Periudha musteriane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lart, vendet ku janë zbuluar:   Beuzeville, Eure, Francë.  Poshtë:  Falanga e sipërme
 
Lart, vendet ku janë zbuluar:   Beuzeville, Eure, Francë.  Poshtë:  Falanga e sipërme

Lart, vendet ku janë zbuluar: Beuzeville, Eure, Francë.

Poshtë: Falanga e sipërme


Periudha musteriane është emri që arkeologët i kanë vënë periudhës në të cilën janë përdorur kryesisht veglat e strallit dhe që daton në Paleolitin e mesëm (100 000-30 000 vjet më parë).[1] Periudha e merr emrin e vet nga vendi Le Moustier, një strehë shkëmbore në departamentin DordogneFrancës. Termi u prezantua nga G. de Mortillet në vitin 1872.

Gjatë kësaj kohe Evropa qe e populluar nga Njeriu i Neandertalit ndërsa në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme ishin shfaqur forma të njeriut anatomikisht modern. Në vendin tonë kjo është periudha nga ku datojnë gjurmët më të hershme të pupullimit. Vegla stralli janë gjetur në stacionin prehistorik të Xarësrrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apolonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanitrrethin e Shkodrës.[1]

Në këtë periudhë njeriu shfaqi sjellje të reja:

  • gjuetia e barngrënësve të mëdhenj duke i futur në kurthe.
  • transporti deri në qindra kilometra.
  • ndërtimi i kasolleve.
  • varrim i shoqëruar me objekte për qëllime rituali.
  • ruajtja e gravurave dhe figurinave të tjera për arsye estetike.

Burime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b Historia e popullit shqiptar, vëllimi I; Botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë