Pasuria arkeologjike e Shqipërisë në rrezik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pasuria arkeologjike e Shqipërisë në rrezik Gjinia: Arkeologji. Autori: Gjergj Frashëri. Shtëpia botuese: "Dituria". Viti i botimit 2014. Faqet e librit 304. ISBN 978-9928-103-82-6

Koment nga autori:

Në korrik 1992 u ktheva në Tiranë për të vazhduar punën në profesion, por këtu e kishin braktisur profesionin edhe profesionistët më të mirë se unë. Një qeveri e konvertuar brenda një nate me "demokratë" të përzgjedhur nga PPSH – ja, të cilët tregonin gishtat V në qiell pas stërvitjes afatgjatë me grusht pranë tëmthit, një president nga shumica myslimane i zbritur nga provincat e thella të antikitetit kanunor të Shqipërisë me sytë nga Veriu, një burokrat i vockël zyrash në kathedra – n e kryeministrit dhe një i burgosur shumëvjeçar i konservuar për kryetar kuvendi më vështrim nga Vatikani – një treshe e kërrusur nga pesha e shërbesës stërgjatë ndaj Sigurimit të Shtetit të diktaturës, drejtonin vendin me strategjinë e "çekut të bardhë".

Shqipëria e tyre marshonte drejt shkatërrimit dhe përvetësimit të pasurisë kombëtare, pasuri e krijuar nga djersa dhe mundi prej dekadash të një populli të tërë – marshim i cili përfundoi me Varrezën Piramidale Financiare të 1997 dhe Hapjen e Depove të Pasurisë Ushtarake Kombëtare, dy vepra të tradhëtisë së lartë ndaj atdheut, që kanë hyrë tashmë në kapitullin e zi të historisë së Shqipërisë.

Shqipëria e pushtuar nga vorbulla dyndëse centrifugale e popullatës së trojeve të veta... do të duhet shumë kohë që substanca sunduese njerëzore e saj të shohë dritën e diturisë për të zbuluar dashurinë mbi pasurinë e trashëgimisë kulturore të vet... do të duhet shumë kohë derisa shqiptarët të zgjohen për ta mbrojtur këtë pasuri të përjetshme shpirtërore në trojet e tyre me kulturën profesionale bashkëkohore evropiane.

Atëherë do të vijë dita që pasardhësit tanë do ta mbajnë këtë pasuri si veshje cilësore të dallimit tonë historik kombëtar në mjedisin e qytetëruar ndërkombëtar. Atëherë ata do të gëzojnë mundësinë të jetojnë dhe të përfitojnë prej saj.

Por njëherë duhet të ndalet stuhia shkatërrimtare e përditshme mbi trashëgiminë kulturore, me qëllim që deri atëherë të ketë mbijetuar diçka pa u zhdukur nga kjo pasuri e përbashkët e historisë sonë.