Parga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Pargë, (greqisht: Párga[Πάργα]), është fshat në Qarku e Prevezës,’ Greqi. Fshati ka 3,569 banorë.

Parga nga Francesco Hayez (1791–1882).

Qyteza e Pargës gjendet në një gji idilik të Detit Jon, buzë maleve të Epirit. Në çdo ciceron turistik përshkruhet si njëri ndër vendet më të bukura të Greqisë. Sidomos në muajin gusht në Pargë pushojnë mijëra turistë nga Italia, Gjermania, Britania e Madhe, por edhe nga vendet e Ballkanit.

Pamje me veshtrim nga deti.
Shtepi tradicionale.

Shumica e banorëve të Pargës janë arvanitë, domethënë vendas, autoktonë, shqiptarë, “alvanitë”, siç thonë. Kanë qëndruar këtu përkundër stuhive të historisë. Shumica e banorëve janë asimiluar, deklarohen si grekë, por shqip flasin ende, sidomos gjenerata e mesme dhe e moshuara.

Të gjitha kodrinat janë të mbuluara nga druri i ullirit. Mesatarisht prej çdo rrënje parganjotët vjelin deri në 300 kilogramë ullinj. Nëpër oborret e shtëpive dhe në kodrinat përreth banorët vjelin edhe limona e portokaj. Falë zhvillimit të turizmit shumë banorë të Pargës janë kthyer nga mërgimi, kryesisht nga Gjermania, ku kishin shkuar si punëtor krahu në vitet 50-të dhe 60-të, kur Greqia ishte një vend i varfër. Ata në vendlindjen e tyre kanë hapur taverna dhe kanë ndërtuar shtëpi, të cilat i japin me qira gjatë sezonës turistike.

Qyteti i Pargës ka tri plazhe të mrekullueshme. Lichnos, Valtos dhe plazhin pranë portit.

[redakto] Historia

Në Mesjetë Parga kishte një rëndësi të madhe strategjike. Për këtë qytezë interesoheshin oborret mbretërore të Stambollit, Venedikut, Parisit dhe Londrës. Në vitin 1401 Parga ra nën mbrojtjen e Venedikut. Më 1452 e pushtuan turqit, por dy vite me vonë u çlirua nga venedikasit. Në vitin 1537 Parga u plaçkit dhe shkatërrua nga pirati osman Hajredin Barbarosa, i njohur si zotërues i detërave. Në lagjen Beshiktash të Stambollit gjendet një përmendore në kujtim të tij.

Nën mbrojtjen e Venedikut Parga u shndërrua në portin më të rëndësishëm të Epirit. Në vitet vijuese sundimtarët e Pargës u ndërruan disa herë. Në vitin 1819 Ali Pashë Tepelena vendosi ta blejë nga anglezët këtë qytet, i cili i krijonte telashe, sepse ishte territor i administruar nga të huajt në pashallëkun e Janinës.

[redakto] Galeri pamjesh

Pamje e Parges
Die alte Festung über Parga
Parga, am Strand
Wälder oberhalb Pargas

[redakto] Burimet

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera