Pallati i Platesë, Brazil

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pallati i Platesë (në gjuhën portugeze: Palacio do Planalto) është vendi zyrtar i punës i Presidentit të Brazilit. Ai ndodhet në sheshin e Tre Pushteteve në Brazilia, Brazil. Si vend zyrtar qeveritar, termi “Planalto” shpesh përdoret si metonimi për pushtetin ekzekutiv të qeverisë. Arkitekti i këtij pallati ishte Oskar Niemejer, krijuesi i pjesës më të mëdha të ndërtesave më të rëndësishme të kryeqytetit të Brazilias. Ideja e këtij pallati ishte krijimi dhe ndërthurja e imazhit të thjeshtësisë dhe modernes duke përdorur rreshta dhe valëzime fine për të kompozuar kolonat dhe strukturën e jashtme. Pallati është i një rëndësie të madhe. Ai ka një sipërfaqe prej 36 mijë metra katror. Katër ndërtesa të tjera janë pjesë e këtij pallati. Pavarësisht se kjo është ndërtesa e zyrave kryesore të punës të Presidentit të Brazilit, familja presidenciale banon në një tjetër pallat.