Pasojat e ngrohja globale në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ngrohja globale është rritja e temperaturës mesatare afër sipërfaqes te Tokës dhe oqeaneve qe nga gjysma e shekullit te 20-te e ne vazhdim. Temperatura e globit është rritur me 0,74 ± 0,18 °C gjate 100 vjetëve deri ne fund te vitit 2005. Grupi Ndërqeveritar i ndryshimit te klimës (IPCC) konkludoi qe rritja e temperaturës qysh ne mes te shekullit te 20-te është rezultat i rritjes se koncentrimit te gazit te efektit serre. Fenomeni natyral i tille si variacioni diellor dhe vullkanet kishin një efekt te vogël ngrohjeje nga kohet para industriale te viteve 1950 dhe një efekt te vogël freskues nga viti 1950 e ne vazhdim. Këto konkluzione baze kane qene konstatuar nga te paktën 30 shoqata shkencëtaresh dhe akademi shkencash duke përfshire te gjithë akademitë kombëtare te shkencës ne shumicën e vendeve te industrializuara. Ndërsa individë shkencëtare kane theksuar mos aprovimin me këto gjetje, shumica dërmuese e shkencëtareve punuan mbi marrëveshjen e ndryshimit te klimës mbi bazën e konkluzioneve kryesore te IPCC.

Ngrohja globale[redakto | redakto tekstin burimor]

Projektimi i modelit klimatik tregon që temperatura globale do te vazhdoje te rritet nga 1,1 ne 6,4 °C gjate shekullit te 21-te. Pasiguria ne këtë vlerësim rrjedh nga përdorimi i vlerësimeve te ndryshme te te ardhmes ne lidhje me efektin serre, nxjerrjen e gazit dhe nga përdorimi i modeleve me ndjeshmëri te ndryshme klimatike. Tjetër paqartësi është se si ngrohja dhe ndryshimet e lidhura me te do te ndryshojnë nga rajoni ne rajon rreth globit. Megjithatë shumica e studimeve fokusohen mbi periudhën përtej 2100-tes, ngrohja pritet te vazhdoje me shume se 1000 vjet ne qofte se nivelet e gazit te efektit serre do te jene stabilizuar. Kjo rezulton nga kapaciteti i madh i nxehtësisë te oqeaneve. Rritja e temperaturës globale do te shkaktoje rritje te nivelit te deteve dhe do te ndryshoje shumën dhe modelin e precipitateve duke përfshire dhe rajone te shkretëtirave subtropikale. Ndryshime te tjera përfshijnë rritjen e intensitetit te motit ekstrem, ndryshime ne agrikulture, modifikim te rrugëve tregtare, shkrirjen e akullnajeve, zhdukjen e specieve dhe rritje te shkalles se sëmundjeve. Shumica e qeverive nacionale kane firmosur dhe ratifikuar Protokollin e Kiotos që kishte qellim te reduktonte efektin serre dhe nxjerrjen e gazit. Debate publike dhe politike ne lidhje me çfarë, ne qofte se ndonjë mase duhet marre për te reduktuar ose për te ndryshuar ngrohjen e te ardhmes ose për t’u adaptuar me pasojat e priteshme te saj.