Parku Arkeologjik në Shkodër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Parku Arkeologjik në Shkodër ndodhet në qytetin e Shkodrës.

Kalaja e Rozafës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ruan në brendësi te saj gjurme te antikitetit. Formën e plote që ka tani kjo kala e ka marre aty mes shek. XIII-XIV. Në periudha te ndryshme në te kane vene dore kryesisht në fortifikim dhe ndërtesa shoqërore që nga Balshajt shek. XIV, Venecianet shek XV dhe për te vazhduar me pas me ndërtimet turke shek XVI dhe ato te feudaleve shqiptar te shek. XVIII-XIX.

Kalaja ka një sipërfaqe prej 3,6 ha dhe është e ndare në tre oborre. Muret rrethuese te kalasë kane një perimetër prej 911m. Brenda oborreve dallojmë ndërtime si shoqërore (objekt kulti, depo, saranxha, burgu) dhe ato fortifikuese si kulla, mure. Përfundimisht kalaja u braktis në vitin 1858 kur qeveritaret dhe administrata e qytetit u shpërngul për në qytet.

Kapitaneria e Kalasë Shkodër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërtuar në periudhën Venedikase. Ka një gjatësi prej 20 m, gjerësi 8 m, lartësi 9 m. Muret në katine pare kane një trashësi prej 2,10 m ndërsa në katin e dyte 1,90 m. Porta që ka sot është e periudhës turke dhe kjo dallohet nga simboli që ka te harku mbi porte. Frenxhijt e katit te II janë topash. Mbulesa e kapitanerisë është prej pllake guri. Është përdorur si vendqëndrim i garnizonit ushtarak dhe i depo armesh. Sot funksionon si muze i kështjellës.

Objekti i kultit (Kisha-Xhami)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndodhet pranë mureve rrethuese, në anën veriperëndimore te kalasë. Ajo përbehet nga Naosi, mjedisi i altarit, dhe hajati në anën jugore. Në këndin e formuar në anën e jashtme, nga këto te fundit është ndërtuar me 1479 minarja pas pushtimit turk. Me përjashtim te mureve te mjedisit te altarit, pjesërisht te rrezuara, muret e tjerë ruhen në lartësi te mire.

Objekti është ndërtuar në fund te shek. XIII. Është ndërtuar sipas stilit romanik që është përdorur në kishat e kësaj periudhe në Dalmacinë Jugore, dhe Shqipërinë Veriperëndimore. Në shek. XIII është ndërtuar salla e kthina e altarit. Në shek. XV është ndërtuar hajati. Në pjesën jugore te saj ndodhet porta dhe tri dritare te hapura pas modifikimit te absidës nga turqit. Dritaret kane një gjerësi prej 1,25 m ndërsa dy shtyllat kane një gjerësi prej 1,34 m. Pas pushtimit turk kthehet në xhami dhe ndërtohet minarja.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]