Petro Poga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Petro Poga
Ministër i Drejtësisë
Në detyrë
4 dhjetor 1912 – 22 janar/14 mars 1914
Paraprirë ngaShpallja e Pavarësisë
Pasuar ngaMufit Libohova
Në detyrë
1915
25 dhjetor 1918 – 27 janar 1916
29 janar 1920
Paraprirë ngaSali Toro
Avni Dabulla
Pasuar ngaMasar Asllani
Hoxha Kadri
Në detyrë
1 shkurt – 23 shtator 1925
Paraprirë ngaStavro Vinjau
Pasuar ngaMilto Tutulani
Në detyrë
12 shkurt – 20 tetor 1927
Paraprirë ngaJosif Kedhi
Pasuar ngaIljaz Vrioni
Zëvendësisht ministër i Arsimit
Në detyrë
1 shkurt – 13 mars 1925
Paraprirë ngaKostaq Kotta
Pasuar ngaXhafer Ypi (2 korrik 1927)
Të dhëna vetjake
U lind më1860
Erindi, Perandoria Osmane
Vdiq mështator 1940
Erindi, Mbretëria Shqiptare (1943–44)
NënshtetësiaShqiptar
ArsimimiMestebi Sulltan
Punësimigjyqtar, avokat

Petro Poga (Erind, 1860 - shtator 1944) ka qenë një nga figurat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe më pas ministër i shtetit shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në ErindGjirokastrës ku edhe ndoqi mësimet e para. Shkollimin e lartë e ndoqi dhe mbaroi në Stamboll në shkollën e drejtësisë "Mestebi Sultan" më 1883. Njihte mirë disa gjuhë të huaja si frëngjisht, gjermanisht, greqisht dhe turqisht. Në Stamboll bashkëpunoi me vëllezërit Naim Frashëri, Sami Frashëri, Abdyl Frashëri, si dhe me Jani Vreton, Koto Hoxhin, Shahin Kolonjën, Hasan Tahsinin dhe Ismail Qemalin. Në vitin 1884 themeloi dhe botoi gazetën "Drita" të Stambollit, dhe të së përkohshmes "Promitheu" në gjuhën greke. Më 1883-1885 vazhdoi rendin e dytë të shkollës së drejtësisë dhe në periudhën 1885-1886 punoi si avokat në kryeqytetin perandorak dhe dha mësim lëndën e historisë në liceun Stavrodhromit në Pera.[1]

Në vitet 1886-1912, Poga punoi si avokat dhe këshilltar lirgjor i Prefekturës së Gjirokastrës. Roli i tij më i dukshëm u shfaq në themelimin e Klubit Patriotik "Drita" të Gjirokastrës, të cilin me vone e udhëhoqën atdhetarët Hasan Xhiku, Idriz Guri, Hysen Hoxha dhe Elmaz Boçe. Më 1912 qe përfaqësues i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës. Ku nënshkroi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë28 nëntor 1912. Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, Poga u caktua Ministër i Drejtësisë si pjesë e Qeverisë së Parë Shqiptare.

Pas veprimtarisë në Vlorë, shkoi në Durrës ku iu dha posti i Ministrit të Drejtësisë në qeverinë Përmeti nën Princ Vidin. U emërua nënkryetar i Gjykatës së Diktimit dhe kryetar i komisionit juridik të formuar nga Vidi. Së bashku me avokatët e shquar Kristaq Tutulani dhe Feim Mezhgorani harton Statusin që shkëputi Gjykatën Shqiptare nga juridiksioni i Perandorisë Osmane.

Më 1916-1918 punoi si avokat në Tiranë. Më 25 dhjetor, 1918 ishte përfaqësues i Gjirokastrës në Kongresin e Durrësit, ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i kabinetit të Përmetit.

Më 1920-23 u kthye të punonte avokat në Gjirokastër. U zgjodh deputet në çdo legjislaturë nga 1923 deri më 1939. Mendja e tij u shfaq edhe në hartimin e Legjislacionit Shqiptar dhe ndërtimit të Kushtetutës së Mbretërisë më 1928. Pas 1939 u tërhoq nga jeta politike dhe qëndroi në fhsatin e tij të lindjes, ku vdiq në shtator 1944.[1]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012), Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, fq. 210, ISBN 978-99943-56-22-5