Patrick Ochs

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Patrick Ochs

Patrick Ochs 2008
Të dhënat vetjake
Emri i plotëPatrick Ochs
Datëlindja (1984-05-14) 14 maj 1984 (39 vjeç)
VendlindjaFrankfurt, Gjermani Perëndimore
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniMbrojtës i djathtë / Anësor i djathtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
VfL Wolfsburg
Numri2
Karriera me të rinjtë
1989–1991Germania Enkheim
1991–2002Eintracht Frankfurt
2002–2003Bayern Munich
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2004Bayern Munich II25(1)
2004–2011Eintracht Frankfurt202(5)
2011–VfL Wolfsburg30(0)
2012–20131899 Hoffenheim (Huazim)12(0)
Karriera ndërkombëtare
2005–2006Gjermania U–219(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14 gusht 2014

Patrick Ochs (lindur më 14 maj 1980) është një futbollist gjerman i cili luan me klubin gjerman VfL WolfsburgBundesligë si mbrojtës i djathtë ose anësor i djathtë.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ochs shpenzoi dy vite me skuadrën rezervë të Bayern Munich. Pas kësaj, në vitin 2004, ai u transferua te Eintracht Frankfurt ku qëndroi deri në vitin 2011. Gjatë sezonit 2009–10, trajneri i asaj kohe i skuadrës Michael Skibbe ndryshoi pozicionin e Ochs, duke e vendosur nga mbrojtës i djathtë në anësor të djathtë, duke bërë që të ketë më shumë afrimitet me sulmin.

Në sezonin 2011–12, ai u transferua te klubi tjetër gjerman VfL Wolfsburg. Ai firmosi një kontratë katër vjeçare deri në qershor 2015 [1]. Ochs bëri debutimin e tij me klubin më 29 korrik në ndeshjen e raundit të parë të DFB-Pokal kundër RB Leipzig, ku ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 90 minuta, me Wolfsburg e cila e humbi ndeshjen me rezultatin 3–2 duke u eleminuar nga kupa.[2]

Në janar 2013, në ditën e fundit të merkatos dimërore, Ochs u huazua te 1899 Hoffenheim deri në fund të sezonit 2012–13.[3] Ai luajti 12 ndeshje në ligë deri në fund të sezonit, me Hoffenheim e cila e mbylli sezonin në vendin e 16, duke u kualifikuar për në play-off e rënjes një ligë më poshtë.

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 11 gusht 2005, ai u thirr nga trajneri Dieter Eilts për të luajtur me kombëtaren U–21, dhe në shtator 2005 luajti ndeshjen e tij të parë kundër Azerbajxhanit U–21. Ochs ishte gjithashtu në listën e lojtarëve që u thirrën për në 2006 Kampionatin Europian U–21. Pasi ishte një zëvëndësim i papërdorur në fitoren 1–0 në ndeshjen e parë kundër Serbisë dhe Malit të Zi,[4] ai bëri debutimin e tij në ndeshjen e dytë kundër Francës U–21 dy ditë më vonë, ku ai luajti në humbjen 3–0.[5] Në ndeshjen e tretë, Gjermania u mposht nga Portugalia U–21 me rezultatin 1–0 duke e mbyllur grupin në vendin e fundit me tre pikë,[6] barabartë me Serbinë & Mali i Zi dhe Portugalnë, por ato kishin golavarazh më të mirë. Ochs e mbylli karrierën e tij me kombëtaren U–21 me nëntë ndeshje të luajtura.

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 14 gusht 2014 [7][8][9][10]

Performanca Liga Kupa Kontinenti Total
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Gjermani Liga DFB-Pokal Europa Total
2003–04 Bayern Munich II Regionalliga Süd 25 1 0 0 - - 25 1
2004–05 Eintracht Frankfurt 2. Bundesliga 28 1 2 1 - - 30 2
2005–06 Bundesliga 28 0 4 1 - - 32 1
2006–07 30 1 4 0 6 0 40 1
2007–08 29 0 1 0 - - 30 0
2008–09 30 0 2 0 - - 32 0
2009–10 28 1 3 0 - - 31 1
2010–11 29 2 3 1 - - 32 3
2011–12 VfL Wolfsburg 13 0 1 0 - - 14 0
2012–13 TSG 1899 Hoffenheim 12 0 0 0 - - 12 0
2013–14 VfL Wolfsburg 17 0 2 0 - - 19 0
2014–15 0 0 0 0 0 0 0 0
Karriera në total 270 6 22 3 6 0 298 9

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eintracht Frankfurt

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "VfL Wolfsburg-Presseservice: Vier-Jahres-Vertrag für Patrick Ochs". Presseportal.de. 20 maj 2011. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "RB Leipzig vs. Wolfsburg 3–2". Presseportal.de. 29 korrik 2012. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Patrick Ochs verstärkt TSG 1899 Hoffenheim". Achtzehn99.de. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Polanski gets Germany going". UEFA.com. 23 maj 2006. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  5. ^ "France flurry flattens Germany". UEFA.com. 25 maj 2006. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  6. ^ "Moutinho misery for Germany". UEFA.com. 28 maj 2006. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  7. ^ "Germany - P. Ochs - Profile with news, career statistics and history". Soccerway.com. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Patrick Ochs - Profile at Scoresway". Scoresway.com. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2014. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Football :: Patrick Ochs". Football Data Base. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Patrick Ochs ESPN FC". ESPN FC. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Deutlich knapper als erwartet". Fussballdaten.de. 29 prill 2006. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2014. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]