Papirusi
Papirusi është material për shkrim, i përfituar nga bima e quajtur Cyperus papyrus, e cila rritet në luginën e lumit Nil. Papirusi përdorej në Egjipt që nga viti 3000 p.e.r. Në Greqi ka ardhë në shekullin e VII p.e.r., dhe nga këtu më vonë në Romë, pastaj në pjesët tjera të Europës, ku si material për shkrim është përdorur deri në shkekullin e X-të. Papirusi sipas kualitetit haset në lloje të ndryshme, nga më i presuari (charta regia) deri te i papërpunuari (emparetica). Në ruajtjen dhe hulumtimin e fletëve të papirusit mirret një fushë e veçantë e dijes që quhet – papirologjia.
[redakto] Përpunimi i papirusit
Procesi i përpunimit të papirusit ishte i thjeshtë. Fletët me një gjerësi sa një shuplakë dore shkurtoheshin në gjatësi 15 deri në 30 cm, dhe me këtë fitoheshin fletë me faqe më të forta.
[redakto] Përdorimi
Papirusi një kohë ishte prodhimi kryesor për eksport i Egjiptit. Në një kohë pothuajse të gjitha dokumentet diplomatike, deri sa nuk ishte pergamena janë shkruar në papirus. Çdo pjesë e papirusit ishte e vulosur me një vulë të veçantë për ta vërtëtuar vlerën e saj.
[redakto] Lidhjet e jashtme
- Leuven Homepage of Papyrus Collections
- Papyrus Institute: Homepage of the company founded by Dr. Hassan Ragab.
- Complete List of Greek NT Papyri
- Ancient Egyptian Papyrus - Aldokkan
