Sanxhaku i Smederevës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pashallëku i Beogradit)

Sanxhaku i Smederevës i njohur jozyrtarisht edhe si Pashallëku i Beogradit, gjatë sundimit Osman ka qenë njësi administrative ushtarake e Sulltanit. Sanxhakbeu i parë i këtij sanxhaku ka qenë Gazi Ali Beu (Mihalogllu) nga Bullgaria. Në vitet 1800 ka filluar çlirimi i kësaj hapësire dhe ka vazhduar deri më 1875 me çrast janë çliruar dhe pastruar nga etnia Shqiptare autoktone dhe etni tjera ballkanike me përkatësi fetare myslimane edhe 6 nahije tjera. Nga ky sanxhak ka filluar krijimi i shtetit serb i cili që nga themelimi ka ndjekur një politikë agresive ndaj etnive të tjera që nuk e pranonin asimilimin.

Me spastrimet etnike dhe fetare që bëri ky pushtet nga Lugina e Moravës (ndër ta 150.000 shqiptarë), regjimi i dinastisë së Obrenoviqëve (1817-1903) vazhdon politiken e njëjtë dhe ja arrinë që të thirrë në jetë Principatën e Serbisë. Nga kjo principatë lëshohen urdhëresa të ndryshme me qëllim të vijimit të politikës së filluar dhe kështu më 1832 lëshohet urdhëresa me të cilën ndalohet qarkullimi i shqiptarëve dhe boshnjakëve në territorin e saj. Kjo urdhëresë i drejtohej kryesisht vendasve shqiptarë dhe boshnjak d.m.th ata duheshin të paraqiteshin si Serb përndryshe pasonte tortura (dënim me 25 goditje me shkopinj). Pas dy viteve (1834) po nga zyrtarët e kësaj principate lëshohet urdhëresa që ushtria e rregullt e posaformuar ta përdor strategjine e tokes se djegur pra ()të djegë fshatra te cilat nuk i nënshtroheshin asimilimit.

Me Paqen e Parisit më 1856, kjo principatë e fiton një lloj mbështetje nga fuqitë e mëdha, dhe këtë mbështetje e shfrytëzon për të larguar të gjithë shqiptarët nga qyteti i Shumadisë dhe nga Hercegovina.

Më 2 mars 1865, Knjaz Mihajli nxjerrë ligjin për kolonizimin e vendeve të marra nga të ndjekurit. Ky ligj edhe fillon të zbatohet me përqendrim në Sanxhakun e Nishit dhe Pirotit. Ishte kjo koha gjatë mbajtjes së Kongresit të Berlinit dhe qëllimi ishte që të krijohen fakte për pranimin e principatës si shtet.

Mbetjet pas fazës së parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko dhe : Lokalitete Shqiptare në Principatën serbe (1817-1865)

Gjatë fazës së dytë të pastrimit, ka fundi i shekullit XIX , Shqitarët ishin përqendruar në qytete, qyteza si Qupri, Paraqin, Uzhicë, Krushefc, Aleksinc, Karanovc(Kralevë) e Beograd dhe pjesa dërmuese në Sanxhakun e Nishit në qarkun e Toplicës (rrethi i Prokuples, Dobriqit, Kosanicës, Jablanicës, Pustarekës dhe Kurshumlisë), në qarkun e Vranjës (rrethin e Polanicës, Gerdelicës, Masuricës, Inogoshej etj.) si dhe në qarkun e vet Nishit dhe qarkun e Pirotit.

Nga regjistrat e publikuar deri më tani dihen gjithsej 551 vendbanime dhe po ashtu ka shënime indirekte të cilat flasin për rreth 700 vendbanime.

Faza e dytë e pastrimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pastrimet etnike deri më 1923 (etnia serbe, gorane dhe boshnjake = etni serbe)

Gjatë luftës ruso-turke të krimit në vitet 1877-1878 fillon rritja e intensitetit të dëbimeve që shënon edhe fazën e dytë të dëbimeve masive. Mbajtjes së këtyre viseve nën kontroll ju vijnë në ndihmë edhe formacione ushtarake dhe vullnetarë Ruse.

Pushtimi i territoreve te pushtuara nga Turqit, siç ishte predikuar në perëndim e që në fakt ishte pushtimi i territoreve të pa mbrojtura Shqiptare apo të mbrojtura në një organizim të nivelit të ulët. Gjatë këtij operacioni Ruso-Serb gjejnë vdekjen mbi 35.000 shqiptarë të moshave të ndryshme perfishre gra e fëmijë. Shumica e tyre ishin të masakruar në forma të ndryshme si therje, djegie (së bashku me shtëpitë), hedhje në lumenjtë të ngrirë etj. Në anën tjetër ky operacion fillon me plaçkitje në forma të ndryshme si ari, stolitë të ndryshme, shtrojë-mbulojë, veshmbathje, paratë, drithërat, bulmetërat, bagëti etj. dhe pas krijimit të terrenit të përshtatshëm hynin ushtritë çlirimtare (Metodat e ushtrisë sllave).

Këtë e dëshmojnë radhët në "Udhëtimi në Serbin e Re":

Disa familje shqiptarë iknin dhe tërhiqeshin në luginat e lumit të Moravës Jugore, nëpër të ftohtin e madh, pran rrugës nëpër grykën e Gerdelices deri në Vranjë dhe Kumanovë, shiheshin fëmijë te hedhur, te vdekur dhe pleq te ngrirë. Tërheqja ishte tragjike, kuajt dhe qetë tërheqeshin ngadalë nëpër borë sepse qerre kishin pak. Disa fëmije të hedhur, të humbur apo gjysmë te vdekur nga lodhja dhe uria ishin ajur dhe fryrë si daullja, disa i linte shpirti atëherë kur tanët i ushqenin ose pas ngrënies”[1].

E gjithë kjo bëhej me qëllim të transformimit të racës sllave të Pashallëkut të Beogradit në një komb brenda kufirit të një shteti. Si do që të jetë, pas pastrimit nga etnia Shqiptare autoktone dhe etnite tjera që nuk pranonin të ishin pjesë e kombit të etnisë serbe, shteti i tyre bënte planifikime për krijimin e sigurisë së shtetit të tyre. Këto qëllime më së miri i shpjegon Jovan Haxhivasileviq kur fletë për pushtimet në jug të shtetit serb kur thotë se "dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të bëhet shtet i pastër nacional dhe te krijohet mundësi që aksioni serb në të ardhmen të drejtohet ka pjesët e Kosovës"

Sido që të jetë nga këto vise për një kohë te shkurtër u bë pastrimi etnik i mbi 700 fshatrave e vendbanimeve shqiptare me një popullsi rreth 300.000 veta. Në vend të tyre u vendosën sllavë dhe malazezet besnik te regjimit. Popullata e dëbuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit, kryesisht u vendos ne territorin e Kosovës së sotme, disa u vendosen ne territorin e Maqedonisë, e shumë prej tyre përtej Bosforit, në Anadoll e më tutje. Ekzistojnë të dhënat e fshatrave në Kosovë, në të cilat u vendos kjo popullatë e dëbuar.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Stefan L.Popoviq-Putovanje po Novoj Serbie, Beograd,1950,fq.345

Libra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Jovan Trifunovski, Vranjska Kotlina I Skopje -1969 faq.34.
  • Dr.Sabit Uka Debimi i Shqiprareve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878, libri I Prishtinë 1994 faq.220-21.
  • Dr. Jovan Haxhivasijeviq “Albanska kongra” Beograd 1909 faq 14-15.
  • Stefan L.Popoviq-Putovanje po novoj Srbiji (Udhëtim neper Serbinë e re) Beograd,1950 faq.345

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]