Parathormoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gjëndrat paratiroide ku prodhohet parathormoni

Parathormoni e rregullon metabolizmin e Ca dhe P në organizëm. Ky hormon e siguron një përqendrim mjaft konstant e këtyre elelmentevve në gjak (Ca= 9-11 mg %, P= 3-5 mg %). Kur mungon ky hormon atëheë bie sasia e Ca në gjak (hipokalcemia), kurse në të njejtën kohë rritet sasia e fosforit, sepse në organizëm kalciumi dhe acidi fosforik janë të deponuar në eshtra në formë të kripës së kalciumi-fosfatit.

Sekretimi i parathormonit varet nga kalcemia. Hipokalcemia shkakton rritjen e sekretimit, kurse hiperkalcemia e zvogëlon sekretimin e parathormonit. Rritja e Ca në gjak (hiperkalcemia) e zvogëlon ngacmueshmërinë neuromuskulore. Në këtë rast dobësohen muskujt, shfaqen çrregullime në lëvizjet e lukthit dhe të zorrëve. Kur rritet sekretimi i Ca përmes urinës pas një kohe krijohen edhe gurëzit në veshka.