Pandeli Evangjeli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pandeli Evangjeli
Pandeli Evangjeli
Kryeministër
19 tetor 1921 – 6 dhjetor 1921
Paraardhësi: Iljas Vrioni
Pasardhësi: Qazim Koculi
5 mars 1930 – 22 tetor 1935
Paraardhësi: Koço Kota
Pasardhësi: Mehdi Frashëri
Ministër i Punëve të Jashtme
11 korrik 1921 – 6 dhjetor 1921
Paraardhësi: Iljas Vrioni
Pasardhësi: Fan Noli
2 dhjetor 1922 – 25 shkurt 1924
Paraardhësi: Fan Noli
Pasardhësi: Iljas Vrioni
Kryetar i Këshillit Kombëtar
prill 1921 – 1922
Paraardhësi: Dhimitër Kacimbra
Pasardhësi: Eshref Frashëri
Kryetar i Senatit
1 qershor 1925 – 7 qershor 1928
Paraardhësi: Eshref Frashëri
Pasardhësi: Kostaq Kota
Të dhënat personale
Lindi më: 1859
Lindi në: Korçë, Shqipëri
Vdiq më: 14 shtator 1949
Vdiq në: Korçë, Shqipëri
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Politikan



Pandeli Jano Evangjeli, (1859 - 1949) është një nga figurat e shquara to kombit shiptar. Veprimtaria e tij e dendur atdhetare u shtri në dy etapa historike, në ate të fundit të Rilindjes Kombëtare dhe periudhën e Pavarësisë. Si atdhetar i palëkundur dhe burrë shteti, ai luajti një rol të jashtëzakonshëm në forcimin e ndërgjegjes kombëtare dhe konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar. [1].[2]

Aktiviteti në Rumani[redakto | redakto tekstin burimor]

Pandeli Jano Evangjeli është një nga figurat e shquara të kombit shqiptar. Veprimtaria e tij e dendur atdhetare u shtri në dy etapa historike, në atë të fundit të Rilindjes Kombëtare dhe në periudhën e Pavarësisë. Si atdhetar i palëkundur dhe burrë shteti,ai luajti një rol të jashtëzakonshëm në forcimin e ndërgjegjes kombëtare dhe në konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Pandeli Evangjeli, me origjinë nga Shalësi i Kolonjës, lindi në Korçë në vitin 1859. Në moshen 19- vjeçare, pasi mbaroi gjimnazin, emigroi në Rumani. Në fillim u punësua te një tregëtar shqiptar, me vonë hapi dyqanin e vet. Shumë shpejt mori pjesë në lëvizjen patriotike të emigracionit shqiptar në Bukuresht, u bë anëtar i shoqërise “Dituria” dhe iu përkushtua me entuziazem çështjes kombëtare.

“Dituria” ishte një shoqëri kulturore e cila në programin e vet kishte botimin dhe përhapjen e librit shqip në gjithë trevat ku jetonin shqiptare, me qëllim që ata të mësonin të lexonin dhe të shkruanin gjuhën e tyre, gjë që do t’i shërbente forcimit të ndjenjës kombëtare.

Duke vlerësuar aktivitetin dhe aftësitë e Evangjelit, shoqëria ‘Dituria’ e Bukureshtit në mbledhjen e 7 janarit 1896 e zgjodhi kryetar të saj. Nën drejtimin e Pandeliut “Dituria“ pati një zhvillim të dukshëm. Në shtator 1896 Naim Frashëri, i shkruante Vasil Tërpos: “Zotit të mirë, zotit Pandeli i bëj shumë të fala vellazërisht dhe e gëzonj se që kur u bë krye i shoqërisë ka vajtur puna mbroth dhe djathtazi. I lutem Zotit të vejë nga mirë më mirë.”

Në të mirë të çështjes së atdheut, Pandeliu bashkëpunoi me të gjitha figurat kryesore të Rilindjes Kombëtare, brenda dhe jashtë vendit, si: vëllezërit Frashëri, Jani Vreto, Jeronim de Rada, Gavril Dara i Riu, Edit Durham, Ibrahim Temo, Dervish Hima, Thimi Marko, Gjergj Qiriazi, Mehmet Konica, Faik Konica, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Asdreni, motrat Qiriazi, Mihal Grameno, Themistokli Germenji dhe shumë patriotë të tjerë.

Nën drejtimin e Pandeli Evangjelit, shoqëria “Dituria “ botoi abetaret e para shqipe , gjithë librat e Naimit e të Sami Frashërit, si dhe shumë të tjera. Librat shpërndaheshin falas në të gjitha trevat shqiptare. Baza kryesore e shoqërisë u bë kafeneja e Pandeli Evangjelit. Eqrem Bej Vlora, në librin e vet “Kujtime “ shkruan: “Kafeneja e Pandeliut ishte qendra e lëvizjes kombëtare shqiptare. Pandeli Evangjeli ishte atë kohë një njeri i thjeshtë, shtatpaket, por me mendje të shëndoshë që falë pikëpamjeve të tij për mirëkuptim dhe bashkim nderohej shumë nga gjithë shqiptarët e Bukureshtit”. Përshtypje të madhe i kishte bërë Eqrem Vlorës , nofka “xhaxha “ me të cilën e thërrisnin të gjithë, në shenjë respekti, patriotin e Bukureshtit.

Pandeli Evangjeli, ishte autodiakt, i kulturuar, që njihte shumë mirë greqishten, rumanishten, frengjishten. Ai kishte kontakte dhe letërkembime me shumë personalitete të huaja, si me akademikun e shquar rumun Vasil Urechea, i cili kishte bërë disa shkrime në dobi të çështjes sonë kombëtare. Për ndihmën që kishte dhënë, Vasil Urechea u zgjodh ne mars 1897 kryetar nderi i shoqërisë “Dituria”.

Një letërkëmbim të dendur në vitet 1896-1898 Pandeliu ka pasur me filologun e shquar francez, doktor Louis Benloew, dekan në Universitetin e Dijonit. Me ndihmën e tij Shqipëria u ftua të merrte pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Orientalistëve. Në këtë kongres shkencor (me propozimin e Evangjelit ) Shqipëria u përfaqesua prej Louis Benloew. Në mbarim të punimeve, Benloew i shkroi Pandeliut: ”Besoj se kam përfaqësuar denjësisht interesat tuaj”.

Në bashkëpunim me E. Legdrand (studjues i njohur francez), Pandeliu u përpoq të hapte një katedër të gjuhës shqipe në Paris. Këto përpjekje patën rëndësinë e tyre sepse në vitet 1896-1898 bënë të njohur problemin shqiptar në qarqet shkencore evropjane.

Shoqëria “Dituria” u kushtoi një rëndësi të vecantë shkollave shqipe të Korçës. Nga shkrimet e Thimi Markos kuptojmë, se për të gjitha problemet e shkollës (për libra, të holla, dhe çdo nevojë tjeter), Thimi i drejtohej Pandeli Evangjelit, me besimin se do të gjente mbështetjen e tij. Në letrën që Thimi Marko i dërgonte Pandeli Evangjelit më 16 tetor 1897 i shkruante: ”tani u thom që, pas urdhërit që pata me telegram pajtova mësonjësit dhe i vumë në sërë gjithë punët. Ndërtimi i Mësonjëtores u bë fort bukur, sikundër dhe taksetë (klasat) e të tjera të nevojshme u mbaruan si duheshin. Sot u thom që bie erë pe skolie”. Në një tjetër letër që dërgonte më 1897, Thimi Marko shkruante: ”Paqetat me vivlla i muarmë. U lutemi të na dërgoni dhe ca të tjera”. Ndërsa tri ditë më pas Pandeliu i përgjigjej: ”Vivlla u dërgojme sot 6 paqeta dhe gjthpo do t’u dërgojmë të tjera”. Në procesverbalin e mbledhjes së kryesisë të vitit 1896, ashtu edhe në atë të 30 tetorit 1897, kryesia vendoste t’i dergonte shkollës 1000 lei ne vit.

“Dituria” ndihmonte po ashtu dhe shkollën e vajzave në Korçë, e cila sipas letrës që Gergji Qiriazi i dërgonte Pandeli Evangjelit, e kishte mbyllur vitin shkollor 1897-98 duke mësuar 38-40 nxënëse të krishtera dhe myslimane. Kur mësoi për arrestimin e drejtorit të mësonjtores shqipe Nuçi Naçi, “Dituria“ vendosi t’i dërgonte një ndihmë prej 200 lei profesorit të shkollës të Korçës, që ndodhej i burgosur në Manastir.

Me pseudonimin “Një shqiptar” Pandeli Evangjeli ka botuar shumë shkrime, me të cilat ai u kundervihej shpifjeve të armiqvet tanë, me argumente dhe në mënyre dinjitoze mbronte çështjen tonë kombëtare.

Më 1905 u formua në Manastir komiteti i fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë“ i cili hapi degët e veta në shumë qytete të brenda dhe jashtë atdheut. Ky Komitet më 1906 organizoi dhe cetat e para të armatosura në Shqipëri. Më 5 maj 1907 në Bukuresht u ngrit “Komiteti i shqiptareve për lirinë e Shqipërisë”, ku bënte pjesë dhe Pandeli Evangjeli. Ky komitet u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që gjëndeshin jashtë atdheut, të bëjnë detyrat patriotike, duke ndihmuar Komitetin, i cili ka qëllim të mbrojë të drejtat dhe të përpiqet për lirinë e Shqipërise. Komiteti zgjodhi Pandeli Evangjelin si njeriun tek i cili të gjithë duhet të kishin besim të plotë e të dërgonin ndihmat e tyre.

Me ardhjen në fuqi të turqve të rinj, kushtet për shkollar shqipe u përmirësuan dhe u hapën shumë të tilla në gjithë vendin. Në këto kushte Pandeliu, punoi pa pushim për të plotësuar kërkesat e shumta për libra. Sipas konsullit rumun në Manastir, “Vetëm në Korçë ishin shitur brenda më pak se një muaji 15 000 abetare shqipe”. Ndërsa në letrën që i dërgonte Pandeli Evangjeli më 28 korrik 1908 Gjergji Qiriazit në Manastir i shkruante: ”Sot u dërguam 3 sëndyqe me 845 libra... në qoftë se kini nevojë për me tepër na shkruani.”

Një shqetësim i Pandeliut dhe të gjithë patriotëve të tjerë ka qenë njësimi i alfabetit të shqipes. Propozimi për mbajtjen e një kongresi në Manastir u prit me kënaqësi nga Pandeli Evangjeli dhe Shoqëria "Bashkimi" caktoi si përfaqësues të saj Sotir Pecin. Një kongres tjetër u mblodh në Elbasan në 14 Maj 1909. Ai do të kishte një rëndësi të veçantë për shkollën shqipe. Shoqëria "Bashkimi" vendosi të përfaqësohej aty nga Pandeli Evangjeli dhe Kristo Meksi, por më vonë ndërruan mendim dhe vendosen të përfaqësohen nga Mithat Frashëri (Kryetari i Klubit të Selenikut). Ky ishte autorizuar të njoftonte kongresin së Bukureshti do t'i dërgonte arkës qendrore të shkollave 3,000 Lei. Pandeliu ishte i pakënaqur nga sa kishte dëgjuar për zhvillimin e punimeve në kongres dhe i shkruatnte Rafail Anastasit: "Më vjen shumë keq që disa shqiptarë të atjeshëm (të Shqipërisë) nuk dua t'i japin kongresit rëndësinë që lipset. Nuk mund të marr vesh ç'lot në këtë mes". Pavarësisht kufizimeve kongresi mori vendime të rëndësishme për zhvillimin e shkollës shqipe.

Kontributi për Kishën Autoqefale Shqiptare[redakto | redakto tekstin burimor]

Propaganda antishqiptare e kishës ortodokse greke përbënte një shqetësim të vazhdueshëm si për Pandeliun dhe atdhetarët e tjerë. Ai ishte i mendimit se ngritja e një kishë ortodokse shqiptare ishte shumë e nevojshme. Përpjekjet e tij dhe të shqiptarëve të Bukureshtit për të pasur kishën e tyre ishin të herëshme dhe të vazhdueshme. Dëshira e tyre u realizua në fillim të vitit 1911 në sajë të bujarisë të kishës ortodokse rumune, e cila i dha kolonisë së shqiptarëve kishën “Shën Nikollë“ në qendër të Bukureshtit. Me rastin e përurimit, Pandeliu mbajti një fjalë, ku, pasi falenderoi kishën rumune për bujarinë e saj, tregoi për rëndësinë që kishte kjo ngjarje për shqiptarët dhe i ftoi besimtarët të zgjedhnin dhimogjerondinë (administratën) që do të drejtonte kishën. “Shoqëria Bashkimi” vendosi që t‘i dërgonte, priftit shqiptar Fan Noli 300 lei, si ndihmë për përktthimin dhe botimin e librave kishtare. Pas shpalljes së Pavaresisë, numuri i kishave shqiptare u shtua. Gjithashtu ardhja e klerikeve shqiptare nga jashtë (Fan Noli, Visarion Xhuvani e të tjerë) ndihmoi në forcimin e konsolidimin e kishës ortodokse shqiptare. Me gjithatë, ekzistonte një gjëndje absurde, në kishat shqiptare vazhdonin të qendronin edhe klerikë greke. Kësaj gjendjeje i dha zgjidhje një dekadë më vonë qeveria e Pandeli Evangjelit që largoi klerikët grekë nga kishat shqiptare.

Kongresi i Beratit më 13 shtator 1922 shpalli Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Duke vlerësuar kontributin e Pandeli Evangjelit për krijimin e kishës kombëtare, më 1 janar 1924 Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare e dekoroi Evangjelin me motivacionin: ”Për kujtim dhe nder të veprave të tija mbi përkrahjen dhe ndihmën që i ka dhënë kishës.”

Periudha e Pavarësisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Humbja e Turqisë në Luftën Ballkanike sillte rreziqe të mëdha për Shqipërinë sepse fituesit synonin të pushtonin trojet shqiptare. Kjo bëri që të krijohej një lëvizje e fuqishme shqiptare në mbrojtje të çështjes kombëtare.

Në prag të shpalljes së pavarësisë, fund të tetorit 1912 Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi vizituan Bukureshtin. Pa humbur kohë organizuan mbledhjen e përfaqësuesve të të gjitha shoqërive shqiptare të Bukureshtit dhe të Kostancës, e cila zgjati disa ditë. Në këtë mbledhje, shkruante pjesemarresi i saj, Asdreni: ”u bisedua gjerë e gjatë mënyra, udha dhe mjetet që lypseshin përdorur për ta përballuar rrezikun dhe sa mundet pa vonuar për të vajtur sa në shpejt në Shqipëri, për të gjetur aty anëtarë besnikë të kësaj ideje të shenjtë, ngritjes së Flamurit te Kastriotit-Skënderbeut”. Mbledhja vendosi: “Te krijohet një komitet,që të ketë lidhje me komitetet e brendëshme (në Shqipëri) dhe me qendrat e tjera të shqiptarve të jashtëm, që të bëjnë atë që u mundet, për të ndihur e për të mbrojtur atdheun në ditën e sotme. ”Mbledhja zgjodhi një komitet të përbërë nga 9 veta, i cili zgjodhi kryetar Pandeli Evangjelin dhe sekretar Asdrenin. Me 14 nëntor 1912 u caktua delegacioni që do të përfaqësonte koloninë në kuvendin e Vlorës. Në përbërje të delegacionit ishte zgjedhur dhe Pandeliu, por ky për arësye shëndetësore nuk mundi të shkonte.

Pas shpalljes së pavarësisë, më 1 mars 1913, për të mbështetur qeverinë e Vlorës, u mblodh Kongresi i Triestes, ku morrën pjesë figurat më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare. Punimet u drejtuan nga një pleqësi që kishte si sekretar Pandeli Evangjelin. Gjithë delegatët u shprehën për mbrojtjen e tërësisë së trojeve shqiptare dhe përkrahjen e plotë për qeverinë e Ismail Qemalit.

Sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve, në nëntor të vitit 1913, Fuqitë e Mëdha caktuan princ të Shqipërisë, gjermanin Vilhelm fon Vid, i cili arriti në Durrës më 7 mars 1914. Qeveria e re shqiptare e Vidit i ofroi Pandeli Evangjelit postin e prefektit të qarkut të Korçës. Pandeliu u mëdysh, por së fundi e pranoi detyrën, la familjen në Bukuresht dhe më 2 prill niset për në Shqipëri.

Në Korçë arriti më 18 prill 1914, i pritur nga një numer i madh njerëzish të ardhur edhe nga rrethinat. Pasi i falenderoi për pritjen e ngrohtë, u tha: ”Këtu në Korçë nuk erdha as si kristian, as si mysliman por erdha vetëm si shqiptar dhe do të përpiqem me ndihmën e të gjithë korçarëve për të përparuar dhe qytetëruar kombin tonë.”

Situata në Korçë ishte e rëndë. Vetëm pak ditë më parë ishte shtypur një kryengritje “vorioepirote“, e cila akoma mbahej në Kolonjë e Gjirokastër. Propaganda greke kishte tronditur marrëdheniet ndërfetare, administrata nuk funksiononte si duhej, mbrojtja kishte shumë pak forca. Përballë kësaj gjendjeje, problemi kryesor i prefektit ishte gjetja e njerëzve patriotë dhe kompetentë për t’i vendosur në detyra civile dhe ushtarake. Me shpejtësi u formua policia me 200 vullnetarë patriotë, u formuan batalionet e Korçës, Kolonjës, Starovës, u thirr nën armë edhe milicia, por armët ishin të pamjaftueshme. Për të përmirësuar marrëdhëniet fetare u zgjodh një dhimogjerondi e re duke larguar prej saj grekomanët. Në sajë të këtyre masave situata u përmirësua përkohësisht, sepse pas disa javësh gjendja u bë tepër e vështirë. Kufijtë e prefekturës së Korçës sulmoheshin jo vetëm nga bandat ”vorioepirote“ por edhe nga një ushtri e rregullt greke, që komandohej nga kolonel Vargasi. Më të rrezikshme e benin gjendjen sulmet e kryengritësve fshatarë turkomanë, të cilët kishin marrë Pogradecin dhe po i drejtoheshin Korçës. Me forcat që kishte prefektura nuk mund të përballonte këto sulme. Për këtë, Evangjeli dërgoi shumë telegrame në qeveri për të kërkuar ndihma. Në një prej tyre shkruante: ”Atdheu në rrezik!, po rrethohemi nga tërë anët ...sa të mundni më parë dërgoni fuqi, sot nga ju e presim shpetimin”. Kur forcat kryengritëse kishin arritur në Maliq dhe greket ishin afër qytetit, në mbrëmjen e 6 korrikut, prefekti mblodhi në zyrën e vet shtabin e rezistences, i cili e vlerësoi të pamundur mbrojtjen e Korçës dhe vendosi të braktiste qytetin dhe të tërhiqesj në drejtim të Voskopojës (që ishte i vetmi shteg nga ku mund të largoheshin). Në shënimet e veta, për këtë ngjarje, Evangjeli shkruante: “me lot në sy lamë Korçën fatkeqe, duke marrë rrugën për në Voskopojë. Kishim me vehte afer 300 policë dhe vetëdashës të armatosur. Bashkë me ne vinin të ikurit e fshatrave të Kolonjës, Korçës, Devollit (pleq, gra, fëmijë, të cilët bëheshin më shumë se 15.000 frymë). Ish një mjerim i math.”. Me shumë vështirësi Pandeli Evangjeli arriti në Vlorë dhe prej andej shkoi në Bukuresht ku vazhdoi të drejtonte shoqërinë "Bashkimi".

Konferenca e Paqes[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbas perfundimit te Luftes se Pare Boterore,ne 18 janar 1919, u mblodh ne Paris Konferenca e Paqes. Problemi kryesor i saj do te ishte caktimi i kufijve shtetrore te pasluftes. Per te mbrojtur te drejtat tona kombetare shkoi ne Paris delgacioni i qeverise se Durresit dhe , pas tij,delegacionet e kolonive shqiptare te Amerikes, Turqise dhe Rumanise,i kryesuar nga Pandeli Evangjeli. Delegacioni qeveritar shqiptar nen drejtimin e kryeministrit Turhan pashe Permeti dhe sekretar At Gjergj Fishta, me 7 mars i paraqiti Konferences nje memorandum ,ku vec te tjerave propozonin qe ne krahinat shqiptare te mbetura jashte kufijve te vitit 1913 , te vendoseshin forcat eSHBA-se per t’i administruar per nje ose dy vjet dhe me pas te organizohej nje plebishit per caktimin e fatit te tyre te metejshem. Ky propozim nuk u mor ne konsiderate.

Nga ana tjeter, Italia, Jugosllavia e Greqia kishin pretendime teritoriale ndaj vendit tone dhe synonin te vinin ne jete vendimet eTraktatit te fshehte te Londres .Keto pretendime mbeshteteshin nga nje propagande e fuqishme antishqiptare e mirorganizuar ,qe do te ndikonte ne qendrimin e Fuqive te Medha ndaj problemit shqiptar.

Ne keto rrethana, delegacionet shqiptare perdoren te gjitha forcat dhe mjetet ,per te mos lejuar cenimin e kufijve te vitit 1913. Por delegacioni qeveritar shqiptar paraqitej i percare lidhur me qendrimin qe duhet te mbante ndaj politikes italiane, qe synonte te mbante Vloren dhe protektoratin mbi shtetin e mbetur shqiptar .

Ne letren qe P. Evangjeli i dergonte Asdrenit ne 2 maj 1919, shkruante: ”Kur erdha ketu ,gjeta qeverine [delegacionin] te ndare ne dysh.Fola me njeren ane dhe me tjetren ane dhe besova se une dhe me disa te kolonive te tjera do te muntnim t’i bashkojme qe te mund te punojme me nje menyre dhe me nje udhe.Po mjerisht ,gjer me sot, nuk mundem te sjellim nje marreveshje midis tyre.Me nje ane eshte Turhah Pasha, Luigj Bumci, Mustafa Kruja duke pasur ndihmes Gurakuqin dhe pater Fishten. Me tjetren ane eshte Dr. Turtulli, Mehmet Konica dhe Mithat Frasheri [te cilin perkohesisht e perfaqesonte M Turtulli].

Percarja e delegacionit qeveritar perbente nje shqetesim per delegacionet e kolonive,sepse demtonte ceshtjen kombetare, prandaj dhe u bene perpjekje per pajtimin e tyre. Me 19 prill 1919 Pandeliu i shkruan Asdrenit : “Megjithse ne, delegatet e kolonive nga vende te ndryshme, kemi insistuar dhe insistojme vashdimisht qe te arrijme bashkimin midis anetareve te Qeverise se Perkoheshme, deri tani nuk kemi mundur ta arrijme.”

P Evangjeli dhe gjithe delegatet e kolonive kishin te njejtin qendrim, ata mbeshtesnin nje protektorat amerikan.Ne nje memorandum te perbashket qe i derguan Kryesise te Konferences se Paqes me 15 prill1919, i shkruanin: “populli shqiptar cmon njezeri qe dhenia e ketij mandati SHBA-s, per nje periudhe te shkurter,eshte rruga me e drejte .”

Ne letren qe Pandeliu i dergonte Asdrenit me 31 maj 1919, nder te tjera permendte qe delegatet e kolonive e konsideronin protektoratin amerikan si “i vetmi mjet per te frenuar te gjitha lakmite”’ Delegatet e kolonive i derguan nje memorandum te perbashket presidentit Wilson ku i kerkonin qe te pranonte protektoratin , por.....’’.Amerika nuk na eshte pergjigjur gjer me sot ne e pranon mandatin per ne Shqipëri “.

Ne 27 qershor 1919 ,mbledhja e anetarve te qeverise se perkohshme( qe ndodheshin ne Paris) , per t’u dhene fund divergjencave, vendosi qe te riorganizohej delegacioni qeveritar. Tashme ai do te perbehej nga : Luigj Bumci kryetar dhe nga Mehdi Frasheri, Luigj Gurakuqi, Mehmet Konica, Lef Nosi e dr. Turtulli anetare. Me 31 korrik 1919 u emerua si ekspert i ketij delegacioni P.Evangjeli.

Me gjithe punen kembengulese te delegacioneve shqiptare ne Paris dhe levizjet teper te fuqishme brenda dhe jashte Shqipërise ,ne mbrojtje te integritetit dhe sovranitetit te vendit; ne prapaskenat e Konferences se Paqes beheshin plane per coptimin e saj.

Mareveshja Titoni–Venizello (ministra te Italise dhe Greqise ) perbente nje rrezik te dukshem per ekzistencen e shtetit shqiptar. Ky fakt ngjalli shqetesim te madh te delegacionet shqiptare,te cilat ne mbledhjen e perbashket me 14 gusht 1919 vendosen t’i dergonin nje telegram Senatit Amerikan qe te nderhynte per mbrojtjen e interesave te Shqipërise,qe delegacionin amerikan (ne Konference) te vazhdonte te rezistonte kunder padrejtesive qe mund te beheshin .Ne diskutimin e vet ne kete mbledhje , Pandeliu ,ndermjet te tjerave, tha : “..Medoemos qe delegata jone do te beje nderhyrjet e duhura ne Konferencen te Paqes per t’u kundershtuar ketyre qellimeve te huaja te rrezikshme per gjendjen e Shqipërise” dhe , “ ne duhet t’i drejtohemi per kete Lidhjes se Kombeve ,e cila ,pas rregulles qe ka,do te konsultoje edhe perfaqesonjesit e kombit. “ : “Kerkesat tona sot ,per te na u dhene mandati ose asistenca e njej a njej tjetres fuqi te madhe ,provon qe ne krye dobesine tone dhe u jep nje arme me teper ne dore armiqve tane kunder nesh”.

P. Evangjeli qendroi ne Paris gati dy vjet dhe zhvilloi nje veprimtari te ngjeshur politike.Per kete periudhe te veprimtarise se tij flasin dokumentet e shumta te asaj kohe.Vec veprimtarise politike si anetar i delegacionit, Pandeliu botoi disa artikuj, ku, me argumente, pergenjeshtroheshin shpifjet e propagandes antishqiptare .Me 10 qershor 1919, ne gazeten e Parisit “Le Figaro”botohej nje artikull i deputetit dhe anetarit te Akademise Franceze z.Denis Cochin, me titullin “Per Greqine”, shkrim ne te cilin mbeshteteshin pretendimet greke ne dem te Shqipërise.

Po ate dite qe u botua artikulli, Pandeliu ,i shkruante nje leter Asdrenit dhe i kerkonte qe te nisnin telegrame proteste nga Bukureshti, Kostanca, Mexhidia,Galaci, Ploeshti dhe Jashi, vec e vec, drejtuar Konferences se Paqes dhe vetem dy dite pas botimit te artikullit ,P Evangjeli,i dergoi nje leter autorit dhe shkroi nje artikull frengjisht me titull “Nje mendim i gabuar .“Letra dhe artikulli ishin nje pergjigje dinjitoze ,me argumente historike , etnike e politike qe pergenjeshtronin pretendimet e paverteta te akademikut Cochin.

Deputeti Cochin ,shkruante,ne artikulline vet, qe Gjirokastra, Himara e Korca duhej t’i jepeshin Greqise, se sipas tij, keto qytete kishin banka dhe shkolla greke dhe se para Luftes Boterore ato formonin provincen e “Epirit te Veriut”, të qeverisura nga z.Zografos dhe se ato ishin te banuara nga 120.000 greke dhe 80.000 shqiptare. Ketyre pseudoargumeteve ,Pandeliu u pergjigjej me fakte konkrete .

1--Ne zonen e permendur nuk ka as ka pasur ndonje banke greke.

2—Persa u perket shkollave, duhet ta dinit se, ne regjimin osman shkollat shqipe ndaloheshin me ligj, ndersa shkollat greke inkurajoheshin. Gjithasht, ju duhet te dinit se Korca dhe krahina jane nen autoritet ushtarake franceze dhe se aty nuk ka vecse nja dhjete shkolla greke ndermjet nja njeqind shkollave shqipe. Ne Himare e Gjirokaster ,te pushtuara nga Italia, shkollat shqipe jane shumefishuar,krahas shkollave te shumta italiane.

3—“Epiri i Veriut”,qe stergjysherit tane dhe ne jemi mesuar ta quajme Shqipëria e Jugut ,ka 300.000 banore shqiptare,pervec 17.000 grekeve qe banojne rreth Gjirokastres dhe Delvienes.

4—Zografosi ,nuk e ka qeverisur ndonjhere kete krahine, ai ka pasur misjonin e trishtuar te masakronte popullsine shqiptare te kesaj zone ,me qellim qe t’i sherbente aneksimit te saj nga qeveria greke .Veper e tij ka qene shkaterimi i 400 fshatrave shqiptare. Ju z. Cuchin ,ndoshta nuk e dinit qe ne1914 ,une si prefekt i qarkut te Korces ne kete periudhe , kam qene i detyruar ta mbroja kete qark nga sulmet e bandave te Zografosit te perbera nga ushtare greke e keqberes te mbledhur kudo, te maskuar si “epirote”.

Ne korrik 1919 Konferenca meri nje memorie te firmosur nga 2000 “shqiptare” (grekomane) me banim ne Amerike, te cilet, kerkonin qe Korca e Gjirokastra t’i bashkoheshin Greqise.

I menjehershem ishte reagimi i P.Evangjelit . Ai shkroi letra ne ShBA ,Bukuresht , Korce, ku kerkonte t’ i dergoheshin Konferences kundermemorie me sa me shume neneshkrime.

Ne letren qe i dergonte Partise politike shqiptare ne SHBA shkruante:” Ne jemi te bindur qe firmosesit e nje akti te tille nuk jane shqiptare, (shume shpejt do te dergoj kopje te memorandumit qe te kontrolloni vertetesine e firmave). Është absolutisht e nevojshme qe te merrni te gjitha masat e te formohen komisione dhe nenkomisione qe memorja juaj te mbaje te gjitha firmat e bashkatdhetareve tane shqiptare ne SHBA. Ndersa ne letren qe i dërgonte Asdrenit, lidhur me kete ceshtje, me 12 gusht 1919 i shkruante : “Ju lutem te veproni shpejt edhe pa vonese ta dergoni [memorien] ne destinacion, duke na derguar edhe neve dy kopje ose nje. Te shenoni rrugen dhe numrin e shtepise ku banon secili [nenshkrues ] , si edhe vendlindjen (d.m.th. Korce dhe Gjirokaster)”.

Ne 13 janar 1920 , perfaqesuesit e Anglise, Frances dhe Italise arriten nje kompromis sipas te cilit Shqipëria copetohej afersisht, sipas Traktatit te fshehte te Londres.Dy dite me vone P Evangjeli dhe Halil bej Gjirokastra i derguan nje proteste kryetarit te Konferences Klemanso, ku nder te tjera shkruanin :” Te forte nga e drejta jone dhe duke u bazuar mbi parimet e drejtesise e te barazise se kombeve , ne deklarojme solemnisht se populli shqiptar nuk do t’i neneshtrohet kurre asnje coptimi te teritorit dhe asnje mandati”.

Ne 23 janar 1920, i dëshpëruar për ato që po ndodhnin, Pandeliu i shkroi këtë leter Parashqevi Qiriazit:

“ Shume e ndershmja zonjeze Parashqevi, c’te te shkruaj?as zemra nuk ma do dhe dora ma refuzon!Sa i veshtire eshte lajmi qe duhet te ja u benj te njohur! Politika italjane na hengri te gjalle!....Jemi viktima te padrejtesise !Korca e bukura dhe e dashura tone Korce,shpirt i Shqipërise, jepet ne duart e grekeve si nje placke e vjeter dhe Shqipëria tjeter po copetohet dhe hidhet ne goje te tigrave....une gjithe [gjithenje ] kam pak shprese ,se ay gjak fisnik nuk u derdh per me shti shqiptare ne nje roberi te re dhe te veshtire....Une do te rri dhe pak kohe ketu dhe do te kthehem ne Bukuresht per te vazhduar detyren me themele te reja.”

Ne 4 mars 1920,kur situata kishte ndryahuar ne favorin tone, Pandeliu i dergon nje tjeter leter P.Qiriazit ku i shkruante :”....situata kritike ne te cilen kish arritur puna tone asi kohe, te cilen e kish krijuar politika e qelbur e Italise,Shqipëria coptoheshe fare......Nota e presidentit Vilson i ndryshoi punerat per me mire...Tani po presim te veshtrojme dhe noten tjeter qe pritet nga ana e presidentit." Me poshte, duke iu referuar nje pjese te delegacionit shteteror, shkruan : “ I mban mend mundimet qe kemi hequr me keta njerez nen zgjedhen e asaj politike te felliqur. Kam vuajtur shpirterish shume nga sjellja e ketyre njerezve pa ideal perfaqesues te arrivizmit pa mase....Une mbush ketu 11 muaj ,si me duket do te mbushet moti. Te prishura [shpenzime ] kam pasur shume me teper ....Le te shpetoje Shqipëria pa te gjitha hallall.”

Ne Shqipëri kishin ndodhur ndryshime te rendesishme .Kongresi i Lushnjes qe rrezoi qeverine e Durresit, e ndryshoi perberjen e delegacionit ne Paris dhe qe nga prilli i 1920-es Pandeliu do te ishte pjese e delegacionin qeveritar shqiptar.

Ne 12 tetor 1920 P .Evangjeli firmosi ne emer te delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes, kerkesen per pranimin e Shqipërise ne Lidhjen e Kombeve. .Per te mbrojtur kerkesen , ne Gjeneve, qeveria kishte caktuar nje delegacion me Fan Nolin ne krye. Lidhur me kete problem, ne Nentor 1920 F Konica i shkruante nga Roma, kete leter Pandeli Evangjelit: “I dashur mik, Peshkop Noli, i cili nga nje jave ndodhet ketu,admiroi bashke me mua energjine me te cilen e shpute perpara punen e perfaqesimit tone prane Lidhjes se Kombeve .Karten tuaj me dokumente i mora dje ne mengjes e pasi i kenduam bashke me Peshkopin, i dergova menjehere Mehmetit [Konices] kete telegram: “Sapo mora nga z.Pandeli Evangjeli nje leter me dokumenta te rendesishme me natyre ugjente“. Lidhur me detyren qe i ishte ngarkuar Nolit shkruante :’Ne te dy ishim te mendjes sa te ishte Sulejmani ne krye te kabinetit te mos akseptoje ate bare qe i dhane , po si muarem karten tuaj, ndruam mendje,se do te jete mekat te mos ndodhet nje njeri i zoti ne Gjeneve.”

Gjate gjithe kohes qe Noli ndenji ne Gjeneve, ka komunikuar rregullisht me Pandeliun, per t’i kerkuar materialet e nevojshme dhe per ta vene ne dijeni te situates . Me ne fund, Pandeliu mori telegramin e shumepritur: “Jam i lumtur tu njoftoi se sot,e premte 17 dhjetor ne oren 11.30 ,Shqipëria u pranua me unanimitet si anetare e Lidhjes se Kombeve.” Pas disa ditesh, Noli, i shkruante Pandeliut :

“Miku im i shtrenjte, tani qe perfundova me sukses misionin tim,une mendoj per ju qe kini bere percapjen e pare dhe qe kini kontribuar ne kete fitore te madhe morale te kombit tone..” Letra mbylletj me keto fjale: “Eshte e tepert tu them ,miku im i shtrenjte dhe shoku i armeve, se do te ruaj gjithmone kujtimin e bashkepunimit tuaj trimeror dhe ju falenderoj ne emer te Atdheut mirenjohes.”

Karriera Politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Padeli Evangjeli ishte akoma ne Paris kur mori telegramin e Vrionit (kryeminister i qeverise te dale nga Kongresi i Lushnjes) me date 23 nentor 1920, ku shkruhej : “Ju jeni emeruar prefekt i Korces. Atdheu ka besim te plote ne patriotizmin dhe pervojen tuaj te shquar.Une kam bindjen se ju nuk do te hezitoni fare per te pranuar kete mision kaq te rendesishem dhe kaq te nevojshem per momentin.”Pandeliu e pranoi kerkesen , por nuk u be prefekt ne Korce, sepse u caktua ne detyra te tjera te rendesishme.

Ne dhjetor 1920, qeveria” Vrioni” organizoi zgjedhjet e para per parlamentin shqiptar. Ndermjet 78 deputeteve Pandeliu u zgjodh si perfaqesues i Korces. Parlamenti hapi punimet me 21 prill 1921 ,me pershendetjen e M Turtullit dhe me pas me vote te fshehte , kryetari i parlamentit te pare shqiptar u zgjodh Pandeli Evangjeli.

Akti i pare i parlamentit, drejtuar nga Evangjeli , ishte heqja e gjithe titujve feudale ose ushtarake qe te kujtonin regjimin osman.

Pandeliu kishte nje vleresim te vecante per rolin e shtypit ne shoqeri.Kur nenprefekti i Vlores mbylli gazeten “Fjala e lire”, duke folur per kete akt, ne parlament, tha: “Ne vend qe t’i japim nje rendesi te vecante shtypit si nje fuqi ne shtet ne perkundrazi i pushojme.”

Pikepamjet e veta per organizimin dhe funksionimin e shtetit i shprehu ne nje interviste dhene gazetes “Posta e Korces” me 18 qershor 1921.Pyetjes qe lidhej me administrimin iu pergjigj:”Per cdo menyre administrimi,masa me e pare duhet marre eshte per te zgjedhur nepunes me karakter e kompetence,per me veshtru cdo ceshtje me paanesi.” Ndersa per sa i perket fushes te drejtesise shprehej:”Qeveria ka per detyre te marre masat e duhura qe kjo institute te arrije ne lartesine e saj ,qe keshtu te ndjeje populli se drejtesia jepet me paanesi te plote .Pervec kesaj,te merren masa te rrepta kunder nepunesve qe abuzojne prej ketyre dy fuqive(ligjore dhe ekzekutive). P Evangjelit theksonte qe : “Qeveria duhet te perkujdeset per shkollat dhe per te gjitha institucionet kulturore”dhe se “ Shqipëria duhet te jete nje shtet konstitucional dhe kurre absolutist “.Gjithashtu , u shpreh kunder memorandumit te K Kotes per nje administrate”autonome “ne jug te Shqipërise sepse ajo do te sillte percarje.

Duke pasur ne konsiderate provokimet e vazhdueshme greke dhe jogosllave ne kufijte tone dhe sidomos shpalljen e Republikes se Mirdites , Keshilli i Larte ,me propozim te qeverise, duke vleresuar pervojen dhe aftesite e P. Evangjelit, e emeroi ate minister te Jashtem. Ne ketefunksion, Pandeliu u tregua mjaft aktiv ,beri percapjet e duhura prane Lidhjes te Kombeve dhs Fuqive te Medha. Keto reagime bene qe me 2 tetor 1921 ceshtja shqiptare te diskutohej ne Asamblene e Lidhjes se Kombeve dhe 4 dite me vone u mor vendimi : “Keshilli pelqen emerimin e nje komisioni tri vetesh te paanshem;te niset ne Shqipëri dhe te raportoje plotesisht mbi zbatimin e vendimit te Fuqive dhe mbi cdo turbullim qe mund te ngjase ne ose afer kufirit te Shqipërise.”

Per t’u bere balle provokimeve te perseritura te Greqise dhe Jugosllavise dhe faktit qe kufijte nuk ishin caktuar perfundimisht e te tjera; Partia Popullore dhe Partia Perparimtare, vendosen qe te benin nje koalicion me emrin “Bashkimi i Shenjte” . Grupi parlamentar “Bashkimi i Shenjte “ me 11 tetor 1921 zgjodhi nje pleqesi te perbere nga Bajram Curri, Avni Rustemi e Qazim Koculi, per te propozuar qeverine e koalicionit. Me 16 tetor 1921 u formua kabineti i ri me kryeminister P. Evangjelin.

Me 19 tetor 1921 qeveria paraqiti programin e vet para parlamentit. Nder te tjera, Pandeliu u shpreh: “Nuk erdhem ne qeveri me qellim per te zene kolltuket, por vetem per t’i sherbyer Atdheut ne kete kohe te shtrenguar qe gjendet sot dhe jemi gati kurdohere qe te doje populli te hiqemi..... Ne cdo te aktivitet shteteror na shfaqen probleme te medha,zgjidhja e te cilave lyp urtesi, bashkim,energji dhe paqe.”

Kabineti i ri do te mbeshtetej ne parimin “qeverim i pelqyer prej te qeverisurve” do te behen reformat e duhura administrative ,duke modernizuar administraten dhe duke e vene ate ne baza te mira dhe te shendosha. ...Konsiderohej teper i nevojshem krijimi i nje shkolle te nalte ku te jepen mesime te se drejtes administrative , konstitucionale financiare, ekonomi–politike etj. Qe ne kete menyre ne kohen e ardhme te mos na mungojne nepunesit e ditur e te meritushem per vendet qe do t’i zene.” Pandeliu foli edhe per problemet e ekonomise, shendetesise, kultures, per shkollat, rruget, etj.

Duke pasur parasysh rreziqet qe kercenonin vendin, e per ta lene te qete qeverine te punonte, Keshilli i Larte lajmeronte mbylljen e parlamentit deri me 4 janar 1922.

Qeveria ”Evangjeli” menjehere mori masa per t'u bere balle forcave jugosllave qe kishin pushtuar nje pjese te Shqipërise verilindore dhe po perparonin ne thellesi te vendit. Ajo organizoi nje operacion kombetar nen komanden e Ahmet Zogut dhe Bajram Currit, ne krye te nje ushtrie me vullnetare te ardhur nga gjithe Shqipëria. Keto forca, jo vetem ndalen perparimin e tyre , por i nxoren jashte kufijve shteterore. Po ashtu u shtyp edhe kryengritja e Markagjoneve,ne Mirdite. Duke pasur dyshime per nje sulm grek , qeveria, organizoi ne jug nje force prej 800 vullnetaresh nen komanden e Sali Butkës.

Ndonese qeveria e Pandeli Evangjelit pati rezultate te dukshme, kur u kapercyen rreziqet dhe gjendja ne vend u qetesua, koalicioni heterogjen i “Bashkimit te Shenjte “ u perca. Ne vashdim te intrigave dhe prapaskenave ,u arrit ne nje pike kritike . Dy nga kater pjesetaret e Keshillit te Larte i kerkuan Pandeliut qe te jepte doreheqjen , sepse ne vend te tij ishte caktuar Qazim Koculi. Pandeli Evangjeli e refuzoi kerkesen duke e konsideruar joligjore. Ai e argumentoi me keto fakte: 1.Kishte votebesimin e parlamentit dhe se vetem ai kishte te drejte ta hiqte. 2.-Asnje qeveri (qeveria Koculi) nuk mund te qendroje ne detyre pa mare me pare votebesimin e parlamentit. 3 .- Kerkesa eshte firmosur vetem prej dy nga kater anetaret e Keshillit Kombetar.

Se fundmi Pandeliu u shkruante :”Me kete rast kam nderin t’u bej te njohur se parlamenti do te mblidhet me 15 te ketij muaji(dhjetor)gjer kur une jam i detyruar te qendroj ne sherbimin tim.”

Grupi antiqeveritar nuk donte te priste daten 15 dhe disa nga pjestaret e e tij, Mustafa Kruja, Hasan Prishtina, Riza Dani e të tjerë, shkuan naten ne hotel ”Internacinal”, ku banonte Pandeliu , per ta detyruar qe te jepte doreheqjen, por ai nuk bindej . Gjendja qe teper e rende, ministri i brendshem Bajram Fevziu i propozoi Pandeliut te deklaronte shtetrrethimin. Kjo mase nuk u pranua sepse do t’i bente pershtypje te keqe komisionit te kufijve, qe ndodhej ne Tirane. Ne mesnate, grupi i personave te permendur, i shkoi perseri Pandeliut dhe, nen kercenimin e armeve,i kerkoi doreheqjen. Per te menjanuar nje gjakderdhje te mundshme, Pandeliu e pranon kete kerkese.

Me 9 dhjetor 1921, kryetari i parlamentit shqiptar, Eshref Frasheri, i dergoi nje leter proteste Keshillit te Larte ne te cilen thuhej:” Me qene se qeveria e Pandeli Evangjelit u pushue dhe u shtrengua te api doreheqjen me frikesim armesh tue shkelun statutin ,si kryetar i parlamentit me gjithe deputetet qi ndodhen ketu protestojme energjikisht per kete coup d’etat i cili rezikon jeten e atdheut te dashun.”.Edhe qeveria e Q.Koculit pas 24 oresh dha doreheqjen dhe me pas ajo e Hasan Prishtines qendroi vetem 4 dite. Me 12 tetor1921 u krijua qeveria teknike e Idhomene Kosturit. 10 dite me vone parlamenti mori ne shqyrtim shkaqet e doreheqjes se qeverise se Evangjelit.

Nga diskutimet e deputeve doli qarte qe veprimet e paligjshme e te dhuneshme qe u perdoren per rrezimin e qeverise , perbenin nje grusht shteti dhe se Keshillii Larte kishte vepruar jashte kompetencave. Ne perfundim parlameniti vendosi te shkarkonte te dy anetaret e Keshillit te Larte Aqif Pashen dhe Luigj Bumcin per shkelje te kompetencave dhe per ngritjen e nje komisioni parlamentar qe do te hetonte pervec kabineteve te Qazim Koculit e Hasan Prishtines si dhe ate te Pandeli Evangjelit (me kerkesen e ketij).

Me 11 shtator 1922 P. Evangjeli u emerua Ministër i Jashtëm në kabinetin e Xhafer Ypit. Po kete detyre pati edhe ne qeverine pasardhese te kryesuar nga Ahmet Zogu, gjersa ky i fundit dha doreheqjen me 30 mars 1924

Ne fushaten elektorale per zgjedhjet e dhjetorit 1923, P.Evangjeli i bente thirrje popullit ”të zgjidhte ata njerez qe ishin te provuar ne fushen patriotike,ata qe ju inspironin respekt, siguri dhe besim,qe vendi te kete nje parlament qe te perfaqesoje vullnetin e vertete te popullit,as bollshevizem as tirani”. Ne keto votime P.Evangjeli u zgjodh ne Asamblene Kushtetuese, si perfaqesues i Korces.

Ngjarjet e 1924-es , qe sollen Nolin ne fuqi, e gjeten Pandeliun ne Bukuresht, ku kishte shkuar (me leje) per te zgjidhur problemet e familjes se tij qe banonte ne Rumani.

Pas rrezimit te qeverise se Nolit ne pushtet u kthye Zogu. Per te forcuar pozitat e veta,ai mblodhi Asanblene Kushtetuese, e cila me 21 janar 1925 shpalli Republiken Parlmentare Shqiptare. Me 31 janar, Zogu u zgjodh president i Republikes dhe shpalli dekretin per zgjedhje te reja . Ne perfundim te votimeve te majit 1925 , P Evangjeli u be anetar i senatit dhe me 24 shtator 1925, kryesenator. Ne kete detyre qendroi deri gusht 1928.

Me 17 gusht 1928 u zgjodh Asambleja Kushtetuese me 57 anetare, ndermjet te cileve dhe Pandeliu. Kjo asamble shpalli Shqipërine “Mbretni demokratike parlamentare dhe te trashegueshme” dhe Zogun “Mbret te shqiptareve”

Pas ketij akti asamblea mbaroi detyren e vet dhe u transferua ne parlament. Ne mbledhjen e tij te pare, P.Evangjeli u zgjodh kryetar i parlamentit, detyre qe e mbajti deri ne mars te vitit 1930.

Me 6 mars 1930 P. Evangjeli ngarkohet qe te formoje qeverine e re .

Duke paraqitur programin e qeverise per politiken e jashteme,P. Evangjeli tha se qeveria e tij do te punonte qe te kishte marredhenie miqesore e mirenjohjeje me Fuqite e Medha , me Lidhjene Kombeve dhe me shtetet e tjera, me te cilat qeveria kishte lidhur traktate tregtie...”.Me shtetet fqinje do te vazhdojme ne relacione miqesie ,paqeje e tregetie.”

“Gjithe nepunesit e degeve te ndryshme te administrates publike te respektojne disiplinen, te kontrollohen dhe ata qe dalin jashte ligjes te denohen rreptesisht.”

Programi i qeverise parashikonte nje ligj per reforme agrare, i cili hasi ne veshtiresi te medha dhe u zbatua pjeserisht. Nga ky ligj perfituan 1413 familje te ardhura nga Kosova.

Me 11 prill 1931 qeveria “Evangjeli” dha doreheqjen me pretekstin e mungeses te harmonise me parlamentin. Dhjetë dite me pas, P. Evangjeli u ngarkua perseri te formonte kabinetin e ri. Ne dekretin e tij mbreti shkruante: “Patriotizma dhe drejtesia juaj na jep shpresen se veprimet e qeverise qe ju do te kryesoni ne vazhdim te programit te me parshem do te meritojne besimin tone te plote.”

Kriza boterore kishte pasoja edhe ne ekonomine e vendit, veçanerisht e rende ishte gjendja ne bujqesi (per shkak te motit te pafavorshem rrezikohej te kishte zi buke ). Ne keto kushte qeveria bleu dhe u shperndau falas fshatareve te varfer 22000 kv miser, gjithashtu bleu 700 kv grure per fare, te cilat ua jepte bujqve me kusht qe t’i paguanin pas nje viti ne te holla ose ne natyre. Per te lehtesuar gjendjen, qeveria lejoi tregtaret qe te sillnin prodhime bujqesore nga Rusia (ne embargo).

Edhe pse ne veshtiresi financiare , duke vleresuar nevojen per specialiste, qeveria vendosi qe te jepte 100 bursa per ne universitetet e Evropes. Keto do t’i mernin ata qe do te fitonin konkurset e hapura per kete qellim.

Ne dhjetor 1932, per shkak te zgjedhjeve te parlamentit te ri, qeveria dha doreheqje

Me 11janar 1933, u formua kabineti i ri, i kryesuar perseri nga P Evangjeli.Duke qene nen trysnine e krizes , qeveria vendosi qe te ulte rrogat e nepunesve dhe shperblimet e deputeteve 12.5  % , si dhe uljen e shpenzemeve te te gjitha zyrave ne masen 25 % . Nje varg reformash u kryen ne sektorin e arsimit per te konsoliduar shkollen kombetare shqiptare.U mbyllen shkollat fillore e profesionale italiane dhe greke .Per shkollat qe mbeten , u ndalua mesimi i detyrueshem i italishtes dhe greqishtes. Te gjitha lendet e tjera do te zhvilloheshin ne gjuhen shqipe.

Me 1933 qeveria “Evangjeli” lajmeroi palen italiane qe do te denonconte te gjitha marrveshjet tregtare , sepse zbatoheshin ne menyre te njeanshme dhe nuk merrnin parasysh interesat shqiptare.Keto e te tjera veprime i acaruan aq shume marredheniet me Italine sa me 23qershor 1934 ajo e kercenoi hapur shtetin shqiptar duke ankoruar 22 anije lufte ne hyrje te portit te Durresit. E ndodhur ne veshtiresi ekonomike dhe politike, qeveria kerkoi ndihme nga Lidhja e Kombeve, Anglia, Franca, Belgjika etj., por nuk gjeti pergjigje. Ne kete kohe u firmosen disa marreveshje tregtare me Greqine e Jugosllavine, per te zbutur veshtiresite ekonomike, qe ndikuan edhe ne permiresimin e marredhenieve politike me keto shtete.

Qeveria e P Evagjelit ,duke pare se nuk mund t’i jepte zgjidhje kesaj situate ,dha doreheqjen me 16 tetor 1935.

Ne zgjedhjet parlamentare te 31 janarit 1937 P .Evangjeli ishte deputeti me i votuar i qarkut te Korces. Ai u zgjodh kryetar i parlamentit duke marre 48 vota nga 51 te mundshme

Pandeli Evagjeli qendroi ne krye te parlamentit deri sa Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.

Periudha pas pushtimit fashist[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas pushtimit ,ai u terhoq nga jeta politike dhe nuk i pranoi ofertat honorifike te bera nga qeverite fashiste, nuk mori pjese ne Asamblene Kushtetuese me 12 prill 1939 dhe refuzoi cdo ftese per te qene i pranishem ne ceremoni zyrtare.

Çlirimin e Shqipërise e priti me gezim dhe emocion, por shpejt u zhgenjye sepse ne vend te demokracise qe shpresonte, u instalua nje diktature e eger .Grushtit te kesaj diktature nuk i shpetoi as P . Evangjeli dhe familja e tij .Gjithe veprimtaria e tij politike e patriotike u fshi nga historia e Shqipërise, emri i tij nuk gjendej as ne enciklopedine shqiptare. Me 1946 familja e Pandeliut u nxor nga shtepia e vet (e cila me vone u shtetezua) dhe ne 1947 u debuan nga Tirana si familje e padeshiruar per regjimin.

Vitet e fundit i kaloi ne Korce ,i deshperuar per gjendjen ne te cilen e shihte Shqipërine, por optimist per te ardhmen e saj. Pandeliu thoshte: “Shqipëria do te behet por une nuk do te jem “

Vdiq ne Korce me 14 shtator 1949, ne moshen 90-vjecare dhe u varros me nje ceremoni te thjeshte, i percjelle nga shume bashkeqytetare qe e donin dhe e respektonin.

Per merita ne sherbim te Atdheut dhe per kontributin e dhene ne shvillimin e maredhenive miqesore me vendet e tjera ,Pandeliut i jane dhene keto dekorata :

· Kordon i madh i urdhrit “ BESA “(Shqipëri)

· Kordon i madh i urdhrit “Sf. SAVA “ (Jugosllavi)

· “MARE CRUCE I STEAU RUMANICI ‘’ (Rumani)

· “GRAND CROUCE DE LA COURONE DE CHENE”(Luksemburg)

· Kordon imadh “ CORONA D’ ITALIA “ (i St. Maricio e Liezarios , Itali).

Pas vdekjes , me 27 nentor 1992, iu akordua “URDHRI I LIRISE TE KLASIT TE PARE” me motivacionin: “ Luftetar i shquar i ceshtjes kombetare. Ka dhene nje kontribut te madh ne luften per forcimin e shtetit te pavarur shqiptar dhe ruajtjen e teresise tokesore te vendit tone”.

Ne 17 dhjetor 2007 (pas vdekjes ) P. Evangjelit ui akordua urdhri “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU” me motivacionin: “ Per kontribut te shquar ne Levizjen Kombetare per pavaresi dhe ne krijimin e kosolidimin e Shtetit Shqiptar”

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Deklarata
  2. ^ Shqipëria: Kronologji (Anglisht)