Pallati Rashtrapati Bhavan, Indi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Rashtrapati Bhavan është rezidenca zyrtare e Presidentit të Indisë që ndodhet në Nju Delhi. Deri në 1950 ai është njohur si “Shtëpia e Viceroit” dhe ka shërbyer ri rezidencë e Guvernatorit të Përgjithshëm të Indisë. Gjatë vitit Durbar Delhi të 1911s, u vendos që kryeqyteti i Indisë do të kalonte nga Kalkuta në Delhi. Kjo u shpall më 12 Dhjetor nga mbreti Xhorxhi V. Gjatë kohës që ky plan u vu në jetë, rezidencës së guvernatorit të përgjithshëm ju dha një rëndësi e madhe. Arkitektit britanik Edvin Lutyens, një anëtar kryesor në procesin e planifikimit të qytetit, ju dha mundësia e madhe e dizenjimit të ndërtesës. Veceroi deklaroi se pallati duhej të ishte i një stili klasik, por megjithatë duhet të kishte motive indiane. Pallati kishte dhe kopshte, ku ndërthurej stili indian dhe ai britanik.