Panairi i librit "Tirana 2007"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Panairi i librit "Tirana 2007" u hap më 14 nëntor 2007 në kuadër të muajve të Kulturës kombëtare Shqipëri-Kosovë, si dhe me rastin e 95-vjetorit të Pavarësisë. Ky ishte panairi i dhjetë i librit shqip, në të morrën pjesë rreth 150 shtëpi botuese dhe ente të tjera që kanë të bëjnë me librin, të ardhura nga të gjitha trevat shqiptare, me autorë nga vendi dhe bota, të cilët sollën për lexuesin afro 50 mijë tituj librash, nga të cilët 1500 tituj të rinj. Panairi zgjati deri më 19 nëntor 2007.