Personifikimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Personifikimi vjen nga latinishtja persona = person. Personifikimi është figure stilistike, me anën e te cilës sendit (ose kafshës) i vishen tiparet e njeriut, gjerat pa shpirt e pa vetëdije paraqiten sikur mendojnë, veprojnë e flasin si njerëz.

Shembull :

Valet me brigje
bajne kuvendime.
(Llazar Siliqi - Mësuesi)

Ne ketë rast përdoret personifikimi, sepse elementet materiale, valët dhe brigjet, paraqiten si qenie te gjalla e me vetëdije dhe që mund te shkëmbejnë mendime.

Përveç personifikimit te mirëfillte kemi edhe një lloj tjetër që quhet prozopope.

Prozopopeja bën që te flasin vetat që mungojnë, evokon te vdekurit, u jep atyre jete, levizje dhe te folur.

Shembull :

U ngrit fati i Shqipërisë
Si i vdekuri nga varri,
Mori udhën e Azisë,
Duke ikur si i marri.
(Naim Frasheri - Historia e Skënderbeut)

Ne ketë pjesë te poemës se mësipërme, Gjon Kastriotit te vdekur i jepen veçori te njerëzve te gjalle,si te ecurit, te menduarit, te folurit.