Pazari i Ri
Pazari i Ri (Tregu i Ri, Jeni Pazar, Novi Pazar) është qendra e Sanxhakut Tregut të Ri, nuk dihet saktësisht se kur është themeluar, por konsiderohet se është themeluar në vitin 1456 nga Isa-beu, menjëherë pasi osmanët morën qytetin e vjetër të quajtur Ras. Kur turqit morën qytetin Ras ata ia dhanë emrin Pazar[1], sepse ky vendbanim ishte i njohur si vend tregtarësh. Qysh në vitin 1461 janë shënuar ardhja e tregtarëve të Venedikut. Për shkak se ky vend ishte i njohur edhe më herët si vend tregtarësh turqit pastaj e quajtën Jeni Pazar.
Pazari i Ri është kryeqytet i Sanxhakut. Është vendosur në kryqëzimin e lumenjve Joshanicë, Rashkë dhe Dezhevë, në një lartësi mbidetare 496 m. Është i rrethuar me malet e larta të Golijes, Rogoznës dhe Rrafshnaltës së Peshterrit. Në vitin 1991 Pazari i Ri ka pas 85 500 banorë, ndërsa sot konsiderohet se i ka rreth 120 000 banorë.
Përmbajtja |
Masakra e Pazarit të ri [redakto]
Ndonëse Lufta e Dytë botërore mund të ishte një fat historik për mundësinë e bashkimit të Shqipërisë Etnike e të kombin shqiptar, sepse shpërbëu Jugosllavinë versajase, aleatët nazifashist: Italia, Gjermani dhe Bullgaria e ndanë Shqipërinë Etnike në pjesë të interesit. Komitët bullgarë e grekë dhe çetnikët serbo-malazez në viset kufitare të Shqipërisë Etnike skenuan vrasje e ploja mbi individët dhe masat shqiptare. Megjithatë, Masakra e Bihorit, në Sanxhak, për nder të "Bozhiçeve serbe", në natën e 5/6 janarit 1943, mbetët masakra më e madhe në Ballkan gjatë Luftës së Dytë botërore. Çetnikët serbo-malazez të mbështetur në logjistikën e ushtrisë fashiste italiane, plaçkitën dhe i kallën me zjarr 82 fshatra shqiptare e boshnjake therën, pushkatuan dhe kallën në shtëpia rreth 4.600 shqiptarë e boshnjakë dhe morën me vete 251 vajzë dhe nuse të reja dhe të gjitha i masakruan. Me të vranë e të therët edhe në vise të Peshterrit, të Tutinit, të Pazarit etj., numri i të masakruarëve kalonte 6.000-shin. Reagimi i botës ndaj kësaj masakre ishte i ngjajshëm me reagimet për pastrimet e tjera nga popullsia myslimane në teritorin e ashtuqujturës "Koritës së Ballkanit". Por kjo nuk është e tëra ka edhe shumë analiza dhe argumenta që vertetojne spastrimet etnike të boshnjakëve të Novi Pazarit dhe rretheve me popullsi etnikisht të pastër boshnjake dikur edhe shqiptare. Lidhje e Sanxhakut me Serbinë është kujtesa për dhunën dhe gjenocidin serb mbi Sanxhakun iliro-bosnjak, sikurse qe mbeti edhe për shumicën shqiptare qe dikur jetuan në tokat stergjyshore të Sanxhakut të Nishit.
Lista e vendbanimeve të komunës së Pazarit të Ri [redakto]
|
|
|---|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| 01 | Bajevica | 11 | Javori | 21 | Ohola | 31 | Rajetiqi | 41 | Zabrgja |
| 02 | Banja | 12 | Kozhla | 22 | Osojeva | 32 | Shavci | - | |
| 03 | Brxhaani | 13 | Krushevoa | 23 | Paralova | 33 | Sebeçeva | - | |
| 04 | Qashiq Dolac | 14 | Leça | 24 | Pavla | 34 | Shitniçi | - | |
| 05 | Dolani | 15 | Llukar | 25 | Pobërgja | 35 | Sllatina | - | |
| 06 | Grubetiqi | 16 | Gosheva e Llukares | 26 | Popa | 36 | Tërnava | - | |
| 07 | Hotka | 17 | Llukocreva | 27 | Postenja | 37 | Vareva | - | |
| 08 | Ivança | 18 | Mishçica | 28 | Pozhega | 38 | Vojniqi | - | |
| 09 | Izbica | 19 | Muhova | 29 | Përqena | 39 | Vuçiniqi | - | |
| 10 | Jança | 20 | Muri | 30 | Rajçinoviqi | 40 | Vuçja Lokva | - |
Xhamitë e Pazarit të Ri [redakto]
- Xhamia e Ahmed Vojvodës
- Xhamia Altun-alem
- Xhamia e Arabit
- Xhamia e Beratit
- Xhamia në Sebeqevë
- Xhamia në Shutenoc
- Xhamia e Dibak Ishakut
- Xhamia e Ferhadisë (Trebinjës)
- Xhamia e Gazi Sinan begut
- Xhamia e Haxhi Huremit
- Xhamia e Haxhi Kadrisë
- Xhamia e Iskrës
- Xhamia e Bi të Sanxhakut
- Xhamia e Lejlekut
- Xhamia e Melajës
- Xhamia e Mulla Ibishit
- Xhamia e Pallnkës
- Xhamia e Paricës
- Xhamia e Pashës
- Xhamia e Potokut
Shiko dhe këtë [redakto]
[redakto]
- ^ Dr. Ejup Mushoviq. „Etnički procesi i etnička struktura stanovništva Novog Pazara’’
