Partia Komuniste e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Partia Komuniste Shqiptare)
Shko te: navigacion, kërko

Partia Komuniste Shqiptare ose shkurt PKSH u formua në 8 nëntor të vitit 1941 me bashkimin e grupeve të komuniste të cilët deri në atë kohë luftonin të vecuar nga njëri-tjetri. Koordinimin për këtë bashkim e bëri malazezi Miladin Popovic. Në formimin e PKSH-ës nuk u zgjodh udheheqësi i saj, por koordinator i degëve të partisë u caktua Enver Hoxha i cili ishte sekretar i partisë në Tiranë, por në mars 1943 në Konferecen e Vendit, E.Hoxha zgjidhet kryetar partie. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërisë nga Italia dhe Gjermania, PKSH-ja merr pushtetin në dorë dhe E.Hoxha në këtë periudhë luante rolin e kryeministrit, ministrit të punëve të jashtme, ministrit të mbrojtjës dhe udhëheqte ushtrinë e vendit.

Me vendim të Kongresit të Parë PKSH e ndryshoi emrin në PPSH.

Ritrasformimi i PPSH-së në PKSH[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas viteve 2000, Hysni Milloshi arriti me shumë përpjekje të rikrijonte PKSH e'u zgjodh Sekretar i Parë i saj. Në zgjedhjet e vitit 2003 e 2007 PKSH ka përkrahur PS-në dhe kandidatët e saj në zgjedhjet përkatëse. Por në vitin 2011 ajo debohet nga koalicioni i majtë i PS-së, ndaj në zgjedhjet vendore PKSH vendos të kanidoj e vetme duke nxjerr kandidatin e tretë për Tiranën Hysni Milloshin, perballe Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.[1] Në këto zgjedhje Milloshi nuk arriti të fitonte pasi mori 1394 vota[2].

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Hysni Milloshi

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Hysni Milloshi: Do punoj me Berishën. Ja si më ndihmoi LSI për të kandiduar | Gazeta Tema
  2. ^ Kqz - Rezultati Paraprak