Partia e Gjelbër e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Partia e Gjelbër e Shqipërisë
Kryetar Edlir Petanaj
Viti i krijimit 2001
Shtypi Gazeta e Gjelbër
Organi i rinisë Rinia e Gjelbër
Spektri politik Qendra e majtë
Pjesëmarrja ndërkombëtare Të Gjelbrit Globalë
Pjesëmarrja europiane Partia e Gjelbër Evropiane
Ngjyra zyrtare E Gjelbër
Faqja zyrtare e Internetit
pgj.al

Partia e Gjelbër e Shqipërisë është parti politike në Shqipëri. Partia e Gjelbër udhëhiqet nga ideologjia e gjelbër, pjesë e ideologjisë së gjelbër të partive të tjera të gjelbra evropiane.

Histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Të Gjelbrit në Shqipëri lindën si një domosdoshmëri politike duke zënë vendin e tyre në politikën shqiptare. Një grup i cili bënte pjesë në Partinë Agrare dhe Ambjenatliste dhe të tjerë të gjelbër. Rëndësia dhe urgjenca për zgjidhjen e shqetësimeve të shumta ekologjike në Shqipëri bëri të mundur që në skenën politike me nismën e një grupi intelektualësh të rinj të fushave të ndryshme, të krijohej më 1 shtator 2001 lëvizja politike me emrin "Të Gjelbrit e Shqipërisë". Kësaj lëvizje ju bashkuan grupimet mjedisore dhe klubet ekologjike që përfaqësonin shoqërinë civile mjedisore. Kjo lëvizje politike u krijua për të dhënë alarmin për krizën ekologjike që po kalojmë. Që në fillimet e saj ajo mori një sërë hapash konkrete për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e popullsisë për të reaguar ndaj kësaj krize. “Të Gjelbrit" hartuan një platformë politike e cila parashtron alternativat dhe rrugët që duhen ndjekur për kapërcimin e kësaj krizë ekologjike. Kjo platformë politike duhej të diskutohej me një numër sa më të gjerë njerëzish në të gjithë vendin. Kjo gjë solli krijimin e lëvizjeve të Gjelbra në nivel lokal në të 12 Qarqet e vendit. Një sërë aktivitetesh pasuan veprimtarinë politike të “Të Gjelbërve”. Protestat zinin një vend të rëndësishëm. Përmes tyre “Të Gjelbërit” reagonin ndaj shkatërrimit të mjedisit dhe ndotjes si dhe sensibilizonin opinionin publik. Për këtë arsye Partia e Gjelbër ndërmori një sërë aksionesh konkrete për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e popullsisë si: seminare, work-shop, konferenca mjedisore, shpërndarje posterash, fletëpalosjesh, veprimtari për pastrimin e territorit dhe reduktimin e mbetjeve, etj. Kjo veprimtari gjeti mbështetje të gjerë në shtresa të ndryshme të popullsisë. Ajo që binte me shumë në sy ishte rinia studentore e cila zinte njëvend të rëndësishëm në të gjitha aktivitetet e organizuara. Shumë shpejt “Të Gjelbërit” vendosën të jenë pjesë e familjes së Gjelbër Evropiane. Kjo nismë e re politike kërkonte një angazhim më të fuqishëm për ta shndërruar këtë “Lëvizje të Gjelbër” në një institucion të mirëfilltë politik bazuar mbi parimet e Partisë së Gjelbër Evropiane. Më 13 Tetor 2008, Partia e Gjelbër bëhet anëtare më të drejta të plota e Partisë së Gjelbër Evropiane. Ajo ka përfaqësuesin e saj me të drejtë vote në Këshillin e Përgjithshëm të Partisë së Gjelbër Evropiane.

Nën moton Mjedisi mbrohet me votë, Të Gjelbërit morën pjesë për herë të parë në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 12.10.2003 duke fituar dhe këshilltarë lokal. Kështu filloi përfaqësimi i tyre në strukturat vendimmarrëse vendore. Që nga ajo kohë, Partia e Gjelbër merr pjesë rregullisht në zgjedhjet vendore dhe parlamentare që janë zhvilluar. Në zgjedhjet e fundit për organet e qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011, Partia e Gjelbër arriti një rezultat shumë të mirë, si në numrin e votave të fituara, të cilat ishin 20 herë më shumë se zgjedhjet paraardhëse, por dhe rritjes së numrit të këshilltarëve, i cili ishte 5 herë më shumë se në zgjedhjet e shkuara.

Struktura[redakto | redakto tekstin burimor]

Programi politik[redakto | redakto tekstin burimor]

Partia e Gjelbër u krijua me një mision politik i cili është: “Dhënia e alarmit dhe zgjidhjet përkatëse për krizën e rëndë mjedisore që po kalon vendi ynë dhe ndërgjegjësimi i opinionit publik për të reaguar”.

Ideja themelore e gjelbër e ka pikënisjen tek katër solidaritetet: Solidaritet me llojet, natyrën dhe sistemin ekologjik Solidaritet me gjeneratat e ardhshme Solidaritet me popullin e vendit tonë Solidaritet me popujt e botës Vizioni i Partisë së Gjelbër është ai i një shoqërie të qëndrueshme ekologjike dhe sociale ku bashkohen ndërgjegjshmëria, solidariteti dhe liria. Partia e Gjelbër është një lëvizje që princip të politikës së saj ka një zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri dhe një mënyrë zhvillimi që respekton të drejtat e Njeriut, si lirinë, drejtësinë, barazinë, demokracinë, paqen dhe ngre bazat e përgjegjësisë për mjedisin. Lëvizja jonë politike shtrihet në disa fusha sociale : aktivitete mjedisore dhe anti–nukleare një politikë të paqes kundër dhunës dhe konflikteve zhvillimin e lëvizjeve feministe, të cilat luftojnë për një barazi të vërtetë ndërmjet burrit dhe gruas lëvizjet për liri dhe për të drejtat e njeriut që luftojnë kundër regjimeve totalitare lëvizjet për drejtësi socilale dhe solidaritet.

Kjo lëvizje politike bazohet në disa principe bazë :

Përgjegjësitë për mjedisin[redakto | redakto tekstin burimor]

Për ”Të Gjelbërit” mjedisi është një e drejtë humane dhe një vlerë e përbashkët. Çdo gjë që siguron natyra duhet të shikohet si vlerë e përbashkët. Mbrojtja e këtyre”të përbashkëtave është pjesë e përgjegjësive ekologjike të Partisë së Gjelbër. Të Gjelbërit besojnë se secila prej specieve të gjalla të ndryshme në vendin tonë ka një vlerë të pazëvendësueshme dhe për këtë është e nevojshme të jetë e mbrojtur. Pasuria e vendit, prodhimi, konsumi dhe tregëtimi pa kriter po kontribuon në varfërinë e vazhdueshme të pjesës më të madhe të resurseve duke shkaktuar një degradim të madh të mjedisit. Të Gjelbrit kërkojnë që politikat ekonomike dhe tregtare të shërbejnë për arritjen e objektivave sociale dhe mjedisore dhe jo vetëm si tregues ekonomik të rritjes së prodhimit. Eko-zhvillimi mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit në të gjithë sektorët e jetës. Secili qytetar ka të njëjtat të drejta për një ndarje të drejtë të burimeve që ekzistojnë në vend dhe njëkohësisht duhet të mbajë të njëjtën përgjegjësi për t’i garantuar brezat e ardhshëm që dhe ata të mund të gëzojnë të njëjtat të mira materiale.

Autonomia individuale[redakto | redakto tekstin burimor]

Të drejtat njerëzore janë të drejtat individuale bazë të cilat nuk mund të reduktohen. Janë të vlefshme për të gjithë individët pa diskriminim mbi bazë race, mundësie, orientimi seksual, besimi fetar, moshe, origjine kombëtare apo etnike. Të gjithë duhet të kenë të drejtë të bëjnë zgjedhjen e tyre, të shprehin vetveten në mënyrë të lirë dhe t’i japin formën që duan jetës së tyre personale pa u ndikuar negativisht nga mendimet e të tjerëve. Por kjo liri nuk është ekskluzive për anën materiale; ajo përfshin dimensione sociale, kulturale, intelektuale dhe shpirtërore të jetës njerëzore. Këto të drejta duhet të garantohen nga ligji dhe të mësohen në shkollë si baza themelore të shoqërisë tonë. Ne të Gjelbrit do të luftojmë për t’i patur ato, duke propozuar solidarit, edukim, zhvillim, bashkëpunim dhe mbrojtje nga dhuna, presioni dhe diskriminimi.

Demokracia gjithëpërfshirëse[redakto | redakto tekstin burimor]

Të Gjelbërit janë për demokracinë parlamentare, sistemin e pluripartizmit dhe autonominë e pushtetit vendor, për një sistem gjyqësor të pavarur, për një rend dhe qetësi të garantuar, për një shtet në shërbim të qytetarëve që të mbrojë dhe sigurojë të drejtat e njeriut sipas standardeve bashkëkohore dhe të Kushtetutës së Shqipërisë. Besimi ynë në demokraci është bazuar mbi një njohje të heshtur të të gjithë individëve si të barabartë. Për të inkurajuar një nivel maksimal të veprimit, procesi politik i vendimarrjes duhet të jetë demokratik, gjithëpërfshirës, transparent dhe plotësisht i pranueshëm për të gjithë. Zhvillimi i qëndrueshëm ka nevojë për pjesëmarrjen dhe të marrjen e përgjegjësive të të gjithë njerëzëve dhe gjithashtu kërkohet një ndarje e drejtë e të mirave materiale. Interesave të minoritarëve duhet t’u jepet vëmendja dhe kujdesi i duhur. Të drejtat njerëzore dhe e drejta individuale e integrimit janë themelore në politikat e Të Gjelbërve. Të Gjelbërit janë për një kontroll demokratik dhe transparencë të institucioneve të pushtetit duke njohur kërkesat për pjesëmarrjen aktive në procesin e vendim-marrjes në të gjithë sektorët shoqëror. Për më tepër ”Të Gjelbërit” janë për një shpërndarje të pushteteve në qeveri, me qëllim që të rritet influenca e popullit mbi vendimet që kontrollojnë jetën e tyre. Nivele të caktuara të pushtetit duhet të decentralizohen nga shteti në komunitete dhe rajone.

Decentralizimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Të Gjelbrit janë për reduktimin e pushtetit qendror dhe rritjen e përgjegjësisë së individëve, institucioneve, komuniteteve dhe rajoneve, për një shoqëri demokratike të decentralizuar me institucionet tona politike, ekonomike dhe shoqërore me pushtet në shkallë të vogël që është efiçente dhe praktike.

Zgjerimi i drejtësisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Politikat e Gjelbëra janë bazuar në principet e drejtësisë. Ato bazohen në një shpërndarje të drejtë të të mirave të shoqërisë duke i kushtuar një vëmendje të veçantë individëve në nevojë. Të Gjelbërit janë për drejtësi sociale, për të drejtat e barabarta për gratë, për drejtësi midis brezave dhe për drejtësi në nivel kombëtar dhe lokal. Drejtësia sociale siguron që çdo njeri të ketë akses në burimet jetësore dhe sociale: shkollimin, punën dhe pjesëmarrjen demokratike. Një akses i drejtë duhet të mbrohet institucionalisht. Shkollimi është një faktor vendimtar në formimin e secilit individ. Pjesëmarrja demokratike është një kërkesë bazë për të qenë të përfshirë në shoqëri dhe për të ndihmuar që t’i japim formë asaj përmes kontributit për zhvillimin shoqëror.. Barazia gjinore. Drejtësia është gjithashtu një e drejtë gjinore. Gruaja dhe burri duhet të gëzojnë të njëjtën fuqi. Gjithmonë ata duhet të jetojnë jetën e tyre në paqe.

Drejtësi ndërmjet brezave do të thotë një obligim i brezave më të vjetër për t’i dhënë në dorëzim trashëgiminë ambjentale, sociale dhe kulturore më të rinjve në mënyrë të qëndrueshme. Drejtësia ndërmjet brezave gjithashtu përfshin një obligim për brezat e rinj për t’u kujdesur për brezat më të vjetër të popullatës. Kjo drejtësi duhet të sigurojë që të gjithë brezat të mund të marrin pjesë dhe të kontribuojnë aktivisht në shoqëri. Drejtësi në nivel kombëtar

Drejtësia në nivel kombëtar është gjithashtu një çështje shumë e rëndësishme. Drejtësia kërkon solidaritet kombëtar, jo–diskriminim dhe gjithëpërfshirjen e qytetarëve në prceset e zhvillimit. Solidariteti duhet të udhëheqë shoqërinë tonë. Për këtë arsye ne duam që të investojmë në rrjete pune dhe komunitete, të cilat, me inkurajimin e shtetit, praktikojnë një mbështetje të heshtur të solidaritetit dhe integrimit të të gjithë shtresave shoqërore.

Diversiteti[redakto | redakto tekstin burimor]

Shoqëria, civilizimi dhe kultura janë zhvilluar nëpërmjet ndryshueshmërisë. Të Gjelbërit besojnë tek diversiteti si një nga kushtet e suksesit. Diversiteti rrit bashkëveprimin mes individëve dhe grupeve të çfarëdolloji shoqëror duke garantuar zhvillimin e qëndrueshëm. Ajo është një masë paraprake kundër intolerancës, ekstremizmit dhe totalitarizmit. Ka një sërë dimensionesh: gjinore, sociale, kulturale, shpirtërore, filozofike, fetare, gjuhësore, ekonomike, etnike, seksuale dhe rajonale. Kjo mund të shprehet prej individëve ose prej grupeve sociale. Ne duhet madje të mbrojmë diversitetin në opinione politike dhe ideologjike. Po ashtu ne përkrahim mbrojtjen e diversitetit të specive në natyrë. Diversiteti duhet mbrojtur në ato momente që rrezikohet dhe ka nevojë për njohje, kuptim të heshtur dhe respekt si dhe sa herë të jetë e nevojshme t’i bëhet një mbrojtje aktive. Format kundër dhunës janë një pjesë kryesore e filozofisë së Gjelbër. Një parim bazë i të Gjelbërve është se mjetet e përdorura për zgjidhjen e konflikteve duhet të kenë si objektiv drejtësinë dhe paqen. Të Gjelbërit janë për forcimin e mirëkuptimit. Të Gjelbërit duan të shohin sa më pak ndërhyrje ushtarake dhe implementimin e konceptit të një politike për siguri civile. Kjo kërkon zhvillimin e çështjeve të rëndësishme për parandalimin si edhe menaxhimin e konflikteve civile.

Drejtësi globale[redakto | redakto tekstin burimor]

Lufta për të drejtat e njeriut, për demokraci, drejtësi si dhe një politikë të mjedisit të qëndrueshëm nuk na përket vetëm ne në Shqipëri. Teknologjia e informacionit si dhe zhvillimi teknik na ka afruar më afër njëri tjetrit, por njëkohësisht, padrejtësitë, varfëria si dhe problemet e mjedisit në botë janë shtuar. Në këtë botë të pasur, duhet që të harxhojmë më pak resurset e globit. Bota është sot përballë sfidave gjigante. Uria dhe sëmundjet në botë janë një dukuri e dukshme e një pjese të madhe të njerëzimit. Konfliktet e armatosura, shtypja si dhe kufizimet e të drejtave qytetare, njerëzore dhe politike, pengojnë që njerëzit të jetojnë në liri. Është plotësisht e mundur ta zhdukim urinë në botë. Ne punojmë që uria në botë të jetë zero. Për ne është e papranueshme që njeriu të vdesë nga mungesa e ushqimit. Të Gjelbërit dëshirojnë që Shqipëria të veprojë solidarisht duke dhënë kontributin e saj në zhdukjen e varfërisërisë globale. Ne angazhohemi dhe përkrahim një solidarizim global dhe një rend të drejtë në botë. Duhet të ndryshojmë dhe të përshtasim mënyrën e jetesës në një hapësirë të drejtë mjedisi ku do të jetë e mundur për të gjithë ne popujt e botës që të jetojmë brenda kësaj hapësire e cila duhet të na garantojë një cilësi më të mirë jetese.

Zhvillimi i qëndrueshëm[redakto | redakto tekstin burimor]

Vlerat të tilla si përgjegjësia mjedisore, ajo e drejtësisë, lirisë, diversitetit si edhe paqes, për Partinë e Gjelbër janë çështje të cilat përkrahen dhe mbrohen edhe nga familje e tjera politike. Por ajo çfarë na përkufizon dhe dallon Të Gjelbrit është se i konsiderojnë këto vlera si të ndërvarura nga njëra – tjetra dhe si të pandara. Si një e tërë, ato përkufizojnë të gjitha veprimet tona drejt një zhvillimi të qëndrueshëm social, kulturor, mjedisor dhe ekonomik të shoqërisë tonë. Eko-zhvillimi është koncepti i një zhvillimi të qëndrueshëm për vendin, pasi vetëm ai mund të realizojë njëkohësisht zhvillimin e qëndrueshëm në fushat sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]