Panajot Pano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Panajot Pano.jpg

Panajot Pano (7 Mars, 1939Durrës19 Janar, 2010Jacksonville, Florida, ShBA) ishte futbollist shqiptar dhe mbahet si një legjendë në futbollin shqiptar.

E fillon karrieren e tij sportive me 12 vjeç në skuadren e të rinjve të SK Tirana si portjer. Më vonë në vitin 1959 mbasi emërohet në ushtri luan për skuadrën e KF Partizani si sulmues. Me këtë lojtar në gjirin e tij KF Partizani fiton katër herë kampionatin kombëtar dhe pesë herë kupën e Republikës. Panajot Pano luajti 25 herë për skuadrën kombëtare. Në vitin 1970 skuadra kombëtare fiton kupën e Ballkanit. Mbas vitit 1975 ai stërviti si tranjer ekipin kombëtar dhe atë të të rinjve të KF Partizani.

I pajisur me një teknikë të përsosur triblimi, ai ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së futbollit. Në vitin 2003 me rastin e jubileut të UEFA-s u zgjodh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit [1]. Ne 27 Prill 2005 me titullin "Mjeshter i Madh i Punes", akorduar nga Presidenti i Republikes Alfred Moisiu.Ai vdiq me 19 Janar te vitit 2010 ne Jacksoville , Florida , SHBA nga nje atak kardiak

[redakto] Suksese

Panajot Pano eshte dekoruar nga Presidenti i Shqierise Bamir Topi me titullin me te larte: Nderi i Kombit. Legjenda me e njohur e sportit te Shqiperise eshte i pari sportist qe merr titullin Nderi i Kombit

Panajot Pano duke marre titullin Mjeshter i Madh i Punes nga Fatos Nano
  • katër herë kampion kombëtar me skuadrën KF Partizani
  • pesë herë fitues i kupës së Republikes me skuadrën KF Partizani
  • fitues i kupës së ballkanit më 1970 me skuadrën kombëtare

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Print/export
Mjete
Në gjuhë të tjera