pari më “open mind” para perdes me bllokun në dorë dhe i dyti pas saj... por mos imagjinoni më tej. Për shkak të vendit të ngushtë preferuam...jashtë, pas kapjes në befasi! Pra, “meshkujt janë më tolerantë ndaj femrave dhe duhet të arrini t’i kuptoni se Ato nga Ata, nuk janë gjë tjetër veçse të barabartë!”. Tek fotografi ndryshonte puna, sipas Ilianës. “Por në përgjithësi nuk është faji i tyre... por i mentalitetit që na rrethon”. Pantallona të shkurta xhins, bust i zi, bust me fjongo të bardhë, komplet fustani i bardhë me vija të kuqe...të gjitha të shkurta ama! I pëlqen të vishet kështu. Ka pulpa që duhet të duken, apo jo?! Për t’i transferuar rrobat nga “kundra-drita” deri tek dhoma e zhveshjes... atje ku edhe u kap në befasi duke ndërruar çizmet me këpucët, por edhe më tej!

Kur ne ndërtonim qytetet më të reja në botë[Redakto nëpërmjet kodit]

Disa aktorë të vegjël, që u përzgjodhën për të luajtur në filmin “Qyteti më i ri në botë”. Pas 33 vjetësh kujtojnë edhe një herë aventurën e tyre fëminore, të përjetësuar në celuloid


Edmond Prifti

Në fillimin e vitit 1974 grupi i xhirimit i Kinostudios po përgatitej për hedhjen në dritë të një pelikule të re të filmit artistik, “Qyteti më i ri në botë”, një frymëzim i cili vinte nga “Shqipëria e Re” e atyre viteve. Xhanfise Kekos, regjisores të talentuar asokohe 45-vjeçare, -e cila do të bëhej realizuesja e pothuajse pjesës më të madhe të filmave artistikë për fëmijë -do t’i besohej sërish realizimi i këtij filmi. Qytete të reja po ndërtoheshin, jetë dhe histori. Përmes komunikimit virtual, - i konsideruar si më moderni i ditëve të sotme, - Revista ONE, risolli pas 33 vitesh tri nga aktorët, personazhet e dikurshëm të këtij filmi, të cilët prej vitesh kanë ndërtuar një tjetër jetë, pa zhurmë dhe pa probleme, larg stresit dhe halleve, jashtë këtyre territoreve të quajtura, “qytete të grunjta”.

Fatmiri i vogël, prindërit e të cilit kishin punuar në një kantier ndërtimi, ëndërron të ndërtojë edhe vetë një qytet. Për këtë i ndihmon kujdestarja e kopshtit dhe një punëtor u sjell të gjithë shokëve të tij veglat e punës. Dikush nga fëmijët pret hidrocentralin nga një kalendar i vjetër, ndërsa të tjerët shkulin rubinetin e shtëpisë. Shumë shpejt arrin të ndërtohet brenda oborrit të këtij kopshti qyteti më i ri i botës. Ëndrrat dhe karakteret fëminore po bëheshin realitet. Krejt padashur prindërit e tyre implikohen së bashku me ta. Brezi i ri po rritej dhe edukohej me krenarinë “e ndërtimit me forcat tona” në ato vite dhe jo rastësisht do të frymëzonte realizimin e skenarit të filmit “Qyteti më i ri në botë”, i sjellë në jetë në vitin 1974. Revista ONE risolli edhe njëherë pas 33 vitesh aktorët-fëmijë, që aktualisht të tre jetojnë jashtë Shqipërisë. Për një jetë më të mirë Saimir Koka zgjodhi Amerikën, Alket Mato Gjermaninë dhe Aurora Kati shtetin fqinj Italinë. E gjitha kjo histori e tyre në kinematografi, filloi pas paraqitjes së skenarit në vitin 1974 nga Muharrem Skënderi, regjisores Xhanfise Keko, e cila krijoi stafin dhe filloi xhirimet. Nga një skenar standard i detajuar, do të arrihej të realizohej imazhi i filmit, i ndihmuar nga imagjinata e fëmijëve në mënyrë krejt spontane. Në një shtëpi të sapomarrë - që i ngjate më shumë një karabinaje - të Hazis Karalliut, piktor i Kinostudios, rekuizitat e filmit sollën bufenë, krevatin... dhe kompletuan një shtëpi normale për syrin e kamerës. Brenda së njëjtës ditë do të thirrej edhe një hidraulik, i cili do të fuste ujin me presion nga saraçineska kryesore e pallatit me anën e një pompe. Kishte filluar të xhirohej skena “Rubineti i prishur”. Një nga fëmijët kap telefonin dhe... Stop! Të gjithë e panë që receptori ishte kthyer nga ana tjetër, ndërsa uji shpërtheu gjithandej: “Ç’bën o budalla se e prishe! Hajt rregulloje tashi...Alo, alo (të qara) mmm... Babi na u prish çezma! Babi shpejt!”. Rrobat ndërrohen sërish. Dysheme e përmbytur dhe jastëkë që ishin shpërndarë nga “fluturimi në tavan” për shkak të presionit të ujit. Ndërtimi i hidrocentralit kishte tepër punë!

Saimiri, aktorin që biografia familjare e ndau nga filmat Po luante në oborrin e shkollës, ku jepte mësim e ëma e tij, të cilës i afrohet një grua e gjatë dhe tepër e bukur. Bisedon për pak çaste dhe të dyja kthejnë kokën nga ai. Saimir, shkruhej në përparësen e tij të kopshtit, që ende nuk kishte arritur ta hiqte, pasi më parë kishte ndërmend të luante. E ëma do të ishte dakord me ofertën e asaj gruaje të ëmbël 45-vjeçare me emrin Xhanfise. Ishte vetëm 5 vjeç e gjysmë ky fëmijë, të cilit iu besua një prej roleve kryesore të filmit më të ri të Kinostudios. Pas daljes me sukses në kinoprovë, grupi i xhirimit e dërgon Saimirin në mjediset e kopshtit numër 1 në Tiranë, atje ku xhirohej pjesa më e madhe e filmave për fëmijë. Arriti të miqësohej shumë shpejt me aktorët e tjerë fëmijë. Për Saimirin ky do të ishte fillimi dhe fundi i një karriere artistike të saponisur. “Si tani më kujtohet kur u shfaq filmi për herë të parë, ku qëndroja në rreshtin e parë së bashku me familjarët e mi. Pata mbresa nga dy nxënës të babait që ndiqnin shkollën e Artit Dramatik, duke uruar prindërit e mi dhe duke i vënë në dukje talentin tim në interpretim”, rrëfen përmes e-mailit Saimir Koka, i cili banon që prej vitit 1994 në shtetin e Nju Xhersit në Amerikë. Ndonëse ende nuk e kishte kuptuar rëndësinë e një roli kryesor në film, kur e pyesnin të tjerët, i përgjigjej shkurt: “Kam qejf kur më merr prej dore atje teta Xhanfise”, ndërsa kur dilte bulevardit kryesor të Tiranës, bashkëmoshatarët e tij e tregonin me gisht. Arriti të bëhej një personazh i njohur dhe i admiruar nga bashkëmoshatarët e tij. Këtu do të pritej edhe gjithë kjo histori. Pas suksesit të filmit, disa kohë më pas Xhanfiseja e njofton për fillimin e xhirimeve të një filmi tjetër, ndërsa dëgjon psherëtimat prapa krahëve se suksesi do përsëritej sërish. Pas kinoprovave rikthehet në shtëpi dhe pret përgjigjen, që nuk e mori kurrë. Ai tepër vonë e mësoi se për rolin e tij më të ri, kishte ndërhyrë organizata bazë e partisë, ku për shkak “të biografisë së keqe dhe të deklasuar” që kishte i ati, do të merrte fund njëkohësisht edhe ëndrra e tij e sapolindur. Saimiri në atë moshë nuk e dinte ende se ekzistonte e ashtuquajtura “lufta e klasave”, duke arritur krejt pa dashje të krijonte një urrejtje për regjisoren Xhanfise Keko, për të cilën dikur e adhuronte. “Nuk doja t’i dëgjoja as emrin, megjithëse prindërit e mi më sqaronin se ajo me siguri të do shumë, duke më kujtuar se ajo ma shprehte gjithmonë: “je ndër rolet më të mira që kam pasur, Saimir”. Pak e nga pak edhe bashkëmoshatarët e tij filluan t’i largoheshin. Të vërtetën e vërtetoi vetë koha. Në vitin 1991 Saimir Koka përfshihet në grevën e urisë, atëherë kur çdo gjë mund të flitej lirshëm. I vinte keq që kishte urryer pa dashje një person dhe regjisore aq të dashur. Vitet do t’i jepnin një gjykim tjetër të gjërave. “Ajo zbuloi talentin tim fëminor dhe e falënderoj përmes revistës ONE 33 vite më pas, pasi kurrë nuk kam arritur t’ia them”. Në vitin 1994, Saimiri largohet nga Shqipëria drejt Nju Xhersit dhe nuk u kthye më në Shqipëri, deri në fitimin e statusit të azilantit politik disa vite më parë. Po atje u martua me Ledia Godën, një vajzë durrsake ish-aktore e pjesës teatrale “Shokë të mirë”, dhe nga kjo martesë pati dy fëmijë. Ndër dhuratat më të bukura të sjella nga shoqëria e tij e dikurshme, Saimiri kujton video-kasetën e filmit, “Qyteti më i ri në botë”, ndërsa i vjen keq për bashkëmoshatarët e tjerë që nuk është lidhur prej 33 vitesh, që kur Partia i nxori në dritë biografinë familjare, përveç Qirjako Fanikos, me të cilin mbaroi Politeknikumin. Rrugët e tij u ndanë. Filloi një jetë tjetër. U krijua një shoqëri e re, pa biografi midis. “E ndjej mungesën e tyre dhe megjithëse jeta jonë është tejet e ngarkuar, mezi pres që të rikrijoj mundësinë për t’i takuar. Ajo që më qetëson sot është se fëmijët e mi u lindën, do të rriten dhe edukohen këtu, duke e zgjedhur rrugën e jetës që të jetë më e mirë për ta, pa asnjë pengesë, siç e kaloi i ati i tyre”, përfundon Saimir Koka. Fatmiri, fëmija që i hipi vinçit nga shkallët prej litari “Alket Mato të paraqitet në qendrën e zërit...”, - ishte njoftimi që u dha për disa herë rresht nga autoparlantët në plazhin e Durrësit, në ato ditë të nxehta të verës së vitit 1974. Për të ishte diçka e pabesueshme Pati emocione të mëdha në atë plazh të mbushur përplot me njerëz. E shoqëruan deri në rrugën kryesore, atje ku e priste makina e Kinostudios, së bashku me drejtorin e filmit. “Duhet të kthehesha në Tiranë për të xhiruar skenën e ëndrrës, në apartamentin e regjisores Xhanfise Keko, për tri ditë rresht. Me familjen e saj u ndjeva si pjesëtar i familjes. Harrova për disa ditë familjen time. Një darkë madje shkuam me zonjën dhe zotin Keko në një lokal me pistë kërcimi në Rrugën e Kavajës, ku “familja ime e re” bëri të pamundurën që të ndihesha sa më mirë, ndonëse ishim jashtë sheshit të xhirimeve”, rikujton 33 vitet e shkuara, Alket Mato, koreografi i ardhshëm, i cili prej vitit 1991 jeton në Gjermani. Fillimet e këtij filmi i pati në “Shkollën e Kuqe”, atëherë kur ai ishte nxënës në klasën e parë. Grupi i xhirimit i Kinostudios “Shqipëria e re” fotografoi karaktere të ndryshme nga nxënësit e saj shkolle, ndër të cilët edhe Alket Maton, i cili për shumë ditë nuk e kishte idenë për çfarë bëhej fjalë, por thjesht e ngjeshën pas dërrasës së zezë dhe i shkrepën blicin në fytyrë. Pak kohë më pas thirret të bëjë kinoprovën në mjediset e Kinostudios, ku Alketi provon disa role dhe si përfundim i jepet roli i Fatmirit, një prej personazheve kryesorë të filmit “Qyteti më i ri në botë”. Pothuajse çdo ditë, pas orës së tretë të mësimit, vinte xhipi i Kinostudios në oborrin e shkollës. Një bori makine mjaftonte dhe mësuesja kujdestare, Sania, i thoshe: “Alket, kanë ardhur për ty”. Shoqet dhe shokët e klasës e përshëndesin me duart mbështetur mbi xhama dhe i kënaqeshin pamjes së asaj makine, që nisej drejt sheshit të xhirimeve. Skena e ëndrrës u xhirua në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit dhe për të do të ishte hera e parë që do të hipte në një vinç. Ngjiti vetëm 5-6 shkallë dhe jo nga ato kryesoret, por nga një shkallë tjetër prej litari. Tre-katër punonjës të filmit e prisnin poshtë shkallës për çdo rast, ndërsa Alketi pati frikë. I përsëriti disa herë rresht dublat. “Nuk di se sa film prisha, por asnjë nuk tha ndonjë fjalë të keqe apo të shqetësohej, pasi ishin tepër profesionalë dhe më kuptonin”. Ndërsa në skenën tjetër, në kabinën brenda vinçit, ai do të ndihej sikur kishte parë botën nga sipër, duke lëvizur me kënaqësi butonat dhe levat e vinçit më të madh të Kombinatit Metalurgjik. Pas xhirimeve, Alket Matos nuk iu dha mundësia të luante në një film të dytë, ndërsa shumë vite më pas pati dy role dytësore që sipas tij, ishin krejt të parëndësishme. Mbaroi shkollën e mesme në liceun artistik “Jordan Misja”, në degën e baletit, ndërsa pas mbarimit të saj studioi në Konservatorin e Arteve në degën e Koreografisë, ku edhe diplomohet. Nga viti 1991 Alketi niset drejt Gjermanisë dhe disa vite më vonë martohet me një shtetase gjermane, nga e cila pati një vajzë. Fillimisht atje dha mësim si pedagog në shkollën artistike shtetërore, ndërsa 12 vite më parë hap të parën shkollë private të baletit. Ideja e rikthimit dhe e hapjes në Shqipëri e një shkolle të tillë është ende larg... Aurora, quksja që filloi xhirimet “e plagosur” Aurora Kati ishte veçse 5 vjeç kur mori pjesë në xhirimet e filmit “Qyteti më i ri në botë”. Interpretoi më pas edhe dy role episodike në filmat artistikë shqiptarë “Mimoza Llastica”, dhe “Beni ecën vetë”. Tashmë 38-vjeçare, e martuar dhe konsulente fiskale, Aurora Kati jeton në Itali prej 16 vitesh. Filmat e saj ia përmend përherë dy fëmijëve të saj. Ajo rikujton sërish skenat e xhirimit të këtij filmi, 33 vite më pas. “Për shkak se ishim tepër të lëvizur, -çka duket edhe në film – të gërvishturat dhe të çarat në trupin tim dukeshin gjithandej”,- kujton Aurora. Ajo e filloi këtë film me një aksident në këmbë, që pati përgjatë pauzave të xhirimeve, në një nga skenat e xhiruara në shatërvanin pranë Kinostudios “Shqipëria e Re”, duke ndërprerë për disa ditë xhirimet. Për vizitë në shtëpi i vijnë punonjësit e Kinostudios të veshur si kllounë dhe të tjerë me pasta në duar. “Gjithçka ishte si një lojë e natyrshme fëminore dhe të papriturat ishin të përditshme, ashtu si edhe atëherë kur prishëm lavamanin në një nga shtëpitë ku u xhirua filmi...”, ndërsa dubla e paparashikuar e kësaj skene u fut më pas në montazhin përfundimtar. “Quksja”, e thërriste përherë Xhanfise Keko, aktoren e vogël Aurora Kati, të cilën ajo e këshillonte të rrinte përherë me fytyrë ndaj diellit, që qukat t’i dukeshin sa më shumë. “Ky ishte qyteti më i ri në botë që po përpiqeshin të ndërtonte brezi i ri. Këta ishim ne... të gjithë”.

QYTETI MË I RI NË BOTË - 1974 Producent: Shqipëria e Re Regjia: Xhanfise Keko Skenari: Muharrem Skënderi Muzika: Gjon Simoni Piktor kostumesh: Arben Basha Aktorë: Roza Anagnosti, Ilia Shyti, Saimir Koka, Alket Mato, Aurora Kati, Genc Mosho, etj.

Shpejtësia maksimale quhet Top Gear[Redakto nëpërmjet kodit]

Edmond Prifti


Hammond, një tip i shkurtër, vdes t’i mbajë dhëmbët e bardhë dhe njihet ndryshe me pseudonimin“hamsteri rezident në Top Gear”. Por nuk duhet harruar gjithsesi se vdes edhe për perimet me forma të çuditshme... Ndërsa prezantuesi tjetër, May, ka epitetin “Kapiteni i Avashtë”, pasi gjithmonë tenton t´i humbasë gati të gjitha garat e konkursit ku implikohet shpejtësia. Kurse kolegu i tyre i tretë, Clarkson, shquhet për egon dhe shijen e tij të veshjes. Bashkë me ta janë edhe “The Stig”, piloti misterioz i testeve, si dhe qeni i përfolur që ia kanë marrë borxh Clarksonit, për të cilin askush nuk e di se çfarë kërkon edhe ai në hangarin e quajtur Top Gear...

Emisioni i prezantuar nga BBC Two u vlerësua në nëntor të vitit 2005 me çmim “Emmy International”. Së fundmi Top Gear është bërë një prej emisioneve më të ndjekura edhe për shqiptarët, por rekordin e audiencës normalisht e mban vendi i origjinës, Anglia. Më 20 shtator 2006 Top Gear solli pranë ekraneve 8 milionë spektatorë më shumë se finalja e emisionit “Big Brother”, kur anglezët ndoqën me gojë hapur aksidentin që gati i solli vdekjen prezantuesit të mirënjohur Richard Hammond, ndërsa kryente testin e shpejtësisë së një makine të re me shpëjtësi 450 km/orë. Dhe nuk ka sesi të mos të të sjellë emocione kur të vjen ndërmend shpejtësia maksimale e quajtur Top Gear. Kolona zanore e këtij formati anglez nuk është gjë tjetër veçse një zhurmë motorësh që vjen nga poshtë kofanos së makinave, Bugatti, Mazda RX-8, Honda S2000, Fiat Nuova Panda dhe një makine monocilindrike Ferrari Enzo, shtuar këtu edhe regjistrimi i disa zërave në çdo fund emisioni nga prezantuesi James May, i frymëzuar që nga emisioni i datës 7 gusht 2005, kur të gjithë dukeshin të bezdisur me kolonën “e vjetër” zanore, hitin instrumental “Jessica”, të grupit “Allman Brothers Band”.

“Top Gear” nga 1977 Ka një audiencë prej 350 milionë telespektatorësh në gjithë botën, nga të cilët 5 milionë prej tyre çdo javë në Britaninë e Madhe. Emisioni është i filmuar në Dunsfold Park, një aeroport në gjendje pune në Surrey, ku është sistemuar një pistë speciale për teste dhe është ndërtuar një hangar i madh për filmimet brenda saj. Emisioni Top Gear doli në transmetim për herë të parë në vitin 1977 dhe u prezantua nga folësja e lajmeve të BBC-së, Angela Rippon, por nuk transmetohej në gjithë territorin e Britanisë së Madhe. Emisioni ishte i gjatë 30 minuta dhe prezantohej nga Noel Edmonds, William Woollard, Peter Burgess dhe Chris Goffey. Fillimisht Top Gear ishte një revistë auto, ku prezantoheshin testet e makinave të reja, ndërsa me fillimin e viteve ’90, atëherë kur stili u bë edhe më humoristik, u mendua t’i drejtoheshin “petrolistit” Jeremy Clarkson dhe Quentin Willson një ish-shitës i makinave të dorës së dytë. Patën kritika që në fillim për stilin e emisionit tipik “macho” dhe për faktin që injoronin mjedisin. Pas ikjes së Clarkson në vitin 1999 nga BBC, audienca ra ndjeshëm nga rreth 6 milionë në 3 milionë, çka solli edhe mbylljen e emisionit në vitin 2001. Vendin e ish-prezantuesit e zë James May, ndërsa “Channel Five” bleu të drejtat ekskluzive të emisionit, duke i ndryshuar edhe emrin “Fifth Gear” (Marshi i pestë). Pas suksesit të madh që kishte pasur Top Gear, filluan të dalin në kanale të tjera televizive, “Driven” tek Channel 4, “Pulling Power” tek ITV dhe “Wheels” tek BBC World. Pasi Clarkson ishte bërë i njohur në shumë emisione televizive, producenti Andy Wilman e risjell atë në BBC dhe së bashku me të, një format krejt të ri të emisionit Top Gear, i cili fillon transmetimin në vitin 2002. Emisioni, nga gjysmë ore dikur, u bë 1 orë. Prezantuesve iu bashkua edhe “The Stig” një pilot testesh i maskuar, si dhe segmente të reja të emisionit: “Star in a Reasonably-Priced Car” (Një V.I.P. në një makinë normale)", “The Cool Wall” (Muret prej betoni)", “Car News” (Lajme auto), “Power Laps” (Xhiro të shpejta), por edhe shumë reportazhe unikale, siç është edhe konkursi midis prezantuesve. U sollën njëkohësisht edhe 400 spektatorë tepër entuziastë, një publik i cili ingranohet së bashku me prezantuesit dhe që BBC u jep atyre bileta gratis që të rrinë në këmbë. Që nga seria e 8-të është sjellë një prezantues i ri. Ai quhet Qeni Top Gear, një qen i racës Labrador. Në një shaka brenda emisionit u tha se prezantuesit nuk e kanë mjaft të qartë idenë se çfarë të bëjnë me të. Zërat se ai është qeni i Clarksonit nuk arritën të konfirmonin këtë gjë, pasi në emisionin e 13 shtatorit 2006 tha se ka një të tillë, por jo se është i tij. Top Gear mbetet në “Top” Aktualisht në listën e pritjes për të marrë pjesë në një emision Top Gear është 1-2 vjet, sipas agjencisë që merret me biletat. Në nëntor 2005 kur emisionit do t’i akordohej çmimi Emmy në kategorinë “Divertisment non-scriptic”, Clarkson tha se nuk mund të ikte në Nju-Jork të merrte çmimin, pasi ishte tepër i zënë me shkrimin e skenarit për emisionin pasardhës. Top Gear u vlerësua gjithashtu për tri vite rresht 2004-2006 nga Akademia Britanike e Televizionit në seksionin “Emisioni më i mirë”, si dhe “Emisioni më popullor” nga Agjencia Kombëtare e Televizionit në 2004-2005, ndërsa prezantuesi Jeremy Clarkson si “prezantuesi më i mirë”. Kritikat dhe shakatë “alla angleze” në adresën e emisionit Janë kritikuar shpesh për vozitje të çmendur dhe të papërgjegjshme, që ka prodhuar dëme ekologjike. Përgjatë emisionit të datës 13 nëntor 2005 u fol për konceptin e ndërtimit të një Mini, i prezantuar nga BMW në sallonin auto të Tokios, ku Richard Hammond tha që përmban edhe “diçka britanike”, të tipit “një komplet filxhanësh çaji”. Clarkson iu përgjigj se BMW-ja i duhet të ndërtojë një Mini, i cili të ketë diçka “ekskluzive gjermane”. Ai madje sugjeroi se duhet të ketë sinjale që të tregojnë si përshëndetja hitleriane si dhe një sistem navigimi që ta çojë vetëm në Poloni (duke iu referuar pushtimit të Polonisë nga Gjermania, që solli edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore), si edhe që rripi i radiatorit të ketë një jetëgjatësi 1 mijë vjeçare (duke iu referuar sloganit propagandistik të Hitlerit “Rajshtagu 1-mijë vjeçar”). Këto deklarata patën një reagim negativ në shtypin gjerman dhe atë britanik, ndërsa “Daily Mail” deklaroi se BBC duhet të fillojë një investigim zyrtar për të gjitha ankesat e ardhura mbi këtë temë të diskutuar në emision. Një vit më parë BBC i kishte paguar dëmet një Këshilli Lokal në Bristol, pasi Clarkson kishte hyrë me një Toyota Hilux në një pemë, që kishte qenë monument i zonës, përgjatë një reportazhi ku do të vërtetohej rezistenca e kamionçinës, e bazuar në një seri testesh. Këshilli nuk kishte asnjë informacion për shkakun që provokoi dëmin në fjalë, deri atëherë kur reportazhi u shfaq në ekranin e BBC-së, ndërsa kishin kujtuar se shkatërrimi i pemës ishte bërë nga një aksident apo nga disa vandalë. Grupi për sigurinë rrugore “Transport 2000” i kërkoi BBC-së të ndryshonte emërtimin e emisionit nga Top Gear, në një më “miqësore me mjedisin”, dhe ta quante “Third Gear” (Marshi i tretë). Midis disa motiveve të përshkruara nga grupi, u bë e ditur se po “shkatërrohej ekologjia” dhe për pasojë terreni. Pa lënë mënjanë edhe mungesën e përgjegjësisë kur ata kishin marrë për bazë “limitin” nga një episod ku Clarkson kishte marrë një paralajmërim nga policia për tejkalim shpejtësie. Dhe e mbyllin ankesën e tyre me thënien: “Është fjala për një emision, i cili është i papërgjegjshëm dhe u jep kurajë pilotëve çunakë dhe të papjekur”. Përveç atmosferës të mbushur me adrenalinë, diskutimeve dhe shakave “me apo pa kripë” mbi dhe për spektatorët në studio, ata vënë në lojë edhe njëri-tjetrin. Personi që dështon në test merr të njëjtën monedhë ashtu si edhe makinat e testuara. Richard Hammond prezanton gjithashtu edhe një emision në ITV1 të quajtur “Emisioni i orës 5, i Richard Hammond”, duke shfaqur maninë e tij për perimet me forma të çuditshme, ndërsa kolegu i tij May njihet me pseudonimin “Kapiteni i Avashtë”, pasi ka një stil vozitjeje të makinave tepër të ngadaltë dhe tenton të humbur çdo garë ku implikohet shpejtësia. Përpara një transmetimi të një dokumentari për peshkaqenët në Sky One, Clarkson prezantoi një fotografi të kolegut May, me një kostum polumbari. Duke i treguar foton publikut, u shkri së qeshuri me flokët dhe madhësinë e penisit të kolegut të tij. Në korrik të vitit 2006, BBC i ktheu përgjigje disa ankesave në lidhje me Top Gear dhe mënyrën se si prezantojnë Clarkson, Hammond dhe May. Këta të fundit i argumentuan duke thënë se “të dhënat provokatore janë pjesë e emisionit dhe nuk duhen marrë seriozisht”. Përsa i përket shakave të trasha midis prezantuesve dhe spektatorëve, BBC-ja ka thënë se “kjo është pjesë e lezetit të këtij emisioni dhe kemi besim se spektatorët e kuptojnë stilin dhe tonin e emisionit dhe nuk do të mërziten”. Testet reale të makinave, Top Gear Në këtë emision janë të prezantuar edhe shumë konkurse, ku Clarkson vozit makina kundra formave të tjera të transportit, të cilat përdoren kryesisht nga Hammond dhe May, si për shembull: • Aston Martin DB9 kundër trenave TGV dhe Eurostar, nga Surrey në Monte Carlo • Ferrari 612 Scaglietti, kundër një avioni deri në Verbier • Mercedes-Benz SLR McLaren kundër një avioni, feriboti dhe një skafi nga aeroporti Heathrow deri në Oslo • Bugatti Veyron kundër një avioni të lehtë Cessna 182, nga Alba në veri të Italisë dhe Tower 42, në Londër. Në të gjitha rastet e mësipërme, Clarkson dhe makina e tij fituan, dhe në shumë raste shumë pak minuta përpara dy konkurrentëve. Dihet se konkurset e emisionit Top Gear janë të vërteta dhe në shumë raste imazhet e dhëna janë të regjistruara në shumë ditë duke ndjekur trasenë e parashikuar. Në rastin kur përfshihet Bugatti Veyron, The Stig voziti makinën mbrapsht deri në Itali, megjithëse në imazhet filmike nuk shihet kjo gjë, kur Clarkson s’ka qenë në makinë. Prodhimi i këtij reportazhi ka qenë tepër i shtrenjtë, ndërsa solli imazhet në ekranet tona vetëm 32 minuta, nga 33 ditë dhe 16 orë filmim. Ndërsa në disa gara të tjera, të kryera midis makinave të vozitura nga një prej prezantuesve dhe një sportisti nuk u fituan dhe numërohen rreth 10 të tilla, ndërsa ONE do të prezantojë ato më kryesoret. • Fiat Nuova Panda e ngarë nga Clarkson kundra një vrapuesi, AC Muir, në një trase pak a shumë të modifikuar të Maratonës Angleze në një ditë pune. • Audi RS4 e ngarë nga Clarkson në një rrugë malore kundra alpinistëve, Leo Houlding dhe Tim Emmet, të cilët kanë hipur në të njëjtën lartësi vertikale. • Renault Clio III e ngarë nga May në rrugët e ngushta të distriktit Castle of Săo Jorge të Lisbonës kundra çiklistit Gee Atherton. • Porsche Cayenne Turbo S e ngarë nga Hammond në një trase prej 5 km në Qipro kundra një parashutisti ushtarak i lëshuar nga e njëjta pikë në ajër si edhe Hammond në tokë. • Një Land Rover, i ngarë nga Hammond, kundra një kajaku me motor “i vozitur” nga Shaun Baker në një fushë të akullt në Islandë. • Ford Sport Ka, e ngarë nga James May kundra një pëllumbi mesazhesh. Gara u fitua nga pëllumbi, megjithëse makina kishte një sistem navigimi satelitor. Po ashtu, ekipi Top Gear do të organizonte edhe një garë me Caterham Super Seven të ngarë nga The Stig, i cili do të nisej nga fabrika Caterham në Surrey, dhe duhet të arrinte në çirkuitin Knockhill të Skocisë. The Stig ende pa u nisur mirë u arrestua nga policia për tejkalim shpejtësie.

Logo: Top Gear Tipi i emisionit: Automobila dhe çdo informacion tjetër të lidhur me to Format i imazhit: 720x576 Kohëzgjatja e emisionit: 60 minuta Prezantues: Jeremy Clarkson Richard Hammond James May The Stig Qeni Top Gear (Top Gear Dog) Shteti i origjinës: Angli Kanali origjinal: BBC Two Periudha e emisionit: 1978 – aktualisht Faqja zyrtare: www.bbc.co.uk/topgear

Kur “Tony & Stacy” ëndërronin të vallëzonin me yjet[Redakto nëpërmjet kodit]

Edmond Prifti

Driton ose “Tony” Dovolani njihet ngado. Është ylli më i ri i kërcimit, ashtu siç ishte dikur për amerikanët Fred Astaire në “Vallëzimin me yjet”. Do të ndiqte pikërisht Akademinë me emrin e tij të kërcimit, dhe do të ishte i padiskutueshëm për publikun amerikan.

Në 19 Mars 2007 yllin e kërcimit Toni Dovolani, shqiptarët e Amerikës do t’a rishohin sërish në edicionin e katërt të rrjetin televiziv amerikan ABC “Dance with the stars” me një partnere të re dhe tepër seksi, prezantuesen e famshme të një Talk Show, Leeza Gibbons. Është pikërisht ai mashkull të cilin Hollivudi disa vite më parë e kishte prezantuar si “djalin e keq latin” Slick Willy, në filmin e vitit 2004, “Shall we dance”, përkrah Richard Gere dhe Jennifer Lopez, ndërsa harxhoi jo pak kohë me ta. Por nuk është aspak i tillë si “personazh i keq latin” në jetë, por një shqiptaro-amerikan ose më saktë një djalë prej Kosove. Dhe kështu i mbetur midis personifikimit të “dashnorit latin” dhe të riut, Fred Astaire, Toni e kishte në gjak kërcimin, që e kishte filluar që nga mosha tre vjeçare me vallen popullore. Dymbëdhjetë vite më vonë familja e tij largohet drejt Amerikës, ku Toni edhe përfundon me sukses Akademinë e Dancit “Fred Astaire”. E dinte që vallëzimi, do të ishte pasioni i tij i fundmë. Filloi kështu pak e nga pak të përjetonte shkallët e suksesit të padiskutueshëm në profesionin e tij si kërcimtar. Për 8 javë rresht, Toni dhe partnerja e tij e vallëzimit me një bukuri mahnitëse, Stacy Kibler, diva e Wreslingut për femra në Amerikë, do të bënin për vete publikun “yankee” në emisionin “Dance with the stars”, i transmetuar nga rrjeti më i madh televiziv, ABC, dhe i konsideruar si një ndër programet më të ndjekura në Amerikë. Dhjetë çifte të përbëra nga personazhet më të njohura amerikane të fushave të ndryshme dhe kërcimtarë profesionistë, do të vallëzonin së bashku. Të ardhurat e kësaj shfaqje do të kalonin në fondacione bamirësie, ndërsa Toni kishte arritur të fitonte këtë vend në sajë të suksesit të tij të mëparshëm në një spektakël të ngjashëm të quajtur “Eja të vallëzosh saktë”. I ideuar ndryshe edhe si një sfidë vallëzimi i yjeve profesionistë me “kërcimtarët-amatorë” bëhej edhe më e vështirë kur të parët duhet të bënin koreografinë dhe të zgjidhnin vetë muzikën. “Tony & Stacy” nuk patën fat. U eliminuan pikërisht në natën finale të edicionit të dytë të spektaklit, duke zënë vendin e tretë. Por të gjithë spektatorët dhe teleshikuesit i vlerësuan si “çifti më simpatik dhe më mbresëlënës nga konkurrentët”. Dhe ai e morri thjesht si një spektakël. Pamja e tij burrërore e harmonizuar me karizmin elegant dhe tunduese, -e vërejtur madje edhe në shumë prej pozave të tij – u komentuan si “një sfond sportiv i Kieblerit dhe kërcimtarit profesionist Dovolanit. Stacy e përballoi mjaft mirë, ndërsa çdo ditë kanë punuar së bashku për më shumë se 6-8 orë”. Dhe meqë komentet për të u ndalën aty, ai është shprehur për femrën se “vallëzimi ka të bëjë me femrën”. Toni ka besuar gjithmonë se mashkulli është krijuar për të qenë korniza e pikturës së bukurisë që përfaqësohet nga femra. “The Junior, Fred Astaire” që beson “në korniza” Udhëtoi përreth botës si kërcimtar profesionist, dhe fitoi disa çmime dhe kupa të ndryshme. Në vitin 2005 u shpall kampion i “Ritmit Botëror” të vallëzimit. Talenti i tij e çoi Tonin drejt Hollivudit, në “Shall we Dance”, ku ai do të interpretonte rolin e një djali të keq latin, përkrah aktorëve të njohur Richard Gere dhe Jennifer Lopez. Përveç rolit, do të trajnonte dhe të kërcente me këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez. “Ajo është e mahnitshme dhe është kënaqësi të punosh me të”, ishin emocionet e para që tha Dovolani, rreth kësaj përvoje. Por do të ishte spektakli “Vallëzim me yjet” ai që do ti jepte me të vërtetë Toni Dovolanit emërtimin e një “ylli”, dhe jo vetëm afirmimin e tij në fushën e vallëzimit, por “ndjekjen nga pas” dhe admirimin e miliona shikuesve, qofshin ata shqiptarët e Amerikës apo të gjithë botës. “Për Fatin tim të mirë, krejt rastësisht u njoha me vallëzimin dhe rashë menjëherë në dashuri. Që nga ai moment e kuptova se ky ishte pasioni im i vërtetë. Nuk do të isha këtu ku ndodhem pa mbështetjen dhe dashurinë e gruas, vajzës dhe gjithë familjes sime”, është shprehur ai në një intervistë. Ata janë arsyeja që e shtyn Tonin të drejtojë veten për më të mirën në art dhe në profesionin e tij. Vallëzimi është jeta, ndërsa familja është shpirti i tij. “Ndërkohë po vazhdoj karrierën time në konkurrim, si gjyqtar profesionist në konkurse dhe të jap shfaqje në të gjithë botën”. Për gjithë shqiptarët e Amerikës do të mbahet mend skena kur në një prej episodeve të "Dancing with Stars" Toni kërceu i veshur me një bluzë të kuqe në të cilën ishte stampuar shqiponja e zezë dykrerëshe shqiptare. Partnerja e tij për sezonin 2006, - edicionin e tretë - ishte Sara Evans, një këngëtare e njohur e muzikës Country, e cila u tërhoq nga konkurrimi pas divorcit nga burri i saj dhe përkushtimi që ajo duhet ti jepte fëmijëve. Kkjo ndarje ka bërë që edhe Toni të largohet automatikisht nga konkurrimi. Por meqenëse Sara kishte mbetur e mahnitur nga profesionalizmi i Tonit, e ka punësuar atë për koreografin e turneut të saj të ardhshëm përgjatë këtij viti. Në fushën profesionale Toni konkurron me partneren e tij, Elena Grinenko, ndërsa stili i tij është ai latin. Ai dhe Elena fituan në divizionin e ritmit “America’s Ballroom Challenge”. Duket që menjëherë sapo zbriti në të quajturën “tokë e premtuar” ai do të linte përshtypjet më të mira. “Duke qenë një ish refugjat politik jam shumë krenar të përfaqësoj Amerikën”. Kolegu i tij, Robert Beslov, një kërcimtar profesionist i kërcimit sportiv është shprehur për të se, “ai është tejet i përkushtuar ndaj profesionit. Me të nuk bëhet shaka”- përfundon Beslov komentin. Por deri më 19 Mars 2007, Toni dëshiron të ndihet i qetë pranë familjes së tij, në vilën më të re në, Stratford.

Arritjet 2005 Kampion i Ritmit “Ohio Star Ball American” 2005 “Kampion i Ritmit Botëror” 2006 Kampion Ritmi “PBS American Ballroom Challenge” 2006 Kampion Ritmi “Emerald Ball Open Professional American” Kampioni në fuqi i “United States Open”. Toni mban edhe një nominim për çmimin Emmy për koreografinë e tij, në sezonin e dytë të spektaklit, “Vallëzim me yjet”.

Driton “Tony” Dovolani Datëlindja: 17 Korrik 1973, Kosovë Shkollimi : i diplomuar në kolegj Profesioni : kërcimtar profesionist Stili: Latin Vendbanimi: Nju Jork, Amerikë Statusi: I martuar, një vajzë Shenja Astrologjike: Gaforrja Higjenist i betuar, pa alkool dhe duhan