Parë Mes Verde

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
SpruceTreeHouse.JPG

Parku Mesa VerdeColorado, ShBA , që shpanjisht do të thotë tavolina e gjelbër, ofron një udhëtim të mrekullueshëm në jetën e banorëve pueblo, të cilët jetuan këtu për mbi 700 vjet, nga viti 600 i erës së re deri në vitin 1300. Sot parku është streha mbrojtëse e mbi 4000 objekteve të njohura arkeologjike, përfshirë 600 ndërtime në faqet e maleve. Këto janë disa nga zbulimet më të shënuara arkeologjike dhe më të mbrojtura në Shtetet e Bashkuara. Në skajin jugperëndimor të Kolorados shtrihet parku kombëtar Mesa Verde, një nga pasuritë më të mëdha arkeologjike të Shteteve të Bashkuara dhe një nga zonat me misteret më të vjetra. Këto qytete në shpatet e maleve u ndërtuar nga banorët periudhës parahistorike të gurit. Navahot i quajtën ata njerëz antikë, anasazë. Këto struktura të famshme janë vetëm një pjesë e historisë së Mesa Verdes. Anasazët u vendosën këtu 600 vjet pas lindjes së Krishtit dhe qendruan në Mesa për më shumë se 700 vjet, por pastaj u zhdukën. Shekuj më parë paraardhësit e tyre bënë transformime të mëdha, nga gjuetarë në fermerë që punon me mjete të thjeshta. Ata kultivuan kungullin, fasulet dhe misrin në tokën e shkretëtirës.

SpruceTreeHouseLong.jpg

Fillimisht ata ndërtuan kasolle prej balte. Më pas pueblot që u ngjajnë atyre që përdorin indianët Hopi të Arizonës. Ata ndërtuan këto struktura fantastike nga fundi i periudhës së banimit të tyre këtu, pallatet e shkrepave me më shumë se 200 dhoma. Që nga zbulimi i tyre, pallatat e shkrepave i kanë bërë arkeologët të ngrenë vazhdimisht pyetjen, pse ndodhi kështu? Pse banorët lanë pueblot dhe ndërtuan dhe ndërtuan banesat e tyre nëpër shkrepa? Ku shkuan ata? A u larguan ata nga thatësira apo nga luftërat? Ushqimi i magazinua këtu dhe enët që lanë pas, tregojnë se ata kishin në plan të vinin përsëri, por historia tregon se nuk u kthyen kurrë më . Sot, këto rënoja qendrojnë si monument i të kaluar të tyre.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Zëri i Amerikës