Petrit Gaçe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Petrit Gaçe (Elbasan, 13 gusht 19271 qershor 1996) ka qenë kardiokirurg, pedagog në Universitetin e Tiranës, akademik i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, deputet dhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.[1]

Ishte ndër të parët që mori gradën “Kandidat i Shkencave Mjekësore”, në vitin 1966 mori titullin “Docent”dhe në vitin 1971 titullin “Profesor”. Ishte mjek me horizont të gjerë, nismëtar i mjekimit modern të sëmundjeve me djegie, pionier i kardiokirurgjise, kirurgjisë pediatrike dhe të mushkërive, novator në kirurgjinë abdominale e septike, etj. Ai ka dhënë ndihmesë të vyer edhe si pedagog në përgatitjen e kuadrove të lartë mjekësorë dhe të specialistëve të kirurgjisë. Ka botuar mbi 50 punime shkencore e tekste mësimore, artikuj e referate shkencore. Ishte intelektual me interesa të gjera, kishte njohuri në fushën e mjekësisë e letërsisë, kulturës e artit, si dhe historisë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Misja, Vladimir (2006). Lidhjet e shqiptarëve me Shën Petërburgun në rrjedhat e historisë. Tiranë: Neraida. fq. 311–313.