Partia Demokratike e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga PD)
Shko te: navigacion, kërko
Partia Demokratike e Shqipërisë
Kryetar Sali Berisha
Viti i krijimit 1990
Shtypi Rilindja Demokratike
Organi i rinisë Forumi Rinor i PD
Spektri politik E djathta e qendrës
Pjesëmarrja ndërkombëtare Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat
Pjesëmarrja europiane Partia Popullore Europiane
Ngjyra zyrtare Blu
Faqja zyrtare e Internetit
http://www.pd.al/
Zyra qendrore në Tiranë

Partia Demokratike është parti politike e qendrës së djathtë në Shqipëri. Partia Demokratike është partia kryesore në koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

Përmbajtja

[redakto] Historiku

Partia Demokratike e Shqiperisë u krijua në dhjetor të vitit 1990 nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë midis të cilëve Azem Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Arben Imami, Aleksandër Meksi, Eduard Selami etj. Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike u zgjodh studenti Azem Hajdari. Me vonë kryetar i Partisë Demokratike u zgjodh mjeku kardiolog Sali Berisha. Ajo ishte partia e parë opozitare pas lejimit të pluralizmit politik në Shqipëri.

Në zgjedhjet parlamentare të marsit të vitit 1991, Partia Demokratike nuk arriti të fitojë shumicën në parlament. Në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të prillit të vitit 1992 Partia Demokratike fitoi shumicën absolute të vendeve në parlament. Ajo qeverisi deri në vitin 1997. Gjatë trazirave të vitit 1997, që u shkaktuan nga rënia e firmave piramidale, qeveria e Partisë Demokratike me kryeministër Aleksander Meksi dha dorëheqjen dhe u zevendësua nga një qeveri kalimtare të drejtuar nga Bashkim Fino i Partisë Socialiste. Në zgjedhjet e parakohëshme të qershorit të vitit 1997 të zhvilluara në një atmosferë jo të qetë Partia Demokratike kaloi në opozitë. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të vitit 2005 koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike fitoi shumicën në parlament. Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike fitoi më shumë vende në parlament se koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste, por iu desh koalicioni me partinë e majtë Lëvizja Socialiste për Integrim për të krijuar qeverinë.

[redakto] Organizimi

Partia Demokratike e Shqipërisë, shtrihet në të gjithë territorin e vendit, nga veriu ne jug.

Strukturat funksionojnë mbi bazën e territorialitetit dhe ndarjes administrative, apo në zona elektorale, sipas kritereve të vendosura. Njësitë organizative të saj janë :

  • seksioni, operativ, si rregull, në territorin e çdo qendre votimi ;
  • grupseksioni, operative; si rregull në territorin e çdo lagjeje ;
  • nëndega e Partisë Demokratike, operative si rregull në territorin e një zone elektorale ;
  • dega e Partisë Demokratike, që përfshin strukturat e partisë në një rreth.

[redakto] Këshilli Kombëtar

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike përbëhet nga 100 anëtarë që zgjidhen nga Kuvendi i Partisë

[redakto] Kryesia

Kryesia e Partisë Demokratike përbëhet nga kryetari, dy nënkryetarë, sekretari i përgjithshëm dhe 23 anëtarë.

[redakto] Sekretariati

Sekretariati përbëhet nga sekretari i përgjthshëm, dy nënkryetarët dhe shtatë sekretarë që mbulojnë fusha të ndryshme.

[redakto] Marrëdhëniet ndërkombëtare

Partia Demokratike është anëtare e Partisë Popullore Europiane (EPP) dhe e Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat (IDU).

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera